Berisha e paralajmëron: “Jemi në betejë, ose shuhet PD, ose fiton pluralizmi”

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka bërë me dije se protestat do të jenë të pandalshme dhe se demokratët nuk do të pengohen nga askush. Më tej bëri me dije se opozita është futur në një betejë e cila sipas tij nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Sikur të gjithë ushtritë e botës të jenë këtu Tirana është e qytetarëve dhe ata do thonë fjalën e tyre. Harrojeni se kush mund ti pengojë. Ne do bëjmë gjithçka që t’i dëshmojmë Europës që ky vend ka një opozitë të fuqishme. Janë të mirëseardhur që të gjithë, por beteja vazhdon.

Ishte 40 gradë në korrik. Më thanë është shi data 12. Breshër le të bjerë. Patëm fat, nuk ra. Kjo është betejë. Ose shuhet PD, ose fiton pluralizmi”, ka thënë ndër të tjera Berisha në mcntv.


Euroactiv: “30% e shqiptarëve kanë emigruar, gjysma e popullsisë dëshiron ose planifikon të largohet

Shqiptarët përbëjnë diasporën e tretë më të madhe në botë, me rreth 30% të të lindurve në vend, që tani jetojnë jashtë kufijve të saj, sipas të dhënave të publikuara nga Forbes, teksa një situatë e tensionuar mes Shqipërisë, Evropës dhe Britanisë së Madhe vazhdon të ziejë për shkak të rritja e flukseve të azilit. Kështu e nis artikullin Euroactiv, teksa vijon se në renditjen e Forbes, Shqipëria është e treta me rreth 1.2 milionë emigrantë. Shifra e vendos vendin mbi Sirinë, Moldavinë dhe Armeninë. Dy vendet që e kalojnë Shqipërinë ishin Bosnja dhe Hercegovina me 34% të qytetarëve që tani jetojnë jashtë dhe Guajana me 36.4%.

Migrimi përbën një rrezik të madh për Shqipërinë, ku mbi gjysma e popullsisë së saj dëshiron ose planifikon të largohet, shkruan Euroactiv.

Përveç kësaj, eksodi masiv i të rinjve dhe të arsimuarve ka rezultuar në mangësi të konsiderueshme në sektorin e punës, si hoteleria, turizmi, prodhimi dhe bujqësia. Përveç kësaj, vijon artikulli, ka shqetësime se shumë njerëz nuk do të paguajnë sigurimet shoqërore, duke rezultuar në një deficit në të ardhmen e afërt dhe probleme me pagesën e pensioneve, mirëqenies dhe mbulimin e kostove të kujdesit shëndetësor dhe arsimit.


Të paktën 12,000 shqiptarë, kryesisht të rinj, kanë udhëtuar në Britani deri më tani këtë vit, duke shkaktuar zemërim në qeverinë dhe mediat e djathta britanike që i etiketuan ata “kriminelë”. Të rinjtë shqiptarë udhëtojnë nga Franca drejt Britanisë me gomone të pasigurta nga bandat e krimit, të cilët reklamojnë biznesin e tyre në rrjetin social Tik Tok. Tarifa është rreth 3000 paund GBP, por kjo varet nga madhësia e varkës dhe koha e udhëtimit, thuhet në artikull.

Shumë azilkërkues të dëshpëruar e marrin borxh këtë shumë parash dhe më pas luftojnë për ta shlyer atë përmes bizneseve të paligjshme- thuhet më tej.

Sapo arrijnë në brigjet e Britanisë, shumë prej tyre aplikojnë për azil. Gjatë vitit të kaluar, mbi 50% janë miratuar në shkallë të parë, ndërsa edhe gjysma e atyre që ankimuan refuzimet në fund u pranuan.

Ndërsa Shqipëria nuk është në luftë dhe konsiderohet një ‘vend i sigurt’, ajo është e rrënuar nga një mori çështjesh. Është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe lufton me korrupsionin, problemet me sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit, krimin e organizuar dhe infrastrukturën- shkruan Euroactiv.


Vendi ka shkallë të ulët të krimit në përgjithësi, por ata që janë viktima shpesh e kanë të vështirë të gjejnë drejtësi dhe përfundojnë duke menduar se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të largohen. Kryeministri Edi Rama është shprehur kundër retorikës së urrejtjes së shqiptuar ndaj shqiptarëve në diskursin publik britanik. Ai akuzoi qeverinë britanike se po i sulmon shqiptarët “sepse ajo ka kaluar në një rrugë qorre me politikën e saj të re që rezulton nga Brexit”.

“Fakti që nuk kërkohej falje tregon se ishte një sulm i llogaritur,” tha Rama ai të martën.

Rama tha se liberalizimi i vizave do të ndihmonte në uljen e numrit të njerëzve që vijnë ilegalisht, por politika e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar është “plotësisht e kundërta”. Ndërkohë, qeveria britanike ka nënshkruar një marrëveshje me Francën për të goditur ata që përpiqen të kalojnë Kanalin. “Është në interesin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj franceze që të punojnë së bashku për të zgjidhur këtë problem kompleks,” tha Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman në një deklaratë pas takimit me homologun e saj francez Gérald Darman në Paris.

Marrëveshja do të bëjë që Britania e Madhe t’i paguajë Francës më shumë se 72 milionë euro gjatë 12 muajve të ardhshëm në këmbim të rritjes së patrullave bregdetare nga Franca me 40% dhe vendosjes së oficerëve shtesë./Euroactiv

Pas një periudhe qetësie ,Basha shfaqet në panair duke blerë libra(Foto)

Lulzim Basha vijon jetën private pas largimit nga drejtimi i Partisë Demokratike. Sot ai është parë në Panairin e Librit, ku është ndalur në disa stenda, si dhe ka blerë disa botime. Me siguri që ai tashmë ka kohë të mjaftueshme për t’ju përkushtuar leximit të librave pas shkëputjes nga lidershipi i opozitës. Reagimi i fundit politik i tij ishte pasi Sali Berisha e akuzoi si të përfshirë në aferën e Portit të Durrësi.


Ç’po ndodh në Selanik/ Policët sulmohen me koktej molotovi (Video)

Ditën e sotme një koktej molotovi u hodh në drejtim të një motori të shërbimit të policisë nga persona me kapuç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Sipas informacioneve të protothema.gr , grupi i personave të maskuar janë ngjitur nga rruga vertikale e spitalit AHEPA dhe kanë hedhur bomba molotov në drejtim të motoçikletës së shërbimit të EL.AS. Motoçikleta, e cila ka qenë e parkuar jashtë shkollës stomatologjike të AUTH-së, në rrugën Agios Dimitriou, është shkatërruar plotësisht. Për shuarjen e zjarrit është mobilizuar një automjet i Shërbimit Zjarrfikës. Nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar. Nga informacionet paraprake nuk dihet nëse është ndaluar ndonjë person i dyshuar.


Shokuese/ Ky është shqiptari që qëlloi me armë gruan dhe më pas vrau veten (Foto)

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje tragjike u shënua në Itali, në lagjen Martin Luther King në Cassano delle Murge. Një 21-vjeçar shqiptar plagosi me armë partneren e tij 18-vjeçare duke e lënë të plagosur, dhe më pas, me të njëjtën armë, u vetëvra. Sot, mediat italiane kanë zbuluar emrat dhe identitetet e çiftit. E reja që mbeti e plagosur është Lamia Elamri, marokene. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa viktima është identifikuar si Oltjon Sallaku. Ata ishin prindër të një vajze të vogël.

Tragjedia ka ndodhur pas një sherri mes çiftit. Në momentin e të shtënave, vajza e vogël, gati 2 vjeçe, ndodhej me gjyshen nga nëna. Oltjoni mësohet se punonte si tjegullarë në Bari dhe cilësohet nga të gjithë si një djalë i mirë.Një mik ka treguar se e kishte takuar para ngjarjes fatale dhe thotë se dukej i qetë.

Çfarë ndodhi kur ai hyri në shtëpi? Dhe pse ai që përshkruhet si një djalë i mirë kishte një armë? Ka ende shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje. Puna e hetuesve vijon për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.