Faqe e re në historinë e hekurudhave/ Balluku:” Nis ndërtimi i linjave Tiranë-Rinas, Durrës-Prishtinë, Rrogozhinë-Pogradec

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës thotë se duke filluar nga viti i ardhshëm, një faqe e re do të hapet në historinë e Shqipërisë për hekurudhat. Teksa prezantoi projektet në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Balluku njoftoi nisjen e ndërtimit të disa linjave të reja hekurudhore.

Pjesë nga deklarata e Ballukut:

Qeveria shqiptare e ka prioritet transportin hekurudhor, është një prej fushave që bshkëpunojmë me Bashkimin Europian. Krijimi i autoritetit hekurudhor, i sigurisë hekurudhore, duke hapur kështu një faqe të re në historinë e hekurudhës shqiptare dhe duke e menaxhuar atë sipas të gjitha rregullave. Sot në hekurudhat shqiptare ne kemi të njëjtën mundësi si te aeroportet për ta menaxhuar.

Drejtoria e inspektimit hekurudhor të të shkrihet, i kalojnë autoritetit për inspektimin e incidenteve hekurudhore. Rehabilitohet linja hekurudhore Durrës, Terminali Tiranë si dhe ndërtohet linja Tiranë-Rinas, projektet këtë vit. Vorë-Hani i Hotit do të rehabilitojë 12 stacione dhe godina.

Standartizohet hekurudha me atë të Malit të Zi. Puna që po bëjmë me BE është inkludimi i Shqipërisë në korridoret e njohura tashmë.

Studim i fizibilitetit Durrës-Prishtinë, hartim i projektit të detajuar për linjën Durrës-Rrogozhinë, dhe projekt Rrogozhinë-Pogradec-Lin. Në vitin 2023 nis ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, ky projekt pritet të jetë 700 milionë euro, nuk gjykojmë që do të marrim fonde nga WDF.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: