E papritur/ Anulohen të gjitha fluturimet nga Rinasi drejt Italisë dhe anasjelltas

Anulohen të gjitha fluturimet ajrore për ditën e sotme nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas. Lajmërimi i rëndësishëm është bërë nga Tirana International Airport. Shkak i anulimit të udhëtimeve për pasagjeret nga Rinasi drejt vendit fqinjë si dhe anasjelltas, është bërë greva e personelit të trafikut ajror në Itali.

Ngjela: “Shpopullimi i Shqipërisë me anë të varfërisë se imponuar ,ligësi e Ramës ndaj shqiptarëve

Avokati i njohjur Spartak Ngjela duke reaguar lidhur me protestën e pedagogëve shprehet se kryeministri Edi Rama ka “armiqësi” me pagat e larta. Ngjela akuzon Ramën se ka për qëllim të shpopullojë Shqipërinë, përmes varfërisë së imponuar, dhe sipas tij kjo është akuza që do ngrihet ndaj kryeministrit. Armiqësia e Edi Ramësi me pagat e larta, nuk është respekt për kërkesën ekonomike të kohës, por është urrejtje, armiqësi dhe ligësi ndaj shqiptarëve – por ndërkohë është edhe respekt në bashkëpunim me kërkesën e Beogradit dhe Moskës. Që shqiptatarët mundësisht, me turma, të lënë Shqipërinë. Mbajeni mend: Shpopullimi i Shqipërisë me anë të varfërisë se imponuar – kjo do të jetë akuza që do t’i ngrihet këtij kryeministri… Keni për ta parë”, shkruan Ngjela

Tragjike /Shqiptari në Londër hyri në sherr për të ndarë shokun, por e vrasin…

Lumturi Zeqja, 27-vjeç, u vra në Londër sepse hyri për të ndihmuar një shok në një sherr. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në mbrëmje. Sipas asaj që shkruajnë mediat, miqtë e 27-vjeçarit janë filmuar duke i kërkuar dëshpërimisht që të qëndrojë gjallë ndërkohë që mjekët i jepnin ndihmën e parë. Gjithçka ndodhi jashtë një ambientit të një lokali në Londër. Sipas asaj që kanë mësuar mediat britanike, i riu shqiptar ndodhej në një restorant, kur rreth orës 23:00 një prej miqve të tij është përfshirë në një sherr të madh.

Zeqja ka ndërhyrë për ta ndihmuar shokun e tij duke parë që ishte në telashe. Por nga ai sherr, 27-vjeçari do të humbte jetën. Kur në vendin e ngjarjes shkuan mjekët dhe pavarësisht përpjekjeve të tij, Zeqja kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë shoku i tij 20 vjeç u dërgua në spital me disa dëmtime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për të zbuluar se çfarë ndodhi dhe deri më tani nuk është arrestuar asnjë person. Mbi trupin e viktimës pritet që të kryhet një autopsi e cila do të hedhë dritë mbi dinamikën e ngjarjes. Kushëriri i viktimës, Violeti, ka treguar për Evening Standard se Zeqja kishte vite që jetonte në Londër. “

Hetuesit kanë thënë se vijon puna për të zbuluar autorët dhe për të sjellë drejtësi për viktimën dhe familjen e tij. etonte në Londër për 13 vite. Ishte shumë punëtor. U fut në sherr për të ndarë shokun e tij, dhe e vranë. Ishte guximtar. Ai vrasës ia mori jetën në lule të rinisë”, u shpreh Zeqja.

U birësua kur ishte 2-vjeç/ Historia e trishtë e Learit që humbi jetën në duart e policisë

Lear Kurti është 32-vjeçari i cili ndërroi jetë në duar e policisë pas shoqërimit në komisariatin e Policisë nr.3 në Tiranë. Shkaku i vdekjes së të riut është ende i paqartë, teksa historia e jetës së Learit është tejet e trishtë. Në dëshminë që ka dhënë për TCH, babai i Lear Kurtit, Artur Isai tregon se nuk është babai biologjik i tij, por adoptues.Arturi tregon se e ka marrë të riun kur ishte 2 vjeç nga shtëpia e Fëmijës për ta rritur bashkë me të shoqen ndërsa sot e kërkon nëpër dyert e morgut për t’i parë trupin. Vdekja e Learit është tejet e dyshimtë pasi AMP ka deklaruar se i riu ka vdekur në spitalin e Traumës, ndërsa kjo e fundit deklaron se Kurti ka shkuar i vdekur në spital. Ngjarja pritet të zbardhet vetëm pasi trupi i pajetë i Learit t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.