Meta: “Do të bëjmë gjithçka për të mbajtur rininë këtu, në 29 tetor mbahet konventa e PL…

Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvillur një takim me të rinjtë në Tiranë. Në fjalën e tij ish-presidenti u shpreh se është koha për të bërë gjithçka për të mbajtur të rinjtë këtu e për të rikthyer ata që ikën nga mungesa e shpresës. Meta njoftoi se në 29 tetor do të mbahet konventa e PL, ku do të miratohet programi themelor e statusi i partisë.

“Jemi në prag të konventës Kombëtare të PL që do të zhvillohet me 29 tetor e do të miratojë programin themelor të PL, Statutin e saj, do të përcaktojë qëndrimet strategjike, angazhimin për referendumin se rruga e vetme për ti kthyer fuqinë qytetarëve e për të garantuar llogaridhënien e rrëzuar përtokë në këtë vend e këtë shtet dhe mbi të gjitha për t’ia hequr Shqipërinë të fortëve e oligarkëve e për ti’a kthyer të rinjve.

Takova një pedagog të nderuar e po e pyesja për situatën në universitet. Tha se në departamentin e tij për 200 kuota master para pak vitesh aplikonin 600 studentë, ndërsa aktualisht nuk kanë aplikuar as 40. Kur flasim për Universitetin e Tiranës, e kuptoni se si po thahet Shqipëria nga të rinjtë, nga elementi më vital. Është koha për të bërë gjithçka për të mbajtur të rinjtë e të rejat këtu e për të rikthyer ata që ikën nga mungesa e shpresës”, tha Meta.

Tare bën deklarën ‘bombë’: “Interi, Juventus, Milan dhe Roma janë teknikisht të falimentuara, sistemi i mban të gjallë

Drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare ndezi polemika duke pretenduar se Juventusi, Interi, Roma dhe Milani “kanë falimentuar teknikisht, por ata janë mbajtur gjallë sepse sistemi ka nevojë për to”. Ish-sulmuesi shqiptar ka folur në një ngjarje në Universitetin LUISS në Romë mbi evolucionin e sportit dhe profilet ekonomike të klubeve. Leksioni i tij ngriti disa vetulla, pasi ndërsa Paris Saint-Germain do të njoftojë një humbje të raportuar prej 300 milionë euro për vitin financiar, Tare e synoi zemërimin e tij me ekipet italiane.

Ka vetëm katër klube në Itali që janë ende në pronësi të familjeve: Udinese, Atalanta, Lazio dhe Napoli”, ka thënë fillimisht Tare, megjithëse teknikisht Atalanta tani janë në bashkëpronësi nga një fond amerikan.

Unë jam për atë lloj pronësie, sepse korporatat shumëkombëshe kanë vetëm interesa komerciale dhe humbet gëzimi i futbollit, ai pasion dhe dashuri për sportin”. “Ato fonde funksionojnë me algoritme dhe nuk kujdesen për historinë e klubit apo qytetit. Unë jam një fans i shkollës së vjetër. Ky është viti im i 15-të në Lazio, jam me fat që punoj me një klub që ka një qasje të virtytshme për financat”.

Sot ka klube, si Juventusi, Roma, Milani dhe Interi, të cilët janë teknikisht të falimentuar, por mbahen gjallë sepse sistemi ka nevojë për to”. “Është e rëndësishme që ne të kemi më shumë klube që shikojnë në planin afatgjatë me projekte”, përfundoi drejtori shqiptar i Lazios.

Moderatorja nuk përmbahet para Berishës: “I dashur zoti doktor, ju jeni figura më e pastër

Për 78 vjetorin e lindjes së tij, Sali Berisha është shfaqur në emisionin “Why not” të Roza Latit në Ora News. Moderatorja dukej e ekzaltuar nga prania e Berishës në studio. Gjatë intervistës ajo i drejtohet aitij me fjalët “i dashur zoti doktor”, ndërsa që në hyrje të emisionit tha se “ai është figura më e pastër” në politikën Shqiptare. Roza Lati e ka komplimentuar gjithashtu Berishën edhe për formën e tij fizike pavarësisht moshës që ka. “Një ditë të jetojmë dhe ne të shëndetshëm në moshën e zotit Berisha”, tha më tej moderatorja.

Video :

Berisha iu vë epitet të dytë politikanëve: “Belinda Balluku është Miss Bifteku, Taulant Balla është sharra..

Kryedemokrati Sali Berisha ka përshkruar me vetëm një fjalë disa prej personazheve të politikës në Shqipëri. I ftuar në ‘Why not’, Berisha u vu përballë disa personave, të cilëve duhet tu vinte një epitet. Për deputetin Lulzim Basha, Berisha tha se ai s’ishte gjë tjetër veçse një aksident. Grida Duma, sipas Berishës, pot ë kishte një emër të dytë do të quhej Nora e Kelmendit. Ilir Meta për Berishën është trim, ndërsa për dy zonja socialiste Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku, Berisha ka vënë përkatësisht epitetet ‘vetësakrifica’ dhe ‘Miss hedonizmi’.

Pjesë nga biseda:

Roza Lati: Nga kampi i opozitës, përshkruaj vetëm me një fjalë zotin Lulzim Basha.

Sali Berisha: Aksident, e thashë.

Roza Lati: Vetëm një fjalë për Grida Dumën.

Sali Berisha: Po të kishte një emër të dytë, do të quhej Nora e Kelmendit. Me përgjigjen epike dhe jashtëzakonisht të merituar që i dha Edi Ramës në Parlament pasi ai përdori një gjuhë që kurrë nuk mund ta përdorte. Grida i dha përgjigjen më të merituar atij. Pavarësisht se të kërkosh burrëri tek ai që nuk e ka, nuk ka asgjë në kuptimin e integritetit.

Roza Lati: Mund ta përsërisni atë që zonja Grida Duma i tha kryeministrit

Sali Berisha: Grida i tha pak a shumë se traktin tretës e ke në tru dhe ai sa herë del atje të gjithë shqiptarët e shohin me këtë anomali anatomike

Roza Lati: Vetëm me një fjalë zotin Ilir Meta.

Sali Berisha: Trim, padiskutim, një trim.

Roza Lati: Elisa Spiropali.

Sali Berisha: Elisa, vetësakrifica. Sakrifikon veten për hiçin.

Roza Lati: Zoti Taulant Balla.

Sali Berisha: E ka Bego, Sharra, i ka mbiemrat e vetë ai. Ia ka vendos vetë mbiemrin vetes ai.

Roza Lati: Kemi zonjën Belinda Balluku.

Sali Berisha: Në variantin më të njerëzishëm, do thoja miss hedonizmin, mos t’i thoja miss bifteku. Në Parlament është tjetër, këtu nuk mund ta përdor emisionin si Parlamentin.

Përmbytje në Greqi/ Pamje “shokuese” pas motit të keq(Video)

Ishulli i Kretës në Greqi është përfshirë nga moti i keq me stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm. Mediat greke kanë publikuar imazhet që shihen në qytet pamje të cilat ngjajnë me një shkatërrim biblik. Si pasojë e motit të keq, një 45-vjeçar, Kostas Vergakis, u gjet i vdekur nga brigada e zjarrfikësve kur makina e tij u përfshi nga një përrua i vrullshëm në Agia Pelagia, ndërsa pasagjerja e tij 45-vjeçare është ende i zhdukur.

Përtej pamjeve të dhjetëra makinave që notojnë në baltë, nga lumi i thatë që vërshoi dhe i përfshiu në fushën e hapur të basketbollit në zonën e Agia Pelagjisë, situata tragjike e përjetuar nga banorët e zonës përshkruhet në mënyrë elokuente në fjalët e Guvernatorit Rajonal të Kretës, Stavros Arnautakis, i cili foli për motin më të keq që ka goditur ishullin në 100 vitet e fundit.

“Situata është me një fjalë tragjike në Agia Pelagia. Shkatërrimet janë të mëdha, dëmet materiale janë të mëdha. Duke biseduar me profesorët që kanë mbledhur të dhëna meteorologjike, ata më thanë se Kreta nuk kishte parë nivele kaq të larta shiu dhe një intensitet kaq të madh në 100 vitet e fundit. Për momentin prioritet është mbrojtja e qytetarëve. Fatkeqësisht, ne vajtojmë humbjen e një bashkëqytetari tonë dhe po kërkojmë një grua të zhdukur”, theksoi zoti Arnautakis.

I thanë se s’bën fëmijë/ Hysaj: “Kam lidhje të veçantë me natën e Kadrit, isha shtatzënë…

Në emisionin “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, ka qenë e ftuar Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së Jola Hysaj e cila ka folur gjatë për jetën e saj private dhe profesionale. Ajo gjatë intervistës ka treguar se është shumë besimtare e fesë myslimane dhe për të Nata e Kadrit është mjaft e veçantë sepse ndodhitë më të rëndësishme të jetës së saj kanë qenë të lidhura me këtë ditë, për këtë arsye edhe vajzës ia ka vendosur emrin Elkader.

“Kam një lidhje shumë të veçantë me Natën e Kadrit. Mund të them që ndodhitë më të rëndësishme të jetë sime dhe kur zbulova që isha shtatzënë ishte pikërisht për Natën e Kadrit. Edhe kur ime motër bëri një ndërhyrje kirurgjikale shumë të madhe në atë kohë, ndër të herët e para që vendosej stenda, ishte Nata e Kadrit ajo që më dha mua sigurinë që operacioni do të shkonte shumë mirë dhe shkoi përtej pritshmërie të vetë profesorëve.

Për mua kjo natë është nata e përcaktimit të fateve dhe është përcaktimi i Zotit.

Në momentin që partneri im më tha që unë dua që t’i të jesh nëna e një fëmije, në atë moment unë me gjithë atë rigorozitetin tim që është qesharak herë pas here, i thashë shiko do ta bëjmë si qytetarët, do ta bëjmë si europianët, do shkojmë të bëjmë analizat dhe kur shkoj atje, mjekët më thonë që është e pamundur që në fazën që ti je të ngelesh shtatzënë, ndërkohë që unë isha shtatzënë.

Këtë e zbulova vetëm 2 -3 javë më vonë dhe isha aq e nevrikosur me mjekët sa për një javë kisha përdorur antibiotikë dhe ndihesha shumë keq me veten se çfarë do të ndodhte me foshnjën, por faleminderit Zotit çdo gjë shkoi mirë dhe jam shumë e lumtur për këtë pjesë”, është shprehur Jona Hysaj.

E trishtë/ Ndahet nga jeta arkeologia dhe prehistoriania Korçare Zhaneta Andrea

Eshtë ndarë sot nga jeta arkeologia dhe prehistoriania e shquar shqiptare, profesoreshë Zhaneta Andrea. Prof. Andrea lindi në qytetin e Korçës më 22.03.1937, në një familje intelektualësh dhe patriotike korçare. Studimet fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, vijoi studimet universitare në Fakultetin Histori-Filozofi, dega Arkeologji, pranë Universitetit të Sofies, në Bullgari. Në vitin 1962 ajo iu bashkua grupit të parë të arkeologëve shqiptarë dhe ishte ndër ta e para grua që i dedikoi jetën akademike kërkimeve mbi prehistorinë shqiptare.
Aktiviteti i saj kërkimor përbën një kontribut të jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm, i cili ka përfshirë një gamë të gjerë temash kërkimore, duke filluar nga vendbanimet e Neolitit tek ritualet mortore të periudhës së Bronzit dhe të Hekurit .

Puna e saj e palodhur në terren është shtrirë në një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë, përmes pjesëmarrjes dhe drejtimit të një sërë ekspeditash arkeologjike, nga veriu në jug të vendit, si: vendbanimi i Zagorës në Shkodër, vendbanimet shpellore të Blazit dhe Nezirit në Mat, varreza tumulare e Bujanit në Tropojë, vendbanimi neolitik i Cakranit në Fier, nekropoli i Gërmenjit në Lushnje, tuma e Cerrujës në Gramsh.

Korça e saj do zinte një vend të rëndësishëm të punës kërkimore.

Në vitet ‘60 ajo kreu ekspedita informative në rrethin e Korçës, dhe vijoi më pas me pjesëmarrjen në gërmime në vendbanimet e Podgorisë dhe Maliqit dhe me drejtimin e gërmimeve në disa varreza tumulare të prehistorisë së vonë, në Barç, Kuç i Zi dhe Shuec, të cilat u kurorëzuan me botimin në vitin 1985 të monografisë me titull “Kultura ilire e tumave në Pellgun e Korçës”.
Zhaneta Andrea është autore e një numri të shumtë artikujsh shkencorë, të botuar brenda dhe jashtë vendit, duke mbetur kështu një referencë e rëndësishme për studimet prehistorike të Shqipërisë.

Kontributi i profesoreshë Andreas spikat për seriozitetin, punën sistematike dhe rigoroze, duke e veçuar atë si një model të kërkuesit skrupoloz, që do lërë gjurmë të thella në studimet për prehistorinë shqiptare./ Akademia e studimeve albanologjike

Sot mbushi 78 vjeç/ Berisha tregon “sekretet antiplakje”: “Cigaren e kam lënë në vitin 1977 ….

Teksa sot mbushi 78 vjeç, Ish-kryeministri Sali Berisha është “zhveshur” nga kostumi i politikani duke ardhur me një rrëfim ndryshe për jetën e tij. I ftuar në Ora News, ai ka treguar dy sekretet sipas tij, të shëndetit të plotë që janë puna dhe aktiviteti fizik. Berisha ka zbuluar se ka qenë konsumues i duhanit. Ai është shprehur se e ka lënë duhanin në vitin 1977 dhe nuk e ka konsumuar më. Berisha tha :”Unë bëhem 78 vjeç, por unë jam njeri që i besoj forcës së trajnimit apo kalitjes. Dy janë sekretet antiplakje. Puna është e para, asgjë nuk të mban më në formë korteksin cerebral, koren e trurit që është gjithë magazina e mendimit dhe dijeve, sa puna. E dyta padiskutim aktiviteti fizik, unë e pëlqej shumë. Forma më kryesore mbetet ecja ndërsa nga veglat pëlqej eliptoidin që e përdor. Një pasion që kam e ushtroj në brigjet e Gjirit të Lalëzit por edhe në dhomën time. Unë eci, nuk njoh asnjë pengesë për të bërë 10 mijë hapa në ditë.

Po rikthen vizat”/ Deputeti i PD: “Rama u kërkon partnerëve të na kthejnë vite pas

Nga Dashnor Sula:

Kryeministri po na rikthen vizat! Në Dhjetor të vitit 2010, pas një pune të gjatë me shumë sfida por që ja vlenin, Shqipërisë iu liberalizuan vizat nën drejtimin e qeverisë së djathtë. Liberalizimi i vizave u bë pasi arritëm standardet. Luftë frontale me krimin e organizuar dhe në çdo drejtim tjetër. Por sot pas 12 vitesh kur Shqiptarët presin që të jenë pjesë e BE, nën drejtimin e kësaj qeverie Shqipërisë rrezikohet ti kthehet regjimi i vizave.
Kjo fal kontributit të drejtëpërdrejtë të kryeministrit Rama.

Nga viti 2014, një vit pasi nisi të qeveriste Kryeministri aktual, të rinjtë e të rejat, forca punëtore nisi dyndjen drejt vendeve të BE dhe tani numërohen qindera e mijëra shqiptarë që kanë braktisur vendin e tyre. Ikin sepse në Shqipëri model suksesi shikohet trafikanti drogës dhe qeveritari i korruptuar.

Të arsimuarit nuk e shohin të ardhmen këtu.

Ndërkohë kreu i qeverisë pa pikën e përgjegjshmërisë për herë të dytë brenda pak javësh fajëson Britaninë e Madhe pse shqiptarët kërkojnë azil. Nuk ka si i frenon shteti shqiptar thot. Nuk i frenon dot sepse të rinjtë thot dalin fillimisht në vendet e BE ku lëvizet pa viza. Rama në Kongresin e PSE: Qeveria britanike na thotë; ‘’Duhet t’i ndaloni’’. Po si mund të jetë puna e qeverisë së Shqipërisë që të verë rregull në kanal atje? Nuk e di. Ajo çfarë di është që në qoftë se nuk ia dalim të shkojmë në origjinë, në burim të problemit”, tha Edi Rama.

Pra Rama u thot partnerëve që të vendosin vizat në mënyrë që të frenohet eksodi i shqiptarëve. Kjo është çmenduri dhe e kthen vendin dekada pas.

Një tjetër kërcënim për të rikthyer regjimin e vizave është edhe për shkak të nismës absurde të Kryeministrit me shitjen e pasaportave. Progres raporti e thoshte qartë që rrezikojmë të na hiqen vizat nëse Rama çon deri në fund Pasaportat e Arta. Në një kohë që presim të integrohemi në BE, bëmat e kryeministrit në çojnë vite e vite pas. Na kthen edhe një herë në regjimin e vizave. Ne duhet ta ndalojmë të gjithë së bashku. Duhet të jemi vigjilent para se të jetë vonë.

35-vjeçari trondit familjarët ,hidhet nga kati i 6- i banesës dhe…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i gjashtë. Lajmi bëhet i ditur nga policia, që njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”. Më datë 15.10.2022, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës, shtetasi A. Q., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tronditëse/ Gjendet e copëtuar brenda një valixheje trupi i një 12-vjeçareje….

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Francë. Trupi i një vajze 12-vjeçare është gjeture copëtuar brenda një valixhe në Paris, vetëm pak orë pasi babai i saj denoncoi zhdukjen. Nëna e vajzës e raportoi zhdukjen e saj në stacionin e policisë lokale në rajonin e 19-të verilindor të kryeqytetit francez më vonë atë ditë. Detektivët nisën shpejt një hetim pasi shenjat e një rrëmbimi u zbuluan në bodrumin e shtëpisë së familjes. Pamjet nga kamerat e sigurisë më pas treguan një grua jashtë ndërtesë që mbante një valixhe, e cila më vonë u gjet disa rrugë më tutje me kufomën e vajzës brenda. Fytyra e saj ishte e mbuluar me shirit dhe ajo kishte disa prerje në fyt.

Sot në Dvoran të Korçës, kalova dhe ç’të shihje.. një kavaletën me 50 a 100 ton mollë të braktisura..

Nga Marsel Telha:

Sot në Dvoran të Korçës!
Kalova dhe ç’të shihje..
Një trishtim i madh më përshkroi trupin.
Pashë këtë kavaletën me 50 a 100 ton mollë të braktisur në anë të rrugës nga fermerët të cilët i janë dorëzuar fatalitetit të realitetit me dhimbje dhe trishtim!
Eca më tutje dhe shoh sesi trishtimi thellohet kur vura re pemët e mollëve të prera për ti përdorur për ngrohje si dru zjarri!
Eca edhe pak dhe gjeta një zonjë në rrugë e cila kishte nxjerrë disa prodhime për ti shitur! ndalova dhe e pyes kush i ka ato mollët në rrugë?! Fshati tha me gjysëm zëri, po ti a do blesh ndonjë gjë? Po pse i kanë lënë aty i thashë?!
I nxorën me 30 lek tha dhe nuk i ble njeri! 300 lek i thashë unë? Jo jo 30 lek të vjetra tha zonja!! Dhe po kalben siç i shikon!! Prandaj i kanë nxjerrë që kush të kalojë ti marri falas!!!

Këtë vit tha gjysma e fshatit i prenë pemët sespe nuk shiten produktet dhe i bënë dru zjarri për tu ngrohur se shkoi një metër dru 80 mijë lek! Nuk ja vlen më asgjë tha, na është bërë jeta mizerje. Fati jonë tha! (duke tundur krahun gjithë trishtim..) e kam oborrin plot me mollë po prishen tha!

Tek sa po flisja vura re duart e saj që ishin si në foto dhe i kërkova me shumë turp a mund të të bëj një foto të dorës?! E pa dorën, i rrodhi një pikë loti dhe e nxorri para sikur mos e kishte të vetën..!

Tani:
Korça veç mollëve ka prodhuar edhe 11 deputetë të cilët në realitet i ngjajnë kësaj kavaletës me mollë me të vetmin ndryshim se këta janë “akomoduar” në magazinën me çati që quhet parlament dhe i konsumon vetëm kryetari i partisë kur i do oreksi (falas kuptohet).

Ore a kuptoni që do vdisni një ditë?!

Befason legjenda Ronaldo :”Kam dy vjet e gjysmë që shkoj në psikoterapi për depresionin….

Futbollisti legjendar brazilian, Ronaldo ka treguar se prej dy vitesh e gjysmë i është nënshtruar psikoterapisë për depresion. Në një intervistë për Marca, një nga futbollistët më të mirë në histori ka pranuar se prej vitesh po lufton me depresionin. “Kam dy vjet e gjysmë që shkoj në psikoterapi për depresionin dhe kjo më ndihmoi ta kuptoj veten shumë më mirë se më parë”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

Ai është i vetëdijshëm se futbollistët që luajnë sot janë më të mbrojtur se në brezin e tij.

“Ne ishim ‘shtyrë në zjarr’ pa ndonjë përgatitje dhe duhej të luanim më të mirën që mundeshim. Ishim të ekspozuar ndaj një stresi shumë të lartë mendor. Në atë kohë, askujt nuk i interesonte se çfarë po kalonin lojtarët dhe se si e gjithë kjo reflektohej tek ata psiqikisht”.

Sot lojtarët janë shumë më të përgatitur mendërisht për sfida, kanë të gjithë kujdesin e nevojshëm mjekësor, çdo lojtar trajtohet individualisht… Në kohën time nuk kishte një gjë të tillë, të gjithë e injoronin këtë problem”, nënvizoi Ronaldo .

Ai ka treguar edhe pse ka ardhur kjo gjë, duke e cilësuar mungesën e privatësisë si më të rëndësishmen.

“Shumë lojtarë kaluan periudha vërtet të vështira dhe depresioni për shkak të më pak privatësisë, mungesës së lirisë… Problemet ishin të dukshme, por atëherë nuk kishte zgjidhje adekuate si tani”, përfundoi Ronaldo

Çudira nga Korça/ Babai i 26-vjeçarit të vrarë :”Për mblesërinë djali pagoi 2.5 milionë lekë për të marrë Tinën për nuse

Një ditë pas arrestimit të Martina Pajollarit, ka dhënë dëshminë sot babai i 26 vjeçarit të vrarë, Martin Çeço, i cili u gjet i mbytur në muajin qershor në rezervuarin e Maliqit. Përveç të akuzuarve, ai ka nxjerrë sot dhe një emër tjetër, si të përfshirë në vrasjen e të birit. Bëhet fjalë për shtetasin Xhoni Potka, ish-burri i motrës së Tinës me të cili janë takuar në byrektore bashkë me Martinin, të cilit i kishte premtuar se do t’i bënte Tinën për nuse mblesë kjo që i kishte kushtuar 250.000 lekë të rinj (pagesë për mblesëtarët), tregon Nevzat Çeço për “News24”.

Sipas tij kjo mund jetë pikënisja e gjithçkaje kur një tentativë për fejesë nëpërmjet mblesëtarëve të lartpërmendur, lidhi dhe komunikimin ndërmjet të rinjve në telefon fakt që bëri xheloz Valter Mollajn, i cili planifikoi vrasjen e 26-vjeçarit.

Në rrëfimin e tij Nevzati tregon detaje nga takimi me Xhonin deri tek komunikimi i të birit me Tinën.
Çeço përmend edhe një emër tjetër që sipas tij edhe ky do të hynte mblesë për të bijën, por hoqi dorë edhe pse i kishte marrë para. Nevzati thotë se Martinit i erdhi një telefonatë nga dikush i panjohur që e ka nxjerrë Martinin jashtë, por që nuk kishte dijeni kush fshihej pas asaj telefonate misterioze, e vetmja gjë që dinte ishte se telefonata kishte zë gruaje.

Ai pohoi më tej se Tina Pajollari i dërgonte Martinit foto të një varri me lule por ai nuk e kuptoi mesazhin e fotografive që ajo i dërgonte të birit.

“Mua ma ha mendja që në këtë ka gisht më shumë ai që i ka marrë lekë djalit dhe një tjetër që ka hyrë në burg. Edhe ai Erzati i ka marrë para djalit. E kam dëgjuar unë, Xhonin e ka lënë e shoqja. Me këta ma ha mendja më shumë se i kanë marrë paratë. Tinën ky e patur kushërirë, Erzati hyri në mblesëri, nuk e bëri dot. Pastaj më tha të fus Xhonin, se me të atin e Xhonit kisha ngrënë e pirë unë. Hyra me djalin në byrektore, ky ishte atje. U ulëm atje, u njohëm, pimë dhe nga një birrë. Pas një jave takoj plakun dhe nusen e Xhonin me gjithë fëmijë.

Ja shtruam atje, u hodh vjehrri i tha nuses, ka një djalë të mirë të urtë, t’ia bëjmë Tinën.

Pastaj Xhoni i tha djalit, ta bëj unë por dua kaq lekë. 500 mijë mori ai i mblesës, 1 milionë Xhoni dhe 1 milionë shoku i Xhonit. Pastaj djali më tha që Xhoni me bllokoi, nuk foli më. Që në atë kohë, djali u mërzit. Kishte shkuar 2 herë për ta takuar, ky i kishte thënë “Ik p*rdhu se nuk më ke dhënë para. Që atë kohë, djali u mërzit”, tha Nevzat Çeço.

Ndërkohë Martina Pajollari e cila u arrestua nga policia si e përfshirë në vrasjen e të riut, ajo ka deklaruar fakte të ndryshme para organeve gjatë 5 muajve, deri në momentin që konfirmoi dhe prezencën e saj në vendngjarje në momentin që ka ndodhur krimi i rëndë.

“Gjynah”/ Donaldi publikon foton, ja çfarë i ndodhi Bora Zemanit pas spektaklit….

Aktori Donald Veshaj mesa duket nuk e lë një minutë vetëm partneren e tij Bora Zemani edhe gjatë netëve live të spektaklit që ajo prezanton, “Dancing With The Stars”. Ndërsa në natën e parë të spektaklit, Donaldi postonte foto dhe video nga pas skenës të Borës, mbrëmjen e djeshme ai ka publikuar një foto të prezantueses pas mbarimit të live-t. Në këtë foto, Donaldi tregon këmbët e të dashurës së tij, pasi ka mbajtur për disa orë takat gjatë spektaklit. “Gjynah,”- shkroi Veshaj në imazhin e publikuar. Të njëjtën foto e ka ripostuar dhe Bora e cila ka shtuar një emoji duke qarë. Mesa duket nata e dytë ka qenë e dhimbshme për Borën me sandalet që kishte veshur.

Ditën e sotme moderatorja ka postuar disa foto nga ‘look-u’ i saj i mbrëmjes së djeshme, ku mes tyre nuk ka harruar të vendos edhe një foto shumë të veçantë të saj dhe aktorit dhe moderatorit të njohur, Donald Veshaj. Në foto duket vetëm duart e tyre të kapura fort me njëra-tjetrën. Që prej natës së parë të spektaklit, Donaldi na ka treguar me anë të postimeve në Instastory, se ka qenë gjithmonë aty për të mbështetur Borën deri në fund.