Policia shqiptare kap përdhunuesin nga Vlora, e dorëzon tek pala greke në Kakavijë

Policia shqiptare ka arrestuar gjatë natës 45-vjeçarin Spartak Dyrmishi i kërkuar nga Greqi për përdhunim. Është vërtetuar shkencërisht se ai është autor i dy përdhunimeve, nga tre që akuzohej. Këtë fakt e zbuloi ADN-ja e kryer nga rrobat e viktimave. Rasti i fundit i përdhunimit ishte një javë më parë ku sipas denoncimit të njërës prej viktimave, shtetasi shqiptar tashmë i identifikuar e përdhunoi në stacionin e tramvajit në lagjen “Faliro” në një prej zonave më turistike të kryeqytetit, ndërsa vetëm një ditë më pas, i njëjti person tentoi të përdhunonte një tjetër, e cila pasi mundi të gjejë një lokal dhe të ndalojë makinën, u largua me vrap duke kërkuar ndihmë

Mediat greke ngritën dyshime se pas kryerjes së krimit 45-vjeçari u arratis drejt Shqipërisë të enjten e kaluar, duke kaluar në pikën kufitare të Kakavijës. 45-vjeçari Spartak Dyrmishi raportohet se është i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve të mitur të cilët jetojnë në Shqipëri së bashku me nënën e tyre, ndërsa ai jetonte në Greqi me nënën e tij.

Sipas raportimeve të mediave greke ai kishte probleme të theksuara me alkoolin, gjë e cila është përmendur edhe nga viktima e tij e cila deklaroi se gjatë aktit të rëndë ai vinte era alkool.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.