Eksperti bën deklaratën e fortë: “Një kryetar bashkie në jug të Shqipërisë është përdorues droge

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço i ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, tregoi shifra alarmante mbi rritjen e kërkesës për përdorimin e drogërave të ndryshme në Shqipëri. Sipas tij kërkesa është rritur me rreth 40- 50 përqind, dhe të rrezikuarit kryesor janë shkollat, por edhe administrata publike shqiptare. Sipas tij ‘është rritur shumë numri i përdoruesve që arrestohen, nga 17 deri në 21 vjeç’, sepse sipas tij ata nuk e projektojnë veten për të qenë shpërndarës, por ngelen debitorë.

Por një rrezik nuk është vetëm për shkollat, por dhe për administratën publike shqiptare. Sipas profesorit të kriminalistikës Ervin Karamuço, ‘edhe administrata publike shqiptare është e prekur nga droga, dhe duhet të testohet në mënyrë të rregullt, siç ndodh në SHBA apo në vende të tjera perëndimore.

Për ekspertin e kriminalistikës Karamuço ‘në jug të Shqipërisë, një kryetar bashkie në jug të Shqipërisë, përdor drogë, kokainë, ka krijuar shqetësime emocionale të personalitetit, të cilat janë verifikuar dhe nga vartësit e tij’, prandaj duhet që patjetër të merren masa për administratën shtetërore, rojet, sinjalizuesit publikë duhet ti kemi edhe për këtë aspekt.

Jemi përplasur fort, me struktura të veçanta të policisë së shtetit, por nuk dimë se çfarë bëhet me administratën tjetër shtetërore atë civile’, tha Karamuço.

Sipas tij deri tani kemi pasur rregulloret institucionale për mos përdorimin e alkolit, megjithëse alkoli vazhdon që të përdoret nëpër institucionet publike, por tani kemi arritur në një nivel më të lartë, drogërat janë bërë një shqetësim.


Rama këshillon biznesmenin korçar: “Rritu rrogën punonjësve, se do të ikin…

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin e tij në bashkitë kryesore të vendit, duke u ndalur dje dhe sot në Qarkun e Korçës. Rama vizitoi biznesin e një korçari që prodhon oxhaqe, ndërsa e këshilloi atë t’i rrisë rrogën punonjësve të tij, pasi rrezikon t’i largohen. Më tej, Rama tha se pronarët e bizneseve s’duhet të lejojnë që kapitali njerëzor të zhgënjehet dhe të lërë punën. “Këta që janë këtu janë kapital i madh, duhet rrit paga patjetër. Do të ikin. Ne duam të bëjmë sërish një rritje të pagës minimale, se e rritëm dy herë. Biznesi duhet të kuptojë që kapitali njerëzor s’duhet lënë që të zhgënjehet dhe është investimi më i mirë për të nesërmen”, tha Rama.


Rama publikon pamjet: “Nuk është as Austri, as Zvicër, po Voskopoja e Rilindur, ejani .…

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të martë Voskopojën, duke zhvilluar disa takime me banorët atje. “Nuk është as Austri, as Zvicër, po Voskopoja e Rilindur si shembëlltyrë e një transformimi mbresëlënës.Dhe kështu, kaq bukur është e po bëhet ngado hedh sytë, po ejani vetë ta shijoni siç po vijnë turistë nga mbarë bota, mos prisni kot ta shikoni në kanale e portale“- shkruan Edi Rama nga Voskopoja.

Më tej Rama shkruan:

Sapo postova foton e mëparshme nga Voskopoja, nën efektin energjizues të transformimit mbresëlënës që vazhdon papushim në këtë zonë qyshse nisëm programin e Rilindjes Urbane, më zunë sytë mes të tjerash disa komente tipike prej një kategorie njerëzish që kam vënë re se mërziten shumë nga çdo gjë e bukur, çdo punë e mirë, çdo ndryshim pozitiv në këtë vend.


“Po kush do t’i mirëmbajë se kanë ikur të gjithë?”, thoshte një, a thua se ata që e kanë kthyer Voskopojën në një spektakël investimesh në shtëpitë e vjetra janë alienë, fantazma apo të marrë që i hedhin lekët në tym!

Jo vetëm që s’kanë ikur të gjithë, po këtu gjen plot të kthyer apo edhe të ardhur nga Tirana, për të investuar kursimet e tyre në bujtina, të cilat sjellin të ardhura shumë më të mira se sa një punë e zakonshme në emigracion.

Mjafton të shikosh se si po rritet numri i turistëve çdo vit në Shqipëri, po edhe në Voskopojë, për ta kuptuar pse këta njerëz po investojnë tek e ardhmja, po edhe për të parë se si programi i Rilindjes Urbane nuk ishte “dava fasadash”, po një program i mirëfilltë nxitjeje ekonomike, për komunitete e familje që lëngonin në gropat e harresës totale.


Tedi Blushi: “Fermerët në Korçë hedhin prodhimet në kanal, Rama iu kërkon të jenë të lumtur…

Partia e Lirisë ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për varfërimin e fermerëve dhe largimin e të rinjve. Pas takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Korçë, Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi tha se Rama u tall me fermerët, të cilët hedhin prodhimet në kanal. Ai publikoi prononcimet e fermerëve korçarë në News24, të cilët deklaruan se po falimentojnë dhe do presin drurët frutorë pasi nuk mund të mbulojnë kostot. “10 vite në pushtet Rama nuk mbajti premtimet për bujqësinë dhe fermerët. Rama është përgjegjësi kryesor pse sot prodhimet kalben në fushë, pse fermerët janë më të varfër dhe pse të rinjtë largohen nga fshati. Rama dhe sot u tall nga Korça, kur pati 10 vite kohë për të ndryshuar këtë realitet të dhimbshëm. Fermerët hedhin prodhimet në kanal, kurse Rama iu kërkon të jenë të lumtur. Shteti ka rënë”, tha Blushi.


Aksident i frikshëm në Selanik / Shqiptarit i thyhet kriku kur ndrronte gomën e kamionit, mjeti e ze poshtë …

Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht, teksa po tentonte të riparonte gomën e një automjeti komercial. Mediat greke raportojnë se 47-vjeçarit iu thye kriku, duke bërë që ta zinte kamioni sipër. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën “Michail Psellou”, të Selanikut. 47-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje pa mundur t’i mbijetonte plagëve të marra. Rrethanat e sakta të aksidentit janë duke u hetuar ende nga grupi hetimor.