Video e Ramës për Mitsotakis “tërbon” OMONIAN: “Iu drejtove kryeministrit grek ‘qirje’ për ta fyer, do marrësh…

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Kombëtar Grek, OMONIA ka reaguar pas një video të bërë nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë në Dropull. Rama videon do t’ia dërgonte homologut të tij grek Kyriakos Mitsotakis. Në video, Rama me nota humori i drejtohet kryeministrit grek ‘qirje Kyriakos’, që në greqisht do të thotë zoti Kyriakos.

DEKLARATA E PLOTË:

Kryeministri i Shqipërisë duke shndërruar në thelb në shesh xhirimi të veprës së tij sureale, me një akt dhe një aktor (one shoë men), duke patur spektatorë të pavullnetshëm dhe jo-interaktivë, të cilët i kishin përzgjedhur me kujdes shërbëtorët oborrtarë, shumë larg pulsit real të Minoritetit Etnik Grek, ligjëroi dje në Derviçian për çmimin e druve të zjarrit!!! Natyrisht ishte koshient për ambientin shoqëror ku ndodhej. Dhe aty ishte vendi përshtatshëm të përgjigjej për sa është kryes në kuptimin juridik të fjalës dhe për sa nuk ka kryer duke krijuar vakuum dhe precedent historik negativ përsa i përket të drejtave dhe gjendjes së komunitetit Helenik autokton.

Zgjodhi praktikën e njohur që thotë se liderë arrogantë dhe regjime autokratike venë themelet e politikës së tyre mbi bazën e represionit dhe manipulimit të minoriteteve etnike dhe pikërisht në atë pikë edhe mbyllin ciklin e tyre politik.

Në këtë obskurantizëm të thellë të ditëve të fundit ndodhet Rama dhe bashkë me të klika edhe e lakejve të caktuar të regjimit, me origjinë Helenike. Është e lehtë demagogjia e “liderit” mbi çështje të subvencioneve prej 200 Euro në vit për bujqit dhe blegtorë.

Por ama shumë e vështirë t’u përgjigjet Raportit denoncues të Komisionit BE për situatën politike në Shqipëri të krijuar me përgjegjësi të Qeverisë së z. Rama. Shumë më e vështirë ndërkaq relacioneve respektive të Këshillit të Europës për Minoritetin Etnik Grek dhe gjendjen që ajo përjeton si rezultat i ndrydhjes që ushtron pushteti dhe regjimi i Ramës. Është i ngrysur thellë së bashku me klikën e oborrtarëve që realizojnë video-live me të, nëse kujton se përcolli për gjumë Helenizmin. Lojëra e fjalëve dhe nënkuptimet negative të tij, duke kujtuar se fyen Kryeministrin e Greqisë, ia kthejmë sy më sy dhe shumëfish! Qëndrojmë ballazi përball z. Rama, politikave dhe sjelljeve të tua. Helenizmi di të jetojë në liri dhe të shijojë thellë frytet e lirisë! Kemi regjistruar në kujtesën tonë kolektive gjithë punët e tua dhe aktin e djeshëm. Të jesh i sigurt se për të gjitha do të kesh përgjigjen që meriton.

“Nëse do të jesh ujku im, unë do të jem …”, “Kallashi” ngre temperaturat, pozon pa të brendshme

Kërcimtarja e njohur kosovare, Donjeta Kosumi, e njohur ndryshe si “Kallashi” u bë e njohur për publikun pak vite më parë për format e saj të bëshme dhe fotot e videot e saj.Gjithsesi, edhe pse paksa e tërhequr tashmë, “Kallashi” di si të tërheqë vëmendjen me çdo postim në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka publikuar disa foto ku shfaqet me një fustan të ngushtë në ngjyrë të kuqe, edhe pse fotot i ka bërë bardhezi.Fustani i “Kallashit” është aq i hollë, sa dallohet se ajo është pa të brendshme poshtë fustanit dhe ekspozon gformat e saja.

“Me legjendën ,Rama pret në zyrë Jim Belushin (Video)

Aktori i njohur me origjinë nga Qyteza e Devollit , Jim Belushi ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh. Lajmin për ardhjen e tij e bëri të ditur vetë aktori nëpërmjet një postimi në Instagram dje, ku publikoi fotografi nga rrugët e Tiranës. Ndersa ditën e sotme ai u takua me kryeministrin Edi Rama në zyrën e tij në kryeministri. Belushi është pritur me entuziazëm nga Rama, dhe kjo duket nga fotot dhe statusi i Ramës në Facebook. Rama ka publikuar tre foto dhe video me aktorin me famë botërore, ndërsa shkruan: “BLUES BROTHERS, Me legjendën Jim Belushi për dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery.”

Rama pret Jim Belushin: “Me legjendën për dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë (Video)

Aktori i njohur me origjinë nga Devolli , Jim Belushi ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh. Lajmin për ardhjen e tij më Shqipëri e bëri të ditur vetë aktori nëpërmjet një postimi në Instagram dje, ku publikoi fotografi nga rrugët e Tiranës ku ka shkruar. Ditën e sotme ai u takua me kryeministrin Edi Rama në zyrën e tij në kryeministri. Belushi është pritur me entuziazëm nga Rama, dhe kjo duket nga fotot dhe statusi i Ramës në Facebook. Rama ka publikuar tre foto dhe video me aktorin me famë botërore, ndërsa shkruan: “BLUES BROTHERS, Me legjendën Jim Belushi për dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery.”

Balluku opozitës: “Ju në historinë tuaj keni vetëm tmerre, vendi ishte më shumë pa drita sesa me drita…

Ministrja e infrastrukturës dhe energjetikës, Belinda Balluku, është shprehur se në kohën e Partisë Demokratike Shqipëria ishte më shumë pa drita se sa me drita. Balluku u shpreh se opozita e tanishme, kur ishte në pushtet nuk ka bërë asgjë më shumë sesa privatizimin e hidrocentraleve dhe shqyerjen e sistemit energjetik. Ajo shtoi se qeveria shqiptare do të bëjë të mundur që vendi ynë në vitin 2030 të kthehet në një eksportues neto të energjisë elektrike, duke përmendur edhe disa prej investimeve të pretenduara të PS-së në infrastrukturën energjetike.

Në kohën tuaj rrije më shumë pa drita se sa me drita në shtëpi. Nuk e di unë se çfarë bëtë ju përveçse shkatërruat gjithë sistemin. Ju në historinë tuaj keni vetëm tmerre. Termocentrale që nuk u vunë kurrë në punë, etj. Ne e kemi kthyer në projektin më të madh të Ballkanin.

Në portin e Vlorës do të vijnë anijet për të sjellë gazin amerikan nga Port i lundrueshëm i Vlorës. Por kjo juve nuk ju pëlqen sepse financoheni nga gazi rus. Ky është një projekt që ka angazhuar dy prej kompanive më të fuqishme amerikane, por që gjatë rrugës na janë bashkuar edhe shumë kompani të tjera të huaja. Kemi nisur ndërtimin e parkut më të madh fotovoltaik, në Karavasta. Shqipëria synon në vitin 2030 që të rrisë kapacitetet e saj energjetike. Ne do të arrijmë në 2030 që këtë vend ta bëjmë një eksportues neto nga një importues net”, u shpreh Balluku.

Taksistë e policë që drejtonin trafikun e emigrantëve në Kapshticë/Ja sa arrinin fitimet e tyre…

Një grup kriminal që merrej me trafikun e jashtëligjshëm të emigrantëve shqiptarëve nëpërmjet pikave të kalimit me Greqinë ka arritur përfitime rreth 700 mijë euro. Në grup ishin përfshirë edhe 9 punonjës policie, shtatë prej të cilëve janë arrestuar. Epiqendra e grupit ishte një kafe pranë pikës kufitare të Kapshticës, duke u mundësuar rreth 1700 shqiptarëve për të hyrë, dalë dhe qëndruar ilegalisht në shtetin grek.

Çdo oficer policie i përfshirë në rrjet, merrte një pagë mujore nga 2000 deri në 10000 euro në varësi të lehtësisë që i ofronte qarkut. Gjatë operacionit janë konfiskuar 463 mijë euro. Siç rezultoi nga hetimi afatgjatë i Policisë, organizata vlerësohet të jetë një “lidhje” në një zinxhir më të gjerë trafikimi nga Shqipëria, pasi gjatë hetimeve nga autoritetet, ka pasur informacione nga Departamenti i Policisë së Aeroportit Shtetëror të Selanikut për tentativën për t’u larguar nga vendi të shtetasve nga Shqipëria, të cilët kanë hyrë në territorin grek në mënyrën e mësipërme, nëpërmjet stacionit kufitar të Kapshticës.

Një taksist duke iu referuar veprimtarisë së paligjshme të “liderit” të grupit thotë në vetën e tretë: “Hej, marrin para çdo ditë nga unë”, “Mund të bëjë rreth 500 euro në ditë, të zeza…”.

Një nga policët e përfshirë vazhdon t’i “rekomandojë” ndryshimin e të dhënave të pasaportës një të huaji për të nxjerrë një (pasaportë) të re, duke arritur kështu hyrjen në vend. “Kemi një rast që është gjobitur prej tre vitesh. Nëse ka një pasaportë të re, a mund të hyjë?”, thotë një emigrant. “Jo, ai duhet të ndryshojë faktet. Data e lindjes duhet ndryshuar”, i thotë Policia.

Taksistët e paligjshëm duke iu referuar “liderit” dhe një taksisti bashkëpunëtor thonë: “Më tha të fshij bisedat që kemi bashkë. Pse për çfarë po flasim? ‘Jo sepse po monitorojnë telefonat…’ E kuptoni sa të frikësuar janë”.

Rama thirrje të rinjve :” Me kodim, do paguheni 4-fishin e mësuesve tuaj , një vajzë në Shën Vlash fitonte…

Kryeministri Rama mori pjesë këtë të enjte në ceremoninë e dhënies së “Medaljeve të Arta” për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me 10 absolute. Gjatë fjalës së tij ai e vuri theksin te avancimi i bërë në sistemin arsimor në Shqipëri, ku sipas tij kurset e kodimit i japin mundësi të rinjëve të punojnë në çdo cep të botës dhe në moshë fare të vogël. Ai solli në vëmendje rastin e një vajze 11-vjeçare e cila punonte si koduese në SHBA dhe Polonia nga shtëpia dhe siguronte të ardhurat më të mëdha në familje.

Pasi nëse futesh në një program kodimi që është 6 muaj apo 8 muaj me certifikim ndërkombëtar, atëherë ti ke mundësi të fillosh punë. Të fillosh punë nga kompjuteri dhe të punësohesh nga kompjuteri në çdo pikë të globit. Edhe kjo nuk është një dëshirë por ka ardhur tashmë. Po ju tregoj një histori që e thashë në Gjirokastër. Ju mund të merrni 4-fishin e pagave që mund të marrin mësuesit tuaj.

Filluan të qeshnin dhe thanë na la dhe ky. Më shpëtoi një vajzë nga ky hilaritet që u çua dhe tha që është e vërtetë, aktualisht punoj në Poloni dhe Amerikë dhe s’kam qenë asnjëherë aty, por punën e kam te kompjuteri në Shën Vlash.” Unë jam personi që kam të ardhurat kryesore në familje”-tha, dhe ishte vetëm 11-vjeç”, tha Rama.

Agron Shehaj :”Terror në biznesin tim që unë të hesht, policia nxorri 200 punonjës me dhunë nga zyrat…

Deputeti demokrat Agron Shehaj bëri pasditen e sotme një denoncim të fortë në Kuvend. Papritur, nxorri një foto të disa forcave të policisë për të cilët tha se ndodhen brenda biznesit të tij. Shehaj, një zë i fortë brenda opozitës, zbuloi se prej dy javësh policia ka sekuestruar de facto biznesin e tij, duke i bllokuar hyrjen çdokujt. Shehaj zbuloi se nga Prokuroria ka marrë një përgjigje të qartë. Se nuk ka urdhër për sekuestro drejtuar biznesit të tij.

Shpjegimi që deputeti demokrat dha nga foltorja e Kuvendit mund të përmblidhet në një fjalë. Hakmarrje. Sipas Agron Shehajt, Edi Rama është hakmarrë për të gjitha denoncimet që deputeti vetë ka bërë për abuzimet e qeverisë.

Ai numëroi disa, nga inceneratorët, tek përfshirja e familjarëve të Olta Xhaçkës si investitorë strategjikë, apo edhe abuzimin në Butrint me të përfshirë të afërmit e Damian Gjiknurit.

Monitorim me radarë/ Këto janë akset ku nuk do të ketë më policë rrugorë….

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi thotë se në disa akse rrugore do të nisë monitorimi përmes Qendrës Kombëtare të Monitorimit duke shmangur praninë e policëve rrugorë. Në emisionin Good Morning Albanians, në Euronews Albania, Berberi u shpreh se janë duke u monitoruar me këtë mënyrë 200 km e para që përfshijnë akset Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë. Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut që do të bëjë monitorim me radarë të të gjitha akseve rrugore. Pjesë e qendrës do të jetë ARRSH, policia, emergjencat civile, ku në kohë reale do të vijë informacioni duke hequr policët nga rruga. Kemi nisur me 200 kilometrat e para, në akset Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë që do monitorohen dhe nuk do ketë më policë qarkullimi në këto akse, por do monitorohen nga qendra e monitorimi dhe kur ka një shkelje të vjen gjoba në shtëpi”, tha kreu i ARRSH.

Zamira Kita rrëfen sëmundjen e vajzës: “Burri qau dhe e lëshoi veten totalisht, unë isha bërë e fortë

Aktorja Zamira Kita ka treguar historinë e saj familjare, për sëmundjen e vajzës kur foli për temën pse fëmijët janë më të prirur për të kërkuar gjithnjë nënën dhe jo babain. Argumentin e saj, aktorja e mbështeti mbi përvojën personale me të bijën. “Unë jam një natyrë shumë e afruar, shumë e mirëkuptueshme, i pranoj gabimet dhe fajet e vajzës, ajo mund t’i thojë pa frikë me mua.

Me të atin ka më shumë rezerva sepse ai është shumë i ashpër në kërkesat që ka, është shumë kërkues, nuk do që vajza të bëjë shumë gjëra nga ato që ajo bën, kështu që ajo e ka më të lehtë të flasë me mua edhe për problemet që atë e mërzisin, edhe për gabimet që ajo bën dhe pasojat më mbrapa që ka nevojë t’i ndajë me dikë, kurse me të atin e ka të pamundur të flasë. Kjo ndodh jo vetëm me fëmijën tim, me vajzën time, por me të gjithë fëmijët në përgjithësi.

Vajza është e lidhur me mua që e vogël, shumë e vogël.

Për shkak të problemeve shëndetësore që ajo ka pasur që e vogël, unë kam qenë shumë më pranë saj sepse çdo familje ka ato arsyet e veta që ndërtohet marrëdhënia prind-fëmijë me nënën apo me babain… për shembull kur vajza ime ka pasur një problem shumë të rëndë shëndetësor, unë kam qenë shumë pranë saj dhe më e fortë. Në momentin kur na është dhënë jo i mirë, babai ka qarë, domethënë lotët kanë dalë prej tij dhe e ka lëshuar veten totalisht, ndërkohë që unë isha bërë në atë moment e fortë, unë s’jam aspak e fortë.

Sado që janë baballarët ashtu, tipikë për çdo gjë dhe duket sikur s’i kuptojnë fëmijët dhe nuk i tolerojnë, ata nganjëherë jane shumë më të dhimbsur, kanë një dashuri shumë më të fortë, kanë brenda vetes një dashuri shumë më vrastare për fëmjën”, tha ajo në emisionin “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan.

Video:

Çfarë po ndodh me euron dhe Dollarin ,ja me sa këmbehen sot…

Dollari amerikan është blerë këtë të enjte, 20 Tetor me 119.4 lekë dhe është shitur me 120.3 lekë sipas kursit të këmbimit, duke treguar dobësim. Prej afërsisht një jave, euro po rifiton gradualisht terren në kursin e këmbimit me lekun. Monedha evropiane Euro blihet me 117 lekë dhe shitet me 117.6 lekë, duke treguar qendrueshmëri. Paundi britanik sot blihet me 133.7 lekë dhe shitet me 134,7 lekë, duke treguar dobësim.