Çfarë po ndodh ? Me armë në duar, policia ngre pika kontrolli në Korçë dhe Vlorë…

Në kuadër të planit të masave për ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka ngritur pika kontrolli në të gjithë qarkun, me qëllim kapjen e personave në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave për armëmbajtje pa leje, si edhe për lëndë narkotike. Po ashtu edhe sektori i qarkullimit rrugor me qëllim konstatimin e përdoruesve të rrugës, të cilët konsumojnë pijë alkoolike dhe që janë pa dokumentacionin e duhur.E njëjta situatë, por të pranishëm janë edhe efektivë të FNSH, po ndodh në Vlorë. Bëhet e ditur se në hyrje të Vlorës janë duke u zhvilluar kontrolle në automjete për persona me precedentë. Mësohet se edhe gjatë javës janë kryer kontrolle në disa zona të qytetit.

Rama: “Askush nga ju nuk e ndien krizën e energjisë sepse 80 % të çmimit ua paguan qeveria

Kryeministri Edi Rama është shprehur se askush prej qytetarëve nuk e ndien rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Rama thotë se 80 % të çmimit të energjisë e paguan qeveria e 20 % e paguajnë vetë qytetarët. Ai preku edhe kërkesat e pedagogëve për paga më të larta, për të cilat thotë se janë të tepruara, pasi sipas tij ata janë më të favorizuarit nga qeveria. Rama shtoi se në këtë kohë duhet t’u kushtohet më shumë rëndësi pensionistëve e shtresave në nevojë, duke shtuar se ata do ta marrin bonusin e Vitit të Ri që në fillim të dhjetorit që të mos rrijnë të tmerruar nga inflacioni në rritje.

“Askush nga ju nuk e ndien krizën e energjisë, sepse këtu 80 % ua paguan qeveria, vetëm 20 % paguani vetë. Përralla se ne kemi ujë, e nuk kemi nevojë për të tjerët. Këto vijnë nga këto burime që ushqejnë injorancën. Ne prodhojmë 75% në ditët më të mira. 25 % duhet të dalim e t’i blejmë në tregun ndërkombëtar ku përballemi me çmime katastrofike. Nëse ne do të kishim rritur edhe energjinë, bizneset do i kishin rritur edhe më shumë çmimet e ushqimeve, duke barazuar vendet e rajonit ku çmimet janë tejet të larta.

Pedagogëve ju është rritur paga më shumë, me 7%, siç ju rrit gjithë administratës.

I rritën edhe nga vetja 8% dhe vajti 15 %. Edhe kërkojnë më tepër. Si mund të kërkohet kjo. Në një kohë që ata marrin rritjen më të madhe e të kërkojnë më tepër në një kohë që ne duhet të luftojmë për rritjen e pensioneve të pensionistëve dhe pagave të zjarrfikësve. Gjërat bëhen sipas mundësive. Puna kërkon kohën e vetë. Atëherë si i bëjmë, vetëm duke bërë punët e duhura, duke qenë të vetëdijshëm që jo çdo gjë e bëjmë mirë”, është shprehur Rama.

Poni flet për partnerin e saj: “I vetmi vlonjat tolerant që ishte, e mora unë..

Muzikën e saj e njohim të gjithë por dimë shumë pak për jetën personale. Këngëtarja e mirënjohur, Poni ka qenë gjithmonë hermetike në lidhje me jetën e saj jashtë skenës, ndërsa ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së publikut partnerin e saj vlonjat si dhe djalin e tyre të vogël.Ndërkohë në një intervistë, këngëtarja iu përgjigj pyetjes se nëse nuk do të kishte qenë nga Vlora, nga do ta merrte partnerin. “

Poni, po të mos e merrje nga Vlora nga do e merrje”, ishte pyetja që iu bë. Me shaka, këngëtarja theksoi se ishte ajo që e mori të vetmin vlonjat tolerant që ishte.

Mendoj se çdo gjë është e shkruar, kur kam qenë e re mendoja se nuk do të merrja kurrë një burrë nga Vlora sepse me natyrën që kam që kemi atë 5 minutshin tonë klasik nuk do të më duronte njeri. Me thënë të drejtën mendoja se mund të ndodhte diçka në Shqipërinë e Mesme se janë më të butë.

Por intuita më la në baltë se dhe shkova aty ku e kishte shkruar zoti. Gjeta një vlonjat tolerant i vetmi që ishte e mora unë.”, u shpreh mes të tjerash këngëtarja.

Kërkoheshin për drogë/ Arrestohen dy shqiptarë, njëri në Selanik e tjetri në Kakavijë

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim për trafik dr0ge dhe vepra të tjera të paligjshme janë kapur në Greqi ditën e sotme. Raportohet se pala greke ka kapur në pikën kufitare të Kakavijës njërin prej shqiptarëve. Ai rezulton me urdhër arresti nga Prokuroria e Ileas për çështje droge dhe armësh. Ndërkohë shtetasi tjetër i kapur në Selanik është një 44-vjeçar. Ky i fundit është i shpallur në kërkim për dy dënime me total prej 18 vitesh dhe 20 mijë euro gjobë. Dënimet janë për drogë dhe krime të tjera. Raportohet se në momentin e arrestimit atij i është gjetur edhe një sasi droge ende e pacaktuar. Arrestimet nuk lidhen njëra me tjetrën. Të dy shqiptarët kanë pasur çështje në vete. Ndërsa vitet kalojnë, vazhdon problemi i shqiptarëve që arrestohen për përfshirje në aktivitete kriminale në vendet e huaja. Vetëm ditën e sotme një media spanjolle njoftoi se ishte vënë një shqiptar në pranga në Spanjë. Ai ruante një plantacion kanabisi brenda një banese. Edhe nga Britania e Madhe fluksi i shqiptarëve të përfshirë në trafik droge nuk është zbehur.

Ngec Skenderbeu/ Besëlidhja bën surprizë në Korçë , e barazon në 15 minutat e fundit (Video)

Skënderbeu priti në shtëpi Besëlidhjen në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë së Parë. Korçaret kanë qene të pamposhtur në 3-javët e fundit duke mare tre fitore radhazi në kampionat dhe duke pretenduar seriozisht kreun e renditjes .Bardhekuqtë kaluan shpejt në avantazh me Pusin ndersa kishin shume mundësi të mira për të dyfishuar ,pasi ishin në kontroll të plotë të lojës…por kane shperdoruar shumë… Goditja nga jashtë zonës e Nunesh në minutën e 75-të ishte ajo që vendosi baraspeshën në shifra dhe që tronditi korçarët, të cilët u munduan që të reagonin, por nuk ia dolën të kalonin Demin e vëmendshëm në portën lezhjane duke ndarë kështu pikët me miqte nga Lezha.

SKËNDERBEU 1-1 BESËLIDHJA

Pusi 12′ / Nunesh 75′

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Ruçi, Frashëri, Prençi, Rapa, Hysolli, Qeleshi, Alii, Lika, Pusi, Zenullari, Temitope.

Trajner: Migen Memelli

BESËLIDHJA: Demi, Jaku, Gjikolaj, Veseli, Da Silva, Dibra, Bruka, Metaliaj, Gjoka, Shehu, Danaj.

Trajner: Hasan Hoxha

Endri Prifti zbulon kush fiton Kengën Magjike dhe kush shkon ne Eurovizion, jane caktuar 5 muaj para….

Këngëtari Korçar Endri Prifti ,ka zbuluar ditën e sotme me anë të një postimi në Instagram se fituesit e festivaleve të Këngës Magjike dhe festivalit të RTSH janë vendsur 5 muaj më parë dhe ndërkohë ka zbuluar edhe emrat e tyre. …Sipas tij fituesja e festivalit të Këngës Magjike do të jetë këngëtarja Marsela Çibukaj, ndërsa në Festivalin Kombëtar vendin e parë do ta fitojë reperi Noizy në bashkëpunim me këngëtarin Eugent Bushpepa.

Reagimi i Plotë :

Pedagogët paralajmërojnë protestë kombëtare, kërkojnë mbështetjen e studentëve

Sindikata e Pedagogëve ka njoftuar se do të vijojnë me bojkotimin e vitit të ri akademik dhe ditën e nesërme do të organizohet një tjetër protestë në nivel kombëtar. Protesta do të mbahet në ambientet e jashtme të Universitetit Politeknik të Tiranës në orën 11:00. Nga protestat e bëra deri tani pedagogët pretendojnë se sjellja në vëmendje e vetingut për petagogët nga ana e qeverisë është formë shantazhi.


Kapet kamioni me veshje kontrabandë/ Arrestohen 3 persona mes tyre një doganier në Kapshticë…

Një tjetër rast i kontrabandës me mallra është evidentuar në Pikën Kufitare të Kapshticës. Në pranga kanë përfunduar tre shtetas, njëri prej të cilëve doganier në këtë pikë doganore. Si pasojë e aksionit të policisë në fshatin Dishnicë, në kamionin që vinte nga Greqia janë sekuestruar një sasi mallrash të dyshuara kontrabandë, të cilat ishin kryesisht veshje, atlete dhe pajisje të ndryshme. Materialet në ngarkim të personave të ndaluar i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës me mallra, kanë goditur një tjetër rast. Si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Th. Dh., 42 vjeç, banues në Korçë.

– A. Zh., 51 vjeç, banues në Korçë.

– R. Sh., 56 vjeç, banues në Bilisht, Devoll (me detyrë doganier në Pikën Doganore Kapshticë).

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në një kamion që kishte hyrë nga Greqia drejt Shqipërisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, do të transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë, u organizuan shërbimet e Policisë, të cilat bënë ndalimin e mjetit, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin kamion tip “Man”, me drejtues shtetasin Th. Dh. dhe porositës të mallit shtetasin A. Zh., u gjetën mallra dhe disa pajisje të dyshuara kontrabandë. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Zh., u gjetën një sasi tjetër me mallra të dyshuara kontrabandë (veshje dhe atlete) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi R. Sh., me detyrë doganier, ka shpërdoruar detyrën, pasi dyshohet se ka lejuar kalimin e kamionit me mallra të dyshuar kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”; “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Shpërdorimi i detyrës””, thuhet në njoftimin e policisë.

34-vjeçari denoncon : “Shefi i krimeve në Devoll më rrahu, gangsterja e Bilishtit më ka ofenduar …

Deizi Arapi del sërish në skenë! 27-vjeçarja e njohur si ‘gangsterja’ e Bilisht është vënë në qendër të vëmendjes pas hetimit që kanë nisur autoritetet policore për djegien e makinës së Marsel Buçit në Devoll. Ka qenë 34-vjeçari Marsel Buçi, i cili ka shkuar në komisariat për të vënë në dijeni shefin e Krimeve, Pashk Syziun se Arapi vijon ta kërcënojë për djegien e Makinës. Në një deklaratë për mediat, Buçi thotë se mbrëmë kishte dalë nga shtëpia të pinte kafe, kur papritur është përballur me Arapin, që sipas tij 27-vjeçarja e ka ofenduar. Buçi tregon se shefi i Krimeve e ka përcjellë nga zyra duke thënë se nuk mund të dënojnë njerëz për ofendim.

Marsel Buçi tha:

Më kanë thirrur në komisariat dhe më ka dhunuar ku të mundej, me grushte me shkelma. Nga zhurmat erdhi një polic, që më ndihmoi se vetë nuk mundesha t’i shmangesha. Në zyrë ka qenë edhe Deizi Arapi, hargalisej e qeshte. Ndihem keq. Më ka dhunuar në pjesën e gjoksit, në kokë, ishte i dehur, vinte era alkool…”, tha Buçi për mediat.

Familjarët e të riut kanë telefonuar deputetin Bledjon Nallbati pasi ai pretendon se shefi i Krimeve e ka goditur në zyrë. Mësohet se në lidhje me këtë rast është bërë ankesë pranë Agjencisë së Mbrojtjes Policore. Aktualisht shefi i krimeve ëshhtë pezulluar për tre ditë nga detyra deri në përfundim të nisur nga AMP nëse ka apo jo shkelje nga ana e tij.

Sherr mes ‘gangsteres’ së Bilishtit dhe të riut që iu dogj makina/ Pezullohet për tre ditë nga detyra shefi i krimeve…

Shefi i Krimeve në Komisariatin e Devollit është vënë nën hetim nga policia për akuzën e veprimeve arbitrare në lidhje me konfliktin mes Deizi Arapit e njohur ndryshe si ‘Gangsterja e Bilishtit’ dhe të riut Marsel Buçi. Mbrëmjen e djeshme këta dy të fundit janë shoqëruar në komisariat pas konfliktit të nisur pas djegies së makinës së Marsel Buçit. Familjarët e të riut kanë telefonuar deputetin Bledjon Nallbati pasi ai pretendon se shefi i Krimeve e ka goditur në zyrë. Mësohet se në lidhje me këtë rast është bërë ankesë pranë Agjencisë së Mbrojtjes Policore.

Aktualisht shefi i krimeve ëshhtë pezulluar për tre ditë nga detyra deri në përfundim të nisur nga AMP nëse ka apo jo shkelje nga ana e tij.

Diell dhe temperatura deri në 30°C/ Njihuni me parashikimin e motit për javën e re…

SHMU njofton se rrymat e ngrohta dhe të qendrueshme, do të jenë prezente edhe javën e ardhshme. Ato do të sjellin temperatura si më poshtë. Parashikohen orë me diell e hera herës vranësira të larta transparente. Në orët e mëngjesit, nëpër lugina do të shfaqet mjegulla e mjegullina kalimtare. Era, do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet nga juglindja e jugperëndimi. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 deri 3 ballë.

Vdes në moshën 78- vjeçare themeluesi i Red-Bull, miliarderi austriak Mateschitz

Dietrich Mateschitz, miliarderi themelues dhe pronar i kompanisë “Red Bull” është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare, pas një beteje me kancerin. I konsideruar si njeriu më i pasur në Austri, Mateschitz themeloi perandorinë e tij globale tepër të njohur të pijes energjike. Pasuria e tij llogaritet rreth 25 miliard dollarë, duke e vendosur në vendin e 51-të të njerëzve më të pasur në botë sipas Forbes.Formula 1 e vlerësoi “kontributin e tij të paharrueshëm” në sport dhe tha se ai la pas një “trashëgimi të qëndrueshme”.

Për jetën private të Mateschitz dihet shumë pak – ai nuk e pëlqente publicitetin dhe rrallë jepte intervista. Ai jetonte në Salzburg me të dashurën e tij prej kohësh dhe vite më parë kishte deklaruar se pinte 10 deri në 12 kanaçe Red Bull në ditë. Pas diplomimit në Universitetin e Tregtisë Botërore në Vjenë, ai punoi si specialist marketingu për kompani të ndryshme në vitet 1970.

Në udhëtimet e tij të biznesit në Azi, ai u njoh me tregun e pijeve energjike dhe stimuluese, të cilat në atë kohë ishin ende krejtësisht të panjohura në Evropë dhe SHBA.

Në vitin 1984, së bashku me sipërmarrësit tajlandez, ai themeloi Red Bull GmbH, në të cilën ai mbante 49% të aksioneve. Pas modifikimit të recetës së një pije energjike tajlandeze dhe zhvillimit të një koncepti marketingu, Red Bull u prezantua në treg në 1987, për t’u bërë më pas një prej pijeve energjike më të famshme në botë.


Maratona e Tiranës/ Keto janë rrugët që do të bllokohen deri në 16:00….

Ditën e sotme do të mbahet edicioni i 6 i Maratonës së Tiranës. Për mbarëvajtjen e eventit, me qëllim sigurinë e garuesve si dhe lehtësimin e trafikut, policia ka ndërmarrë një plan masash që ka çuar në bllokimin e disa rrugëve. Rrugët që do të bllokohen janë: Bulevardi ‘Zogu i Parë’, ‘Bulevardi i Ri’, rruga ‘Dedë Gjon Luli’, rruga e ‘Durrësit’, rruga e ‘Kavajës’, ‘Ibrahim Rugova’, ‘Myslym Shyri’, ‘Gjergj Fishta’, ‘Bajram Curri’, ‘Lekë Dukagjini’, sheshi ‘Nënë Tereza’, rruga ‘Gjergj Filipi’, rruga ‘Papa Gjon Pali’, rruga ‘Ismail Qemali’ , bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, ura te rruga e ‘Elbasanit’, rruga ‘Xhoxrh Bush’ dhe rruga ‘Abdi Toptani’”. Gjithashtu, qytetarëve u kërkohet që të mos hyjnë brenda perimetrit të garës gjatë zhvillimit te saj, pasi kjo është rreptësisht e ndaluar.