Qeveria pritet të marrë një vendim që drutë e zjarrit të tregtohen me të njëjtin çmim që ka qenë para luftës në Ukrainë. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi rama gjatë një takimi me qyetarët në Dropull. Ky vendim vjen pas rritjes stratosferike të çmimit të druve të zjarrit, në Korçë apo dhe ne rajonet e tjera ku nga 4- 5 mijë lek që ishte me pare ,sot një metër sot kushton 7500 lek.
“Nuk do t’i lëmë të rrisni çmimin e druve të zjarrit. Nuk do t’i lëmë! Ç’lidhje kanë drutë e zjarrit që kanë filluar me dyfishin e çmimit, me gjithë produktet e tjera, këtë unë nuk e di. Vendimi i qeverisë do të jetë që çmimi i druve të zjarrit do të shiten me çmimin e para luftës. Këtu hynë në punë të bashkitë të cilat bëjnë ca kontrata të çuditshme”, tha Rama.
Me tej Rama tha se mezi pret që Krfica të ngrejë “Akademinë e Barinjve” që të fusin aty analistët e të mësojnë se nuk jane barinjtë për tu përqeshur.
T’ia lëmë në dorë Dautit e këtij mikut te stani e të kuptojnë që çobenjtë s’janë për t’u marrë në gojë e për t’u përqeshur, se jetojnë në lartësi të mëdha jo si zvarranikët e klubeve të ekraneve të natës në Tiranë”, tha Rama.