Rama publikon pamjet: “Nuk është as Austri, as Zvicër, po Voskopoja e Rilindur, ejani .…

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të martë Voskopojën, duke zhvilluar disa takime me banorët atje. “Nuk është as Austri, as Zvicër, po Voskopoja e Rilindur si shembëlltyrë e një transformimi mbresëlënës.Dhe kështu, kaq bukur është e po bëhet ngado hedh sytë, po ejani vetë ta shijoni siç po vijnë turistë nga mbarë bota, mos prisni kot ta shikoni në kanale e portale“- shkruan Edi Rama nga Voskopoja.

Më tej Rama shkruan:

Sapo postova foton e mëparshme nga Voskopoja, nën efektin energjizues të transformimit mbresëlënës që vazhdon papushim në këtë zonë qyshse nisëm programin e Rilindjes Urbane, më zunë sytë mes të tjerash disa komente tipike prej një kategorie njerëzish që kam vënë re se mërziten shumë nga çdo gjë e bukur, çdo punë e mirë, çdo ndryshim pozitiv në këtë vend.

“Po kush do t’i mirëmbajë se kanë ikur të gjithë?”, thoshte një, a thua se ata që e kanë kthyer Voskopojën në një spektakël investimesh në shtëpitë e vjetra janë alienë, fantazma apo të marrë që i hedhin lekët në tym!

Jo vetëm që s’kanë ikur të gjithë, po këtu gjen plot të kthyer apo edhe të ardhur nga Tirana, për të investuar kursimet e tyre në bujtina, të cilat sjellin të ardhura shumë më të mira se sa një punë e zakonshme në emigracion.

Mjafton të shikosh se si po rritet numri i turistëve çdo vit në Shqipëri, po edhe në Voskopojë, për ta kuptuar pse këta njerëz po investojnë tek e ardhmja, po edhe për të parë se si programi i Rilindjes Urbane nuk ishte “dava fasadash”, po një program i mirëfilltë nxitjeje ekonomike, për komunitete e familje që lëngonin në gropat e harresës totale.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: