Aksident i frikshëm në Zvezdë/ Makina godet karrocën ,përfundon në spital 80 vjeçari…

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Liqenas, në afërsi të fshatit Zvezdë, Korçë. Një makinë tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. K., 27 vjeç, është përplasur me një karrocë të tërhequr me kafshë pune, me drejtues shtetasin A. A., rreth 80 vjeç. Ky i fundit ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Detaje nga policia:

Më datë 16.11.2022, rreth orës 17:40, në aksin rrugor Korçë-Liqenas, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, është përplasur me një karrocë të tërhequr me kafshë pune, me drejtues shtetasin A. A., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Gollobërdë, Maliq, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: