Plas vjedhja në Korçë/ Hajdutët vjedhin në lokal pijet, cigare dhe lekët…

Një dyqan në Voskop të Korçës është grabitur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Sipas policisë dyqani është grabitur rreth orës 05:00 të mëngjesit, ku janë marrë para dhe pije alkoolike. Detaje të reja janë zbardhur ku Pronari Bledar Leska foli në një prononcim për media ku tha se ishin 4 persona të maskuar dhe me armë. Ai ka treguar se autorët e armatosur kanë thyrë derën hyrëse të dyqanit dhe se kanë grabitur paratë, pije alkoolike dhe cigare.

“Me kapuça me doreza, vetëm njëri ka qenë pa doreza. Kanë ikur, duket arma nuk e di nëse ka qenë e vërtetë. Kanë patur armë që të katërt. Duken me maskë. Kanë vënë këto nga Halloëeeni”tha pronari.


Njoftimi i policisë:

4 persona të maskuar kanë vjedhur gjatë orēve të para të mëngjesit një lokal në qendër tē fshatit Voskop. Pronari i lokalit Bledar Leska thotë se nga pamjet e kamerave të sigurisë ka parë që 4 persona kanë zbritur nga njē mjet i zi,tip golf rreth orës 04 të mëngjesit.

Sipas tij, njëri prej vjedhēsve mbante në dorê një armë,tip automatik scorpion me tytë të prerë,me të cilën ka thyer xhamin e pjesës sē poshtme të derës. Të 4 personat kanë hyrë nē lokal dhe kanë marrë nga kasaforta rreth 1 milion lek të vjetra, pije,cigare dhe embëlsira.
Policia e Korçës ka nisur hetimet per ngjarjen,të cilën paraprakisht e ka klasifikuar si vjedhje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: