Ruga që do të afronte Tiranën me Korçën , pritjes 11 vjeçare i shtohen edhe 2 të tjera…

Qeveria ka gjetur paratë për të përfunduar rrugën Qukës-Qafë Plloçë. 47 mln dollarë janë dhënë nga Fondi Saudit për Zhvillim, që kantieri i hapur 11 vite më parë të mbyllet në pjesën e mbetur. Puna për rrugën duhej të mbyllej në vitin 2019, por nevojat për financime shtesë kanë bërë që ajo të shtyhet me 5 vjet të tjerë. Dhe me paratë në dispozicion do të ndërtohen një sërë veprash inxhinerike.

Të gjitha punimet do të mbyllen në vitin 2024. Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë ka një gjatësi totale prej 43.8 km dhe do të jetë një rrugë e kategorisë C1 ku shpejtësia e lejuar do të jetë 80 – 90 km/orë.

Ky segment parashikon të ulë me 1 orë rrugën nga kryeqyteti për në juglindje dhe me fondin shtesë të miratuar në komisionin e veprimtarive prodhuese, fatura e përgjithshme tashmë arrin në 182 milionë dollarë./ Euronews

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.