Ish-kapiteni Lako: “Skënderbeu-Flamurtari zgjon kujtime, kush e fiton merr një tjetër status në kampionat…

Sfida e neserme Skënderbeu-Flamurtari vjen si një “derbi” në ligën e pare edhe kjo për shkak të konkurrencës së dikurshme….Për Skënderbeun mbetet një tregues force dhe një ndeshje që nuk duhet humbur. I këtij mendimi është Stavrion Lako. Ish-kapiteni i bardhekuqve e sheh një ndeshje tejet të luftuar, por mbi të gjitha një takim prestigji për këtë kategori dhe një ndeshje që kurrsesi nuk duhet humbur nga korçarët.

Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, ai vlerëson maksimalisht kundërshtarin, por mendon se ekziston një formë për t’i ndalur.

“Skënderbeu-Flamurtari të sjell kujtime të paharrueshme dhe flasim për një kohë që të gjithë e mbajmë mend. Të kthen në Superiore dhe tek ato duelet e forta që kemi pasur në vitet e shkuara. Kam pasur fatin t’i shijoj ato ndeshje dhe sa herë që i sjell në mend më krijojnë emocione. Por këtë herë është diçka ndryshe.

Normalisht emocionet dhe qasja e këtij takimi janë diçka madhore, por janë dy ekipe që do të luftojnë për kalimin direkt në elitë dhe do të jetë një ndeshje e luftuar.

Jam i bindur se asgjë nuk vendoset në këtë takim, por është një ndeshje prestigji që kush e fiton merr një tjetër status në kampionat”, theksoi fillimisht 42-vjeçari, i cili më pas vijoi me analizën e tij.

“Unë e njoh shumë mirë filozofinë e Migen Memellit dhe e kam ndjekur se si punon në stërvitje. Nga sa e njoh, e sigurt që kjo është një ndeshje që nuk do ta humbë kurrsesi. Prandaj mendoj se Skënderbeu duhet të diktojë takimin nga fillimi në fund. Presingu për topin e parë dhe asfiksimi i brazilianëve që janë pika e fortë e Flamurtarit duhet të jenë parësorë nëse kërkojnë fitoren.

I bindur që Skënderbeu i ka elementët e duhur për t’ia dalë mund të them se shoh favoritë korçarët. Ndërkohë që tifozët do të jenë një faktor i rëndësishëm, ndaj i ftoj të jenë të shumtë në numër”, përfundoi /Panorama Sport

Po ikën dhe korçari i fundit/ Statuja simbol e Korces shihet në aeroportin e Rinasit…

Nga Avni Delvina:

Te dashur miq ! Mundesisht, mos ta marri vesh korcari i shquar Agim Xhafka se do trishtohet !!!….. – Eshte pare ne aeroportin e Rinasit Statuja e Luftetarit Kombetar ….. Thuhet se po iken edhe Statuja me simbolike e Korces ….

Dikush i eshte lutur shume qe te mos iki, biles thuhet se i jane lutur edhe disa nderkombetare, por ai tashme e ndjen vehten te tepert ….

Eshte veshur pjeserisht me kostum, per te mos rene ne sy te autoriteteve te aeroportit dhe te doganes me ashpersine e bronxit ……

si dhe me nje valixhe te vogel nga ato qe mbajne deri ne dhjete kg….

Lajmi i fundit/ Pedagogët i japin fund bojkotit të mësimit ,por vazhdojnë protestat…

Pedagogët janë tërhequr nga bojkoti i procesit mësimor, por njoftojnë se do të vazhdojnë protestat me qëllim plotësimin e kërkesave të tyre…Me anë të një njoftimi, Sindikatave Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka bërë të ditur se protesta e radhës kombëtare do të zhvillohet më datën 8 nëntori ora 11:00 përpara Korpusit. “

Ndodhur përballë kësaj situate kritike, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, e interesuar për normalizimin dhe zhvillimin e suksesshëm të jetës akademike vendosi:

Pezullimin e bojkotit dhe rinisjen e procesit mësimor, për të përmbushur detyrimin tonë akademik, atë të përçimit të dijes tek studentët;

Vazhdimin e protestës me të gjitha format demokratike dhe institucionale, përfshirë protestat kombëtare universitare periodike, deri në vlerësimin dhe zgjidhjen e kërkesave të parashtruara;

Këngëtarja shqiptare rrëfehet për partnerin: “Ai më ka rritur, më vjen shumë keq që nuk ka qenë i pari për mua…

Këngëtarja Adelina Tahiri prej disa kohësh tashmë gëzon një martesë me avokatin maqedonas, Serjiza Markov me të cilin ka dhe një djalë. Që në momentin kur bëri publike marrëdhënien e saj, Adelina është komentuar shpesh negativisht nga ndjekësit në rrjetet sociale, lidhur kjo me diferencën e moshës që ka ajo me partnerin e saj. Së fundmi ajo ka folur për partnerin gjatë një interviste televizive pak më ndryshe se herët e tjera.

“Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Unë kam shumë vite që jam me të. Në shtator kemi bërë 9 vjet lidhje dhe më njeh që kur kam qenë 19 vjeҫe. Kam një jetë, më rriti burri”- tregoi Adelina.

E pyetur nëse do ta kishte zgjedhur sërish në një tjetër jetë ajo tha: “

Unë jam një femër që si të gjithë femrat kemi një të kaluar në jetë, dhe nuk më vjen turp për jetën, të kaluarën time apo ndonjë partner që kam pasur, por më vjen shumë keq që ai nuk ka qenë i pari për mua që kur kam lindur. Po të lindja sërish, prapë atë do të zgjidhja”– shpreh Adelina.

Kapet 48 vjeçari në Pogradec/ Po transportonte me Volkswagen 5 emigrantë të paligjshëm…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. T., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë e kanë kapur këtë shtetas, në lagjen nr.4, Pogradec, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Anxhela Peristeri pranon publikisht: “Po, kam blerë klikime, si të gjithë këngëtarët ,është strategji

Anxhela Peristeri është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare. Këtë vit ajo do të marrë pjesë në ‘Këngën Magjike’ me këngën ‘Kalimtar’. Në një intervistë të dhënë se fundmi për ‘Aldo Morning Show’, Anxhela ndau publikisht edhe disa detaje nga jeta e saj e gjatë në skenë. Për blerjen e klikimeve, një prej diskutimeve më të përfolura mes muzikantëve, Anxhela tha se kjo mënyrë është një strategji marketingu që e bën këngën të promovohet edhe më shumë.

Ajo pranon se vetë e ka bërë vetëm në 2-3 raste, por nuk është e vetmja që e bën këtë.

“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë. Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë”, tha Anxhela duke shpjeguar se kjo mënyrë është një nxitje për këngën.

Fansja i hedh reçipetat në skenë / Xhensila Myrtezaj : “Gjitha këta çuna të bukur këtu mua gjete të m’i hedhësh(Video)

Një trend për hedhjen e reçipetave në skenë teksa artistet performojnë ka nisur prej vitesh. I njohur më së shumti për një veprim të tillë nga fansat është këngëtari latin, Maluma ndërsa tek ne një prej atyre që iu ka ndodhur në disa raste është reperi Ledri Vula. Mirëpo, teksa rëndom ndodh ndaj artistëve meshkuj këtë herë një veprim i tillë është bërë ndaj një këngëtareje të njohur shqiptare.

Bëhet fjalë për Xhensila Myrtezaj, e cila në një nga mbrëmjet muzikore që mbajti së fundmi teksa po performonte, dikush nga publiku i hodhi reçipeta.

Pas këtij momenti, autorja e “Ale ale” për një moment ka ndaluar performancën.

E para nuk janë masa ime, e dyta me siguri është vajzë, ke gabuar adresë, gjitha këta çuna të bukur këtu mua gjete të m’i hedhësh”, është shprehur ajo, teksa i ka vendosur reçipetat sërish aty ku i mori.

Gruaja godet me thikë dashnoren e burrit / Njera përfundon në spital tjetra në burg …

Ajo dyshonte se burri e tradhtonte dhe vendosi ta ndiqte. Një grua në Korinth, Greqi, u tërbua kur mori vesh se dyshimet e saj ishin të vërteta. Gruaja e gjeti burrin me të dashurën e tij dhe nuk nguroi ta godiste e sulmonte me inat. Sulmi i përgjakshëm ka ndodhur rreth orës 10:00 të së premtes në mbrëmje ,kur bashkëshortja ndoqi burrin dhe e kapi në flagrancë me të dashurën në makinën e tij, e cila ishte e parkuar në parkingun e stacionit të Suburban në Korinth. Ajo ka hapur menjëherë derën dhe ka nisur të godasë me thikë rivalen e saj duke e plagosur. Britmat e gruas mobilizuan kalimtarët të cilët lajmëruan Policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur persona të ekipit të DIAS-it, të cilët kanë vënë në pranga autoren dhe e kanë dërguar në Sigurim, ku ndaj saj është ngritur akuza për vrasje të mbetur në tentativë.

Ç’po ndodh me Euron dhe dollari ? Ja me sa këmbehen sot ….

Dollari amerikan është blerë këtë të diel, 6 Nëntor, me 117.2 lekë dhe është shitur me 118.6 lekë sipas kursit të këmbimit, duke pësuar një rënie të lehtë me ditët që lamë pas. Sakaq monedha evropiane Euro blihet me 116.6 lekë dhe shitet me 117.3, duke shfaqur rënie nga java e kaluar.Rënie të lehtë ka pësuar dhe paundi britanik, i cili sot blihet me 132.5 lekë dhe shitet me 134.1 lekë.

Meta pozon me shegë dhe jep mesazhin e koduar: “Me sytë drejt pranverës që vjen shpejt….

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një foto mëngjesin e sotëm me një mesazh të koduar. Meta ka postuar foto, ku shihet i veshur sportiv dhe pozon pranë një shege. Kryetari i PL shkruan se me shegët e fundit ndahemi nga vjeshta, me sytë drejtë verës, si duket mnesazh për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj të 2023. “Me shegën e fundit ndahemi nga vjeshta, me sytë drejt pranverës që vjen shpejt…!” shkruan Meta në postimin e tij.

U nis në punë dhe nuk u kthye më / Zhduket pa lënë gjurmë Shqiptari në Selanik…

Autoritetet greke në Selanik janë vënë në alarm për zhdukjen e një 51-vjeçari shqiptar. Madje policia bën publike emrin dhe foton e personit të zhdukur. Ai është Ylli Mera nga Shqipëria. Emisioni
“Buzëqeshja e Fëmijës” u njoftua për zhdukjen e 51 vjeçarit dy ditë më parë, pra në datën 4 të nëntorit dhe ka vazhduar me publikimin e të dhënave të tij, me kërkesë të të afërmve, pasi mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e tij. Ditën e zhdukjes Ylli Mera ndodhej për punë në zonën e Arethousës të Selanikut.

Për shkak të plagosjes së partneres së tij, Ylli Mera u largua nga puna dhe shkoi në stacionin e autobusit lokal për t’u kthyer në shtëpinë e tij, dhe që prej asaj kohe rezulton i zhdukur.

Ylli Mera është 1.82 m i gjatë, peshon 100 kg, ka flokë të shkurtër gri dhe sy kafe. Nuk ka asnjë informacion se çfarë kishte veshur ditën e zhdukjes së tij.
Lidhur me zhdukjen e 51 vjeçarit shqiptar “Buzëqeshja e Fëmijës bën me dije se gjurmët e tij kanë humbur më 1 nëntor, në mesditë, nga zona e Arethousa, Selanik.

Autoritetet Greke apelojnë që kushdo që ka informacion është i lutur të kontaktojë me telefon “Buzëqeshja e Fëmijës” 24 orë në ditë, në “Linjën Kombëtare për të rriturit e zhdukur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend, por edhe përmes aplikacionit Missing Alert.

Festojnë pesëvjetorin e njohjes / Bora dhe Donaldi publikojnë fotografi të përbashkët si çift…

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë padyshim një prej çifteve më të përfolura në mediat rozë. Si rrallë herë vendosën t’i befasojnë fansat duke publikuar dy fotografi të tyre në Instagram. Në përvjetorin e lidhjes së tyre, aktori ka ndarë dy foto ku shihet më i lumtur se kurrë krah Borës. Nga ana tjetër Bora ka ripsotuar fotot krahas së cilave shkruan datën 5.

Ashtu siç e kanë konfirmuar të dy, çifti i njohur festojnë përvejtorin e lidhjes me njëri-tjetrin

Kujtojme qe nje vit më parë çifti u gjendën në prag të ndarjes, kjo pasi Donaldi krijoi një lidhje tjetër brenda shtëpisë së Big Brother VIP me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Raporti/ 92% e studentëve të mjekësisë kërkojnë të largohen nga Shqipëria

Sipas një raporti të Qendrës për Studime Sociale dhe Ekonomike, gati 92% e studentëve të Mjekësisë kanë shprehur dëshirën për t’u larguar nga vendi. Malbor Duka është një 26 vjeçar që ka përfunduar studimet për Mjekësi e Përgjithshme, dhe aspiron të specializohet në Kirurgji.“ Sapo përfundova studimet në Mjekësi e Përgjithshme dhe punoj në një spital privat si asistent i një mjeku kirurg. Çdo ditë e më shumë po gjendem përballë një dileme, nëse duhet të qëndroj në vendin tim në këtë ambient këtu, apo të drejtohem drejt një vendi perëndimor.

Malbor Duka 26 vjeç

Sigurisht që po vë shumë gjëra në pershore. E para janë arsyet ekonomike, paga. Mjekët në Shqipëri janë ndër më pak të paguarit në Ballkan. Arsyeja e dytë është mangësia e zhvillimit të mëtejshëm profesional. Ekspozimi ndaj dhunës verbale dhe fizike, pasiguria në punë dhe presioni I vazhdueshëm politik, imazhi negativ I bluzave të bardha dhe opinion i keq I publikut për ta. Argument tjetër është legjislacioni, pasi Shqipëria renditet ndër vendet që kanë numrin më të lartë të mjekëve të dënuar në raport me popullsinë.

Madje e ka disafish më të lartë edhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kushtet e këqija të punës, puna më orare të zgjatura, mungesa e pajisjeve diagnostikuese, mungesa e medikamenteve. Të gjitha këto janë arsye, që mua më bëjnë ta konsideroj largimin nga Shqipëria. Ndërkohë që arsyet që më bëjnë ta mendoj qëndrimin këtu, janë padyshim familja ime, dhe pjesa që unë jam një patriot dhe e dua vendin tim. Nëse do të ishte për zgjedhjen time të lirë, absolutisht që do të doja të jepja kontributin tim dhe të shërbeja në vendin tim.

Çdo ditë e më shumë e mendoj largimin nga Shqipëria.

Gjuhën gjermane, ndërkohë e kam studiuar prej disa vitesh dhe jam njohës i mire i saj, pasi Gjermaninë e konsideroj si një opsion shumë të mirë për të vazhduar specializimin. Tanimë edhe njerëzit tanë të afërm, familjarët vetë na thonë që të ikim nga Shqipëria, pasi e shohin si një vend, që nuk të ofron më asgjë.”-tha Malbor Duka, Student Mjekësie./ TCH

Befason aktori i njohur : “Kam shkuar me shoqet e të dashurës, më plasi tr*pi po e mori vesh ajo…

Aktori i humorit Albano Bogdo ka rrëfyer në një intervistë se ka fjetur me shoqet e së dashurës pa dijeninë e saj. Deklarata kontraverse ka marrë shumë reagime në rrjet. Ai iu përgjigj pyetjes se cili është defekti më i madh që ka si partner, duke thënë: “Vdes për shoqet e të dashurës, mbaroj”. Bogdo nuk e cilëson këtë gjë gabim, por mrekulli. Ndër të tjera thotë se edhe po e zbuloi e dashura nuk do vriste veten. “ Gabim mund të të duket ty, por për mua ka qene një mrekulli. Ti nuk e di për kë e kam fjalën unë, as ajo nuk ka nga ta dijë. Edhe nëse do ta zbulonte më plasi tr*pi mua, nuk do vrasim veten.“