Fiqiri Mjeshtri erdhi posaçërisht nga Anglia për problemin e vajzës/ Donte t’i vriste të gjithë, por…

Detaje të tjera mësohenj rreth masakrës së Klosit. Fiqiri Mjeshtri, ishte kthyer nga Anglia posaçërisht për të “zgjidhur” problemin e vajzës së tij dhe përfundoi duke vrarë dy persona, duke plagosur dy të tjerë dhe më pas duke vrarë edhe veten, tregoi gazetari Artan Hoxha në një emision televiziv. Autori si fillim kishte plagosur 17 vjeçarin Kenado Shira, por më pas është rikthyer duke e qëlluar sërish, duke e vrarë.

“Ngjarja ka ndodhur në një zonë rurale. Kanë qenë pjesëtarët e tre familjesve që janë takuar për t’u sqaruar. Vajzës i ishte bërë shantazh dhe kërcënohej se fotot do ti nxirrnin në rrjete sociale. Babai i vajzës ka dashur ti vrasë të gjithë, por aq plumba ka patur në armë.

Me shtatë plumba ka lënë dy të vdekur dhe dy të plagosur. Majde, djali 17 vjeçar, ka qenë gjallë dhe e ka goditur për herë të dytë. Ai është rikthyer dhe e ka vrarë. Problemi i kësaj ngjarje është kjo. Qarku që ka numrin më të madh të krimeve të denoncuara, ishte Gjirokastra. E beson ti këtë? Sepse në Gjirokastër denoncojnë edhe vjedhjen e pulave. Ndërsa qarku me numrin më të vogël është Dibra. Pse? Sepse në Dibër i zgjidhin me pleqësi.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në qarkun e Dibrës. Në rastin konkret, ky konflikt i familjeve, nuk është adresuar të zgjidhet me policinë por kanë tentuar ta zgjidhin vetë. Babai i vajzës ka gjetur këtë “zgjidhje”. Më pas ka zgjedhur ti japë fund edhe jetës së tij”, deklaroi Hoxha.

Përgjaken rrugët e Shqipërisë/ Toyota del nga rruga në Mallakastër, ndërron jetë 64-vjeçari (Video)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Fier-Ballsh. Mësohet se një automjet tip ‘Toyota’ nga dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 64-vjeçar, Qemal Kamberaj. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Qafa e Lalarit’. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, Asllan Kajo, 59 vjeç, banues në Patos.

Mallakastër / Informacion paraprak

Rreth orës 15:55, në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, shtetasi Q. K., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Q. K , si edhe është dëmtuar shtetasi A. K., 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

Degradon sherri në Korçë/ Kamarieri qëllon me thikë në lokal ,klientin 24-vjeçar…

Një sherr është përshkallëzuar mbrëmjen e sotme në përdorimin e thikës në një lokal në Korçë. Policia bën me dije se P. R., 25 vjeç punonjës në lokal ka qëlluar me thikë në krah një 24-vjeçar i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 14.10.2022, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 12, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. R., 25 vjeç, punonjës i lokalit, ka dëmtuar në krah me mjet prerës, shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi P. R., aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Dancin With the Stars, Megi Pojani i ve zjarrin rrjetit, mahnit fansat me pozat hot (Video)

Një javë më parë edhe në Shqipëri nisi spektakli më i njohur i vallëzimit “Dancin With the Stars”. Në mesin e konkurrentëve këtë vit është edhe Megi Pojani e cila po e sfidon vetën për herë të parë edhe në këtë fushë. Performanca e saj në javë e parë u prit mirë teksa ajo duke në formë të mrekullueshme dhe tejet joshëse. Ndërkohë, kur sonte (e premte) mbahet java e dytë më radhë, ajo ka bërë një paralajmërim provokuese për ndjekësit e saj në Instagram.

“Mprehim këmbët dhe gjuhën sot për çdo rast”, ka shkruar Megi në mbishkrimin e disa imazhe të shkëputura nga performanca e saj.

Ndryshe, kujtojmë që edicioni i këtij viti është nën moderimin e prezantuese Bora Zemani teksa në mesin e pjesëmarrësve janë edhe partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, Elona Duro, Elhaida Dani, Ardit Cuni dhe të tjerë

E mbytën dhe trupin ia hodhën në rezervuarin e Maliqit/ Arrestohet ‘Tina’, e dashura që…

Policia e Korçës ka arrestuar këtë të premte Martina Pajollari, e dashura e 26 vjeçarit Martin Çeço, i cili u vra në muajin qershor të këtij viti. Sipas burimeve policore, Pajollari dyshohet si bashkëpunëtore në vrasjen e Martinit. Bëhet me dije se Policia ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme që vërtetojnë se Pajollari ka bashkëpunuar me 3 autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj që vuajnë dënimin në burgun e Drenovës. E reja dyshohet se ka qenë edhe në një lidhje të dyfishtë me Valter Mollajn, ndërsa tronditëse është se ajo ka qënë prezente në momentin që u krye vrasja. Të tre autorët në bashkëpunim me njëri tjetrin e kanë dhunuar e më pas hedhur trupin e pajetë në rezervuarin e Kolanecit në Maliq, trupi i të cilit u gjet nga banorët e zonës disa ditë pasi familja e viktimës e denoncoi të humbur.

Instat: Në Shqipëri ka mbi 740 mijë automjete,prej të cilave 35% janë në Tiranë…

Shqipëria regjistron çdo vit më shumë automjete në qarkullim. Por ajo që vihet re është mosha e madhe e prodhimit të mjeteve ku 54 % e tyre që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë janë 11 deri në 20-vjeçare. Referuar të dhënave të INSTAT gjatë vitit 2021 në Shqipëri rezultojnë 740.669 mjete, nga 676.811 të tilla në vitin 2020, duke u rritur me 9.4 %.Afro 64 mijë automjete janë regjistruar për herë të parë në Shqipëri gjatë një viti. Përqindjen më të madhe të automjeteve në rrugë e zënë autoveturat me 80 %, e ndjekur nga mjetet për transport me 6.7 % dhe motorët me 5.1 %. 35% e automjeteve qarkullojnë në Tiranë. Ajo që vihet re është se shqiptarët vijojnë të preferojnë më shumë automjetet me naftë.

Korçari në Amerikë e ze halli i madh: “Kam 5 makina, por nuk gjej dot nuse, si t’ia bej me ndihmoni…

Shoqëria shqiptare po drejtohet gjithnjë e më shumë tek të shiturit mend nëpër rrjete sociale dhe kjo shihet fare lehtë nga postimet e miqve apo atyre që njohim.Duke parë kërkesat e shumicës së vajzave kohët e fundit, një rast i veçantë rrëfehet për redaksinë nga një djalë nga Korça.I riu ka deklaruar se megjithëse jeton në Michigan në luks, nuk ka qenë asnjëherë në një lidhje.Ai shkruan se sa herë është përpjekur nuk ia ka dalë t’i bjerë në sy ndonjë vajze. Djali kërkon ndonjë ndihmë nga bashkatdhetarët e tij në lidhje me situatën në të cilën gjendet.

Për më shumë ai ka rrëfyer me detaje historinë e tij për JOQ Albania:

“Pershendetje… jam nje djale nga Korca dhe si cdo korcar edhe une jam ne amerike edhe per momentin jam ne Amerike …kam nje problem … qe e cilat nuk jan parate …falenderoj zotin per kete…Une kam 5 makina 2 Mercedes benz 1 HUMMER 1 FORD edhe 1 cadillac …. Por problemi im eshte se nuk po gjej nje vajze qe te jem ne lidhje .. edhe nuk nuk kam qen ndonjere i lidhur me ndonje vajze edhe ndihem shum i vetmuar edhe pse kam ven lek….. kam pare shum postime edhe rastin e fundit me djalin me X6 qe e ndiqte mbrapa gocen….. Pse nuk ndodh me mua .kjo gje sa do jam perpjekur … Dua nje mendim nga shqiptaret. nuk me interesojne sha rjet apo t allejet ….Flm jeni me te mirët”.

O Nardi po ça bën mor burrë”/ Ilir Meta publikon videon në pishinë me Ndokën: “Stërvitje për…

Kreu i Partisë së Lirisë i është bashkuar ish-kryeministrit Sali Berisha në rrjetin social të videove Tik Tok. Dje, Berisha njoftoi llogarinë e tij të re, ndërsa sot i është bashkuar dhe Ilir Meta. “Tiktokulirisë” është llogaria që Meta ka zgjedhur të mos e ketë me emrin e tij, por nën menaxhim. Video e parë që ai ka publikuar është me ish-kolegun deputet Nard Ndoka. “O Nardi po ça bën mor burrë”, dëgjohet të thotë Ilir Meta, ndërkohë që kreu i demokristianëve lahet në pishinë.

“Kush është? Kryeministri Rama befason Albin Kurtin gjatë takimit në Berlin(Video)

Kryeministri Edi Rama ka befasuar homologun e Kosovës Albin Kurti, gjatë takimit në Berlin me rastin e konferencës së Partive Europiane Socialiste. “ Rama ‘ka lujtur kukafshehti’ me Kurtin ku ka shkaktuar shumë të qeshura. Kush është?”, pyeti Kurti një prej personave me të cilët po bisedonte, i cili iu përgjigj se ishte një kryeministër. “Duhet të më kishe gjetur vetë, jo me spiunë”, iu përgjigj Rama. Ky moment, nuk kishte si mos të finalizohej me një përqafim mes dy homologëve të cilët gëzojnë marrëdhënie të mira.

“Benz” mbetet e preferuara e shqiptarëve/ Gjysma e makinave janë deri në 20 vjet të vjetra…

Numri i mjeteve rrugore në vend sa vjen e shtohet, teksa marka “Mercedez Benz” vijon të jetë më e preferuara nga shqiptarët. Makinat e vjetra mbizotërojnë me mbi gjysmën e tyre që janë 11-20 vjet të vjetra. Makinat me naftë përbëjnë mbi 70% të totalit, ato me benzinë rreth 17%. Sipas INSTAT, në vitin 2021, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” rezulton 740.669 mjete, nga 676.811 mjete të regjistruara deri në vitin 2020, duke u rritur me 9,4%. Nga mjetet rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,1%), “Automjetet për transport të përzier ” (6,7%) dhe “Motor” (5,1%),

Në vitin 2021, numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë është 212.

Numri i autoveturave deri në dhjetor të vitit 2021, është rritur me 10,0%, në krahasim me vitin 2020. Automjetet për transport të veçantë janë rritur me 8,0%. Automjetet për përdorim të veçantë me 5,9%, në krahasim me vitin 2020.Numri më i lartë i mjeteve rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës për vitin 2021. Ato zënë 35,0% ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend. Autoveturat me kambio “Manuale” zënë pjesën më të madhe (62,6%) të autoveturave gjithsej që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht” deri në vitin 2021.

Gjysma e makinave janë 11-20 vite të vjetra

Numri i autoveturave të regjistruara deri në dhjetor të vitit 2021 me vit prodhimi 2011-2021 është rritur me 32,7%. Grupi 2000-2010 është rritur me 11,3%. Grupi i autoveturave me vit prodhim para vitit 2000 ka pësuar rënie me 1,2%.Në nivel më të detajuar, deri në Dhjetor të vitit 2021, autoveturat me moshë 11-20 vite përbëjnë 54,2% të numrit gjithsej të autoveturave me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht”.

Preferenca është “Mercedes benz”

Ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë marka “Mercedez Benz” (18,2%). Ajo ndiqet nga “Volkswagen” (17,5%) dhe “Daimler Chrysler” (10,9%). Deri në dhjetor të vitit 2021, marka “Mercedez Benz” regjistrohet si marka më e përdorur e autoveturave të regjistruara me vit prodhimi para 2000 dhe viteve 2011-2021. Marka “Volkswagen” regjistrohet si marka më e përhapur e autoveturave me vit prodhimi 2000-2010.

Makinat janë me naftë, ulet pesha e mjeteve me benzinë

Numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë deri në dhjetor të vitit 2021 përdorin lëndë djegëse “naftë”. Kjo përbën 73,6% nga 73,5% deri në dhjetor të vitit 2020. Më pas ndjekin autoveturat që përdorin lëndë djegëse “benzinë” me 17,3% ndaj numrit gjithsej të autoveturave. Numri i autoveturave që përdorin “naftë” në 2021 është rritur me 10,1%, në krahasim me2020. Numri i autoveturave që përdorin lëndë djegëse “benzinë” është rritur me 4,1%, krahasuar me vitin 2020./ Monitor

I mori jetën 17-vjeçarit dhe babait të tij/ Flet vëllai i Fiqiri Mjeshtri: Më la amanet fëmijët e tij

“Amanet fëmijët’ këto ishin fjalët e fundit që Fiqiri Mjeshtri u la vëllezërve të tij nga ana tjetër e telefonit e më pas ja shkrepi vetes me armë. Kështu u shpreh Besnik Mjeshtri, vëllai i Fiqiri Mjeshtrit për mediat, teksa tregoi gjithë si ndodhi ngjarja.

‘Si përfundim vjen policia dhe i thashë të vini, nuk kam punë as me polici as me gjë. Hajdeni u thash bëni kontroll ku të doni. Më thotë shefi Gëzim Murrani, aman lidhu me të. I thash ku je? I thash hajde dorëzohu se burgu mbarohet! Bëhu burrë e hajde këtu! Ishte i tronditur…

Ka fol Gëzim Murrani me të, pastaj ma kaloi mua telefonin… E më thotë amanet kalamajtë të kesh amanet kalamajtë… I thash hajde se nuk do të lem në rrugë. Amanet edhe një herë fëmijët…

Aksident i frikshëm në aksin Elbasan-Librazhd, 2 persona përfundojnë në spital

Një aksident i rende ka ndodhur mesnaten e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël. Një 70-vjeçar M.Z., i cili banon në Elbasan ndërkohë që drejtonte mjetin e tij tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka goditur mjetin tip “Reno” (mjet për pastrimin mbeturinave), i cili drejtohej nga 56-vjeçari V.P., gjithashtu banues në Elbasan.

Nga informacionet e deritanishme, mësohet se si pasojë e përplasjes, është dëmtuar një punonjës që ndodhej në mjetin e pastrimit, A.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan si dhe pasagjeri i mjetit tip “Benz”, M.Xh., 65 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.