Jim Belushi nga Lazarati: “Keni klimë fantastike me 300 ditë me diell, për t’u xhiruar filma por edhe për të rritur kanabis

Prej disa ditësh tashmë aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi ndodhet në vendin tonë ku po realizon edhe një dokumentar. Ndërkohë, ai ka ndarë edhe mendimet e tij lidhur me legalizimin e kanabisit, pasi është pronari i një fermë kanabisi në ShBA. Belushi gjatë në konference të ftuar nga Edi Rama dhe tha se kryeministri i ka paraqiti mundësinë për legalizimin e kanabisit për eksport.

Belushi: E kam filluar me fermën time në Oregon dhe shtete të tjera të Amerikës deri kur më vjen një telefonatë nga kryeministri Rama që të vij dhe të diskutoj mundësitë e legalizimit të eksportit të kanabisit. Dhe përderisa unë kam fermën time të kanabisit, besoj se ai duhet të kishte dëgjuar për këtë dhe donte të dinte se cila ishte përvoja ime dhe mendimet e mia. Unë e di që kryeministri ka një ligj që është ende në parlament dhe nuk është miratuar ende. Sipas mendimit tim kanabisi është një bime medicinave që shëron dhe të ndihmon me shumë sëmundje.

Duhet të bëjmë dallimin midis bimës mjekësore dhe krimit të organizuar që ka qenë i përfshire dhe i ka dhënë kanabisit këtë konotacion negativ.

Keni një klimë fantastike me rreth 300 ditë me diell. E përshtatshme për t’u xhiruar filma, ashtu si edhe për të rritur kanabis. Ne e dimë që Lazarati është kriminalizuar. Njerëzit aty në fakt janë njerëz që merren me bujqësi, ata e rrisin dhe kujdesen për këtë bimë me shumë pasion. Ne e identifikuam dhe konstatuam se ajo zonë është zona më e veçantë për ta rritur këtë bimë pasi ka të bëjë me pehashin e vetë tokës dhe me ujin.

Çfarë po ndodh ? Euro merr kthesën e papritur, arrin nivelin më të lartë…

Euro po vijon edhe këtë javë të mbiçmohet në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 117.97 lekë, niveli më i lartë që prej datës 8 korrik. Ekspertët e tregut valutor shprehen se faktori kryesor që po sjell forcimin e euros vazhdon të jetë blerja nga KESH, për nevoja të importeve të energjisë. Burime nga tregu bëjnë të ditur se prej javës së kaluar KESH po blen euro në shuma të konsiderueshme, në intervalin mes pesë dhe shtatë milionë euro në ditë.

Pritet që blerjet e KESH në tregun valutor të vijojnë deri në fund të kësaj jave, ndaj ka të ngjarë që mbiçmimi i euros të vijojë edhe për disa ditë. Një faktor tjetër me ndikim ndoshta më të vogël, sipas agjentëve, mund të jetë edhe kërkesa për dollarë amerikanë nga importuesit e hidrokarbureve.

Për shkak të pritshmërive të krijuara për forcim të mëtejshëm të USD në kursin e këmbimit me lekun, importuesit tentojnë të krijojnë disa rezerva afatshkurtra valutore në monedhën e gjelbër, për të mbuluar blerjet e ardhshme të hidrokarbureve.

Sektori bankar pozicionet e veta valutore i mban kryesisht në euro, për shkak se monedha europiane është më likuide në tregun shqiptar.

Për këtë arsye, edhe kërkesa për valuta të tjera përgjithësisht ndikon në forcimin e monedhës euro. Në rastet kur ka kërkesë, bankat këmbejnë EUR me USD për të siguruar sasinë e kërkuar të USD, që e shesin tek subjektet e interesuara.

Më pas, për të mbyllur pozicionet në monedhën e europiane, ato blejnë sërish EUR në tregun e brendshëm valutor, duke rritur kërkesën për monedhën europiane dhe duke ndikuar në forcimin e monedhës europiane.

Pritet që nesër BQE-ja të rrisë normën bazë të interesit me 0.75 pikë përqindje dhe zakonisht tregjet financiare ndërkombëtare lëvizin në bazë të pritshmërive. Për këtë arsye, forcimi i euros po i paraprin lëvizjes së pritshme të BQE. /Monitor

Zgjedhjet vendore/ Keto janë emrat e lakuar nga PD për të kandiduar në Korçë…

6 dhjetori është data e fundit e votimit për primaret në Partinë Demokratike, për të përcaktuar kush do të jenë kandidatët për kryetarë bashkie në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Në Bashkinë Korçë burime për Vizion Plus thanë se deri tani janë propozuar katër emra, dy prej të cilëve vijnë nga bota akademike e Universitetit të Korçës. Bëhet fjalë për ish-deputetet Ledina Alolli dhe Eleina Qirici, figura këto të njohura jo vetëm për elektoratin blu por më shumë se kaq. Nga ana tjetër lakohen fort edhe emrat e Irvin Bode dhe mjeku Gjergji Gjata. Deri në zyrtarizimin e emrave që do ti nënshtrohen më vonë procesit të votimit priten edhe emra të tjerë.

Gjë e cila pranohet edhe nga dega e PD të Korçës. Që nga viti 2007, bashkia e Korçës drejtohet nga socialistët fillimisht për një mandate e gjysëm me Niko Peleshin dhe prej vitit 2013 në krye të bashkisë është Sotiraq Filo.

Ndryshime në qeveri/ Arian Jaupllari emerohet zv.Ministër i Bujqësisë

Kryeministri Edi Rama ka liruar nga detyra zv/ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçin. Në këtë post është emëruar Arian Jaupllari nga Protopapa e Korçës. Kujtojmë që Jaupllari ka qenë kandidat për deputet i PS-së në qarkun e Korçës në zgjedhjet e vitit 25 prillit 2021.

Vendimi për lirimin nga detyra:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Znj. Ermira Gjeçi, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Vendimi për emërimin në detyrë: 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Arian Jaupllari emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Rrahu qytetarin pas sherrit me Deizi Arapin/ Përjashtohet nga policia, shefi i krimeve të Devollit

Shefi i krimeve në komisariatin e Devollit, Pashk Syziu është përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit, për shkak se akuzohet për shkelje të Kodit të Etikës së Punonjësit të Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës, pasi është konstatuar në paligjshmëri administrative me detyrat funksionale të punonjësit të Policisë së Shtetit dhe ka kryer veprime arbitrare, në tejkalim të kompetencave ligjore, gjatë trajtimit të një çështjeje.

Mbrëmjen e 22 tetorit janë shoqëruar në komisariat shtetasja Deizi Arapi dhe shtetasi Marsel Buçi, të përfshirë në konflikt për djegien e makinës së këtij të fundit. Përjashtimi i shefit të krimeve në Devoll, Pashk Syziu vjen menjehere pas denoncimi të qytetarit se ishte dhunuar prej tij në ambientet e komisariatit.

Njoftimi: 

-Komisar Pashk Syziu, me detyrë Shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll, është përjashtuar menjëherë nga Policia e Shtetit, për shkelje të Kodit të Etikës së Punonjësit të Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës, pasi është konstatuar në paligjshmëri administrative me detyrat funksionale të punonjësit të Policisë së Shtetit dhe ka kryer veprime arbitrare, në tejkalim të kompetencave ligjore, gjatë trajtimit të një çeshtjeje.

I përmendën origjinën komuniste/ Revoltohet Belinda Balluku:” Familja ime ka në kurriz 135 vjet burg dhe internim

Gjatë kohës kur kryeministri Rama po fliste për dosjet e Sigurimit në seancën e fundit parlamentare, ai u përfshi në replika me deputetët e PD-së. Disa prej tyre duke e akuzuar për hipokrizi i kujtuan se pjesë të kabinetit kishte edhe pasardhës të ish-drejtuesve komunistë, mes të cilëve u përmend edhe Belinda Balluku, mbesa e Beqir Ballukut. Zv.kryeministrja i komentoi deklaratat nga parlamenti në një intervistë për Euroneës Albania duke e quajtur këtë një nga sportet më të ndyra të kuvendit. “Një fakt që nuk mohon dot askush për familjen time, për familjen Balluku dhe nuk flas këtu për farefisin, po flas këtu për gjyshin tim, gjyshen, mamanë, babain, xhaxhallarët dhe dy hallat e mia, pra për familjen e ngushtë, familja ime ka në kurriz 135 vjet burg dhe internim dhe nuk e di kush nga deputetët e parlamentit ka gojë të zërë emrin e familjes time” – u shpreh Balluku.

Rovoltohet Ana Jovan, korçarja e titujve në shtangë:” Me 15 mijë lekë që jep Bashkia nuk më dalin as për ujë, po më mbyllin karrierën

Ndonëse prej shumë vitesh mbron ngjyrat e Skënderbeut, duke i dhënë tituj kampionë fillimisht në gjimnastikë e më pas në peshëngritje, Ana Jovan ndodhet në një situatë mjaft të vështirë, aq sa po mendon seriozisht edhe tërheqjen nga sporti. Ka mjaftuar vetëm një vend i dytë në kampionat, që peshëngritëses korçare t’i bëhet një ulje e madhe e trajtimit ushqimor, të cilën bashkia e jep si kuotë financiare për sportistët.

Nga 40 mijë lekë në muaj që paguhej më parë, tashmë shumën ja kanë reduktuar në 15 mijë lekë. Tepër e zhgënjyer për këtë situatë dhe për trajtimin fyes që po i bëhet nga drejtuesit e rinj në klub, Ana Jovan ndan shqetësimin e saj për “Panorama Sport”:

“Gjatë karrierës sime te Skënderbeu janë ndryshuar tre drejtues të klubit, ndërsa e katërta, Olsa Vaso, e emëruar së fundmi, më bëri një mosvlerësim në mënyrë mekanike. Më ka ofruar një trajtim ushqimor që nuk mjafton as për të pirë ujë. Më hodhi poshtë të gjithë karrierën”, shprehet fillimisht peshëngritësja, e cila më tej vijon:

Më ka thënë se nuk rëndësi kush ke qenë, por gara e fundit në të cilën ke rënë nga rezultati. Unë i shpjegova të gjitha arsyet që kam pasur, por ajo në mënyrë jologjike nuk i mori parasysh. Kam marrë pjesë në garën e fundit në kampionat me një dëmtim në shpatull dhe në një moment kur sapo kisha kaluar COVID-in. U futa në garë vetëm për të përfaqësuar Skënderbeun dhe dola nënkampione në një kategori peshash me konkurrencë të lartë. Një herë që unë pata ulje në rezultat, më hodhën direkt në rrugë”, shprehet Jovan, e cila më tej rrëfen karrierën e saj të shkëlqyer te Skënderbeu:

Kam 21 vite në sport, një jetë duke përfaqësuar Skënderbeun.

Sportin e kam nisur që në moshën 4-vjeçare në gjimnastikë dhe për 12 vite kam qenë kampione. Më pas kalova në peshëngritje dhe në 9 vite regjistroj tituj kampionë duke nisur nga paratërejat, të rejat dhe te të rriturat. Jam grumbulluar edhe me Kombëtaren, duke përfaqësuar Shqipërinë në Europianin për të reja në 2018-ën”, thotë shtangistja. Një situatë alarmante, që tregon gjendjen mjerane në të cilën ndodhet sporti në Shqipëri, teksa peshëngritësja e ka të pamundur që ta vijojë karrierën në të tilla kushte, aq më tepër që në vendin tonë mungon edhe një ligj favorizues për sponsorizimin në sport.

Në një farë mënyre po më imponojnë të tërhiqem nga sporti. Kjo që po ndodh më ka bërë të kem një gjendje psikologjike të ngarkuar. Me 15 mijë lekë, nuk mund të motivosh një sportiste amatore e jo më një profesioniste. Me këtë shumë nuk ushqehesh dot me një pjatë pilaf dhe me një gotë ujë, e jo më të bësh sport. Më hodhën në plehra një karrierë të tërë, ku gjithçka e kam arritur me shumë vite punë, me shumë djersë edhe pse kam një jetë që i sjell medalje shumësportëshi Skënderbeut”, përfundon peshëngritësja korçare per Panorama Sport.

E rëndë në Korçë/ Gjendet e pa jetë e moshuara në rrugë…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë mëngjesin e sotëm.Një 85-vjeçare është gjetur e pajetë.Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 7, Korçë, ku është gjetur e pa jetë, në rrugë, Dh. L., 85 vjeçe, banuese në fshatin Drenovë, Korçë.Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhe dyshohet se e moshuara ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve.

Korçë/Informacion paraprak.

Më datë 26.10.2022, rreth orës 09:10, në lagjen nr. 7, Korçë, në rrugë, është gjetur e pa jetë, shtetasja Dh. L., 85 vjeçe, banuese në fshatin Drenovë, Korçë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

16-vjeçari shqiptar zbret nga gomonia dhe i futet gruas angleze në shtëpi: “Ta përdor pak telefonin tënd?

ARTIKULLI I THE TELEGRAPH:

Një emigrant shqiptar i iku Forcave Kufitare nga Kanali i Doverit dhe hyri në shtëpinë e një fshatareje 59-vjeçare nga Doveri, e i kërkoi të përdorte telefonin e saj celular për të shkuar në Mançester. Emigranti 16-vjeçar, që besohet të jetë nga Shqipëria, ishte një ndër 30 personat që zbarkoi pa u zbuluar në një plazh pranë Aycliffe, një fshat afër Doverit, pasi gomonia e tyre iu shmang operacionit të udhëhequr nga Marina Mbretërore në Kanal me qëllim ndalimin e shkeljeve të tilla kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai u nis për në Aycliffe dhe arriti në shtëpinë e Sue Doyle, 59 vjeç, një nga fshataret, përmes një dere të pasme që ajo kishte hapur për të nxjerrë qenin e saj.

Ai më pas i kërkoi ta çonte për në Mançester dhe kur ajo refuzoi, ai i kërkoi që të përdorte telefonin e saj celular për të dërguar vendndodhjen e tij dikujt që po e priste për ta çuar në Mançester ose Londër.

Fqinja e saj, Louise Monger, 37 vjeç, tha se ajo hyri me vrap në shtëpi, e gjeti atë në dhomën e gjumit dhe “e kapi nga qafa”. Policia mbërriti dhe oficerët e ndaluan atë në dhomën e gjumit.

”Ishte një adoleshent i frikësuar. Dukej si fëmijë”. Ajo shtoi detaje të incidentit në një faqe komuniteti në Facebook, duke paralajmëruar fshatarët që të “qëndrojnë vigjilentë dhe të mbajnë dyert dhe dritaret të sigurta”.

Zonja Doyle refuzoi të ngrejë akuza dhe policia tha se “nuk është kryer asnjë shkelje”. Emigranti u ndalua nga zyrtarët e emigracionit pasi Grant Shapps, Sekretari i Brendshëm, u njoftua për incidentin.

Nuk dihet se sa emigrantë kanë zbritur në plazh.

Rreth 528 emigrantë në 10 varka arritën në Mbretërinë e Bashkuar të dielën, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, duke e çuar totalin në më shumë se 38,000 deri më tani këtë vit.

Pak më shumë se 38,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin këtë vit, duke përfshirë më shumë se 10,000 që nga shtatori. Kjo krahasohet me 28,400 për të gjithë vitin e kaluar.