Aksident i frikshëm/ Makinat përplasen kokë me kokë në Elbasan ,3 të plagosur (Video)

Moti i keq ka shkaktuar disa aksidente në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Së fundi një aksident është regjistruar këtë të shtunë në aksin Peqin-Elbasan. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, ndërsa raportohet se ka edhe të plagosur. Automjetet dyshohet se kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë. Ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen zjarfikësit dhe ambulanca sakaq po punohet për nxjerrjen e të plagosurve nga automjetet e shkatërruara.


Aksident pranë Kapshticës/ Makina del nga rruga, plagosen dy persona…

Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në afërsi të Kapshticës. Bëhet me dije se makina ka dalë nga rruga për shkak të lagështisë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona që ndodheshin në mjet. Dy të lënduarit janë dërguar me urgjëncë në spital, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Në krahët e të atit, Çiljeta Xhilaga ndan videon e rrallë nga fëmijëria: “Kur festoja me krejt lagjen…

Artistja e njohur, Çiljeta Xhilaga është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit një video të rrallë nga fëmijëria e saj. Këngëtarja ka publikuar një moment nga festa që prindërit organizuan kur ka bërë 6 vjeç. Ajo shihet duke kërcyer në krahët e të atit ndërsa shton se e kujton me mall. “Kur unë festoja 6 vjetorin tim dhe tërë pallati, lagjia dhe klasa ishte në shtëpinë time 😂😂 dhe unë që dridhem dhe spërdridhem në krahët e super babit tim, krenare dhe me fat për prindërit e mi që s’kanë lënë ditëlindje pa më festuar çdo vit. Të dua mami. Më mungon babi”, ka shkruar ajo.


“Anxhela Peristeri: “Jam supersticioze si babi ,po pashë mace të zezë, ndërroj rrugë ,më ka ndodhur që….

Kënëgtarja e njohur Korçare, Anxhela Peristeri, ka folur për këngën “e titulluar Kalimtar”, me të cilën do të marrë pjesë tek “Kënga Magjike”. Sipas saj kjo këngë është një histori e përjetuar, një mashkull në jetën e femrës që është kalimtar. E pyetur në “Aldo Morning shoë”nëse është supersticioze, Anxhela shprehet se po dhe pikërisht me macen e zezë nëse i del para.

 Pjesë nga biseda: 

Aldo: Je supersticioze?

Anxhela Peristeri: Po jam. Për shembull po pashë mace të zezë kthehem mbrapsht.

Aldo: Seriozisht e beson këtë?

Anxhela Peristeri:Po. Faktikisht ma ka fiksuar dhe babi dhe ai gjithmonë kthehet. Po më ka ndodhur që kur kam kaluar o ka ndodhur ndonjë sherr ose ka ndodhur ndonjë gjë që kështu tani kthehem mbrapsht.


Vajza i feston ditëlindjen/ Sonila Meço i bën dedikimin e bukur: “Je bërë zonjushë…

11 vite më parë, gazetarja e njohur Sonila Meço është bërë nënë për herë të parë, me vajzën e saj të vetme Amaris.Në ditëlindjen e 11 të vajzes së saj, Sonila Meço ka ndarë një album me foto ndër vite të shoqëruar me urimin më të ndjerë të një nëne. “Në ora 12:35, në ditën e katërt të një nëntori plot diell, jeta jonë rinisi, bota u bë krejt papritur 3 kg e 300 gramë dhe lumturia hodhi spirancën përgjithmonë në dy sy ngjyrë lajthi.

E qysh prej atij çasti damari i jetës sonë pulson emrin dhe buzëqeshjen e saj…por edhe paradoksin mes dëshirës për ta patur gjithmonë të vogëlth pranë nesh dhe kureshtisë për ta parë të madhe teksa realizon veten.

Pa ngut e mira jonë, jetën mësoje duke u rritur, as më parë e as më vonë! Siç na mëson të jemi prindër të mirë, siç të mësojmë të jesh vajzë e mbarë.

Lumturofsh e të lumturofshin dritë syri!”, shkruan Sonila Meço për të bijën e cila po rritet dhe ka nisur të marrë hijen e një zonjushe.