24-tetori historik /Në Korçë festohet Festa Kombëtare greke e “JO-së”(Foto)

28 tetori i vitit 1940 njihet në Greqi si dita e ”JO”-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës Italo-Greke. Që atëherë, përvjetorët e kësaj dite festohen në Greqi si festë kombëtare. Së fundmi festimet janë mbajtur edhe në Korçë, në ditën e sotme që përkon me 78-vjetorin e çlirimit të Korçës ,ndonëse 4 ditë para kësaj date. Pjesëmarrës ka qenë dhe ish-deputeti Ligoraq Karamelo si dhe disa zyrtarë grekë që kanë vendosur kurora me lule.

Nëse shihni dikë me këtë shenjë në dorë, ka nevojë urgjente për ndihmë…

A e dini se çfarë do të thotë kjo shenjë? Kjo do të thotë se dikush është në telashe. Prandaj, nëse ndonjëherë e shihni dikë me pikë të zezë në pëllëmbën e dorës së tyre, mos heziton ta thërrisni policinë në sekondë.Kjo ndryshe quhet edhe “Kampanja Pika e Zezë”, e cila ka filluar në Facebook dhe është një mënyrë për t’i njohur viktimat e abuzimeve të ndryshme. Prandaj, nëse e shihni dikë me këtë pikë të zezë, ju duhet ta dini se ai/ajo person është në rrezik.

Kërkohej nga Belgjika, gruaja arrestohet në Kakavijë

Nje tjeter grua shqiptare eshte arrestuar nga autoritetet policore greke ne Piken Kufitare te Kakavijes. Gruaja shqiptare e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika akuzohet për pjesëmarrje ne organizate kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge, vepra që parashikojnë dënim maksimal deri në 15 vjet burgim. Shqiptarja në fjale pasi uarrestua u dergua ne komisariatin e Janines. Bejme me dije se diten e djeshme ne Kakavije u arrestua nga policia greke nje tjeter grua shqiptare e shpallur ne kerkim nga Spanja.

Kryepeshkopi i Greqisë tregon bisedën me 33-vjeçarin: “500 euro boll janë për mua , do ha, fle dhe do nxjerr shëtitje qenin…

Në një intervistë për gazetën “Kathimerini”, Kryepeshkopi i Athinës dhe Greqisë, Jeronimi, ka folur për nevojën e një “ri-evangjelizmi” në shekullin e konsumizmit. Ai ka folur për një dekadencë të madhe përkundrejt të cilës lind nevoja për të vepruar bashkarisht. Për të kuptuar se deri ku ka mbërritur shoqëria në përgjithësi, Jeronimi ka treguar një histori personale:

“Një djalë i ri, i diplomuar në Universitetin Kombëtar Teknik të Athinës erdhi tek unë dhe më tha: “Dua një punë, për katër apo pesë orë në ditë, jo më shumë dhe dua plot kohë të lirë”. E pyeta nëse po bënte diçka tjetër në krahun tjetër, ndonjë kërkim ndoshta.

Jo”, u përgjigj, “nuk po bëj gjë tjetër”.

Dhe çfarë do të fitosh për këto orë pune, e pyeta? Ke ndonjë tjetër punë?

“Jo”, më tha. “Mamaja më ka lënë një apartament të vogël dhe jetoj aty; 500 euro boll janë për mua, do ha, fle dhe nxjerr shëtitje qenin”.

I thashë: “Po ti je 33 vjeç. Nuk po mendon të kesh një familje?”

“Po tallesh”, tha ai dhe qeshi. “Mund të kem gjithçka, pse duhet të kem një familje?”

“Por nuk ke ëndrra”, e pyeta?

“E kush fitoi gjë nga ëndrrat?”, më pyeti. Ngriva”.

Që vë kështu në dukje një dukuri universale të një shoqërie njerëzore pa ambicie, pa ëndrra dhe në ekzistencë njëdimensionale: konsum.

Athina flakë e tym /Shpërthen protesta pas përdhunimit të 19-vjeçares nga dy policë në komisariat(Video)

Kryeqyteti grek Athinë po përballet me protesta të dhunshme pasi dy oficerë të policisë u arrestuan sepse akuzohen për përdhunimin e një 19-vjeçareje në komisariat. E reja ka deklaruar se mbrëmjen e 11 tetorit është përdhunuar në Komisariatin e Omonias nga dy oficerë të policisë, njëri 24 dhe tjetri 27-vjeç. Sipas 19-vjeçares, dy policët i kishin kërkuar që të shkonte në Komisariat rreth orës 23:30, dhe pasi kishte mbërritur atje, ata e kishin çuar në bodrum dhe e kishin përdhunuar të dy me radhë .

Pas përhapjes së lajmit, në Athinë pati protesta të shumta në solidaritet me 19-vjeçaren që denoncoi rastin e pazakontë. Marshimi është jashtëzakonisht dinamik me sinjale dhe puls. Dy punonjësit e policisë më pas janë liruar me kushtet shtrënguese për t’u paraqitur një herë në muaj në komisariat dhe për të mos dalë jashtë vendit. Lumi i zemërimit që u derdh në rrugët e Athinës pasi mbërriti në A.T. Omonia përjetoi represion. Oficerët e policisë përdorën goditje të ndezura dhe kimikate për të prishur marshimin.

Një pjesë e turmës hodhën bomba molotovi dhe gurë drejt policisë ndërsa “aura” e njohur u shfaq sërish.

Aksident i çuditshëm/ Fuoristrada merr përpara kopenë e deleve, ngordhin në vend 15 prej tyre…

Një automjet ka marrë përpara tufën me bagëti duke vrarë disa krerë me dele. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Shalës, në aksin Cërrik-Belsh. Mjeti që po udhëtonte në këtë aks rrugor u përplas me kopenë. Por edhe pse është përpjekur të frenojë, disa krerë bagëti kanë hyrë nën rrota duke ngordhur menjëherë në vendngjarje. Ngjarja ka prekur tej mase pronarët që kanë nisur të qajnë me lot bagëtitë e gjora. Aksidenti shkaktoi përkohësisht radhë të automjeteve. Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti.

E fundit/ Vendoset data e zgjedhjeve , votimet për bashkitë në 14 maj…

Njoftimi i plote :

Caktoi 14 majin 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore të ardhshme. Presidenti e vlerëson periudhën deri në zgjedhje si shumë të rëndësishme për përmbylljen me sukses të kësaj sfide demokracie për institucionet, partitë politike dhe gjithë shoqërinë shqiptare, si dhe thekson se është koha për të demonstruar përkushtim dhe bashkëpunim institucional, pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare.

Presidenti Begaj nxit të gjitha palët që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë.

Kreu i Shtetit i fton votuesit të mos anashkalojnë detyrën qytetare të mirë-informimit mbi alternativat politike dhe ushtrimit të të drejtës së votës, të pandikuar nga interesa, që cënojnë votën dhe vullnetin e lirë.

Ndër të tjera, Presidenti Begaj nënvizon se Komisioni i Reformës Zgjedhore ka detyrimin të përshpejtojë punën dhe të adresojë në kohë të gjitha çështjet e dala nga rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-it.

Me këtë rast, Presidenti Begaj vlerëson nevojën e vendosjes së normalitetit politik në pushtetin vendor dhe u bën thirrje partive politike që të shkojnë në këto zgjedhje me alternativa politike serioze e konkurruese, që kanë në qendër të vëmendjes qytetarin dhe standardet më të mira demokratike.

Ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë: “Nëse mashkulli nuk është “boss”, mos të më afrohet

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, si dhe ish banorja e Big Brother Antonela Berisha, së fundmi ka folur për paratë në rubrikën “Trotuar”. Antonela shkrurt dhe qartë tha se nëse mashkulli nuk është “boss” më mirë mos t’i afrohet fare. “Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”, theksoi ajo. Duket se kriteri për tju afruar është Antonelës është “paraja” dhe asgjë tjetër.

Rama në Izrael : “Gjyshja ime nuk shkoi në universitet, por ishte më e mençur se të gjithë shkencëtarët në Shqipëri!

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej ditës së djeshme në Izrael, ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Në fund të fjalës së tij në eventin “CAM/Combat Antisemitism Movement Leadership”, në Jerusalem, Rama tregoi një histori të shkurtër nga jeta, kur ishte fëmijë dhe gjyshja e qetësonte sa herë mërzitej me prindërit. Po ashtu, ai tha se gjyshja e tij nuk shkoi kurrë në universitet, por ishte më e zgjuar se gjithë shkencëtarët që ai njihte.

Gjyshja ime ishte katolike. Ajo nuk shkoi kurrë në universitete, por më besoni se kishte një mençuri të pakrahasueshme me të gjithë shkencëtarët që unë njoh në Shqipëri. Ajo më thoshte kur prindërit e mi ishin të pakënaqur me mua, meqë ra fjala isha një fëmijë i vështirë. Nuk mund të bëhesh kryeministër i Shqipërisë nëse nuk je fëmijë i vështirë. Unë mërzitesha me ta dha ajo më thoshte:

“Mos u shqetëso. Rri i qetë. Kështu janë prindërit.

Je djalë dhe djemtë bëhen burra dhe burrat nga natyra nuk janë krijesa të përsosura dhe perfekte. Kështu do të bësh gabime gjithë jetës, sepse je burrë. Por ka një gjë që nuk duhet ta harrosh. Një burrë mund të përballojë të bëjë gabime, por nuk mund të përballojë të jetë i mërzitshëm.”

Kështu që shpresoj të mos isha i mërzitshëm. Jam i lumtur t’ju them nëse doni një vend të bukur për të mbajtur konferencën e radhës, ejani në Shqipëri vitin e ardhshëm. Ju premtoj që nuk do të pendoheni. Mund të mos mësoni më shumë seç dini, por s’do të mërziteni”, u shpreh Edi Rama.

Aksidentoi për vdekje 12-vjeçarin/ Polici tenton vetëvrasjen…

Një oficer policie në Gjirokastër përfundoi në pranga pas aksidentit tragjik të së shtunës. Estien Dine, 24-vjeç, i cili kishte rreth dy vite që punonte në radhët e policisë, përplasi për vdekje një fëmijë 12- vjeçar, ngjarje e ndodhur gjatë së shtunës në fshatin Valere të Gjirokastrës. “Më datë 23.10.2022, Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë-Gjirokastër arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë inspektor Estien Dine, 24 vjeç, me detyrë Trup shërbimi në kufirin e gjelbër në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë, në DVKM Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi më datë 22.10.2022, rreth orës 18:40, duke drejtuar automjetin ‘Mercedes Benz’ në aksin rrugor Shën Todhër-Valare, në hyrje të fshatit Valare ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Materialet procedurale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për kryerjen e veprës penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, në ngarkim të punonjësit të policisë Estien Dine”, sqaroi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore me anë të një njoftimi.

AKSIDENTI

Ngjarja tragjike u regjistrua mbrëmjen e së shtunës, ndërsa tre fëmijët sapo kishin dalë nga shkolla dhe duke ecur anës rrugës, efektivi i Policisë që drejtonte automjetin me shpejtësi të lartë, i ka përplasur ata.

Përplasja ishte fatale për njërin prej tyre, pasi 12-vjeçari i familjes Isufi është përplasur me një shtyllë elektrike, goditje që ka qenë fatale për nxënësin e shkollës 9-vjeçare. Burime nga Policia e Gjirokastrës bënë me dije se 12-vjeçari është goditur nga pasqyra e krahut të djathtë dhe më pas fëmija është përplasur me shtyllën e tensionit. Edhe dy fëmijët e tjerë kanë pësuar lëndime, por pa rrezik për jetën. Fëmija që humbi jetën ishte djali i madh i familjes Isufi në fshatin Valare, ndërsa kanë edhe një fëmijë tjetër më të vogël rreth 8 vjeç. Në gjendje të vështirë ekonomike, babai i të ndjerit punonte si roje objekti.

KUSH ËSHTË EFEKTIVI

Estien Dine kishte rreth dy vjet e gjysmë që punonte si trupë shërbimi në kufirin e gjelbër në Stacionin e Policisë Kufitare të Kakavijës në Gjirokastër.

Pasditen e së shtunës, ai po shkonte për në punë kur përplasi tre fëmijët nga fshati i tij. Vëllai më i madh i efektivit, gjithashtu është në radhët e policisë, pasi punon te trupa Operacionale “Shqiponjat”, ndërsa vjehrri i këtij të fundit është shefi i Policisë së rendit në Komisariatin e Gjirokastrës, ndërsa në radhët e Policisë është edhe kunata e tij. Mësohet se efektivi ka përjetuar keq ngjarjen e ndodhur, duke tentuar edhe vetëvrasjen./Panorama

Dëmtimi i rrugës/ Shpërthen protesta në Pogradec, banorët nuk lejojnë qarkullimin e mjeteve….

Banorët e fshatit Gurras në Pogradec dolën në protestë këtë të hënë. Protesta e tyre lidhet me gjendjen e rrugës e cila është dëmtuar para disa muajsh si pasojë e punimeve për kanalizimet e ujrave të zeza. Projekti në total kap vlerën e 9 milion eurove ndërsa rruga përfshin 5 fshatra. Banorët pretendojnë se puna e bërë është mjaft e dobët dhe është dëmtuar sërish. Prej më shumë se 30 minutash ata kanë bllokuar rrugën dhe nuk lejojnë kalimin e mjeteve si edhe të mësuesëve për të shkuar në fshat.

Banorët kërkojnë garanci nga firma dhe bashkia që rruga të shtrohet e gjitha dhe me cilësi në të kundërt protesta do të vazhdojë.

Ata thonë :

Rruga është bërë copë-copë. Ja si e kanë bërë. Doli pa mbaruar rruga. Dy vite që e presim rrugën. Vjen firma, kaq e kishim detyrim thonë. Është në gjendje të mjerueshme.

Policia thotë është vepër penale. Kemi një muaj që i kemi lajmëruar. U shtrua prapë kjo rruge, prapë u prish. Këta të policisë i kanë targat gati për të mbushur gjobat.

Çfarë po ndodh me euron dhe dollarin ,ja me sa këmbehet sot …

Euro dhe Dollari amerikan e nisin këtë javë me ndryshime në tregun valutor. Kështu sot dollari amerikan blihet me 118.5 lekë dhe shitet me 119.7 lekë duke treguar dobësim. Euro blihet me 116.8 lekë dhe shitet 117.4 lekë. Prej afërsisht një jave, euro po rifiton gradualisht terren në kursin e këmbimit me lekun. Paundi britanik sot blihet me 133.8 lekë dhe shitet me 135 lekë .

Modelja shqiptare zbulon se do të lërë Shqipërinë: “E shoh Amerikën si një vend për të arritur atë që unë dua…

Modelja e njohur Xhensila Pere ka zbuluar se do të largohet nga Shqipëria pasi disa projekte në Amerikë e bindën që të merrte këtë vendim. Më në fund dhe unë do të prek pak ëndrrën amerikane”, tha Pere në emisionin ‘S’e luan topi’. Xhensila u shpreh se personi që do i mungojë më shumë do të jetë mami, me të cilën thotë se do të komunikojë gjatë gjithë kohës me kamera. Modelja tregoi se ishte shumë e vështirë kur i tregoi vendimin që kishte marrë për largimin nga Shqipëria

Ka qenë shumë moment i vështirë, po i bija rrotull muhabetit. Më tha jo mi nënë, ç’të duhet aq larg, ka vende Europa, pastaj ti shumë mirë je këtu. Pastaj po mundohesha t’i bëja një lloj diskutimi për të arritur te pika kryesore, i thashë do iki në Amerikë… më pas heshtje, ca pika lot. Por kur i rendita projektet që kam atje dhe kur i thash që e shoh Amerikën si një vend për të arritur atë që unë dua, ma dha bekimin e saj me gjysmë zëri”, rrëfen Xhensila.

Xhensila zbulon se nuk ka një partner në jetën e saj dhe për një kohë të gjatë nuk do që të dashurohet.

Jo, nuk ka. E vetmja gjë që mbaj kokën mbrapa është mami dhe familja. Duke e njohur mirë Xhensilën, për një kohë të gjatë, nuk kam ndërmend të dashuroj se jap më tepër se sa duhet. Do të fokusohem pak më shumë te vetja, se gjatë gjithë kohës kur mendon për të falur, dëmton veten. Ndoshta për herë të parë në jetë, Xhensila do të tregohet pak egoiste dhe do të mendojë vetëm për veten”.

Rrëfehet ish-Missi që u martua me sheikun arab: “Unë jetoj në Harem, burri im ka 147 gra”….

Jelena Bin Drai, e cila u bë e famshme si Miss Jugosllavia, ka jetuar në Dubai për më shumë se një dekadë, ku u martua me Sheikh vendas Saeed Bin Drai, pasuria e të cilit vlerësohet rreth 2 miliardë dollarë. Çifti ka katër fëmijë, Asia 9 vjeç, Hilal 1 vjet, Hamdan 6 vjeç dhe foshnja Rashid. Mirëpo, për faktin se është e martuar me një sheik, Jelena shpesh ndeshet me ofendime dhe stereotipe të shumta, si për shembull se është një “grua e varfër në harem”, të cilës i është referuar në një intervistë për Telegrafin, duke e quajtur veten “ gjalli i Hyremit”.

“Të them të drejtën, t’i hedh një gur çdo qeni që më leh, nuk do të shkoj larg”, tha ish-misi, tashmë një sipërmarrëse e suksesshme, e cila foli për komentet se si jeton në harem.

“Sigurisht që jetoj në një harem. Unë jam një Hurrem më vampir. Burri im është Sulltani i Madhërishëm, ju tashmë e dini këtë, dhe për fat të mirë janë 147 gra të tjera, ndaj nuk kam pse ta rrah dhe ta shikoj çdo ditë gjatë kësaj pandemie”, tha Jelena duke qeshur dhe tregoi se si është jeta e saj.