Meta: “Rilindasit mavi të “mprehin” brisqet,në krye të opozitës s’ka për të pasur Lulushë

Nga Ilir Meta:

“Të gjithë rilindasit mavi dhe blu të “mprehin” brisqet për të lidhur emrin e Ilir Metës me Sigurimin e shtetit. Inkriminimi i Autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha me falsifikime dhe manipulime të opinionit publik do të marrë përgjigjen e duhur dhe ndëshkimin ligjor. Asgjë nuk e ndal Ilir Metën në misionin e tij për të rivendosur pluralizmin politik. Çështjen e I.M e ka sqaruar vetë personi i përndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Turp për të gjithë ata faqezinj që bëjnë si opozitarë dhe janë vetëm kërpërata të fëlliqura të korruptuar nga Edi Rama. Në krye të opozites s’ka për të patur as Lul dhe as Lulushë. Shpresoj që emisionet e stisura për rëndësinë e “hapjes” së dosjeve të mos sponsorizohen nga paratë e incineratorëve”, shkruan Meta.

“Ça malli pi”/ Ronela Hajati ju përgjigjet ndjekësve: Idiotë…

Ronela Hajati ka “ironizuar” të gjithë ata që energjinë apo shfaqjen e saj në rrjetet sociale duke qeshur e lidhin patjetër me marrjen e ndonjë substance narkotike apo alkoolit. Siç duket, këngëtarja është lodhur nga këto komente, sa herë që shfaqet në gjendje të mirë. “Komenti më idiot shqiptar po t’panë duke qeshur: “Paske pi içik o jeta”, “Ku e ble kët mallin”, “Sa paske pi mi””, shkruan ajo.


Ndodh në Greqi/ Bashkia jep dru zjarri falas për të përballuar krizën energjitike (Video)

Bashkia e Glyfada në jug të Athinës ka vendosur të dhurojë dru zjarri të mbledhur nga pyjet dhe parqet lokale për familjet dhe familjet në nevojë. Ky veprim vjen ndërsa Greqia po përgatitet për një dimër të vështirë, përballë rritjes së çmimeve të energjisë si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës. Kujtojmë që më herët një nismë të veçantë ndërmori edhe Bashkia e Elbasanit ku qytetarët me të ardhura të ulëta, pensionistë dhe ata që janë me ndihmë ekonomike do të mund të blejnë dru për ngrohje me gjysmën e çmimit… ndërsa të tilla projekte kreative mungojnë nga Bashkia Korçë ku duhet theksuar që dimri në juglindje është tepër i ashpër, me borë, akull, ngrica dhe temperatura nën minus.

Tronditet Greqia/ Dy vëllezërit shqiptarë ekzekutojnë grekun. Njëri prej tyre ishte i lidhur me vajzën e viktimës

Komuniteti i Nea Skionit në Halkidiki mbetet i tronditur, pas tragjedisë së ndodhur të enjten mbrëma ku një burrë humbi jetën pasi u godit me sëpatë. Sipas informacioneve dhe asaj që raportojnë dëshmitarët okularë për mediat greke, gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:00 të së enjtes, kur dy vëllezërit, një 27-vjeçar dhe një 47-vjeçar , shtetas shqiptarë, kanë mbërritur në shtëpinë ku viktima jetonte me familjen e tij.

Më pas për një arsye ende të panjohur ka shpërthyer një sherr i egër me viktimën 53-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, ndërsa gjithçka dyshohet se ka ndodhur në rrugicën e vogël jashtë shtëpisë së familjes. 27 – vjeçari , i cili ishte në një lidhje romantike me vajzën e viktimës, ka plagosur me thikë fëmijën e këtij të fundit, djalin 24-vjeçar, si dhe ka shtyrë në të njëjtën kohë partneren e tij 18-vjeçare dhe gruan 53-vjeçare.

Më pas, vëllai 47-vjeçar e ka goditur viktimën me shpinën e sëpatës në gjoks, por sipas dëshmitarëve okularë, 53-vjeçari ka mbijetuar për pak kohë dhe ka vdekur jashtë një karburanti të vjetër, që ndodhet 300 metra larg skenës së episodit.

“ Burri po përballej me probleme të rënda shëndetësore. Pas këtij episodi, familjarët e tij e futën në makinë dhe u larguan nga shtëpia, por ai nuk ndihej mirë dhe u ankua se i dhemb zemra. Ndaluan makinën jashtë pikës së vjetër të karburantit, e nxorën të shtrihej dhe në momentin që mbërriti ambulanca ai kishte vdekur”, raporton për protothema.gr një banor i zonës. Pjesa më e madhe e tyre raportojnë se bëhet fjalë për dy familje të cilat shpesh janë përleshur me njëra-tjetrën , ndërsa kanë frikë të flasin.

Më 25 Tetor 1917 u çel liceu Francez në Korçë(Foto)

Më 25 tetor 1917 u çel Liceu Francez në Korçë. Liceu Francez ishte një institucion i arsimit të mesëm, i cili u çel me vendim të Qeverisë të Republikës Autonome të Korçës. Më 1921 u emërtua Liceu Kombëtar i Korçës. Funksionoi deri në vitin 1939. Në Liceun Kombëtar Francez, ishin rregjistruar 1115 studentë jo vetëm nga Korca, por edhe qytete e rethe të tjera , e madje edhe nga Kosova. Jo pak, por 350 prej këtyre liceistëve u reshtuan dhe morën pjesë në formacionet partizane për clirimin e vendit, një fakt ky që dëshmon se Liceu brumoste dhe ushqente të rinjte jo vetëm nga ana intelektuale por edhe patriotike.

Shpërndante doza kokainë me motor, vihet në pranga 34-vjeçari në Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje, pas hetimeve disamujore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Motoristi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  • A. O., 34 vjeç, banues në Pogradec, me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se shtetasi A. O. ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e Policisë organizuan veprimet dhe bënë lokalizimin e tij, në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë kohës që po lëvizte me një motor tip “Suzuki”. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një shumë lekësh, që dyshohet se e ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. O., u gjetën dhe sekuestruan: 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 krehër me 9 fishekë, 2 thika, rreth 40 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 19 aparate celulare dhe 2300 euro .Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec njofton Policia .

Tronditet Tirana/ Gruaja bie nga ballkoni dhe ndërron jetë

Një grua 64 vjeçe ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Babrrusë. Ajo është gjetur pa shenja jete nga shërbimi i Urgjencës, në rrugë. Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë, ku ishte duke kryer punë shtëpie. Fatkeqësisht, shtetësja me inicialet P.Q nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 25.10.2022, në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasja P. Q., 64 vjeçe.

Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Jim Belushit nuk humbet kohë ,”zbulon rrënjët” ,viziton Lazaratin (Foto)

Aktori shqiptaro-amerikan Jim Belushi ndodhet në Shqipëri për xhirimet e një dokumentari. Pas Vizitës në Tiranë dhe Korçë, ai prej dy ditësh po qëndron edhe në Gjirokastër ndërsa sot është shfaqur në Lazarat bashkë me kryebashkiakun Flamur Golemi : Po ç’ne Jim Belushi në Lazarat? “Me të madhin Jim Belushi në Lazarat, për të eksploruar fshatin që pavarësisht të shkuarës, ka potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit dhe është gjithashtu një shesh-xhirimi perfekt për projekte kinematografike ndërkombëtare si ai që po bën aktori shqiptaro-amerikan. Të tjerat më vonë…”, shkruan kryebashkiaku i Gjirokastrës.

Kujtojmë që Jim Belushi është edhe një fermer kanabisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Kaliforni ai zotëron një fermë të madhe të kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore. Vizita e tij në Lazarat është thjesht për “shesh-xhirimi” sic thotë kryetari i Gjirokastrës, apo ndoshta për zhvillimin aty të ndonjë plan biznesi në fushën e kanabisit?

Kujtojmë që për vite me radhë Lazarati ka qenë vendi kryesor i kultivimit të kanabisit në Shqipëri. Ndërkohë qeveria “Rama” po bën gati një ligj për legalizimin e kësaj bime. Në këtë kontekst kushdo mund të ketë hamendësimet e veta rreth pranisë së Belushit në Lazarat.

E bujshme/ Kristiano Ronaldo projektohet të rikthehet në Seria A

Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia, Kristiano Ronaldo po mendon seriozisht rikthimin në Itali! Sipas asaj që raporton “The Sun”, ylli portugez do ta dëshironte një kalim sërish në Serinë A me Napolin, që është ende i interesuar për 5 herë fituesin e “Topit të Artë”. Edhe pse u fol se Çelsi do ta joshte luzitanin për një kalim të mundshëm në muajin janar, ende nuk ka asnjë ofertë konkrete për sulmuesin 37-vjeçar, të cilit me Mançester Junajtid i skadon kontrata më 30 qershor 2023. Aktualisht, me fanellën e “Djajve të Kuq” në Premier Ligë, Kristiano Ronaldo është aktivizuar në 8 ndeshje duke shënuar dhe 1 gol.

Berisha thërret protesta kundër varfërisë/ Nusja me Zenin nuk humbin kohë ,nisin muaj mjalti në Mykonos(Foto)

Sali Berisha ka ditë që thërret gjithë popullin në protestë kundër Qeverisë, për të rrëzuar Edi Ramën. Ai kërkon që njerëzit të dalin në protestë, me argumentin se Rama ka zhytur vendin në varfëri. Por ndërsa Berisha iu bën thirrje shqiptarëve të dalin në protestë kundër varfërisë, nusja e tij Armina, bashkë me të birin, shkojnë për pushime në ishullin e pasanikëve, Mykonos. Ka qenë vetë Armina ajo që ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ndërsa Zeni bënte rolin e fotografit .

E papritur/ Shtyhet ndeshja Apolonia-Skënderbeu, ja arsyeja…

Ndeshja e javës së tetë në Kategorinë e Parë mes Apolonisë dhe Skënderbeut është shtyrë në një tjetër datë. Shkaku i këtij vendimi ka të bëjë me angazhimin e Apolonisë U19 në turneun e Youth League kundër Hajduk Split, këtë të enjte në Kroaci. Disa nga lojtarët e Apolonisë A janë edhe pjesë e 19 vjeçarëve, teksa duket se institucioni i futbollit i vjen në ndihmë fierakëve në një moment hisorik për ta….Nëse Apolonia U19 kalon edhe kroatët, atëherë për herë të parë një ekip shqiptar do merrte pjesë në grupet e Champions League për të rinjtë. Kështu sfida e javës së tetë mes Apolonisë dhe Skënderbeut, planifikuar për mesditën e së shtunës është shtyrë. Pritet që FSHF të njoftojë klubet për datën e re kur do luhet ky takim….

Bashkimi i PD/ Tabaku jep përgjigjen e papritur nga Korça…

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ndodhet në Korçë, ku ka folur për media për paketën fiskale dhe amnistinë. Ajo është pyetur nga gazetarët edhe nëse do të arrihet një marrëveshje për bashkimin e PD, pas takimit të Edi Palokës me Gazment Bardhin. Tabaku nuk dha një përgjigje duke tëhënë se është më mirë të pyeten negociatorët.

“Unë kam 3 vite që flas kundër amnistisë fiskale dhe është një temë që do ta flas edhe sot më studentët, mendoj që Shqipëria e 2022 nuk meriton të diskutojë ligj për të falur korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Unë besoj që ka ardhur dita të flasim me të rinj, t’ua lemë fjalën të rinjve, ka mënyra të ndryshme si bëhet opozita me fjalë, argumente, protestë. Unë besoj se e kam treguar që di ta bëj, s’ka rëndësi ku e bëj në sallë apo në rrugë” tha Tabaku ndër të tjerat.

Gazetari: A ka tym të bardhë nga negociatorët?

Tabaku: Pyet negociatorët.