Këngëtarja shqiptare rrëfehet për partnerin: “Ai më ka rritur, më vjen shumë keq që nuk ka qenë i pari për mua…

Këngëtarja Adelina Tahiri prej disa kohësh tashmë gëzon një martesë me avokatin maqedonas, Serjiza Markov me të cilin ka dhe një djalë. Që në momentin kur bëri publike marrëdhënien e saj, Adelina është komentuar shpesh negativisht nga ndjekësit në rrjetet sociale, lidhur kjo me diferencën e moshës që ka ajo me partnerin e saj. Së fundmi ajo ka folur për partnerin gjatë një interviste televizive pak më ndryshe se herët e tjera.

“Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Unë kam shumë vite që jam me të. Në shtator kemi bërë 9 vjet lidhje dhe më njeh që kur kam qenë 19 vjeҫe. Kam një jetë, më rriti burri”- tregoi Adelina.

E pyetur nëse do ta kishte zgjedhur sërish në një tjetër jetë ajo tha: “

Unë jam një femër që si të gjithë femrat kemi një të kaluar në jetë, dhe nuk më vjen turp për jetën, të kaluarën time apo ndonjë partner që kam pasur, por më vjen shumë keq që ai nuk ka qenë i pari për mua që kur kam lindur. Po të lindja sërish, prapë atë do të zgjidhja”– shpreh Adelina.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: