Do të hidheshin në treg, konfiskohen mbi 64 mijë litra Coca-Cola e falsifikuar…

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot, pas dyshimeve se produktet e paraqitura për zhdoganim mund të jenë të falsifikuara, oficerët doganor kane ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për verifikimin e tyre, ku si rezultat është konfiskuar një sasi prej 64.350 litrash të produktit Coca – Cola te falsifikuar. “Dogana e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në luftimin e falsifikimit dhe piraterisë dhe si rezultat i zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale, gjatë ekzaminimit të mallit në kufi është ndaluar malli me markën tregtare “Coca Cola” nën dyshimin se janë të falsifikuara.

Pas konfirmimit të bartësit të së drejtës se mallrat e ndaluara janë të falsifikuara, Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallrat në sasi prej 64350 litra, me markën tregtare “Coca Cola” dhe origjinë nga Iraku. Sipas dispozitave ligjore në fuqi malli i falsifikuar nuk lejohet të dal në qarkullim të lirë, andaj malli i konfiskuar do ti nënshtrohet procesit të asgjësimit”, thuhet në njoftim.

Sipas doganës, mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI), në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimi efikas i të drejtave të pronësisë intelektuale ndikon pozitivisht edhe ne mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë publike.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”, thuhet në fund.

E papritur/ Bie sistemi TIMS në Kapshticë, Kakavijë, e Qafë-Thanë …

Probleme në Pikën Kufitare të Kakavijës. Mësohet se në këtë pikë ka rënë sistemi TIMS rreth orës 21:50 të mbrëmjes dhe aktualisht po punohet manualisht. Nuk raportohet për radhë të gjata qytetarësh, teksa punonjësit po përcjellin manualisht dokumentacionin. Edhe në pikën kufitare të Kapshticë ka ndërprerje të sistemit. Në Qafë-Thanë e Tushemisht sistemi TIMS ka rënë. Ky sistem ka rënë edhe në Durrës ku po punohet manualisht. TIMS nuk punon as në piken e Kalimit Kufitar te Qafe Botes.

“Ndihem grek”/ Habit kampioni me origjinë shqiptare: “Greqia është familja dhe shtëpia ime

Ka lindur, është rritur dhe stërvitur në Greqi dhe edhe pse me prindër shqiptarë, Gerald Gega nuk ndihet i tillë. Kampioni i botës kë kikboks për 17 vjeçarët deklaron pas triumfit se ky titull ka ngjyrat e flamurit helen dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Geraldi ashtu si shumë të rinj të moshës së tij, është fëmijë emigrantësh shqiptarë që prej më shumë se 30 vitesh jetojnë dhe punojnë në vendin fqinjë.

“Greqia më lindi. Unë jam grek. Kam pasur gjithmonë trajnerë grekë. Shkova në një shkollë greke. Greqia është familja dhe shtëpia ime. Nga këtu vij unë. Ndihem i lumtur dhe i emocionuar që kam arritur një nivel kaq të lartë në sportet luftarake”

“Në fillim nuk e besova. Ishte një sukses i ardhur nga qielli, në kuptimin që në fillim nuk e prisja që të kisha arritur diçka kaq të rëndësishme. Ndihem shpërblyer. Mbaj mend që fola me babain tim, i cili më shikonte në internet. Babai bërtiste nga gëzimi. Edhe fqinjët e dëgjuan kur dola i pari. Familja ime dhe trajneri janë mbështetja ime” tha Geraldi për mediet greke, pas fitores triumfuese në garën ndërkombëtare për të rinjtë në kick boks.

Habit gazetarja e BBC: “E kam gjoksin aq të madh, sa ndonjëherë shtyp butonin e borisë në timon pa dashje

Britania e Madhe- Gazetarja e njohur e “BBC Sport”, Emma Louise Jones, ka treguar së fundmi se gjokset e saj janë aq të mëdha sa ndonjëherë i bie borisë së makinës me to. Jones, e cila ka disa kohë që punon për “MOTDx” dhe “Premier Sports”, filloi karrierën e saj të transmetimit në radio, duke drejtuar programe mëngjesi për “Hull’s Viking FM” dhe më pas “Stoke’s Signal 1” deri në vitin 2019.

Në Signal, Jones punoi së bashku me mikpritësin e BBC-së, John Fox, i cili tani paraqet një shfaqje në “BBC Radio West Midlands”.

Fox gjithashtu ka edhe podcast-in e tij, të titulluar “Crunch & Roll”. Dhe së fundmi ai e ftoi Jones në shfaqje për të kujtuar kohën kur ata punonin së bashku në Stoke. Fox tregoi një moment kur do bënin një live nga makina, me premisën që shfaqja do të transmetohej nga një rrugë e re çdo ditë. Në një rast, Jones ishte zhdukur në aksion dhe kur kanë dëgjuar një bori misterioze makie.

“Ema vjen aty dhe thotë ‘në rregull, më falni djema që jam pak vonë. Trafiku ishte i paparë. E pyesim a ishte ajo që i ra borisë”, tha Fox.

Ndërsa prezantuesja e njohur ka thënë duke qeshur: “Aksidentalisht i rashë borisë me gjoksin tim”.


Saimir Korreshi: “Zihem me gruan për fjalimet, më thotë “bobo çfarë do më këpusësh sot”

Deputeti i Lushnjes, Saimir Korreshi ka deklaruar se qyteti i tij është lënë në harresë. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se asnjë nga kolegët e tij nuk merret me problemet e Lushnjes.Sipas Korreshit, nëse një familjar sëmuret do ta çojë fillimisht në spitalin e Lushnjes, i cili nuk ka kushte, pasi spitali i Tiranës është shumë larg. “Lushnja është lënë në harresë. Asnjë nga politikanët nga këta të Lushnjes nuk e ka shumë fort Lushnjen për të investuar diçka.

Flasim për Lushnjen e Kongresit, për të cilin flitet shumë pak. Po të themi 21 janari më tepër është ajo që ndodhi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit se sa ajo çfarë ka simbolizuar 21 janari i Lushnjes, kur është themeluar realisht shteti shqiptar.

Ke 32 vjet në demokraci, nuk ke një ministër nga Lushnja. Nga deputetët e Lushnjes nuk ndihet asnjëri për të bërë një investim, nuk ke një bulevard, nuk ke një industri, një biznes. Udhëheqësit e Lushnjes ndoshta kanë qenë pak në gjumë. Unë u bëra deputet, nuk duhet të flas tani të ngroh karrigen që t’i bëhet terezia atij të parit që të marr edhe një mandat tjetër.

Unë realisht nuk e kam këtë. Unë prandaj gjatë gjithë kohës, unë ngre tema si spitali se kur sëmuret mamaja ime unë në spitalin e Lushnjes do ta çoj në fillim se e kam 10 minuta, ndërsa në Tiranë dua 1 orë e gjysmë për të hyrë me trafik me të gjitha. Fëmijën tim aty do ta çoj për vaksinë dhe për ndonjë gjilpëra. Kur mendoj unë, mendoj për të tjerët lushnjarë, se unë jam deputet, por kur je një qytetar i thjeshtë”, tha ai.

Më tej, sa i përket fjalimeve virale, Korreshi u shpreh se janë shkaku që zihet me bashkëshorten.“ Me bashkëshorten zihem shpesh te kjo pjesë se më thotë: ‘Bobo çfarë do më këpusësh sot, se nuk do më lënë koleget te puna se thonë shikoje çfarë ka thënë Saimiri sot”, shtoi deputeti.l.k/abcnews.al

E trishtë/ Ndërron jetë këngëtari i njohur italian ,anëtar i grupit “Ricchi e Poveri”

Franco Gatti, anëtar i grupit historik ”Ricchi e Poveri” ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur vetë grupi në fjalë përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook. Një pjesë e jetës sonë iku. Lamtumirë Franko”, thuhet në deklaratën e grupit. Familjarët e tij konfirmuan se ai vdiq në shtëpinë e tij në Genova. Gatti ishte distancuar prej kohësh nga grupi, pas vdekjes së papritur të djalit të tij Alessio në vitin 2013, kur ai ishte vetëm 23-vjeç. Grupi u krijua në vitin 1967 dhe u emërtua nga Franco Califano, sepse ata ishin “të pasur në ide, por të varfër në para”.

Rama për mjekësinë/ Paguajmë ne dhe i merr gati Gjermania, diplomën e mjekut nuk do ta japim sa të mbarosh shkollën

Kryeministri, Rama është shprehur se largimi i mjekëve dhe infermierë, nuk mund të vazhdojë me të njëjtin ritëm. Por teksa merr si shembull Italinë për mungesën e bluzave të bardha, Rama thotë se për të mos shkuar në këtë stad, mjeku nuk do ta marrë diplomën sapo të mbarojë shkollën, pa treguar më parë se është i zoti. “Për fat të mirë, sot nuk kemi mungesë mjekësh dhe infermierësh, që ta dëgjojnë të gjithë me këtë rast, përkundrazi, kemi akoma në listë pritje, mjekë e infermierë që presin të punësohen. Por Italia ka sot 40 mijë mjekë e infermierë mungesë.

Ne nuk do të presim të shkojmë në atë stad. Kështu që e para diplomën e mjekut nuk do ta japim sapo të mbarosh shkollën, do shkosh njëherë t’ia kthesh popullit tënd atë që ka bërë për ty. Pastaj do marrësh diplomën dhe pastaj shko ku të duash sipas afateve të caktuara. E dimë shumë mirë, sesi në shumë vende, mjekët, që janë standardi më i lartë i shërbimit human, nuk i marrin diplomat menjëherë, por duhet të tregojnë edhe që janë të zotë t’i shpërbejnë njerëzve, përveçse të japin provimet. S’mund të vazhdojë kjo histori kështu”.

Më pas, nëse vendet e tjera do të kërkojnë që t’i marrin profesionistët nga Shqipëria, Rama thotë se ata do të duhet të na e kthejnë mbrapsht investimin.

“Ashtu sikundër do vazhdojmë siç kemi filluar betejën në nivel ndërkombëtar në komunitetin e ri Politik Europian për pjesën që fola për universitetet, do të vazhdojmë të kërkojmë mbrapsht të na e kthejnë investimin. Duan t’i marrin në Gjermani? T’i marrin. Por duhet të kthejnë investimin, nuk mund të paguajë popullit shqiptar për mjekët e Gjermanisë. BE duhet të gjejë formën që të kthejë diçka në mënyrë që… dhe nëse ne kemi mundësi edhe për vete edhe për Europën nuk ka problem, nxjerrim më shumë.

Policia greke godet rrjetin e transportit të migrantëve drejt Shqipërisë

Policia greke arrestoi të hënën 14 persona që akuzohen si anëtarë të një rrjeti që organizonte kontrabandimin e migrantëve të huaj të parregullt nga territori grek drejt Shqipërisë. Sipas burimeve policore greke mes të arrestuarve janë 7 policë të hetuar nga Shërbimi i Punëve të Brendshme të Policisë në Greqinë Veriore. Njësitë e policisë greke po kryejnë kontrolle në banesa në qytete të ndryshme, kryesisht në Follorine dhe Kostur në prani të prokurorëve, për të identifikuar provat lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarit. Të martën të arrestuarit do të sillen në prokurorinë e Kosturit për t`u përballur me akuzat, thanë burimet policore greke. Trafiku i migrantëve të huaj parregullt nga Greqia drejt Shqipërisë me destinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Evropian ka njohur rritje sidomos dy vitet e fundit. Një raport i Organizatës Evropiane të Ruajtjes së Kufijve FRONTEX, publikuar javën e shkuar, pohonte se vetëm gjatë muajit shtator të këtij viti numri i migrantëve të huaj të bllokuar në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian përmes rrugës ballkanike ishte dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Gara për Bashkinë e Tiranës/ Jul Deda: I gatshëm të përballem me Veliajn e kam me shumë dëshirë

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda njëherësh edhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është shprehur i gatshëm të kandidojë përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, nëse do e vendosin demokratët. Deda deklaroi se kjo duhet të vendoset nga të gjithë demokratët përmes primareve. “Nëse vendosin demokratët, unë do të jem i gatshëm të zhvishem nga këto rroba që kam sot dhe të mbyllem në kullë dhe të punoj për kryeqytetin”, u shpreh Deda në një intervistë për Euronews Albania.

Pyetje: Do të doje të ishe ti kandidati i përzgjedhuri i demokratëve për tu përballur me Erion Veliajn në zgjedhjet e ardhshme, meqë ai është konfirmuar nga Rama?

Julian Deda: Nuk i dihet çfarë konfirmon Rama, ai çfarë do në mëngjes nuk e do në darkë. Kështu që edhe Erioni duhet të ketë kujdes.

A do doja unë të isha?

Nëse demokratët e vendosin, po. Do doja të isha, nuk ka asnjë problem. E kam me shumë dëshirë dhe pse jo, pse mos të jem, nëse demokratët vendosin. Por duhet të jemi të gjithë bashkë që ta vendosim. Atë do ta vendosin demokratët dhe gara brenda Partisë Demokratike. Nëse vendosin demokratët, unë do të jem i gatshëm të zhvishem nga këto rroba që kam sot dhe të mbyllem në kullë dhe të punoj për kryeqytetin, patjetër.

Benzema fiton Topin e Artë

Karim Benzema e ka fituar Topin e Artë për herë të parë në karrierë. Sulmuesi francez ka mposhtur konkurrencën nga Robert Lewandowski dhe Mohamed Salah. Më poshtë keni të arriturat e tij për edicionin 2021/22:

50 gola gjatë sezonit (në të gjitha garat).

15 gola në Ligën e Kampionëve (dy gola më pak se rekordi historik).

2 hat-trick në Ligën e Kampionëve (kundër PSG dhe Chelsea).

Me Real Madridinin fitoi: Superkupën e Spanjës, La Ligën dhe Ligën ë Kampionëve.

Me Francën fitoi: Ligën e Kombeve.

Viti i ri akademik/ Studentët me mendjen të ikin : “S’ka të ardhme në Shqipëri (Video)

David Agolli është një nga 10 studentët e Fizikës, i cili nisi këtë të hënë studimet e larta në Universitetin e Tiranës. Të ardhmen nuk e shikon në Shqipëri. “Kam më shumë mundësi sesa këtu.” Por ndërkohë që Davidi ndihet i përkrahur financiarisht nga qeveria për shkak të mesatares dhe përzgjedhjes së një nga degëve prioritare, të tjerë të rinj thonë se kanë nevojë për para. “Me rritjen e kostove të jetesës në Tiranë është pak e vështirë të përballohet.”

“Duhet më shumë përkrahje për studentët, më shumë ndihmë sepse jo të gjithë i kanë mundësitë për të plotësuar kushtet këtu në Tiranë. Ka nevojë për përmirësim të kushteve në konvikte dhe lehtësim tarifash.” “Kanë nevojë për mbështetje që mos të largohen pasi shumë vazhdojnë shkollën këtu për mjekësi dhe shkojnë drejt Gjermanisë.”

Veç kësaj kërkojnë që të ketë laboratore e kushte më të mirë në Universitete.

“Jemi fizikantë, matematicientë që do të dalin nga kjo shkollë dhe laboratoret nuk janë aty ku duhet. Praktikën nuk arrijmë ta bëjmë 100% të plotë.” “Të kemi mësim cilësor, unë jam në vit të parë”. Të rinjtë e mjekësisë studimet në Shqipëri më shumë i shohin si një mundësi për tu punësuar jashtë vendit.“Largimi jashtë është një mundësi.”

“Të përfundoj 3-vjeçarin, mendoj se mund të shkoj jashtë ” .“Mendoj që do largohem.” Megjithatë ka edhe shpresëplotë se Shqipëria do të bëhet. “Kam shpresa se mund të ndryshojë ky vend.” /Ora News/

Video:

Shqiptari lë nam në Greqi/ Kishte vjedhur 120 kg arra, policia e arreston por…

Një emigrant shqiptar është shoqëruar dje nga policia greke, pasi është kapur duke vjedhur arra nga një pronë e huaj. Mediet greke bëjnë me dije se shqiptari 50-vjeçar kishte mbledhur rreth 120 kg arra në një fshat të Patras, prone e dikujt tjeter. Bashkë me shqiptarin u arrestua dhe një person tjetër, nuk dihet nëse është shqiptar apo grek. Mësohet se shqiptari u la sot i lirë nga drejtësia greke, ndersa arrat u konfiskuan.