“Jeta është e bukur“/ Xhensila Myrtezaj lahet me shampanjë në Firence(Video)

Prej disa ditësh, këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ndodhet me pushime në Itali. Ajo duket se po shijon gjithçka nga gatimet, kultura deri te vendet piktoreske.Mirëpo, së fundmi, Xhensila i ka befasuar të gjithë, pasi ka ndarë në Instagram një video, ku shfaqet me një çadër në duar teksa lahet me shampanjë. “Jeta është e bukur”, ka shkruar këngëtarja krahas videos në Firenze. Nuk dihet nëse ky moment është pjesë e ndonjë klipi apo Xhensila e ka realizuar thjesht për dëshirën e saj. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim. Pak orë më parë, Xhensila ka publikuar në Instagram disa foto, në të cilat shfaqen shumë të dashuruar. “Nëse e di çfarë është dashuria, e di prej teje!”, ka shkruar këngëtarja krahas imazheve të bukura.

Ilir Meta konfirmohet kryetar i Partisë së Lirisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është konfirmuar di drejtues i kësaj force politike.Në votim kanë marrë pjesë 722 delegatë nga të cilët 719 votuan pro kandidatit për Kryetar të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj dhe 3 delegatë votuan kundër.Silva Caka tha se gjatë procesit të votimit nuk u konstatua asnjë parregullsi dhe procesi u mbyll pasi votoi edhe delegati i fundit.

44-vjeçari shqiptar lë nam në Greqi/ Vjedh 8 ton kivi me vlerë 5000 euro…

Një emigrant shqiptar është arrestuar pga autoritetet greke pasi akuzohet se ka vjedhur 8 ton kivi nga arat e fermerëve në Nausa. Sipas autoriteteve vlera e frutave të vjedhura arrin vlerën e pesë mijë eurove. 44-vjeçari rezulton te jetë pjesë e një rrethi të organizuar kriminal, të specializuara në vjedhjen sistematike të arave të fermerëve grekë në zonën e Nausës, shkruajnë mediat greke. Sipas hetimeve, autori ka ngarkuar në një automjet bujqësor frutat e vjedhura me vlerë totale prej 5 mijë eurosh, i ka fshehur të cilat më pas i ka futur në treg për t’i shitur.


Rama: “Të rrojë PS, se ajo solli ujin këtu! Pa ne, gjithçka bëhet fushë(Video)

Kryeministri Rama ka përuruar një ujësjellës në Dibër duke theksuar se PS ishte e vetmja parti që dërgoi ujin e pijshëm 24 orë në këtë zonë të vendit, gjë që nuk e kishte bërë askush më parë sipas tij. “Ujë 24 orë këtu nuk ka patur kurrë këtu as në demokraci, as në komunizëm, as në mbretëri dhe as në perandori. Kjo është Partia Socialiste. Gëzuar për PS, të rrojë sa malet se pa PS bëhet fushë çdo gjë”, tha Rama, ndërsa bëri një dolli me ujë edhe me një banor të zonës që thotë se është demokrat. PD jo nuk e solli ujin, por e thau komplet. Ajo partia tjetër bëri sa mundi, por ujë nuk solli. Këtë ujë e ke nga PS. Ta pish me shëndet!”, i tha Rama qytetarit .

Çmenduri në Pogradec/ Dy vëllezërit bëhen bashkë, rrahin nënën dhe vëllanë tjetër…

Dy vëllezër në Pogradec janë bërë bashkë dhe kanë rrahur nënën dhe vëllanë tjetër. Njëri 34 vjeç dhe tjetri 30 vjeç, ata kanë shkuar në banesën e nënës së tyre duke rrahur atë si edhe vëllanë tjetër që jetonte me të ëmën. Pas sherrit në familje, dy vëllezërit janë arrestuar nga policia. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit L. Ç., 34 vjeç dhe E. Ç., 30 vjeç (vëllezër) banues në Pogradec, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe vëllait tjetër të tyre”, bën me dije policia, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë për vijimin e procedurave të mëtejshme ligjore njofton policia .

Operacion pranë kufirin greko-shqiptar/ 2 të rrinjtë Shqiptarë kapen me 45 kg drogë në makinë….

2 të rinjtë janë prangosur nga policia e Greqisë pasi janë kapur me 45 kg marijuanë, teksa ishin pranë kufirit greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga uniformat blu helene pranë qytetit të Grevenasë. Fillimisht një automjet është pikasur nga policia greke afër kufirit të gjelbër. Policia ka bërë shenjë për të ndaluar por mjeti nuk i është bindur urdhrit. Është ndjekur deri sa është ndaluar në Grevena. Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 45 pako me 45 kg 650 gram marijuanë. Nga policia janë sekuestruar dhe 4 celularë me 4 karta SIM si dhe 930 euro. Dy shtetas shqiptarë 22 dhe 27 vjeç janë arrestuar nga policia greke.

27-vjeçari kapet në Çiflig të Korçës/ Po transportonte “me Benz” 3 emigrantë të paligjshëm

U kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij, kundrejt fitimit, 3 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 27-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt përfitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në fshatin Çiflig, Korçë, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., pasi bazuar në inteligjencën informative, dyshohej se ky shtetas po transportonte emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën 3 emigrantë, të cilët 27-vjeçari do t’i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Kryen marrëdhënie me dëshirën e tyre/ 23- vjeçari nga Pogradeci , përfundon në burg….

Një 23-vjeçar u arrestua ditën e sotme, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. I arrestuarin është shtetasi me iniciale H.P, banues në fshatin Buçimas. Burime për Abc bëjnë me dije se familja dhe vajza jetojnë në Greqi prej më shumë se 3 vitesh. Sipas të dhënave vajza është shoqëruar me dëshirën e saj me djalin, ndërkohë që në komisariat ai ka deklaruar se e mitura e ka gënjyer për moshën dhe nuk i ka treguar se ishte 13 vjeç.

Dyshja kishin flisnin prej disa ditësh në Facebook, ndërsa dje ishin takuar për herë të parë, kur edhe kanë kryer edhe marrëdhënie seksuale. Familja e të miturës kishte shkuar në polici pasi nuk po gjenin vajzën, sepse nuk ishte kthyer në shtëpi për orë të tëra.

Sakaq përpara grupit hetimor vajza nuk ka pretenduar se ka kryer marrëdhënie me forcë por me dëshirën e saj. Nga ana e tij djali ka thënë se vajza nuk i kish treguar moshën reale dhe se ishin takuar me dëshirë. Të rinjtë janë gjetur bashkë jashtë qytetit, në automjet. Vajza nuk ka bërë denoncim por policia ka qenë e detyruar të kryejë procedurat për shkak të moshës së saj.

Futi 75- litra produkt bimor në Qafë Thanë / Policia superaksion : “Arreston shoferin e autobuzit…

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. R., 54 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në autobusin që ky shtetas drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 75 litra produkt bimor, i ndarë në bidona plastikë dhe një sasi materiali plastik, që dyshohet se S. R. do t’i kalonte pa kryer detyrimet doganore.

Po mblidhte ullinj, 65-vjeçari rrëzohet nga pema dhe ndërron jetë

Një 65-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë në Vlorë teksa mblidhte ullinj, pasi aksidentalisht është rrëzuar nga pema. Policia bën me dije se një incident i ka ndodhur edhe punonjësit të gjelbërimit në qytet, teksa krasiste pemët, ku është rrëzuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Vlorë/Informacion paraprak:

Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Po sot, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, shtetasi E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të dyja ngjarjet.

Prej dy muajsh në kërkim/Momenti kur arrestohet Fatmir Manellari(Video)

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 07.09.2022, në fshatin Gështenjas, Pogradec, ku mbeti i vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasi S. H., mbështetur me inteligjencë operative, si dhe falë veprimeve të mirorganizuara në kuadër të operacionit “Lokalizimi”, kapën dhe ndaluan autorin e dyshuar, të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje, shtetasin:

  • F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. H., 65 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Vrau fqinjin për një gardh në Pogradec/ Arrestohet autori pas dy muajsh, qëndroi i fshehur në pyll….

Arrestohet Fatmir Manellari autori i dyshuar i vrasjes së Safet Hyskollarit. Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 shtator ku Fatmir Manellari 63 vjeç goditi me thikë 65-vjeçarin Safet Hyskollarin në derën e banesës së tij. Konflikti për pronën ndërmjet të dy bashkëfshatarëve ka qenë i vazhdueshëm, ku më herët të dy janë përplasur edhe fizikisht. Mesohet se dy ditët e fundit ai është kthyer në banesë ku është pikasur nga efektivët dhe është arrestuar. Gjatë kohës që ka jetuar në pyll, ai blinte ushqimet dhe kafe në dyqanet e zonës. Duket se edhe banorët e zonës nuk e kanë njohur përderisa nuk kanë raportuar në polici. Fakti që ka jetuar për dy muaj në pyll ngre dyshime se ai është kthyer edhe më herët në banesë për të marrë para të cilat i përdorte për tu ushqyer.

Bëhuni gati/ Nesër ndërrohet ora, ja si do të lëvizin akrepat këtë mesnatë…

Tetori po mbaron dhe si çdo vit e diela e fundit e muajit sjell me vete ndryshimin e orës, nga ora verore në orën dimërore. Natën midis të shtunës 29 dhe të dielës 30 tetor, në orën 3 të mëngjesit akrepat e orës do të kthehen pas një orë, duke u pozicionuar ne orën 02:00. Rikthimi në orën diellore është shenja se ne jemi gati të biem në errësirën e dimrit, ku do të kemi mundësi të flemë një orë më shumë, por dhe do të errësohet më shpejt. Ky ndryshim ka ndikime në organizmin e disa njerëzve dhe mund të sjellë edhe ndonjë shqetësim, por kjo kategori njerëzish do të ndjehet më mirë pas vendimit të Parlamenti Europian, për të mos ndryshuar më orën prej muajit mars të vitit që vjen. Ndryshimi i orës u bë që njerëzit të kenë mundësinë të shfrytëzojnë ditën dhe energjinë diellore.

Nga 1 nëntori nis çmimi i rritur i energjisë për mbi 800 kw/orë…

Në Shqipëri, Enti Rregullator i Energjisë, njoftoi se duke nisur nga data 1 Nëntor, do të hyjë në fuqi zbatimi i çmimit të rritur të energjisë elektrike, për konsumin mbi nivelin e 800 kilowat/orëve në muaj, njofton Zëri i Amerikës. Për të gjithë ata që konsumojnë mbi këtë nivel, çmimi i parashikuar është ai prej 50.4 lekësh (42 lekë + Tvsh), për çdo kilowat/orë, disa here më i lartë se tarifa bazë aktuale prej 11.4 lekësh (9.5 lekë + Tvsh).

Ky çmim do të jetë në fuqi deri në fund të muajit dhjetor, dhe më pas ai do të rishikohet në bazë të sasive dhe çmimeve të importit si dhe të prodhimit vendas.

Energjia elektrike me dy çmime, sipas konsumit, do të qëndrojë në fuqi deri në fund të vitit të ardhshëm.

Ajo pritej të niste zbatimin që në fillim të këtij muaji, por qeveria u tërhoq pas një përmirësimi të situatës së reshjeve dhe rritjes së kursimit.

Sipas autoriteteve, vetëm 4 përqind e familjeve konsumojnë më shumë se 800 kilowat/orë në muaj, ndërsa sasia e energjisë elektrike e përdorur prej tyre i korrespondon 19 përqind të totalit të konsumuar nga familjarët.

Një ditë më parë presidentja e Komisionit europian, Ursula von der Leyen, njoftoi në Tiranë se Shqipërisë do t’i jepen 80 milionë euro mbështetje buxhetore për përballimin e krizës së energjisë, ndërkohë që vendi pritet të përfitojë dhe nga një tjetër paketë 500 milionë euroshe ndihme, e parashikuar për vendet e Ballkanit./ VOA