Mediat greke nxjerrin foton e shqiptarit që tentoi të përdhunonte 20-vjeçaren

Me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Pire, mediat greke kanë bërë publike të dhënat e identitetit, fotografitë, si dhe akuzat e ngritura ndaj 28-vjeçarit shqiptar që tentoi të përdhunojë një 20-vjeçare greke në Nicë. Bëhet fjalë për Kledi Sulollarin, i cili u arrestua më 6 nëntor nga policia dhe ndaj tij u ngrit akuza për tentativë përdhunimi dhe lëndim të rëndë.

Sulollari u arrestua herët mëngjesin e së dielës së 6 nëntorit, në Nicë, pasi ndoqi një 20-vjeçare teksa ajo po lëvizte për në shtëpinë e saj dhe e kishte imobilizuar me qëllim përdhunimin e saj.

Vajza ka tentuar ta pengojë duke kërkuar ndihmë dhe më pas 28-vjeçari e ka sulmuar me grushte në kokë duke e plagosur. Pas kësaj ai është arratisur për tu arrestuar më vonë. Nga Drejtoria e Sigurisë së Pireut po hetohet për mundësinë e përfshirjes së tij në ndonjë krim të ngjashëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.