Bënte namin në Shqipëri në vitet ‘90/ Këngëtarja Korçare : “ Në Gjermani jeta e një artisti është e thjeshtë në vendin tonë nuk vlerësohet

A e mbani mend Shirli Polenën? Bjondja korçare, studente e kantos dhe pinjolle e familjes së famshme të mjekëve, u bë e njohur që me daljen e saj në vitin 1992 me këngën ‘vetmi’….E ëmbël, sharmante, me shume elegancë u duk sikur Shirli e kishte kapur një pozicion shumë të mirë në mesin e këngëtareve të reja që po shfaqeshin një e nga një….Mund të bindeshe fare mirë për këtë ku pas dy vitesh, Shirli këndoi sërish në festivalin e ’94-ës, këngën ‘Përse më fshihesh’….

Por me sa dukej, kënga nuk kishte kishte qenë thjesht një dëshirë e momentit.

Sepse Shirli vazhdoi më pas rrugën që kishte nisur. Iu përkushtua muzikës klasike si soprano ku u specializua në Paris. Prej vitesh jeton në Gjermani dhe vazhdon karrierën në skena të muzikës klasike së bashku me bashkëshortin e saj tenor, Adrian Xhema. Punojnë të dy në teatrin e Mynihut dhe gjithashtu janë bërë prindër. Në një intervistë të mëparshme ajo është shprehur se nuk është vetëm faji i saj që ajo mungon me shfaqje dhe koncerte në vendlindje, por në fakt ftesat kanë munguar.


“Shqipëria më ka falur momentet më të bukura të jetës. Një fëmijëri tepër të bukur me aktivitete të shumta e një rini të lumtur. Por ajo që është e vështirë në Shqipëri është se artisti nuk e gjen dot vetveten, nuk ka një siguri profesionale, qoftë edhe financiare për të siguruar jetesën nga arti që bën. Ndërsa në Gjermani një artist siguron jo vetëm një karrierë profesionale, por edhe një jetesë të mirë. Jeta e një artisti bëhet më e thjeshtë, ndërsa këtu te ne nga ana materiale një artist nuk vlerësohet sa duhet.

Por përsëri ne jemi shumë të lidhur me vendin tonë, jo vetëm pasi këtu kemi njerëzit e dashur, por publiku shqiptar është një publik i shtrenjtë dhe i dashur, edhe pse për mua publiku gjerman mbetet më i miri, pasi di ta vlerësojë artin. Nuk ka qenë për fajin tim që nuk kam ardhur e angazhuar, por në fakt kanë munguar ftesat.”, shprehet Shirli Polena.

Video :

Brezi më i mirë është duke vdekur…Shqipëria po humb një gjeneratë që do i zhduket kombit tonë …

Po vdesin !

Brezi më i mirë është duke vdekur…
Ato që s’kanë bërë shkencë, por që kanë dhënë gjithçka për fëmijët.
Po zhduken familjet e mëdha, me shumë fëmijë dhe që respektonin prindrit. Rinia e sotme nuk njeh kushërinjtë. Po vdesin gjyshrit e varfër por që kane kapercyer me zemër të madhe gjithë veshtiresitë financiare .. Jane duke vdekur..

Ata kane njohur kohë lufte, kohë kur kanë shtrënguar rripat dhe janë kënaqur me pak, kanë njohur dhimbje dhe vuajtje, shpesh kanë punuar si kafshe…dhe nuk ankoheshin kurrë! Ata kerkonin grimca të thjeshta lumturie…dhe sot kerkojnë vetëm të perjetojnë çaste te lumtura me niperit dhe mbesat e tyre …

Ata po ikin nga kjo bote pa shqetesuar njeri, gjithmone ata s’kane shqetesuar …ata po ikin pa u thënë lamtumire fëmijve

dhe nipave që janë në emigracion.

Shqipëria po humb një gjeneratë që do i zhduket kombit tonë brez pas brezi….

Do na mungoni shumë…..❤️❤️❤️❤️

(Shkroi: Kreshnik Spahiu Janar 2021)


Kokainën nuk e kapi skaneri, por e kapi qeni/ Ja “heroi” që i bëri gropën “BanaKing-ut” (video)

Në Portin e Durrësit është kapur një sasi kokaine prej 33.5 kg, në kontejnerin e kompanisë së bananeve, “Banaking”, në pronësi të Trifon Murataj. Kontejneri vinte nga Amerika Latine, konkretisht nga Ekuadori. Skaneri nuk e ka evidentuar drogën, por policia e cila ka patur informacion për ngarkesën, ka kryer kërkim me qen, i cili e ka nuhatur dhe pikasur kokainë në banane. Policia ka shoqëruar punonjësit e kompanisë që prisnin ngarkesën dhe punonjës të portit. Deri tani janë shoqëruar tetë persona. Sipas policisë janë sekuestruar 31 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë.


Revoltohet djali i së moshuarës që u dhunua nga infermierja: “Erdha nga Belgjika, nënën time nuk e lë më në duart e askujt

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Pejë ku një infermiere e një qendre për të moshuar u filmua duke goditur dhe u talluar me një grua në moshë, ka folur për Shqipëria Live në Top Channel, djali i saj. Lidhur me rastin, ai tha se për momentin ia kanë lënë drejtësisë të merret dhe se nuk ka kontaktuar akoma me familjarët e infermierës që bëri gjestin e rëndë. “Mua më morën në telefon. E rëndësishme për mua të vi këtu se unë jetoj në Belgjikë, Nëna do qëndrojë me mua këtu në Kosovë, në Bekgjikë do shkojmë pasi të bëhen procedurat ligjore, E kam vendos që nëna kurrë të mos jetë e tjetërkujt përveç se e imja dhe e motrës time,” tha djali i saj.