Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka zbardhur detaje nga diskutimet që janë zhvilluar në Tiranë me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Alieyev. Ajo thotë se në qendër të diskutimeve ka qenë dhe projekti për gazifikimin e qytetit të bukur të Korçës. Sipas Ballukut, pala azere do të bëjë një ekspertizë për sektorin e gazit, veç projektit të mëparshëm për Vlorën. “Vizita e Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev në Tiranë, shënon një gur të ri kilometrik në marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona. Kemi diskutuar dhe mirëpritur ekspertizën e tyre në sektorin e gazit, jo vetëm për projektin e madh të Vlorës, por edhe për gazifikimin e vendit, nisur nga qyteti i bukur i Korçës”, vijon Belinda Balluku.
Daily Archives: November 15, 2022
U kap duke kryer punime në shtëpi e saj / Gjykata dënon poeten Mimoza Ahmeti…
Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar me 40 orë punë në shërbim të komunitetit pas një gjyqi një vjeçar ndaj saj për ndërtim pa leje. Poetja e njohur është paditur se ka bërë ndërtim pa leje, pasi tërmeti i dëmtoi shtëpinë e ndërtuar në Petrelë, në periferi të Tiranës. Ahmeti ishte pjesë e rreth 30 shtetasve të tjerë që u dënuan këtë vit pse kishin ndërhyrë për të riparuar banesat e tyre pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Dënimi i poetes Ahmeti pason atë të kantautorit Bojken Lako, i cili u dënua në prill të këtij viti nga gjykata e Tiranës me 3 vjet burg për ndërtim të paligjshëm, dënim që pas gjykimit të shkurtuar u konvertua në liri me kusht. Në vendimin e gjykatës thuhej se Boiken Lako ka kryer punime pa leje në një magazinë të marrë me qira prej tij në zonën e njohur si ‘NRSHRAKU’, të cilën do ta kthente në studio muzikore.
Sipas gjykatës, Lako kishte marrë leje për kryerjen e disa punimeve hidraulike, elektrike, suvatime të mureve dhe tavaneve, shtrim me pllaka dhe restaurime të dritareve dhe dyerve të objektit, por ka ndërhyrë në godinë në hapjen e katër dritareve të reja.
Pak muaj më parë qeveria shqiptare tha se do të ndëshkojë ndërtuesit që kishin ndërtuar pa leje kate shtesë, apo godina të tëra, por asnjë prej tyre nuk u dënua, dhe sipas qeverisë, u detyruan të paguajnë për katet shtesë që kishin ndërtuar nën hundën e autoriteteve.
Kryeministri Rama deklaroi në shtator se ndërtuesit që kanë ndërtuar kate pa leje do të duhet t’i paguajnë ato me çmimin e tregut, por pa paditur asnjërin për ndërtim pa leje.
Ku rreh zemra e ekonomisë Korçare/ Fermerët: “ Të na rroje qeveria…kuadrot dhe neve na rroftë…
Pamjet tregojnë qartë se shumica e prodhimit ka përfunduar e hedhur kanaleve, ndërsa dhjetëra tonelata qepë janë ende në tokë, ndërkohë që sipas kohës së prodhimit, duhet të ishte në treg. Kostot e shtuara me rritjen e çmimeve, mos subvencionimi nga shteti, por dhe mungesa e një pike tregtimi kanë ndikuar në uljen e çmimit dhe mbetjen stok të këtij produkti bujqësor.
“Është nga mungesa e tregut. Qepa është shumë e mirë, çmimet janë shumtë të ulëta. Plehrimet e të tjerat kanë shkuar shumë shtrenjtë e rrjedhimisht ne duam ta shesim më shtrenjtë. Për të shitur nuk kam shitur asgjë, për të pasur shyqyr Zotit ka shumë por nuk shkon. Dapi, plehrimi është i shtrenjtë. Deri tani me humbje se nuk kemi shitur. “-deklaron Edmond Braushi, fermer.
“Kam afro 200 kuintalë. Nuk pyet njeri fare. Shkoi me 3 e gjysmë më parë, tani nuk pyet më njeri. Thonë me 2.8 por nuk vjen njeri ti marre. Unë kam rreth 200 kuintalë qepë. 1 milion e gjysmë i kam hedhur, tokë me qira, rreth 300 mijë kam marrë deri tani. Jam me humbje”- thotë fermerja Shegë Zacellari.
“Kam rreth 70-80 kuintal qepë. Asnjë nuk kam shitur. Hiç. Vijnë tallen, e marrim sot nesër e asgjë. Mjerë ne, mjerë ky popull. Asnjëherë nuk kam dalë intervistë ama na ka zënë halli aty ku nuk tregohet. Na këputi ne fshatarëve, me mollë, me qershi, asgjë nuk shkon. Kam 4 fëmijë atje, buke nuk kanë të hanë. Me shpirt me zemër e them. Hiç do behet. Do ha kafshatë buke, të rroje qeverie, kuadrot e neve na rroftë. Mjerë ky popull se çfarë heq “- shprehet Festim Shkëmbi, fermer për euronews.
Çmimi i një kilogramë qepë sot tregtohet me 30 lekë. Referuar 5 viteve të fundit, ky është çmimi më i ulët. Ndikim ka edhe importi i qepës nga vendet e rajonit.
Rrokadë mes PD-së dhe televizionit/ Ori Nebiaj pranon mandatin dhe zëvendëson Grida Dumën
I është dashur disa ditë të mendohet Oriela Nebiaj për të marrë apo jo mandatin e deputetes, si pjesë e grupit të PD-së në anën e Enkelejd Alibeajt, por në fund ka vendosur ta pranojë. Për këtë duhet të braktisë emisionin “Përputhen”, të cilin e drejtoi për këtë sezon mes të rinjve që kërkojnë një lidhje nën vëzhgimin e kamerave. Nebiaj merr mandatin e Grida Dumës, që la grupin e PD-së për të nisur emisionin Top Story në Top Channel. Rrokada e dyfishtë është ndjekur me interes nga media, pasi kërcimet nga showbiz në politikë nuk ndodhin përditë.
Pushimet brenda vendit/ Shqiptarët preferojnë gjysmën e vitit Korçën ,më pas Durrësin dhe Vlorën
Preferencat për destinacione pushimesh brenda vendit ndryshojnë me tremujorë por për të paktën gjysmë viti Korça mbetet e përzgjedhura kryesore. Të dhënat e INSTAT në anketën e turizmit “Pushime dhe Udhëtime” për vitin e kaluar tregojnë se qyteti juglindor i vendit është destinacioni kryesor në tremujorin e parë dhe të fundit të vitit. Durrësi nga ana tjetër është më i preferuari në tremujorin e dytë kurse Vlora në të tretin.
“Nëse do të analizojmë udhëtimet e kryera në Shqipëri përgjatë tremujorëve të shpërndara sipas qëllimit ‘Pushime dhe kohë e lirë’, vihet re se në tremujorin e parë destinacion kryesor i udhëtimeve ka qenë qarku i Korçës me 31,4%, ndërsa udhëtimet që kanë si destinacion kryesor qarkun e Durrësit kanë regjistruar përqindjen më të lartë të udhëtimeve në tremujorin e dytë 24,0%, dhe për tremujorin e tretë është regjistruar si destinacion i preferuar qarku i Vlorës me 51,3%.
Edhe në tremujorin e të katërt, udhëtimet me destinacion kryesor qarkun e Korçës kanë shënuar përqindjen më të lartë të udhëtimeve në përkatësisht 52,1%. Në vitin 2021, destinacionet më të preferuara të udhëtimeve të kryera jashtë Shqipërisë për ‘Pushime dhe kohë të lirë’ për tremujorin e parë janë: Mali i Zi, Kosova, Turqia dhe Dubai, për tremujorin e dytë: Maqedonia e Veriut dhe Turqia, në tremujorin e tretë: Greqia, Turqia dhe Mali i Zi dhe për tremujorin e katërt: Turqia dhe Kosova”, thuhet në anketën e INSTAT.
Udhëtimet sipas qellimit
INSTAT vlerëson se në vitin 2021, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë) të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 3.459.499. “Numri mesatar i netëve të qëndrimit për udhëtime të kryera është 4,3 netë. Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 97,1% të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 2,9% të tyre. Përqendrimet më të larta të udhëtimeve të kryera janë regjistruar në muajt: Gusht (18,6%), Korrik (12,4%), Qershor (11,5%) dhe Dhjetor (9,9%)”, thuhet në publikim.
Udhëtimet sipas qëllimit
Anketa tregon se në vitin 2021, janë regjistruar rreth 7,7% më shumë udhëtime në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, krahasuar me vitin 2020. Përgjithësisht është shënuar rritje për të gjitha llojet e udhëtimeve, ku rritja më e lartë është shënuar për udhëtimet për qëllime personale dhe biznesi jashtë Shqipërisë.
“Në 2021, udhëtimet e kryera për qëllime “Vizita te të afërm dhe miq” në Shqipëri dhe jashtë saj janë rritur përkatësisht me 2,9 dhe 8,6 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020.
Nëse do të analizojmë shpërndarjen e udhëtimeve sipas kohëzgjatjes së netëve të qëndrimit, udhëtimet e shkurtra (1-3 netë) në Shqipëri zënë një peshë më të madhe (70,0%) se udhëtimet e gjata (4+ netë). Ndryshe paraqitet situata për udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë ku peshën më të madhe të tyre e zënë udhëtimet e gjata (69,8%).
Nëse do të analizojmë më në detaj kohëzgjatjen e udhëtimeve sipas qëllimit në Shqipëri dhe jashtë saj, vërejmë se udhëtimet për “Pushime dhe kohë të lirë” kanë kohëzgjatje të shkurtër brenda vendit (59,4%) dhe kohëzgjatje të gjatë jashtë vendit (51,7%). Udhëtimet për “Vizita te të afërm dhe miq” kanë kohëzgjatje të shkurtër brenda vendit (79,9%) dhe kohëzgjatje të gjatë jashtë vendit (83,2%). Udhëtimet e kryera për qëllime biznesi kanë kohëzgjatje të shkurtër në Shqipëri (98,7%) dhe të gjatë jashtë saj (77,0%)”, thuhet në anketë.
Profili i udhëtarëve
“Analizimi i udhëtimeve sipas grup-moshës në vitin 2021, na tregon se përqindjet më të larta të udhëtimeve brenda dhe jashtë Shqipërisë janë kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç. Analizimi i udhëtimeve sipas gjinisë së udhëtarit, në vitin 2021, na tregon se përqindjet më të larta të udhëtimeve brenda dhe jashtë Shqipërisë janë kryer më shumë nga udhëtarët meshkuj (52,0% dhe 57,7%).
Lidhur me kohëzgjatjen e udhëtimeve të analizuar sipas grup-moshave të udhëtarëve, në vitin 2021, vihet re që udhëtimet me kohëzgjatje të shkurtër (1-3 netë) kanë shënuar përqindjen më të lartë për grup-moshën 45- 54 vjeç. Ndërsa udhëtimet me kohëzgjatje të gjatë (4+ netë) janë kryer nga grup-mosha 75+ vjeç”, vlerëson INSTAT. /MONITOR
‘Çdo ditë për të shitur qumështin’ / Këta janë heronjtë e Korçës që sfidojnë mjegullën dhe motin…
Në këto foto të siguruara nga SYRI TV, shihen banorë të fshatrave përreth Korçës të cilët çdo ditë, nën mjegull, në temperatura të ulëta apo të larta udhëtojnë me biçikletë për të shitur qumështin. Me këto të ardhura, ata sigurojnë bukën e gojës për ta dhe familjet e tyre.Ku Shqipëria po përjeton një nga krizat më të rënda ekonomike ndër dekada….Ndërkohë mijëra të rinj po largohen nga vendi masivisht.


E pazakontë në
Korçë/ Maskat vjedhin sërish ‘Konizmën e ‘Shën Sotirit’…
Vidhet për të disatën herë konizma e kishës së Shën Sotirit në bulevardin Republika të qytetit të Korçës. Sipas policisë persona ende të pa identifikuar kanë hapur me forcë arkën e dhurimeve financiare të besimtare. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe mendohet se kanë qenë më e pakta dy persona që kanë kryer vjedhjen.
Policia ka sekuestruar pamjet e një prej kamerave të bizneseve ngjitur me Konizmën e kishës, ashtu sikundër ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve të tjera përreth si dhe të Zyrës Rajonale të Punësimit që ndodhet përballë vendit të ngjarjes.
Nga ana e Mitropolisë së Korçës bëhet me dije se është e disata herë që ky objekt kulti grabitet nga persona të ndryshëm dhe vetëm një herë policia ka shkuar tek autorët e grabitjes. Duhet thënë se objektet e kultit ortodoks në juglindje të vendit herë pas here janë bërë pre e grabitjeve.
E pazakontë në ⁰Korçë/ Maskat vjedhin sërish ‘Konizmën e ‘Shën Sotirit’… pic.twitter.com/xiWSV36YoY
— KorcaBlog.com (@korcablog1) November 15, 2022

‘Po shpopullohet’/ Korça me tkurrrjen më të lartë të lindjeve…
Të dhënat sipas qarqeve tregojnë se shtesa natyre ka pasur një trend negativ me të fortë në qarqet e mëdha të Jugut të vendit dhe në Shkodër, teksa qarqet me varfra kryesisht në Veriu ende ruajnë një trend rritës. Në 9 mujorin 2021, Korça kishte përkeqësim më të fortë të shtesës natyrore, ku vdekjet ishin 711 më të larta se lindjet, duke bërë që popullsia e qarkut të bjerë në trend rënie pa kthim edhe në se emigracioni do të jetë në normat zero në vijim.
Pas Korçës, Fieri kishte rënien më të fortë shtesës natyrore me 554 vdekje më shumë se lindjet, Vlora me 543, Shkodra me 336, Gjirokastra me 332, Berati me 282 dhe Elbasani me 232.
Në krahun tjetër Tirana kishte shtesën më të larta të popullsisë në 9 mujor me 1952 lindje më shumë se vdekjet. Edhe pse lindjet në 9 mujor ishin 9% më të ulëta se njëjta periudhë e një viti më parë, vdekjet kanë pësuar rënie edhe më të fortë duke bërë që Kryeqyteti të ketë shtesë natyrore pozitive.
Pas Tiranës Durrësi ishte shtesë natyrore pozitive me 222 lindje më shumë se vdekjet, Kukësi me 217, Dibra me 160.
INSTAT raportoi se në tremujorin e tretë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e tretë 2021. Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të tretë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e ka qarku i Beratit me 8,7 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Korçës me 28,7 %.
Në tremujorin e tretë 2022, në 11 qarqe të vendit shënuan ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e tretë 2021. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të tretë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e kishte qarku i Lezhës me rënie prej 29,7 %.
Vitin e kaluar ne tremujorin e tretë vala e vdekjeve për shkak të pandemisë ishte më e lartë se ketë vit. Vitin e kaluar, shtesa natyrore e popullsisë ra në nivele negative për herë të parë që nga viti 1923, kur nisi të matej popullsia e vendit.
Gjatë vitit 2021 lindën 27.284 foshnja, duke shënuar një rënie me 2,8 %, krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2021 humbën jetën 30.580 persona, duke shënuar një rritje me 10,8 %, krahasuar me një vit më parë, për shkak të efekteve negative të pandemisë Covid-19./MONITOR

Pa lekë në mes të 4 rrugëve, Ronela Hajatin e grabisin në Londër…
Këngëtarja Ronela Hajati ka rënë pre e grabitjes gjatë qëndrimit të saj në Londër. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes postimeve në rrjete sociale. Hajati ka publikuar disa foto, teksa tregon se i kanë vjedhur edhe paratë e një koncerti. Këngëtarja shton se bëri denoncimin në polici si dhe bllokoi kartat e kreditit, por sipas saj, personat që i kanë vjedhur portofolin kishin shpenzuar paratë.
“Shkova në stacionin e policisë. Dhe kartat i bllokova por ishte shumë vonë. Kishin bërë dhe shopping, kishin blerë byzylykë dhe atlete pafund.”, ka shkruar ajo duke folur më pas përmes disa videove për ngjarjen. “Më kanë vjedhur të gjithë lekët, kartat dhe jam në mes të Anglisë pa identitet.
Më mirë s’po them se sa lekë më morën. Të gjitha lekët e koncertit i kisha me vete. Më duket të iki dhe në Spanjë, nuk kam lekë për metro dhe taxi.
Nga të gjithë ngjarjet që më kanë ndodhur gjatë dy viteve të fundit, jam personi më fatkeq i 2020-2022. Kjo pjesa e lekëve është gjëja më e vogël që më ka ndodhur nga gjërat që më kanë ndodhur”, është shprehur Ronela.
Këngëtarja shqiptare: “Dua një burrë më të ri se vetja dhe të varfër, se ndryshe ma marrin të tjerat…
Këngëtarja Shota Baraliu gjatë një interviste për ABC News, tha se ka tre vite që është shkëputur nga jeta artistike dh se aktualisht është trajnere fitnessi. E pyetur në lidhje me jetën private, Shota ka treguar se është ‘single’. Ajo u shpreh se ka disa kritere, si për shembull: të jetë më i ri se ajo, apo të ketë pasuri mesatare. “Dua të jetë më i ri se unë, edhe pse kur vjen një mashkull që dua nuk i shikon këto. Unë thjesht dua dikë që të më dojë kështu si jam, se unë jam një njëri i thjeshtë, me tre punë. Unë dua të jetë mesatar, se kur është i pasur ta marrin të tjerat”, u shpreh këngëtarja.



