Habit me deklaratën gruaja muslimane: “I kam gjetur burrit edhe dy gra të tjera, ai i meriton…

Kur bëhet fjalë për martesën dhe tradhëtinë, besimet kanë qëndrime të ndryshme. “Martesa e përkohshme dhe tradhtia”, ishte tema për këtë javë në emisionin Kojshia Show, ku mysafire ishin, islamologia Ikballe Huduti dhe detektivja e njohur nga Shqipëria, Shkënda Lili. Huduti, kohë me parë ishte bërë hit nëpër rrjetet sociale me deklaratën e saj për “martesat e përkohshme”, për të cilat thotë se janë të lejuara sipas islamit. Madje, ajo në këtë emision ka ndarë edhe një përvojë personale sa i përket martesave të tilla, së përkohshme, ku tregon se burrit të saj, ajo vet i kishte gjetur edhe dy gra.

“Unë burrit tim, i kam ispatë (dëshmitare), dy gra janë, njëra është doktoreshë në Gjakovë dhe një tjetër ekonomiste e ndarë me një fëmijë, pastaj pas ofertës time me e martu burrin tim me të dytën grua, kjo ekonomistja me një fëmijë kthehet te i njëjti burrë dhe ia bën edhe gjashtë fëmijë.

Ndërsa unë si grua myslimane që e besoj Kuranin dhe e pasoj Ehli Bejtin, unë brengosem për çështjet e moralit në shoqëri. Kjo doktoresha, ka pasë një martesë të shkurtër nja 7-8 muaj dhe e pash që është e mërzitur, mirëpo grua tepër inteligjente. Unë shumë e zënë, e burrin e kam që jo një grua, jo vetëm mua që më meriton, por i meriton edhe dy gra tjera. Por, burrat e sotshëm, besoni se nuk i meritojnë as ato gra”, ka thënë Huduti.

Më vonë, po në këtë emision ajo ka zbuluar se burri i saj kishte pasur njëherë një martesë të përkohshme.

“Ka pasur martesë dy vjet. Unë e kam leju, sepse kam shkuar për dy muaj për ngritje intelektuale dhe unë e di që nëse burri i im shkon me një grua, pa niqah, pa kurorë, pa dhuratë të martesës, ai kishte me e dëmtua edhe atë grua, shpirtërisht, fizikisht, moralisht”, është shprehur ajo.

Artan Hoxha: “Shqiptarët të ndryshojnë ID dhe pasaportat”, hakerat kanë marrë hipotekat dhe serverat e bankave

Gazetari Artan Hoxha thotë se hakerat iranianë kanë vjedhur edhe të dhënat e hipotekave dhe serverat e shërbimeve bankare. Sipas tij, shqiptarët janë tashmë të rrezikuar pasi shtetas të huaj mund të bëjë një sërë blerjesh “online” me të dhënat e shqiptarëve, ndaj është domosdoshmëri ndryshimi i ID-ve. Më tej, ai u ndal tek të dhënat e policisë të bëra publike, të cila sipas tij vënë në rrezik informatorët pasi informacionet mund të merren dhe nga personazhet e botës së krimit.

“Ne jemi në vështirësi, ata janë futur thellë në sistemin tonë. Irani duke patur përballë një lojtar si Izraeli, duke patur një armik të deklaruar si SHBA ata kanë investuar shumë në këtë fushë. Ata për 14 muaj kanë marrë çdo server. Kanë boshatisur çdo gjë, se ne kemi qenë totalisht të pambrojtur. Qeveria shqiptare as nuk e merr guximin ta pranojë këtë fakt. Ne nuk kemi investuar për sigurinë. Telefonatat e para vijnë nga personazhet e botës së krimit. Çfarë të dhënash kanë për ta?

Kush është informatori? Ata kanë marrë hipotekat dhe serverat e shërbimit bankar. Ne duhet të ishim të mbrojtur, ata na kanë dëmtuar aq keq se kanë arritur të futen thellë në të dhënat tonë.

Ata na kanë dëshmuar se çfarë kanë marrë. Ata kanë ID, numrin e sigurimeve shoqërore, kanë fotografitë tona. Një shtetas në botë mund të bëjë blerje me të dhënat e shqiptarëve. Ne duhet të ndryshojmë të dhënat e ID. Praktikisht të gjithë bankën tonë të dhënave ua kemi dhënë atyre.

Kjo është e frikshme kjo që ndodh dhe po mundohemi ta kalojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Me të gjithë të dhënat tona, janë vjedhur dhe s’po mban njeri përgjegjësi. I kërkuam ndihmë Federatës ruse. Federata ruse është armik i deklaruar se ka bërë të gjithë lëvizjet për të na larguar. Federata Ruse, Republika e Kinës dhe ajo Iranit janë tre superfuqitë më të mëdha në botë. Jo më kot përdorin telegramin, sepse e kanë bazën e vet në Rusi”, tha gazetari Hoxha në një intervistë për “ABC News”.

Roza Lati poston foton motivuese me Berishën:”Ne nje takim me Politikanin me te fortë…

Prezantuesja Roza Lati e ka nisur ndryshe ditën sot. Ajo ka zbuluar se ka patur një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha në zyrën e tij. Roza ka publikuar në Instagram një foto, ku shfaqet në krah të liderit historik të PD e ndërsa e cilëson Berishën si politikanin më të fortë që ka njohur Historia. Por prezantuesja e “Why Not” nuk ka zbuluar arsyen e takimit me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Miremengjes!
Ne nje takim me Politikanin me te forte qe mban mend ndonjehere Historia Shqiptare. A e merrni me mend per cfare biseduam??, shkruan Roza Lati.

PD-ja del me thirrjen urgjente për protestë, çfarë do të ndodhë para godinës së SPAK…

Partia Demokratike ka njoftuar një protestë përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të mërkurën, 12 tetor.“Thirrje për protestë! Thuajse 3 vjet nga shembja kriminale e Teatrit Kombëtar dhe SPAK hesht. Heshtja është bashkëfajësi.Qytetarët kërkojnë drejtësi! Nesër në ora 10:00, përpara godinës së SPAK!”-shkruan Këlliçi.

Nuk ishte “gangsterja” e Bilishtit, ja kush e dogji makinën e 34 vjeçarit në Devoll (Emrat)

Zbardhet ngjarja e ndodhur në Bilisht, ku u dogj automjeti i 34-vjeçarit Marsel Buçi. Pavarësisht se babai i Buçit, ka hedhur akuza ndaj Deizi Arapit, e njohur si “gangsterja” e Bilishtit, policia njofton se autorët janë dy vëllezër banues ne Elbasan. Blutë kanë identifikuar si autorë të dyshuar vellezerit Durim Sefa dhe Resmi Sefa, ky i fundit i shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 10.10.2022, në qytetin e Bilishtit, ku u dogj një automjet, bënë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të saj. Si rezultat, u bë ndalimi i shtetasit D. S., 35 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. S., 40 vjeç (vëllezër), të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Makina e djegur në Bilisht/ I ati i pronarit të mjetit akuzon Deizi Arapin: Punojmë me djersë s’jemi si ato! Ku i gjejnë lekët?
Nga veprimet hetimore dhe nga provat e grumbulluara rezultoi se këta shtetas i kanë vënë zjarrin automjetit tip “Audi A4”, në pronësi të shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Bilisht dhe për pasojë, automjeti është djegur plotësisht.

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë penale të përsonave të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk ishte “gangsterja” e Bilishtit, ja kush e dogji makinën e 34 vjeçarit në Devoll (Emrat)

Zbardhet ngjarja e ndodhur në Bilisht, ku u dogj automjeti i 34-vjeçarit Marsel Buçi. Pavarësisht se babai i Buçit, ka hedhur akuza ndaj Deizi Arapit, e njohur si “gangsterja” e Bilishtit, policia njofton se autorët janë dy vëllezër banues ne Elbasan. Blutë kanë identifikuar si autorë të dyshuar vellezerit Durim Sefa dhe Resmi Sefa, ky i fundit i shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 10.10.2022, në qytetin e Bilishtit, ku u dogj një automjet, bënë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të saj. Si rezultat, u bë ndalimi i shtetasit D. S., 35 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. S., 40 vjeç (vëllezër), të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Makina e djegur në Bilisht/ I ati i pronarit të mjetit akuzon Deizi Arapin: Punojmë me djersë s’jemi si ato! Ku i gjejnë lekët?
Nga veprimet hetimore dhe nga provat e grumbulluara rezultoi se këta shtetas i kanë vënë zjarrin automjetit tip “Audi A4”, në pronësi të shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Bilisht dhe për pasojë, automjeti është djegur plotësisht.

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë penale të përsonave të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arrsh jep lajmin e bukur :”Në nëntor nisin punimet në Elbasan-Qafë Thanë,…bëhet me 4 korsi

Në nëntor do të nisin punimet për zgjerimin e aksit rrugorë Elbasan –Qafë Thanë. Autoriteti rrugor ka hapur garën për ndërtimin e 5.3 km e para, punimet për të cilin do të nisin në Xibrakë deri në Mirakë. Por, si do të jetë gjurma e këtij segmenti i cili do të kthehet në 4 korsi ? Sipas kreut të autoritet rrugorë Evis Berberi projekti për zgjerimin e kësaj rruge, parashikon ndërhyrje në rrugën ekzistuese por edhe ndërtim segmentesh të reja në varësi të terrenit. Paralelisht, ARRSH do të kryejë edhe një studim për ndërtimin e Byppas në Elbasan me qëllim shmangien e qarkullimit në qytet. Elbasan Qafë- Thanë është segmenti kryesorë që lidh juglindjen e vendit, dhe vitet e fundit ka njohur një rritje të ndjeshme të fluksit të qarkullimit./ Vizion Plus

Historiania, Elena Kocaqi: Shqiptarët kanë zgjuarsi natyrale, të parët kudo që shkojnë…

Pedagogia, Elena Kocaqi thotë se shqiptarët janë inteligjentë dhe kanë një zgjuarsi natyrale. Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Kocaqi u shpreh se fëmijët shqiptarë dalin të parët nëpër botë, pasi kanë inteligjencë natyrore të lindur.

“Inteligjenca është disa llojëshe, ka inteligjencë muzikore, matematikore; ka inteligjencë që matet për aftësitë konjutive të individit dhe për aftësitë e lindura të individit. Shqiptarët kanë një zgjuarsi natyrale.

Po të marrësh një raportim të austriakëve në Shqipëri, që e kanë parë nga arkivi, të Komandatit të Përgjithshëm Ushtarak për Shqipërinë, thoshte se shqiptarët janë të prirur për t’u shkolluar. Po të marrësh fëmijët e Shqipërisë t’i dërgosh në Evropë dhe SHBA, pse janë të parët? Kanë një inteligjencë natyrore të lindur”, theksoi ajo.

Arjola Demiri: “Gratë janë të parat që duan të të fundosin…

Aktorja e humorit Arjola Demiri, përballet herë pas here me kritika dhe komente negative në rrjetet sociale. Ndodh ndonjëherë që ajo t’i postojë këto komente dhe t’u përgjigjet publikisht. Ndërkohë së fundmi në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Arjola ka publikuar disa statuse që lidhen me komentet që merr nga gratë. Aktorja shqiptare saj fillimisht me një shkrim ku thotë se “do të donte të ishte festa e gruas sot”.

Më tej ajo shton me ironi se merr dashuri dhe mbështetje nga gra dhe zonja.

“Do doja të ishte festa e gruas sot! Sepse vazhdimisht kam femra që më mbështesin fuqishëm dhe do doja t’ju kushtoja vëmendjen e duhur disa prej këtyre zonjave, që nuk di t’jua shpërblej gjithë këtë dashuri të pakufishme, e sjellje të mrekullueshme prej nënash dhe motrash dhe grash ndaj meje. Kuptohet këto janë një numër shumë i vogël që të kuptohemi. Por që dua t’ju jap zgjidhje”- thuhet në statusin e parë të Arjolës.