Rijetëzohet shtëpia e Vangjush Mios…

Shtëpia e Vangjush Mios në Korçë është duke u rijetëzuar. Një restaurim i plotë ka nisur nga familja me ndihmën e institucioneve të shtetit, për t’ia rikthyer shtëpisë madhështinë e nevojshme. Tanimë në shtëpi do të ekspozohen për herë të parë për publikun piktura dhe sende personale të Vangjush Mios. E bija e Vangjush Mio, Kozeta thotë se kur ajo të hapet për publikun do t’i mungojnë rreth 50 vepra të babait të saj, të cilat janë vjedhur.

“50 punime janë vjedhur dhe nuk është gjetur asnjë.”

“Vendosa me sa kisha mundësi ta restauroja. Ministria e Kulturës dha lekët për çatinë. Shpenzimet e tjera i kam bërë vetë.” Do krijohen ambiente të veçanta ku do ekspozohen për herë të parë veprat nga koleksioni i familjes dhe objekte që i përkisnin piktorit. “ Synimi është që këto salla të rihapen, të ndriçohen në mënyrë të duhur që të ekspozohen punët e piktorit Vangjush Mio.

“Shtëpia ndër më të vjetrat në Korçë, u dëmtua nga edhe nga tërmeti por edhe nga mungesa e investimeve.

Vangjush Mio lindi në vitin 1891 dhe vdiq në vitin 1957, ndërsa ai ka marrë titullin e lartë si piktor i popullit.

Shqipëria si një çmendinë e madhe

Nga Mentor Kikia :

Shqiperia si nje cmendine e madhe! Duhet te shpetojme shendetin mendor. Jam diku jashte Shqiperie nja 2-3 dite, ne nje vend te BE-se. Qytet i madh! Rruget plot me njerez. Pak makina, gjithesesi asnje bori.
Asnje zhurme…. Lokalet plot, te gjithe bisedojne me qetesi. Askund muzike….ose edhe aty ku ka, mezi degjohet. Hipen ne autobuz dhe ne tren, cdokush ne pune te vet. Asnje zhurme…. Njerezit jane te qete, te buzeqeshin edhe kur i shikon ne sy kot, si idjot.

Diku ka nje radhe. Ka nje kalim te bllokuar.

Mbi 200 njerez presin ne rresht. Nuk shtyjme, nuk bertasin. Nuk shajne… Sapo le nje shesh publik dhe futesh ne nje zone banimi, tek hyrja, nje tabele lajmeron se ketu duhet mbajtur qetesi…..Eshte zone banimi. Njerezit duan te flene naten. Ngjitur eshte nje lokal me muzike rrock!
Po ne cfare dreqin kemi qe vetem bertasim? Bertasim ne rruge. Bertasim ne kafene. Bertasim ne autobuz

Cfare dreqin kemi qe ne cdo lokal muzika kerrcet ne kupe te qiellit qe ne 6 te mengjesit?

Makinat u bien borive nate e dite, sa te zgjojne edhe te vdekurit….Sapo hapet semafori fillon kori i borive… Edhe ne fast-food kur futesh, muzika eshte ne parametrat e tortures mendore. Ndaj jemi te gjithe si te cakerdisur nga trute, qe nervozohemi, zihemi e vritemi per hicgje, sepse jemi popull i stresuar, i traumatizuar, me probleme te shendetit mendor… Sepse nuk gjejme kurre qetesi, as ne shtepi, as ne rruge, as ne pune, as ne kafene….as naten e as diten.

“Gjej nënën tënde”/ Prindërit bekojnë djalin e adoptuar: “Për ty do rrojmë e jetojmë…

Një moment i vështirë ka ardhur në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan në rubrikën plot emocione të “Ka Një Mesazh Për Ty”. Gëzimi, djali i adoptuar i Selvisë dhe Zinit ndodhet në anën tjetër të ekranit, në pritje të mesazhit të prindërve të tij. Deri më tani ata rrëfyen gjithë dhimbjen e vështirësitë, por dhe lumturinë që ka sjellë për ta rritja e një djali si Gëzimi. E vërteta e ruajtur prej vitesh, iu bë e ditur fillimisht nuses së djalit, teksa ky i fundit e mësoi vetëm një vit më parë, në një bisedë kafeneje. Prej atëherë, brenga e prindërve është rritur çdo ditë derisa mendojnë që ka ardhur çasti t’i japin bekimin e tyre për të gjetur gjakun e tij biologjik.

Selvi: Gëzim, të keqen mami, të kemi thirrur këtu, do na falësh që s’ta kemi thënë deri sot që ti ta gjesh nënën dhe babain tënd, vëlla, ku mund ta kesh. Të jap mami me babin bekimin tonë, kudo që të shkosh ne na ke pranë, me gjithë shpirt të gjesh vëllanë që dhe ti të çlodhesh një çikë. Llafet tona nuk mbarojnë, je pasuria jonë, je mbreti ynë të keqen mami. Të them nga fjalët më të mira, nga më të mirat, që rrjedhin nga zemra jonë, të përkasin vetëm ty.

Zini: Të jesh me neve derisa të jemi ne gjallë.

Selvi: Ne për ty do rrojmë e do jetojmë.

Gëzim: S’kam fjalë.

Zini: Derisa ne jemi të kënaqur me ty dhe vendosëm që ti të gjesh nënën tënde, pak me vonesë të thamë, por Erës ne i kishim thënë qëkur u martua, qëkur vije i lodhur ti mund ta kishe nga lodhja që ia bëje “oho”, por ne thamë me vete doje të gjeje ata që kishe, siç e more vesh që të thanë dhe ne vendosëm që ti ta gjesh nënën./tvklan.al

Video:

Pogradec /Zjarri përfshin banesën , ja çfarë raportohet…

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit dhe sipas policisë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 16.10.2022, rreth orës 22:10, në fshatin Vërdovë, ka rënë zjarr tek banesa në pronësi të shtetasit P. S. Si pasojë nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Financë-kontabilitet dega më e preferuar në Universitetin e Korçë, asnjë rregjistrim për matematikën dhe fizikën

Në përfundim të raundit të dytë të regjistrimeve, në Universitetin e Korçës ka një rritje me 5.6 % të maturantëve të regjistruar në programet bachelor krahasuar me një vit më pare. Ndërkohë, programet profesionale dy vjeçare kanë pësuar rënie. Në total janë regjistruar mbi 500 maturantë, një shifër kjo e kënaqshme sipas rektorit të universitetit të Korçës, Dhimitri Bello. Matematikë-fizika dhe gjuha e kultura franceze janë dy degët që rrezikojnë mbylljen, pasi asnjë nuk i ka zgjedhur.

Prof. Dr. DHIMITRI BELLO REKTOR I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” KORÇË

Ne kemi rekrutuar pothuajse 100% të pjesës së mundshme të maturantëve për të vazhduar arsimin e lartë. Dihet si çdo vit programet më të kërkuara janë programet në fakultetin e ekonomisë, financë-kontabilitet, tek fakulteti i shkencave të natyrës. Edhe në programet e mësuesisë kemi një shifër të kënaqshme sidomos te arsimi parashkollor dhe fillor.

E trishtë/ Ndahet nga jeta prof. as. dr. Robert Naçi

Universiteti “Fan S. Noli” përcjell me dhembje dhe mirënjohje të thellë ndarjen nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 69-vjeçare të pedagogut, prof. as. dr. Robert Naçi.
Karriera e tij gati 20-vjeçare ishte një kontribut i shënuar si në rritjen e zhvillimin e Universitetit të Korçës, ashtu edhe të veprimtarisë shkencore të Fakultetit të Bujqësisë. Veprimtaria e tij kryesore kërkimore e shkencore përfshin fushën e agronomisë veçanërisht fushën e frutikulturës dhe atë të mbrojtjes së bimëve.
Prof. Roberti ka qenë pjesëmarrës në mjaft konferenca shkencore të organizuara brenda dhe jashtë vendit dhe me punën e tij të frytshme, shkencore dhe pedagogjike la gjurmë të pashlyeshme në formimin e studentëve për vite të tëra.

Për përkushtimin, profesionalizmin, pasionin në punë dhe ndërgjegjen e lartë që ka treguar për vite me radhë si pedagog i agronomisë në Universitetin “Fan S. Noli”, duke selitur emrin e tij në zemrën dhe në diplomat e qindra studentëve agronomë, Universiteti “Fan S. Noli” e ka vlerësuar prof. Robert Naçin me Certefikatë Mirënjohjeje të shoqëruar me Medaljen e Argjendtë të Universitetit.

I dashur dhe bashkëpunues me të gjithë, energjik e i palodhur, modest, kërkues dhe korrekt në punë do të mbetet për kolegët, miqtë e studentët, prof. Roberti.

Universiteti “Fan S. Noli” në emër të stafit dhe të studentëve i shpreh familjes ngushëllimet më të thella e të sinqerta për ndarjen nga jeta të njeriut të dashur dhe prindit të urtë.
Përcjellja e tij për në banesën e fundit do të bëhet sot, dt. 16 tetor 2022, ora 15.00.
Lamtumirë kolegu dhe pedagogu ynë i dashur, prof. Robert Naçi!

Prezantuesja shqiptare: “Me këta burra nuk do të lidhesha kurrë, janë posesivë…

Roza Lati njihet për natyrën e saj pa komplekse. Së fundmi, në një intervistë televizive, moderatorja ka zbuluar se me cilin mashkull të Horoskopit nuk do të dilte kurrë. Moderatorja tha se nuk do të lidhej kurrë me një burrë që i përket shenjës së Akrepit pasi sipas saj, janë posesivë. Me Akrepin nuk do lidhesha kurrë. Ata janë shumë posesiv dhe mbytës. Në periudha të shkollës kur kemi qenë të vogla femrat me negative kanë qenë akrepa dhe kur unë largohesha bëheshin xheloze dhe bënin skema.”, u shpreh mes të tjerash moderatorja e njohur .

Aksident i frikshëm në Korçë-Pogradec/ Mercedesi përplas 67-vjeçarin me biçikletë…

Një 67-vjeçar me biçikletë është aksidentuar mesditën e sotme në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë.
Sipas informacioneve të policisë, 67-vjeçari është përplasur nga një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi O. A., 27 vjeç, banues në Korçë.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Korçës dhe po merr ndihmën mjekësore, ndërsa me e drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Maliq/Informacion paraprak:

Më datë 16.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi O. A., 27 vjeç, banues në Korçë, ka aksidentuar biçiklistin A. Z., rreth 67 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Është e neveritshme”/Modelja flet për vajzat në Dubai: “Njerëz s’e dinë se çfarë ndodh pas luksit…

Lilly Lou prej disa javësh po jeton në Shqipëri. Është vullnetare në një hostel, ku ndihmon me mirëmbajtjen e tij dhe shëtit të ftuarit nëpër qytet.“ Mendoj se Shqipëria është një vend i keqinterpretuar nga mediat dhe doja ta shikoja vetë se sa i bukur është ky vend. Kisha dëgjuar histori për sa i përket krimeve këtu, por është një fenomen që ndodh në çdo vend”, thotë Lilly Lou, modele.

“Në Dubai jo të gjitha shtëpitë janë prej ari, jo të gjithë janë të pasur. Më pëlqen jeta në Dubai, pasi mund të takoj shumë njerëz nga vende të ndryshme. Kam disa miq nga Shqipëria. Në atë kohë nuk e dija se ku ishte Shqipëria, por tani e njoha si vend”, shprehet modelja.

Lajmet që kanë qarkulluar muajt e fundit për vajzat që punojnë atje nuk i hedh poshtë. Megjithatë, jo të gjitha janë të gatshme për eksperienca ndryshme.

“Shumë njerëz në Dubai nuk e dinë se çfarë ndodh pas skenës së luksit. Unë nuk do t’i quaja modele, por thjesht vajza që pranojnë të bëjnë të tilla gjëra, për të cilat duhet thënë se paguhen jashtëzakonisht shumë. Është diçka që po ndodh dhe madje i shpërndajnë videot, shpresoj të mos kthehet në diçka të zakonshme, është diçka e neveritshme”, thotë Lilly Lou për “Euroneës”.

Lilly thotë se më së shumti ky fenomen ndodh në një pjesë të caktuar të tregut, për njerëz të caktuar me fiksime të çuditshme. Asgjë nuk është me detyrim, na thotë, si dhe secili i di vetë zgjedhjet që bën në jetë.

Sot ditëlindja e Enver Hoxhës/ Çfarë dihet për Korçën ,qytetin ku ai u formua vërtet…

Enver Hoxha ishte djalë i një familjeje modeste gjirokastrite. Ai besohet se ka lindur më 16 tetor 1908 në lagjen Palorto, në familjen e Halil dhe Gjyle Hoxhës. Pavarësisht se 16 tetori ishte festa e ditëlindjes së tij, kërkimet dokumentare për të janë të rrëmujshme. Në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, për Enver Hoxhën, janë shënuar 5 ditëlindje të ndryshme. Regjistri i bashkisë Gjirokastrës, nr. 6, fleta 75 shënimet për lagjen “Teqe-Meçite-Hazmurat”, shënon se Enver Hoxha, ka lindur më 12 maj 1908. Shënimi sqaron se prindërit e tij janë Halil (babai) dhe Gjylo (nëna)”.

Në Liceun e Korçës, Hoxhës i janë shënuar dy ditëlindje: 17 qershor dhe 3 tetor (vitet 1929 e 1930).

Në Francë, figuron me ditëlindje 3 tetor ndërsa gazeta Bashkimi 1946 vendoste si ditëlindje 3 shtatorin. 16 Tetori, ditëlindja që ai festonte vetë u bë publike në gazetën Bashkimi më 16 tetor 1947. Por këto të dhëna s’kanë luajtur ndonjë rol në biografinë e tij. Janë me gjasë produkt i kaosit që shoqëronte Shqipërinë në atë kohë. Ai kishte një vëlla më të madh të quajtur Beqir, i cili vdiq në moshë të re nga tuberkulozi, dhe tre motra Fahrien, Haxhon dhe Sanijen. Enver Hoxha e kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën e tij në dy qytete të Shqipërisë, në Gjirokastër dhe në Korçë. Gjirokastra luajti rol pothuajse modest në formimin e tij, ndërsa Korça është qyteti ku ai u formua vërtet.

Transferimi i Hoxhës në Korçë ndodhi në mbarim të vitit të dytë liceal.

Në tetor 1930, Enver Hoxhës iu dha një bursë nga qeveria e Zogut për të studiuar biologji në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Montpeljesë, Francë. Në korrik të vitit 1936, Enver Hoxha kthehet përfundimisht në Shqipëri. Për disa ai drejtoi Shqipërinë me nder për 40 vite, kurse për pjesën tjetër, Hoxha sundoi Shqipërinë gjatë kësaj periudhe, vrau dhe persekutoi mijëra persona.

Nën regjimin e tij Shqipëria ishte një nga vendet më të izoluara në botë për gati gjysmë shekulli.

Ai ishte komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Ai shërbeu si kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes. Më pas deri në vdekje sundoi Shqipërinë si diktator që kontrollonte gjithcka përmes Sigurimit të Shtetit.

Vitet e fundit të jetës ishin rënduar për Hoxhën për shkak të diabetit që i ishte diagnostikuar shumë vite më parë. Fillimi i prillit do të shënojë edhe fundin e jetës së tij. Pasi i janë paralizuar këmbët edhe goja, pëson një ishemi më 9 prill 1985, vdes më 11 prill 1985.

Bëhuni gati ,kjo është data kur akrepat e orës kthehen pas 60 minuta ….

Vjeshta ka ardhur tashmë dhe ditët po bëhen gjithnjë e më të shkurtra. Edhe këtë vit akrepat do të kthehen pas me 60 minuta. Ndërrimi i orës do të ndodhë në datën 30 tetor. Çdo vit, akrepat kthehen një orë prapa në orën 2 të mëngjesit të së dielës së fundit të tetorit. Pas solsticit veror, i cili këtë vit ndodhi të martën më 21 qershor, ditët gradualisht bëhen më të shkurtra. Prandaj, duke kthyer orën një orë mbrapa gjatë vjeshtës, kjo u siguron njerëzve më shumë dritë dielli në mëngjes. Fatmirësisht, pajisjet elektronike si smartfonët, e përditësojnë orën e re në mënyrë automatike.