Marrëveshja Berisha-Meta/ Jozefina Topalli: “100 mijë votat e Metës nuk mund të nënvlerësohen!

Jozefina Topalli ka folur për marrëveshjen e firmosur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, për zgjedhjet lokale të vitit 2023. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi, Topalli tha se opozita nuk e ka luksin të nënvlerësojë 100 mijë votat e Ilir Metës, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve të 2021. Ajo deklaroi se ekzistojnë premisat që opozita, nëse do të krijojë një front të përbashkët, të marrë rezultat të mirë, që do ta ndihmojë edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Nuk është hera e parë që shoh një marrëveshje të tillë. Hera e parë ka qenë në vitin 2009.
Ka qenë një marrëveshje që Berisha dhe Meta nuk e kishin me ndonjë entuziasëm të madh, por kur nuk qeveris dot i vetëm, realizmi politik kërkon një marrëveshje. Sot e kanë quajtur front opozitar përballë një qeverisje që ka marrë të gjithë pushtetet.

Meta nuk është për tu nënvlerësuar sepse ka marrë 100 mijë vota në zgjedhjet e shkuara. 100 mijë vota, asnjë forcë politike nuk mund ti nënvlerësojë.

Nxjerrja e kandidatëve të përbashkët është një ndër pikat. Është hapi i parë, një strategji për tu ndjekur pastaj për zgjedhjet parlamentare.

Nuk mund të harrojmë që zgjedhjet lokale bëhen në kushtet kur opozita ka zero bashki. Kërkohet një sinergji më e madhe e forcave politike, sepse po e fillojmë nga minus.

Nuk ka pse të krijojmë pesimizëm për të mos ja dalë. Janë të gjithë kushtet, që me krijimin e një fronti vërtetë, kundër një mazhorance që ka marrë çdo gjë dhe cdo pushtet, të bëhet hapi i parë i rëndësishëm, për të arritur dhe hapin madhor, zgjedhjet e pas tre viteve”, deklaroi Topalli.

Dasma shqiptare që “tundi” SHBA-në/ Nusja Afrikane surprizon dhëndrin me Ylli Bakën (Foto)

Një djalë nga Vlora ka kurorëzuar dashurinë e tij me një vajzë amerikane duke i “treguar” SHBA-së kështu dhe traditat shqiptare. Albi Selimaj nga Vlora që prej vitesh jeton në Amerikë dhe Eugenie Bedell, nga dy prindër emigrante nga një kontinent tjetër, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre, duke organizuar dhe një dasmë të madhe. Dasma ishte e ndërthurur me traditat përkatëse të vendeve të çiftit, por ku nuk kanë munguar dhe rrobat tradicionale shqiptare, shkruan gazeta “Ilyria”.

Berisha e Meta firmosin marrëveshjen: “Bashkë në zgjedhjet lokale të 14 majit

Partia demokratike dhe Partia e Lirisë kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Kanë qenë krerët respektivë të dy forcave politike, Sali Berisha i PD dhe Ilir meta i PL, të cilët kanë firmosur marrëveshjet e bashkëpunimit, ku dy forcat politike do të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale. Ndërsa Meta duke qeshur shtoi se dyshja Meta-Berisha kanë fituar me Ramën edhe kur kanë patur kandidat Bashën.

Kolonia e piktorëve “Ditët e Mios” nis rrugëtimin e përvitshëm…

Në Shtëpinë Muze të piktorit Vangjush Mio u zhvillua ceremonia e çeljes së Kolonisë Ndërkombëtare të Pikturës “Ditët e Mios” 2022. Artistë nga Italia, Greqia, Kosova, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Polonia si dhe artistë korçarë do të jenë këtë vit pjesë e kolonisë, duke hedhur në telajot e tyre magjinë e vjeshtës në Korçë dhe rrethinat e saj.

Si çdo vit një nga veprat e tyre realizuar gjatë ditëve të kolonisë do i dhurohet Galerisë së Artit “Guri Madhi”, në Korçë.

Kolonia “Ditët e Mios” do të vazhdojë deri më datë 28 tetor. Ky aktivitet është bërë traditë tashmë. Që prej vitit 2007, cdo fund tetori, në Korçë, zhvillohet kjo mbledhje artistësh nga vende të ndryshme, në nder të Piktorit të Popullit, Vangjush Mio, emrin e të cilit e mban edhe Qendra kulturore e Korçës. Ditën e fundit të Kolonisë, zhvillohet ekspozita me punimet e të gjithë piktorëve pjesëmarrës.

Vangjush Mio njihet si impresionisti i parë në Shqipëri. Peizazhet e tij, të frymëzuara nga Korça e Pogradeci, janë vlerësuar maksimalisht nga kritika. Njëkohësisht ai ka qenë brilant edhe në realizimin e portreteve si dhe në skenografitë e kryera për teatrin e Korçës. / atsh

“Mbeta me 2 gomat e para mbi greminë/ Taksisti i rrëfen historinë gazetarit Korçar

Nga Agim Xhafka :

Kafen e piva me Mondin,komshiun tim. Ka punuar taksist 30 vjet.-Do të tregoj një episod dramatik nga jeta ime,-më tha. Pa pritur miratimin tim ia nisi:- Para ca vitesh dikush më kërkoi ta çoja në Opar të Korçës.I kishte vdekur një i afërm e m’u lut sa ta lija atje. Me përtesë se qe larg, por dhe i ngrohur se pagesa për mua qe goxha. Pas 7 orësh udhëtim e lashë atje dhe mora për tatëpjetë Korçës e pastaj Tiranës. Nata më zu pa dalë në Voskopojë. Errësirë pus, nisi dhe një shi i shtruar e në një kthesë dola nga rruga.

Frenova,ndalova dhe thashë,shyqyr me kaq. Futa marshin mbrapsht e sa i dhashë gaz jo vetëm nuk lëviza,por motori uturiu nga zhurma. Gomat e parme rrotulloheshin në ajër. Kisha ngecur mbi greminë. Nxora një prozhektor që e mbaj në kroskodë,e hodha dritën poshtë e pashë veç një vrimë të zezë. As fundi i honit nuk dukej. Më kapi tmerri. Një zë më thosh, dil shpejt! Po druhesha se sa të hapja derën do gremisesha.

Një zë tjetër më urdhëronte, dil te sedilja prapa e hidhu në tokë si ketër. I pranueshëm ky variant, po më kapte frika se mos nga lëvizja binte poshtë taksia, prishej ekuilibri. Ndaj vendosa të pres ardhjen e ndonjë makine. Ashtu mes trokëllimave të zemrës së frikësuar me sy e veshë prisja. Minutat ecnin,ora iku,unë i ngurtësuar.

Asnjë makinë as ndjehej,as dëgjohej. Iku dhe ora e dytë,e tretë. Rrija mbështetur te sedilja. Një çast vendosa,pse mos e hap radion.

Të dëgjoj muzikë se ajo të shlodh e të heq strmesin, kisha dëgjuar. E hapa dhe ja,këndonte Irma Libohova. M’u duk sikur nuk isha mbi grem inë. Kaloi dhe ora e pestë,e gjashtë. Sinjal në cel nuk kisha,po kisha ca lodra.I hapa dhe nisa garën me letra,me qen. Pastaj një lodër tjetër. Orët vraponin…

Kur po prisja që Mondi të më thoshte,afër mëngjesit erdhi një makinë,më vuri kavon e dola nga rreziku,ai tha:

-Ja,si ajo natë mbi atë hon na vendosi dhe na vendos jeta. Ne rrimë, presim, nuk lëvizim as thoin,nuk rrezikojmë fare. Tmerrohemi ca çaste pastaj mësohemi me të keqen, dëgjojmë muzikë,luajmë me letra e domino,e pranojmë mortjen si pa gjë të keq.

Këtë doja të të thoja,ndaj sajova ndodhinë me taksinë mbi greminë. Përshtatet me ditët që kalojmë,me jetën që jetojmë. Jemi mbi greminë. Ama poshtë nuk i hedhim sytë. Ama dhe dora guxon e shkon deri te radio. Më shumë ncuk,ncuk…

Shan dhe pështyn burrat/ Njihuni me 25-vjeçaren që bën punën me të çuditshme dhe paguhet 40£ për 10 sekonda

Kur vajza la punën si kamariere një mik i sugjeroi një mënyrë të pazakontë për të fituar para. 25-vjeçarja ka treguar për mediat që miqtë i thanë me shaka se ajo duhej të përpiqej të fitonte disa lekë shtesë duke postuar fotot e këmbëve të saj të bukura. Por shumë shpejt Jennifer zbuloi se klientët e saj meshkuj donin më shumë sesa thjesht fotot e këmbëve. Ajo mori një sërë kërkesash nga meshkuj të ndryshëm që kërkonin të shahehin e ofendoheshin prej saj.

Tani Jennifer nga Berkshire, fiton deri në 8,000 paund në muaj duke share e tallur burrat në internet. Ajo kërkon 40 paund për një foto prej 10 sekondash të këmbëve të saj dhe 150 paund për një video të personalizuar tre minutëshe, ku ajo tαll dhe shαn klientët e saj.

Për një seancë 10-minutëshe, ku Jennifer ka telefonata private me klientët që i dërgojnë para në këmbim të tαlljes dhe të pοshtέrimit, ajo mund të fitojë edhe 1000 paund.

Jennifer thotë se ajo fiton rreth 4,000 £ gjatë një muaji me pak punë dhe dyfishin në një muaj më të mirë. Pavarësisht rrogës që merr, 25-vjeçarja është vënë nën kritika për punën që bën.

Shumë njerëz më kanë kritikuar duke thënë se po përfitoj nga burrat dhe se duhet të turpërohem. Por është problemi i meshkujve që duan që t’i shαj dhe më pas më japin edhe para. Jennifer punon vetëm dy deri në tre orë në natë, por pranon se ka pasur disa kërkesa shumë të çuditshme, duke përfshirë një klient që i kërkoi asaj të peshtyjë në kamerë.

Sazan Guri: Gjermania po na merr meshkujt hamshorë! Ja ç’do të bëjë me ta…

Profesor Sazan Guri ka nxjerrë nga historia, 8 herët kur Gjermania ka dashur të na zhduke si komb. E fundit, sipas tij, po ndodh tani. Por këtë radhë, profesor Guri shkruan se Gjermania po na merr hamshorët shqiptarë, për të mbarsur gratë gjermane.

Postimi i profesor Gurit:

Po vijnë gjermanët për popullin shqiptar është njësoj si të thuash se po vijnë dushmanët, pra, po vjen armiku, që shpesh herë simbolizonte thirrjen – futi pulat brenda nëno se po vjen armiku! Ose më sakt, futu mbrenë të keqen nëna se erdhi ai që vetëm e ka rrënuar këtë vend. E dhimbshme është që ta pranosh në kushtet e sotme, se elbete, gjermani, gjermania në syrin e sotëm simbolizon vendin, ku të thërret pasuria e mirësia, por që na fakt është sulmi i 7 plus një otavë (i teti sot) për Shqipërinë dhe shqiptarët:

Sulmi i parë i tyre, kur së bashku me keltët në vitet 310 p.e.s iu sulën Ilirisë dhe dogjën e shkretuan edhe gurët e sokakut, por si ka mundësi që ky popull ja doli dhe prodhoi dy strategë me famë botërore dhe histroike si Aleksandrin e Madh dhe Pirron e Epirit, duke e kthyer këtë njerëzi shqiptare në shkëlqimin e vet.

Sulmi i dytë ishte kur në fund të shekullit VI mb.Kr. iu sul sërish Ilirisë me gotë e visigotë e me fise gjermanike, e me Totila e stërtotila, duke shkatërruar e bërë që të harrohej Iliria nga faqeja e dhėut, por ky popull mbijetoi dhe prodhoi fisin Alban dhe Themat e shteteve më të pasura në vlerat kristiane si Themën e Durrësit, Themën e Epirit, etj.

Sulmi i tretë ishte kur fiset gjermane së bashku me ato vikinge (ilirët e egër e të mbetur nga epoka e gurit deri te ajo e hekurit e viteve 3000 – 700 p.e.s) në vendet skandinave dhe/ose vendet e ulta përfshi edhe ato gjermanike iu turrën me Guiskardët në fund të shek. të parë të mijëvjecarit të dytë, ku me hekur plot zjarr e shpata plot mllef shkatërruan çdo vlerë kulturore të popullit arban, por ky popull sërish mbijetoi dhe doli më i fortë, duke prodhuar strategun dhe diplomatin më të fuqishëm të historisë botërore, siç qe i madhi Skënderbe, duke formuar Shtetin e parë në Evropë, siç qe ai i Arbërit dhe që hodhi bazat për shtetet evropiane, pasi turku u ul këmbëkryq mbi këtë dhė dhe atdhe të quajtur Arbëni.

Sulmi i katërt ishte kur filosofë gjermanë si LGBT-isti Ëinkëlmani, përfshi edhe të mëdhenjt, por të mashtruarit Gëte dhe Hygo, tradhtuan me dashje dhe akoma s’kërkojnë falje që historinë dhe të shkuarën e popullit shqiptar, me rrënjë pellazgo-iliro-epire, trojane, hitite, frigje, sumere, egjyptiane të Thotit, etj., mjerisht dhe qëllimisht e quajtën histori biblike helene, greke, izraelite, egjyptiane e gjithçka, vetëm shqiptare e arbane kurrsesi deri sa bën Ballkanin në vend të asaj që quhej Iliri.

Sulmi i pestë ishte kur kancelari gjerman Bismarku u ul me rusët tre-katër muaj para në dimrin e acartë të vitit 1878 dhe nisi e copëtoi në verën e nxehtë për herët të parë dhe zyrtarisht Shqipërinë dhe Dardaninë, aq sa e la 1/12 e vendit Ate Am, sikundër qe Iliria dhe kurrë nuk kanë thënë një ‘skuza’ të thjeshtë unë e barre. Nga njera anë e ndanin pa prezencën e një përfaqësuesi shqiptar që ishin jo pak, por katër vilajete, nga ana tjetër ky kancelar nuk dinjoi të priste dy korifejt e lëvizjes shqiptare si A. Frashërin dhe M. Vrionin?!

Këtij Bismarku i janë drejtuar me qindra letra nga bejlerët e njerëzit e mençur të asaj kohe, ku ruhen nëpër arshivat gjermane si pekajmbere e pergamene për shkak të kërkesave më të bukura diplomatike, ku vetëm një gjuhë si shqipeja, megjithëse e e ndaluar, dinte t’i shprehte më mirë e më me kuptim se vetë gjuhët e lëvruara, qoftë ajo diplomatike si fërngjishtja apo edhe se vetë gjuha letrare e gëtes gjermane.

Sulmi i gjashtë Shqipërisë i erdhi nga Konferenca e Londrës, përsëri më gjermanët në krye që morri përlyerjen edhe të fuqive të tjera si Angli, Francë e Itali, por edhe të katër cakejve përreth që e donin Shqipërinë, por të shqyer, si Serbia, Greqia, Mali i Zi e Bullgaria, por të paktën Anglia kërkoi falje duke qenë promotor i Kongresit të bërjes së Shqipërisë si ai i Lushnjes, Franca lëshoi shpejt e shpejt tokat e zaptura, Italia, jo rastësisht u tërhoq nën ndikimin Anglez!

Po Gjermania asgjë dhe askund për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por si ka mundësi, ore vllezër, që ky vend i quajtur fajtor, sepse ishte At e am për Evropën kishte kundra vetes edhe tre Superfuqitë e kohës si atë ruse, danubiane dhe atë turko-osmane? Në këtë Konferencë për tetë orë u vendosën fatet e popujve të sipërmendur, ndërsa për këtë popull e shtet të vogël nuk u mjaftuan 8 muaj (17 Dhjetor 1912 – 17 gusht 1913). Sa për popullin At e Am të Evropës gjejeni se si quhet perëndia e parë e njerëzimit, si ajo S(h)umere që fillon me At e mbaron me Am.


Sulmi i shtatë është pushtimi gjerman, që në dukje erdhi si për të kaluar, apo erdhi si për të asgjësuar ndonjë kamunist rrugës që i dilte, po me floririn ç’pati që e vodhi, po me hedhjet në erë ç’pati që i bëri?! Po pse nuk kanë paguar një qindarkë dëm si ai dhe të tjerët këtij vendi At e Am nga ato të planit marshall që ky vend si gjermania mori.!?

Këto ishin shtatë sulmet e gjermanit, si notat e muzikës apo të dushmanit ndaj popullt at e am të popullit gjerman që i ka dhënë 2000 emërvendesh, që i ka mbushur muzetë me atë që ai mburret sot dhe kur i pyet ciceronët po kjo çfarë gjuhe është dhe ata të gjegjen se është një gjuhë e vjetër gjermane ose një greqishte e vjetër e humbur, kur ato (qindra dokumente e piktura) lexohen ende me shqipen e sotme. Që i ka mbushur arkën me flori që një gjerman sot punon 37 orë në javë dhe pi 37 birra në ditë, ndërsa një shqiptar punon 100 orë në javë dhe nuk pi dot një birë në ditë.

Dhe vjen sot (aktualisht) nota ‘ottavë’, s ulmi i tetë i gjermanëve ndaj Shqipërisë. Nga ajo që janë kthyer në një popull që nuk mbarsin dot më, një popull të ri të vetvetes thërrasin për hamshorë e për farë si ata meshkuj shqiptarë, dhe po ashtu kërkojnë për tokë e për arë edhe femra shqiptarë, ku dje Top Channel dhe mijëra zyra me ‘trapër e gjakprishur’ shqiptarë janë organizuar sesi të çojnë për farë e për arë femra e meshkuj shqiptarë e të ngjizin një popull gjermanë nga e para me arbanë si në filimet e veta, por të quajtur shtetas gjermanë.

Këta gjermanë që na bënin zbor neve shkencëtarëve në dyertë e Ambasadës për një copëz kartë vizë, po aq zborr edhe nëpër aeroporte kur me viza kërkonim të hynim për punëra shkencore andejza, sot na bëjnë thirrje mjafton të jesh shqiptar e shkodran se të tana i bën, duke e kanosur këtë vend me minimumin jetik, duke e boshatisur këtë vend deri në nivelet e skamjes në njerëz, por shqiptari është si fara e drurit të lisit në pyll – mjaftojnë të ngelen disa filiza ndër pyeje me ara, bletët (ne shqiptarët e ndershëm) do të biem polenet për ta filluar shqiptarinë nga e para.

Këngëtarja Shqiptare me famë botërore: “Do doja që fama të mos ekzistonte… (Foto)

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Ava Max, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës “Maxim”. Artistja ka bërë një rrëfim për muzikën, familjen, jetën e po ashtu edhe të kaluarën. Ava ka folur për mënyrën se si i realizon projektet dhe se nga e merr inspirimin. Max ndërkaq na tregon pak më shumë për këngën e saj të fundit “Million Dollar Baby”:

“Ka të bëjë me atë se si burrat mund t’i nxisin gratë që të mendojnë se janë të çmendura kur në realitet ato thjesht po shprehin emocionet e tyre”, tha ajo.

Ava përfundoi duke u shkolluar nga prindërit e saj, emigrantë shqiptarë që luftuan për të bërë një jetë të mirë për të dhe vëllanë e saj të madh. Nëna e saj, është një soprano e operës dhe babai i saj, një pianist.

“Ishte në gjakun tim të isha në skenë. Ishte diçka që e dija se duhej të bëja. Nëna ime zbriste poshtë dhe këndonte me mua dhe më tregonte disa gjëra dhe më ndihmoi të bëhesha këngëtarja që jam sot”, tregoi ajo.

Bukuroshja foli edhe për yjet e tjera me origjinë shqiptare si Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

“Ato janë të gjitha shumë të talentuara por unë mund të flas vetëm për veten time. Duke parë prindërit e mi duke luftuar, më bëri të mendoj, si e bënë prindërit e mi?

Fama nuk është për mua. Nëse mund të shkoj një fundjavë larg, për të mos menduar për Ava Max, e bëj! Nëse fama nuk do të ekzistonte, mendoj se do të isha më e lumtur”, shprehet ajo.

Emri vërtetë këngëtares së famshme, që tashmë njihet ndërkombëtarisht dhe ka qinidra miliona klikime, është Amanda Koçi.