E rëndë/ U rrëzua nga kati i dytë i banesës, vdes qytetarja në Korçë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. 68-vjeçarja me iniciale J.N. është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20 në lagjen Nr.1 në qytetin e Korçës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë :

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2022, rreth orës 15:20, në lagjen nr. 1, Korçë, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj,

shtetasja J. N., rreth 68 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Aksident i frikshëm në aksin Korçë-Pogradec, Benzi’ del nga rruga dhe përplaset me portën e një ndërtese

Një aksident rrugor ka ndodhur ka pasditen e sotme në aksin nacional Korcë-Pogradec në afërsi të fshatit Gështenjas. Në një foto të publikuar nga ‘JOQ Albania’, shikohet një automjet tip ‘Benz’ i cili ka dalë nga rruga duke u përplasur me portën e një ndërtese. Ky aks rrugor është mjaft problematik, pasi dhe më parë janë regjistruar aksidente të ngjashme, kjo për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe ndriçimit .

Gjithashtu, edhe çarja e asfaltit për shtrimin e ujësjellësit të ri ka shtuar riskun dhe rrezikshmërinë në këtë rrugë.

Prokuroria e Tiranës pret 5 urdhër-arreste, për sulmet kibernetike të Iranit

Pesë urdhër-arreste janë lëshuar nga Prokuroria e Tiranës për zyrtarë të shtetit, lidhur me sulmet kibernetike të Iranit ndaj sistemeve qeveritare. Ata janë personel i Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Administratës Publike. Prokuroria e Tiranës i akuzon se shpërdoruan detyrën pasi lejuan hakerat të futen në sistemet e brendshme.

Në rastin konkret, stafi IT pranë DAP mund dhe duhej të kërkonte raportim nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar prej DAP për implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit në kohë lidhur me gjendjen në të cilën ndodhej ky sistem. Personat e identifikuar nga vetë strukturat e AKSHI, të cilët me mosveprimet e tyre nuk kanë bërë të mundur identifikimin më parë janë:

Alketa Sula – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;

Altin Sallaku, – Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;

Rudina Llagami- Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;

Igli Lubonja – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;

Albi Gjeka- Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.

Shqiptarët festuan me ‘bishat’ e tyre 110-vjetorin e Pavarësisë në Londër/Politikani britanik:”Zot na ndihmo…

Mbrëmjen e djeshme, më 28 nëntor, një numër i madh i shqiptarëve kanë festuar festën e Pavarësisë së Shqipërisë duke drejtuar vetura të shtrenjta në qendër të Londrës. Jane publikuar foto dhe video që tregojnë festën e ‘çmendur’ me vetura si Lamborghini, Porsche, Range Rover, Mercedes dhe Audi. Në bishat e tyre ka pasur flamuj shqiptarë, ndersa në rrugët e metropolit ka pasur edhe vallëzime. Policia njoftoi se gjatë festës është arrestuar një person.

Ata shkaktuan një kolaps trafiku, i cili shkaktoi zemërimin e qytetarëve. Disa janë të zemëruar që shkaktuan një ngrirje të trafikut që zgjati për një orë.

Madje, nuk ka munguar as reagimi nga politikanët. Nigel Farage, një politikan i krahut të djathtë që kundërshton fuqishëm emigracionin, publikoi pamjet dhe shkroi në Twitter se “Kjo ishte në Londër mbrëmë. Zoti na ndihmoftë”.

Ky ishte tubimi i dytë i shqiptarëve në Londër këtë muaj. Dy javë më parë, ata shpalosën një flamur mbi shtatoren e kryeministrit të famshëm britanik, Winston Churchill, duke shprehur kështu pakënaqësinë e tyre për deklaratën e ministres së Brendshme britanike, Suella Braverman, e cila e quajti ardhjen e emigrantëve, mes tyre një numër të madh i shqiptarëve, një pushtim.

Tronditet Athina, tërmet me magnitudë 5 ballë

Një tërmet prej 5 Rihter ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Evia, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës.Thellësia fokale e tij është 8.9 km, dhe epiqendra është e njëjta pikë ku u regjistrua tërmeti i mëngjesit, 6 km në juglindje të Zaraki-t në Evia jugore.

“Kjo zonë për shumë vite, edhe para rregullimit të fundit të tërmeteve, konsiderohej si një nga më të sigurtat në Greqi.

Edhe pse ka pasur një rishikim të rregullores antisizmike në këtë zonë, asnjëherë nuk është konsideruar se ka pasur ndonjë rrezik dhe arsyeja është sepse nuk kishte prodhuar kurrë ndonjë tërmet shkatërrues, ndonjë ngjarje të madhe sizmike”, tha profesori i sizmologjisë dhe zv.drejtor. i Gjeodinamikës për protothema.gr.

Zbulohet lëvizja e papritur e Mitsotakis/ Kryeministri grek viziton Himarën më 7 dhjetor?

Më 6 dhjetor në Shqipëri do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor. Në këtë datë pritet që krerët e vendeve të Bashkimit Europian të mbërrijnë në Tiranë. Ndërkohë mes tyre do të jetë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Por media greke, shkojnë edhe më tej për sa i përket vizitës së Mitsotakis në Shqipëri.

Sipas tyre pas vizitave zyrtare në Tiranë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis, javën e parë të dhjetorit do të zhvillojë një vizitë edhe në Himarë. Por deri më tani ende nuk ka detaje lidhur dhe asgjë zyrtare për vizitën në Himarë.

Kreu i Antimafias: “Mafia shqiptare, një nga tre më të fuqishmet në Holandë, dominon Amerikën Latine

Kreu i antimafias Nicola Gratteri ka dhënë një intervistë të gjatë për podcast-in e reperit të njohur Fedez. Ai ka treguar detaje për arrestimin e bosëve të mafias Ndrangheta dhe Cosa Nostra dhe lidhjet e tyre. Duke folur për Holandën, në një moment ai përmend edhe mafian shqiptare.

“Amsterdami nuk është më ai i 20 viteve më parë. Vetëm në harkun e një viti është vrarë një gazetar, një avokat dhe një bashkëpunëtor i drejtësië. Kur shkoja 20 vite më parë në Roterdam apo Amsterdam për të folur me prokurorët pasi janë portet ku vjen pjesa më e madhe e kokainës bashkë me atë të Antverpit ju thoja të kishin kujdes: “Këtu keni “Ndranghetta”- u thoja, por askush nuk më besoi.

Sot vijnë këtu të terrorizuar dhe thonë:

“Kemi dhënë 100 milion euro për një burg të ri”. Po, por nuk është çështje burgjesh. Çështja është të krijosh një legjislacion sipas sjelljes kriminale. Kur e thoja unë kishte vetëm një mafie. Atëherë ishte vetëm Ndranghetta. Sot janë 3 mafia. Është Ndranghetta, është mafia shqiptare që nuk është më ajo që grabiste vila.

Mafia shqiptare është shumë e strukturuar dhe është bërë e pasur në vendin e saj, falë edhe një korrupsioni të frikshëm. E treta është mafia afrikane. Ajo është një mafie me “m” të fortë pasi përdor një dhunë të tmerrshme. Tani janë të terrorizuar sepse Holanda nuk është më një parajsë” – thotë kreu i antimafias italiane.

Shiko në minutën 20.00 në videon më poshtë:

Përplasi për vdekje 58-vjeçarin në Maliq / Identifikohet dhe arrestohet shoferi i Benz-it…

Policia zbardh aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi, që ndodhi mbremjen e sotme në afërsi të fshatit Drithas. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari Gerald Terolli, i cili duke drejtuar automjetin tip Benz ,aksidentoi me pasojë vdekje shtetasin Roland Shahinasi 58 vjeç dhe më pas u largua nga vendngjarja. Ndaj 29-vjeçarit rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Policia informon se:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas një pune intensive hetimore, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i G. T., 29 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje Roland Shahinasi, 58 vjeç, banues në Drithas, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Daily Mail”: “Si Dua Lipa po iu jep famë shqiptarëve kudo në botë…

Tabloidi i famshëm britanik “Daily Mail” i ka bërë jehonë marrjes së nënshtetësisë shqiptare nga Dua Lipa. “Daily Mail” shkruan se ylli botëror i muzikës ka marrë nënshtetësinë shqiptare nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj teksa ky i fundit ka thënë se ylli i popit ka një rol kryesor në përhapjen e famës së shqiptarëve ndërkombëtarisht përmes muzikës së saj.

Në vetëm 27 vjeç, këngëtarja është një nga yjet më të mëdhenj të popit britanik duke realizuar një ëndërr që e kishte kur ajo ishte një nxënëse e shkollës fillore në Camden. E lindur në Londër, Dua ndoqi shkollën fillore shtetërore dhe shijoi për herë të parë performancën ndërsa merrte mësimet në shkollën e njohur botërore Sylvia Young Theatre.

Pasi kaloi disa vite në Prishtinë pasi puna e babait të saj si menaxher marketingu i ktheu ata në vendlindjen e tij në Kosovë, Dua vendosi me guxim të kthehej e vetme në Britaninë e Madhe në moshën 14-vjeçare në ndjekje të ëndrrave të saj për t’u bërë një yll i popit. Në vitin 2014, pasi arriti 4 nivele A në një kolegj të formës së gjashtë të të gjitha vajzave në Camden, adoleshentja e talentuar kishte nënshkruar me Warner Bros Records.

Vetëm tetë vjet më vonë, ajo ka bërë një turne në botë me një album nr.1, ka marrë tre çmime Grammy dhe gjashtë çmime Brit. Dua, e cila thotë se ndihet edhe kosovare edhe britanike, bashkëthemeloi Fondacionin Sunny Hill me babanë e saj Dukagjin Lipa, i cili tani drejton Agjencinë e Komunikimit të Republikës, me seli në Bukuresht. Fondacioni ka dhënë 100,000 euro për bamirësi dhe ngjarje kulturore në Kosovë, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, dhe drejton Festivalin Sunny Hill, i cili u organizua nga Dua Lipa në vitin 2018”, shkruan “Daily Mail”.

Duke folur për Line Of Best Fit, Dua Lipa tha: “Ndihem shumë krenare që jam nga të dyja vendet dhe ndjehem sikur përfaqësoj të dy vendet”.

“Daily Mail” po ashtu shkruan se në gusht të vitit 2022, Dua Lipa u emërua Ambasadore Nderi e Kosovës në një ceremoni të zhvilluar në Zyrën e Presidentit në Prishtinë.

“Dje pasdite m’u dha titulli Ambasador Nderi i Kosovës nga Presidentja jonë. Është një nder dhe privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht për të parë që ne të lëmë gjurmët tona dhe të bëjmë një ndryshim. Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të ëndërruar të mëdha”, tha Dua Lipa.

Në artikullin e “Daily Mail” një vend i veçantë i jepet prejardhjes së prindërve të Dua Lipës.

“Dua është vajza e madhe e Dukagjin Lipës dhe gruas së tij, Anesës, me prejardhje boshnjake dhe kosovare. Dukagjin, një ish-roker që ndan dashurinë e vajzës së tij për muzikën, është djali i historianit të njohur Seit Lipa, i cili shërbeu si drejtues i Institutit të Historisë së Kosovës. Dukagjini ishte duke u trajnuar për t’u bërë stomatolog dhe Anesa avokate para se të largoheshin nga Kosova, por ata hoqën dorë nga profesionet e tyre për të ikur nga vendi i tyre në kërkim të një vendi më të sigurt për të krijuar familje. Ata u vendosën në Hampstead, në veri të Londrës. Për të pasur më shumë të ardhura, Dukagjini dhe Anesa nisën të punonin në kafene dhe bare. Babai i saj ndoqi mësimet e natës në biznes dhe Anesa u rikualifikua në udhëtime dhe turizëm”, shkruan “Daily Mail”.

“Unë i kam parë prindërit e mi duke punuar çdo ditë të jetës sime. Ndërsa unë shkoja në shkollë ata po shkonin në shkollë”, tregonte Dua Lipa.

“Daily Mail” i ka bërë jehonë edhe momentit kur Dua Lipa ka postuar një foto të hartës së Shqipërisë dhe Kosovës me mbishkrimin “autochthonous”.

“Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, duke u bërë vendi më i ri në Evropë. Nacionalistët shqiptarë pretendojnë se e kanë vendosur vendin para serbëve, kështu që për ta Kosova është një vend i shqiptarëve etnikë. Sipas BBC-së, fansat dhe kritikët e akuzuan Duan se po mbron ekspansionizmin shqiptar, i cili përfshin krijimin e një Shqipërie të Madhe, që të jetë shtëpia e të gjithë shqiptarëve autoktonë.

Serbia dhe Rusia nuk e njohin Kosovën, por shumica e vendeve të tjera e njohin. Tweeti erdhi menjëherë pasi përdoruesit e mediave sociale filluan të qarkullojnë një peticion duke kërkuar që hartat e Apple të përfshijnë Kosovën si një entitet të veçantë. Pastaj Dua ndau një postim me hartën ku shfaqej Shqipëria dhe Kosova ku shkruhej: ‘Pse Kosova nuk është dhe nuk do të jetë kurrë Serbi’, ndërsa kërkoi që Apple të vendosë Kosovën dhe Palestinën në hartat e tyre”, shkruhet në artikullin e “Daily Mail”.

Dua më vonë foli për polemikën, duke thënë:

“Postimi im i mëparshëm nuk kishte për qëllim kurrë të nxiste ndonjë urrejtje, më bën të trishtuar dhe të zemëruar që postimi im është keqinterpretuar qëllimisht nga disa grupe dhe individë që promovojnë separatizmin etnik, diçka që unë e refuzoj plotësisht. Ne të gjithë meritojmë të jemi krenarë për përkatësinë tonë etnike dhe prej nga jemi. Unë thjesht dua që vendi im të përfaqësohet në një hartë dhe të mund të flas me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare dhe atdheun tim. I inkurajoj të gjithë të përqafojnë trashëgiminë e tyre dhe të dëgjojnë dhe mësojnë nga njëri-tjetri. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë“, shkruan ndër të tjera “Daily Mail”.

Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës…

Bordi i Transparencës i ngritur nga qeveria për kontrollin e çmimeve të karburanteve në vend, ka njoftuar mbrëmjen e sotme çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe me shumicë të naftës, benzinës dhe gazit. Bie sy një ulje naftës dhe benzinës, ndërkohë gazi mbetet i pandryshuar.

  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 30 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Koncerti i Dua Lipës/ Dritan Shano: “Preferoj 1000 herë këtë imazh sesa tortën e Pavarësisë

Ish-këshilltari i opozitës, Dritan Shano ka përgëzuar kryebashkiakun Erion Veliaj që solli në Tiranë yllin muzikor Dua Lipa për koncertin e djeshëm, pamje të cilat pushtuan gjithë mediat botërore. Shano që për shumë kohë ka qenë këshilltari i opozitës, ka ironizuar tortën e famshme të Lulzim Bashës kryetar bashkie aso kohe dhe të Sali Berishës kryeministër që njollosën si mos më keq jubileun e 100-vjetorit të Pavarësisë, festën më të madhe të shqiptarëve.

Ai shkruan:

Deputeti i lushnjës :”Çunat e Londrës vishen me Gucci, Prada dhe lëvizin me makina luksoze, ne i mbajmë benzinë/gaz

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka folur për jetën familjare dhe njohjen me bashkëshorten. Ai ka rrëfyer në një intervistë në “News24” se me bashkëshorten është njohur nga një mik i përbashkët dhe se tashmë janë prindër të një vajzë, por gjithashtu në pritje të një djali. I njohur për fjalimet e vërteta në sallën e Kuvendit, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka sqaruar edhe deklaratën për ”çunat e Londrës”.

“Ne jemi njohur nëpërmjet një miku tonë të përbashkët, na prezantoi, aty filloi çdo gjë dhe më pas vazhduan telefonatat, mesazhet deri te lidhja përfundimtare. Sot ne jemi prindër dhe ajo mërzitet me mua se punon me vajzën tonë shumë dhe unë vi ja prish të gjitha planet pasi e përkëdhel vajzën shumë.

Ne gjithashtu jemi në pritje të një djali, por vajza më ka falur shumë dashuri”, tregoi Korreshi.

Më tej ai tha:

“Nuk kam asgjë me çunat e Londrës që bëjnë punë të ndershme. Deklarata ishte për ata që ishin në “shtëpi bari” dhe kishin lekët me kapul si pasojë e punës me kokainëq dhe hashash.

Leku i pisët që po qarkullon në Shqipëri ka eliminuar shtresën e mesme. Shikon çuna të rinj veshur me Gucci e Prada, me makinat e fundit dhe ne duhet ta mbajmë benzinë/gaz për të ardhur nga Lushnja sepse nuk ja dalim dot me naftë”, tha deputeti Korreshi.

Dua Lipa theu rekord botëror në Tiranë….

Dua Lipa mbajti mbrëmjen e djeshme në sheshin Skënderbej koncertin e fundit të turneut botëror “Future Nostalgia”. Ylli shqiptar me famë botërore zgjodhi 28 Nëntorin, një datë shumë të rëndësishme për shqiptarët për të mbyllur turneun pas më shumë se 90 koncertesh.

Ndonëse nuk dihet ende pjesëmarrja e saktë, sipas faqes “Dua Lipa Today” kanë qenë të pranishëm rreth 200 mijë spektatorë. Po kështu, sipas kësaj faqeje, këngëtarja shqiptare ka thyer rekord si koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori.

“Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori, me rreth 200 000 spektatorë.

Ajo tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998.”, thuhet krahas postimit të kësaj faqeje. Postimi është shpërndarë nga vetë këngëtarja.

Endri Shabani: “Avni Rustemi vrasës me pagesë, t’i hiqet emri nga sheshi në Tiranë, dhe t’i vënë emrin e ‘Fan Nolit…

Nisma ‘Thurrje’ me kryetarin Endri Shabani ka bërë një propozim që të ndryshohen emrat e rrugëve ose shesheve që mbajnë emrat e partizanëve dhe të zëvendësohen me figura të Rilindasve Kombëtar. Kështu “Nisma Thurje” protestoi sot, duke kërkuar heqjen e emrave Avni Rustemi dhe Siri Kodra nga rrugët dhe shkollat e kryqytetit, për t’i zëvendësuar kështu me emra të tjerë. Nisma “Thurje” e nisi protestën tek sheshi “Avni Rustemi”, tek Pazari i Ri. Nisma ka prezantuar një statujë simbolike për t’i vënë emrin sheshit ‘Fan Noli”.

Sipas përfaqësuesve të lëvizjes politike ka ardhur koha për t’ u shkëputur nga trashëgimia e regjimit komunist që e mbushi Tiranën me buste partizanësh .

Shabani tha në Report Tv se ka emra të figurave të rëndësishëm që mungojnë, e ndërsa është kundër emrave si ‘Myslym Shyri’, sheshi ‘Avni Rustemi’. Ai thotë se ky nuk është një debat për të rishikuar historia, por të ndryshohen këto emra.

Shabani tha:

“Komunistët filluan të nderonin partizanët e tyre, pra hoqën Murat Toptanit, që përfaqësonte një familje që ka kontribuuar në pavarësinë e Shqipërisë dhe vendosën Myslym Shyri.

Partizanët njiheshin për kontributin në luftën nacional çlirimtare, jeta nuk ka filluar pas luftës ë dytë botërore, siç mendonin komunistët, mendojmë të promovojmë rilindasit, intelektualët e kohës se u mësuan shqiptarëve të flasin gjuhën e tyre, ndërgjegjësuan për identitetin kombëtar, duhet të kemi parasysh se kë nderojmë, në Tiranë ke vetëm partizanë, që o kanë vrarë dikë, Avni Rustemi është tipik, ai ka vrarë Esat Pashën, se u pagua nga Aqif Pasha.

Komunizmi e bënte qëllimisht, se donte promovimin e faktit që e kishin ligjitimiteti për të qeverisur.

Ne e kemi politikën të bombarduar me njërës që janë me ‘Aqifët’ e kësaj kohe, jetike të promovojmë intelektualët. E rëndësishme të nderojmë ato që flasim shqip.

Nuk është debat historik, por vendosja e bustëve është akt politik. Rrugët më të rëndësishme të Tiranës janë partizanët. Vasil Shanto ka vrarë djalin e Isa Boletinit, ne prandaj e nderojmë, të duket normale kjo. Myslym Shyri ka qenë hamall, s’e njihte njeri”, tha Shabani.
Shabani thekson se përparësi duhet të kenë intelektualët dhe jo ato që kanë vrarë apo kanë eliminuar kundërshtarët politikë.

E për këtë tregon kërkon që të hapë debat politik, ku do të përqendrohet te Tirana, specifikisht.

Blendi Salaj për Dua Lipën: “Pasi mori pasaportën shqiptare iku në Angli, siç kanë ikur 12 mijë shqiptarë këtë vit..

Gazetari Blendi Salaj, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me pajisjen e Dua Lipës me pasaportë shqiptare, i cili shkruan të nesërmen pasi mori nënshtetësinë, u largua në Angli, atje ku kanë ikur dhe 12 mijë shqiptarë vetëm këtë vit.

Postimi i Blendi Salajt:

Të nesërmen e ditës kur mori pasaportën, Dua Lipa u nis për në Angli, siç kanë bërë 12K shqiptarë vetëm këtë vit. Me gjithë dashurinë për kombin, flamurin dhe atdhetarët e shquar, ndjej sikur me ngjyrat dhe simbolet që shpalosim, fshehim (mbase padashje) faktin se Shqipëria nuk është aq mirë.

Më ngjan sikur me ekzaltimin tonë, dikujt që po i rrjedh gjak, i dhurojmë lule në vend se t’ia fashojmë plagët. Shqipëria nuk është ajo që duhet të ishte, as ajo që mund të ishte. Shqipëria nuk ka nevojë për lavdërime por për shërim.

Po ia dhunojmë natyrën, po ia largojmë njerëzit, po ia humbasim shanset. E parp’ Shqipëria do të bëhet, por jo aq kohë sa ligjin ta bëjë i forti injorant, dhe arroganti kokëtrashë por krenar në prapambetjen e vet mendore. Për ta bërë Shqipërinë do duhet të presim deri sa të jenë bërë bashkë ca shqiptarë të tjerë, të arsimuar realisht, “një çetë intelektualësh” siç thoshte At Zef Pllumi. Deri atëherë punë me shumicë do të ketë veç për ata që shesin flamuj.