Dashuria e parë që përfundoi në tragjedi/ Ky është 17-vjeçari që i doli para plumbave për të mbrojtur të atin

Ngjan si një histori tragjike filmash. Ai vetëm 17-vjeç bie për herë të parë në dashuri. Por kjo ndjenjë e bukur, për të cilën ndoshta kishte ëndërruar netë të tëra, u kthye befas në tragjedi. Fotot e mëposhtme i përkasin 17-vjeçarit Kenado Shira, i cili u vra ditën e sotme në Klos së bashku me babanë e tij Ilir Shira. I mituri i vra nga Fiqiri Mjeshtri, pasi kishte një lidhje dashurie me vajzën e tij. Pas mbarimit të shkollës, i mitur u nis drejt e në lokal ku ndodhej babai i tij së bashku me Fiqiri Mjeshtrin, për të sqaruar ngjarjen. Por në ato momente situata ka agravuar dhe Mjeshtri ka nxjerr armën. I riu ka dashur të mbrojë të atin duke dalë përpara plumbave. U qëllua pa mëshirë dhe pse mëkati i tij më i madh ishte ndjenja më unike, më e bukur dhe më e bekuar mbi Tokë, dashuria!


Iku nga ‘Top Channel’, zbulohet se ku do të nisë punë Sokol Balla…

Arsyet nuk janë të qarta. As Balla e as Top Channel nuk kanë folur publikisht për largimin. Balla ka gjetur tashmë ekranin e ri ku do të bëjë emisionin e tij politik. Bëhet fjalë për Report Tv të Carlo Bollinos Nuk është ende e qartë nëse ai do të jetë edhe drejtor informacioni si në Top Channel, apo do të drejtojë vetëm emisionin e tij politik. Sokol Balla ka qenë më parë drejtor informacioni në Tv Klan, ka punuar gjithashtu në Vizion Plus dhe News 24.

Berisha: Në jug gjeta shpopullim të madh, Rama vjedh ditën e vjedh natën

Kreu i Partisë demokratikë Sali Berisha ka zhvilluar takim me banorët në Vaun e Dejës. Ai e nisi fjalën e tij duke vënë në pah shpopullimin që po ndodh në vend. Përë këtë ai ja vë fajin qeverisë ku thotë se është rezultat i dorës së mbrapsht që qeveris sot. Sipas Berishës pasuritë përrallore janë shndërruar në një mallkim për ne.“Takohemi në një moment të vështirë, dramatik për vendin. Në jug gjeta një shpopullim të madh, por kjo është kudo. Kjo ndodh në një kohë kur vendi sa u përket pasurive natyrore është i bekuar. Kjo është nga dora e njeriut të mbrapsht që qeveris sot. Së pari sepse vjedh natë e vjedh ditë. Pasuritë përrallore janë shndërruar në një mallkim për ne. Prodhimet tuaja kur janë të bollshme nuk sjellin asnjë fitim. Qeveria vjedh të ardhurat, 1 km rrugë këtu ndërtohet me 23 milionë euro”, tha Berisha.

“Kur je i lumtur, punon më mirë”/ Edhe Italia bëhet gati për 4 ditë pune në javë…

Të ofrosh një pagë konkurruese sot nuk mjafton, duhet të fillojmë t’u ofrojmë punëtorëve një jetë më të mirë”, shpjegon Julian Siravo, arkitekt, urbanist e një nismëtar i projektit 4DayWeek (katër ditë në javë punë), të cilin po e miratojnë gjithnjë e më shumë vende, ndërsa ideja ka joshur së fundi edhe fqinjin tonë, Italinë. Për një periudhë të caktuar kohore, punonjësit e kompanive, që vendosin vullnetarisht të marrin pjesë në projekt, ulin orarin e tyre të punës, i cili shtrihet maksimumi në katër ditë në javë.

E gjithë kjo, pa pësuar ulje rroge. Eksperimenti lindi që përpara pandemisë, si përpjekje për të përmbushur nevojat e kompanive që nuk duan të humbin punonjës me vlerë, e sidomos ata si Julian Siravo i Autonomy, një organizatë kjo e pavarur kërkimore.

Më shumë ditë në zyrë nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht produktivitet më të madh: kjo ekuivalencë nuk ekziston, nuk është demonstruar kurrë. Eksperimentet e deritanishme në vende të ndryshme na kanë treguar se produktiviteti në kompanitë që i janë bashkuar projektit nuk ka asnjëherë, madje në disa raste është rritur, sepse punëtorët më të lumtur punojnë më mirë”, thotë ai.

Pas suksesit të lëshuar në vende të afërta si Gjermania e Franca, tani edhe Italia po diskuton mundësinë e eksperimentimit me javën e shkurtër të punës.

Autori i librit “të punosh më pak, të jetosh më mirë”, Fausto Durante argumenton se dobia reale e kohës së kaluar në punë është argument mbi të cilin bazohet propozimi për uljen e ditëve të javës së punës nga pesë në katër dhe orët nga 40 në 32, me të njëjtën pagesë. Në origjinë të propozimit qëndron pranimi i dështimit të politikave neoliberale të punës, që kanë imponuar orë të gjata, paga të ulëta dhe pasiguri si në nivel social ashtu edhe në atë ekonomik. Megjithatë, varianti që po shohin subjekte të veçanta është ai i ndarjes së orarit në 4 ditë në javë, por për 9 orë në ditë.

Dashuria mes të rinjve përfundon në tragjedi/ Ky është autori që vrau babë e bir ,pasi 17-vjeçari i ngacmonte vajzën(Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Klos ku kanë mbetur të vrarë babë e bir, Liri dhe Kenado Shira, të cilët u qëlluan për vdekje nga Fiqiri Mjeshtri, ky i fundit më pas ka vrarë edhe veten pasi është rrethuar nga policia. Mësohet se 17-vjeçari ishte nxënës i shhkollës profesionale të Klosit dhe ditën e sotme babai i tij e kishte pritur që të dy të ktheheshin bashkë me furgon në fshatin e ttyre, Fullqet. Por në hyrje të një lokali në këtë qytet, ata janë qëlluar me armë, ndërsa për pasojë të plagosur kanë mbetur dhe dy të tjerë.

Policia arrestoi dy vëllezërit e autorit, Fatmir dhe Besnik Mjeshtri të cilët dyshohen si bashkëpunëtor në këtë ngjarje

Gjithçka duket se nisi pas pretendimeve se 17-vjeçari Kenado Shira, dashuronte vajzën e tij 16-vjeçare, lidhje për të cilën ai nuk ishte dakord. Adoleshenti dhe babai i tij kishin lënë takim për të shkuar në lokal të sqaroheshin me Mjeshtrin, por situata duket se ka agravuar duke bërë që ky i fundit të hapte zjarr ndaj tyre, duke i lënë të vdekur.

Fiqiri Mjeshtri
U vranë sot pas përplasjes së dy fiseve në Klos, këto janë viktimat babë e bir

Një shqiptar me pagë mesatare duhet të punojë 4 orë për të blerë 1 kg mish…

Paga mesatare neto në Shqipëri përllogaritet 49,885 lekë neto në muaj. Kjo pagë llogaritet në përfitim 286 lekë/ora dhe 4.76 lekë/minuti. Për të blerë një bukë masive na duhet të punojmë 21 minuta, ndërsa për 1 kg mish viçi 4 orë punë. Sipas një analize të Scan të vitit të shkuar, për të blerë një bukë duheshin 19 minuta punë, ndërkohë që kjo kohëzgjatje për vitin 2022 është rritur me 2 minuta. Po ashtu përsa i përket mishit të viçit, krahasuar me vitin e shkuar, këtë vit duhet të punojmë 1 orë më shumë.

PRODUKTE TË TJERA

1 shishe ujë 2 Litra-10 minuta punë

1 kokërr vezë-5.7 minuta punë

1 pako vezë me 10 kokrra-1 orë punë

1 shishe qumësht i ambalazhuar 1 Litër-39 minuta punë

1 litër kos- 38 minuta punë

1 kile miell-17 minuta punë

1 kile sheqer-24 minuta punë

1 kg mish viçi-4 orë punë

1 kg djathë/1 kg peshk rezervati-Mbi 3 orë punë

1 Litër vaj luledielli-Mbi 1 orë punë

1 sufllaqe-46minuta punë

1 byrek furre-8 minuta punë

1 abonim mujor palestre-Mbi 12 orë punë

Një shqiptari me rrogë mesatare bruto 600 mijë lekë në muaj i duhet të punojë dy orë punë në ditë për të përballuar produktet bazë të shportës: bukë, qumësht, kos dhe 2 kokrra vezë.

I kishtë euro pa dhënë /Shqiptari në Itali “zhdep në dru” ish-shefin e tij…

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Brixen të Tirolit Jugor për shkak të një sulmi fizik ndaj ish-shefit të tij dhe për rezistencë ndaj policisë. Autoritetet policore në Brixen u thirrën për një operacion në një kompani ndërtimi në zonën industriale. Brixen është një komunë e vogël, e cila gjendet në Tirolin Jugor, provincë kjo në Itali dhe që gjendet në kufi me Austrinë.Emigranti nga Shqipëria ishte i dehur kur shkoi dhe sulmoi ish-punëdhënësin e tij.

Ai ka goditur me grushte dhe shkelma ish-punëdhënësin dhe i ka dëmtuar mobilet e kompanisë. Gjithashtu, ai ka ofenduar të pranishmit dhe i kërcënuar me vdekje. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të një borxhi që ish-shefi i kishte mbetur shqiptarit që nga punësimi i tij i mëparshëm.

Fillimisht shqiptari ka rezistuar të dorëzohet, por policët arritën ta arrestojnë. Emigranti shqiptar u dërgua në burgun e qytetit Bozen, e më pas u dërgua në arrest shtëpiak, në Treviso, aty ku edhe jeton.

Bordi i transparencës ve dorën në zemër/ Ul me 5 lekë naftën (Çmimet)

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 12 Tetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit.Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 11.10.2022, kemi ulje të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit datë 07.10.2022, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është ulur 866 (- 30 nga data 06.10. 2022), $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është ulur ne 1109 (- 53 nga data 06.10.2022) $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një rritje të lehtë në 120.64 ( + 1.73 nga data 06.10.2022.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.