Shqiptarët e kthejnë Tik Tok-un në pazar për pasaporta të BE/ Ja mënyra e re që përdorin për të shkuar në Angli…

Këtu kemi një foto të një pasaporte greke me të dhëna biometrike të prodhuara nga trafikantët. Një e re shqiptare reklamon mjetet e falsifikuara të identifikimit në TikTok. Ndërsa tregon jetën e saj të begatë në Britaninë e Madhe. Ion Daci, e përdorur nga bandat për të nxitur mashtrimin e të rinjve u thotë 239,700 ndjekësve të saj se si “të hapin llogari bankare false, të blejnë pasaporta, ID dhe patentë” transmeton the sun .

Këto publikime vijnë në një kohë që kryeministri Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron po punojnë për të rregulluar si duhet marrëveshjen e tyre për të goditur kalimet e emigrantëve të paligjshëm në Kanal.

Por një burim shqiptar tha: “Bandat janë gjithmonë një hap përpara. Biznesi i pasaportave të rreme po lulëzon. Ato janë kopje të sakta të gjësë reale. I lejojnë emigrantët të shmangin rrezikun e kalimit dhe mjerimin e kampeve në MB”.

Burimet thonë se emigrantët e paligjshëm shmangin aeroportet e Londrës. Kjo pasi aty kontrollet kufitare janë më të rrepta. Ndaj ata zgjedhin qendra më të vogla si Glasgow, Birmingham dhe Mançester. Hetuesi ynë kontaktoi me trafikantët në WhatsApp dhe ata na thanë:

“Pasaporta plus ID plus patentë kushton 3000 Euro (£ 2,618)”. Na u tha të paguanim një depozitë në Tiranë, “kur të marrim nga ju karakteristikat biometrike dhe shenjat e gishtërinjve”.

Të pyetur nëse falsifikimet ishin përdorur tashmë me sukses për të hyrë në Britani, ata u përgjigjën: “Po, kryesisht me pasaportë bullgare”.

Moti merr kthesën e papritur/ Java e re nis me rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë…

Kjo javë do të ketë tipare të një vjeshte të vërtetë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti përgjithësisht do të mbizotërohet nga vranësira dhe kthjellime të përkohshme. Reshjet e shiut, do të përfshijnë kryesisht pjesën bregdetare me intensitet të ulët. Herë pas here, reshjet do të marrin intensitet mesatar. Ditën e enjte dhe të premte, reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Në pjesën bregdetare rrebeshe me rrufe. Era, do të fryjë juglindje e jugperëndim e lehtë e mesatare. Në bregdet, gjatë të enjtes e të premten era e vrullshme në bregdet. Valëzimi në det i forcës 2 deri 4 ballë.

Traditë dhe histori e re / Zhvillohet gara mbarëkombëtare e hipizmit në Korçë(Foto)

🏇“Shtëpia e Kuajve” mirëpriti dje vizitorë vendas e të huaj, kryesisht adhurues të kuajve dhe të apasionuar të hipizmit, amatorë e profesionistë, të cilët ndoqën nga afër një garë hipizmi. Në të merrnin pjesë 15 konkurrentë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

“Shtëpia e Kuajve” është shndërruar tashmë në shtëpinë e vizitorëve që pëlqejnë kuajt, hipizmin, ushqimin e mirë dhe natyrën relaksuese.🏇🐎🌳🌿
Ndodhet në rrugën Korçë-Voskopojë dhe është e vetmja në Shqipëri, që zhvillon gara me kuaj edhe në nivel ndërkombëtar.
🏇🏇

Pronari i fermës, Uli Myrtollari, i apasionuar pas kuajve, ka një përvojë më shumë se 15 vjeçare si kampion hipizmi dhe trajner në Greqi. Pas rikthimit nga emigracioni, së bashku me bashkëshorten dhe vëllanë ndërtoi fermën e “ëndrrave” të tij, duke e kthyer në një atraksion për shumë njerëz. Përveç qëndrimit për pushim në të ofrohen kurse e guida për hipizëm.

🏕Ky është viti i dytë që ferma funksionon dhe gradualisht po krijon një traditë të bukur, që ia shton mjaft vlerën zinxhirit të ofertës turistike në qarkut tonë shkruan Prefekti Nertil Jole.

Artizanët e Korçës drejt zhdukjes/ Flet mjeshtri i hekurit në Korçë: “Jam trashëgimtari i fundit i brezave…

Trokitja e këtij Cekani dëgjohet prej 120 vitesh në pazarin e Korçës. Pëllumb Kovaci është trashëgimtari i fundit i kovacëve në Korçë që ruan mbiemrin dhe zanatin e disa brezave të familjes së tij. Sot afër të 70-tave ai përpiqet të mbajë gjallë dyqanin dhe profesionin e trashëguar nga të parët në zonën e pazarit të Korçës. Thotë se pasionin për këtë zanat e ka si në ditën e parë, kur ishte 14 vjeç.

“E kam filluar që në fëmijëri. E kam pasur shume qejf. E kemi të trashëguar nga babai, gjyshi strëgjyshi. Në periudhën e komuzimit kovacan nëpër ndërmarrje. Dyqanin e kam trashguar nga gjyshi. Ai ia la babai. Me këtë profesion do vazhdoj.”

Sot nga kovaçana të ardhurat janë fare të pakta. Për këtë arsye fëmijët e Pëllumbit nuk e trashëguan këtë profesion.

Dëshira ime është të vazhdonte me tutje. Djemtë e mi se duan. Kjo pune duhet te te hyje ne qejf që në fëmijëri, por në kohën e komunizmit nuk mund ta mbaje një fëmijë në ndërmarje të mësnte. Tani kane profesione të ndryshme.”

Kovaçët çdo ditë e më tepër po i largohen këtij zanati, që dikur ka qenë baza e prodhimit të veglave bujqësore.

“Kryesisht veglat bujqësore te fshatarëve. Çjanë vegla bujqësore këtu vijnë.”

“Më përpara i krijon vete veglat, ndersa sot i ben fabrika. Ketu vijne vetem per riparime. Blelin, shaten, preshajken. Pune ka, por nuk eshte me volum. Eshte pune e vogël, jo shumë e voltishme për ekonomi.”

Punishtja e familjes Kovaçi eshte hapur në vitet 1900, kohë në të cilën është ndërtuar pazari i Korçës nga Ilias Bej Mirahori.

Kjo punishte qe as me shume e as me pak, eshte nje kovaçane, eshte nderuar ne hyrje te pazarit, aty ku ishte planifikuar te vendosej vargu i dyqaneve te zanaçinjëve. Punishtja artizane ne Korçë, qe daton qe me ndertimin e pazarit, eshte nje Kovacane. /abcnews.al/

Video

Berisha nga Tik Tok: “Treni ynë nuk ndalet më,do të kalojmë nga një stacion fitoreje në tjetrën

Një ditë pas protestës përpara Kryeministrisë, Sali Berisha ka publikuar një videomesazh në rrjetin e tij social Tik Tok. Berisha ka përshëndetur qytetarët të cilët dolën në tubim, teksa shton se “treni ynë nuk ndalet më”.

Mesazhi i Sali Berishës:

Mirëdita miqtë e mi të TikTok. Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufijshme, për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët që mbushën, zbukuruan aq madhërishëm Bulevardin dje me pjesëmarrjen tuaj në protestën më të jashtëzakonshme që Tirana ka njohur!

Por, në këtë mesazh dua gjithashtu një falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për të gjithë ju miqtë e TikTok që në 30 ditë e shndërruat në një histori suksesi komunikimin tonë me 1.3M shikime dhe dhjetra e mijëra ndjekës. Sëbashku ne jemi njerëz të rekordeve të mira. Treni ynë nuk ndalet më.

Ai do kalojë nga një stacion fitoreje në një stacion tjetër, deri në destinacionin final. Shpëtimin e Shqipërisë, për ju, të ardhmen tuaj dhe për të gjithë shqiptarët! Zoti ju bekoftë! Faleminderit shumë!

Rrikthehen maskat/ Ndiqet dhe dhunohet pranë banesës gazetari, Adriatik Doçi…

Është dhunuar gazetari investigativ, Adriatik Doçi.Ky i fundit e ka denoncuar rastin në polici, teksa thotë se është dhunuar në momentin që po shkonte drejt banesës së tij në Tiranë. Doçi shprehet se është goditur me grusht nga një person, por që beson se autori ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë, dhe se ishin të maskuar.

Rreth mesditës duke u kthyer në banesë persona të pa iddentifikuar më kanë goditur nga pas në mënyrë të befasishme. Nuk u identifikova dot. Nuk kisha asnjëlloj komunikimi vetëm më dhunuan në mënyrë të befasishme dhe tinëzare nga pas. Nuk e kisha mendjen pasi nuk mendova se do më qëllonin. Kam pasur kërcënime por jo dhune konkrete fizike. Ky ishte episodi i parë i një dhunë fizike. Të rruga Pashko Vaso duke hyrë tek banesa pasi konsumova dhe kafen, isha vetëm dhe po kthehesha në banesë.

Sulmi është ekzekutuar nga një person por besoj se kanë qenë edhe persona të tjerë për mbështetje.

Janë bashkangjitur këtij personi pasi kanë menduar se do t’i sulmoj edhe unë. Personi që unë mendoj se është i paguar nga segmente të korrupsionit dhe krimit të organizuar një mercenar i paguar ishte rreth moshë 25 vjeç.

Ishin të maskuar me kapuç. E kisha të vështirë që të shquaja fytyrën. Ishte sulm nga pas i befasishëm. Dyshimet e forta janë se goditja është për shkak të detyrës, pasi nuk kam asnjë konflikt me asnjë person. Ka të bëjë vetëm me faktet e raportuara dhe një sulm i paguar nga segmente të caktuara. Doja të jepja dhe një mesazh ky sulm më shton kurajon për të raportuar dhe nuk më ndal asgjë. Nuk do largohem nga Shqipëria dhe do raportoj deri në frymën e fundit. Aktualisht po bën një kallëzim në komisariatin nre5. Policia shumë bashkëpunuese, për të gjetur autorët e këtij sulmi”-tha gazetari.

Elsa Lila, Adrola Dushi dhe Kristina Baki pozojnë së bashku në Romë, çfarë i lidh modelet me këngëtaren…

Modelet Adrola Dushi dhe Kristina Baki janë prej vitesh dy nga vajzat më të bukura të showbizit shqiptar. Dy bukuroshet shqiptare janë shoqe të ngushta dhe nuk ngurojnë të kalojnë kohë me njëra-tjetrën. Së fundmi, mikeshat kanë shkuar me pushime në Itali, ku kanë vizituar Romën, duke kalaur disa ditë të këndshme.

Gjatë vizitës atje ato kanë takuar edhe këngëtaren e njohur, Elsa Lila, me të cilën kanë postuar edhe një foto në Instagram. Adrola ka postuar një foto ku shfaqen të tria, e ndërsa thotë se me këngëtaren kanë miqësi, por ende vazhdojnë të jenë fanset e saj.

Sot e kemi shoqe, por jemi ende fanset e saj nr. 1”, ka shkruar modelja krahas foto, duke etiketuar Elsën dhe Kristinën.

Primaret në PD/ Entela Dvorani dhe Ledina Alolli zyrtarisht në garë për Korçën…

Ashtu sikundër korcablog.com e paralajmëroi disa ditë më parë, janë zyrtarizuar 3 emra që do të garojnë në primaret e PD, nga të cilat do të dalë kandidati zyrtar i demokratëve për zgjedhjet e 14 majit. Kështu, ka shpallur kandidaturën avokatja Entela Dvorani, Dekania e Fakultetit të Ekonomisë Ledina Alolli dhe mjeku i njohur Gjergji Gjata.

Entela Dvorani, me profesion avokate, gëzon respekt në qytetin juglindor dhe njihet per shperthimet me mesazhe të forta në protestat e thirrura nga Sali Berisha .

Pak orë nga mbyllja e afatit, ishte edhe ish-deputetja Ledina Alolli ,plotësoi formularin e kandidimit në degën lokale të PD. Dekania e Fakultetit të Ekonomisë është kandidatja e tretë që futet në garën për kandidatë për bashkinë e Korçës.

Kujtojmë që afati për dorëzimin e formularëve përfundoi dje në orën 20:00

I fundit kryebashkiak i djathtë ka qenë Robert Damo në vitet 2003-2007. Pritshmëritë për ta rimarrë bashkinë në zgjedhjet e 14 majit janë shtuar pas një qeverisje anemike të Bashkiakut Socialist Sotiraq Filo , ku Qyteti i Korçës ka përjetuar valën me të lartë të shpopullimit dhe të largimit masiv të të rrinjve.

Po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet 55-vjeçari

Një 55-vjeçar u kap në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan” kundrejt një pagese. Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Six”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Transportonte kundrejt fitimit, 6 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të operacioneve me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Six”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi K. S., 55 vjeç, banues në Tiranë.

55-vjeçari u kap në flagrancë, nga shërbimet e Policisë rrugore, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë nga vëndet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. U sekuestruan në cilesinë e provës materiale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe aparati celular i të arrestuarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Primaret e PD për bashkinë e Korçës/ Kush janë dy emrat e tjerë pas mjekut Gjergji Gjata…

Shkon në tre numri i kandidatëve zyrtarë në primaret e PD pë bashkinë e Korçës. Pak orë nga mbyllja e afatit, ish-deputetja Ledina Alolli plotëson formularin e kandidimit në degën lokale të PD. Dekania e Fakultetit të Ekonomisë është kandidatja e tretë që futet në garën për kandidatë për bashkinë e Korçës.

Afati për dorëzimin e formularëve përfundoi në orën 20:00 dhe nga dega e PD të Korçës kanë plotësuar formularin tre kandidatë:

Gjergji Gjata
Entela Dvorani
Ledina Alolli.

Lubonja: “Kur vritet një zezak ,digjen komisariatet në SHBA , tek ne ambasada del e thotë protesta të paqta…

Analisti Fatos Lubonja është shprehur se regjimi i Edi Ramës nuk rrëzohet me protesta paqësore. Komentet Lubonja i bëri teksa komentoi protestën e sotme të opozitës përballë Kryeministrisë. Përmes një lidhjeje më skype në News24, Lubonja tha se protesta paqësore bëhen në demokraci, por sipas tij, këtu nuk jemi në demokraci. Ai shtoi se me arsyen e tij ishte gati që votën t’ia jepte qenit më të fundit të rrugës dhe Edi Ramës të mos ia jepte.

“Dhuna e fundit që është parë ka qenë ajo e 21 janarit. Pastaj politikanët tanë kërkojnë të jenë korrekt me europianët e bëjnë protesta ku fjala paqësore ka shumë rëndësi. Protesta paqësore bëhen në demokraci, ne nuk jemi në demokraci.

Ky regjim nuk rrëzohet me protesta paqësore, veçse kur protestat vijnë nga poshtë lart dhe njerëzit nuk mbahen më. Edhe 21 janari ishte protestë e stisur, u ndërtua me idenë që populli nuk duron dot më edhe do digjet Kryeministria. Ishte inskenim e imitonte protestat e vendeve arabe.

Këta nuk kanë as fuqi ta bëjnë më ashtu. Si bretkosa që ja ngrohin ujin gradualisht e kur shkon uji 100 gradë ngordh. “Kur mbaron fjala gjykon palla”, thotë populli.

Një pjesë ama mendon pse Berisha i ’91 do dalë të protestojë. Kanë pasur rastin ta bëjnë Shqipërinë ashtu siç premtuan sot. Kjo ndikon që nuk ka shumë ndjekje nga pjesa gri.

Me arsye jam që qenit më të fundit të rrugës ja jap votën dhe Ramës nuk ja jap.

Besimi pastaj është tjetër gjë. Një gjë është arsyetimi politik. Më mirë 3 banda se një bandë se kur ngel një e vetme e merr Durrësin sikur e ka shtëpinë e vet sikur ja ka lënë nëna e babai. Ne nuk jemi popull demokratik. Kur ishte koha e Berishës, kur edhe Berisha vidhte vota në ’96, ishte anglez e më tha nëse do na e bënin ne anglezëve këtë do digjej Londra.

E ke parë se si digjen komisariatet në SHBA kur vritet një zezak? Del ambasada e thotë protesta të paqta tek ne. Ka forma proteste që quhen mosbindje civile, e gjejnë ata si e bëjnë, ku shtrëngohet laku”, tha Lubonja.