Kapet ngarkesë e madhe me drogë në Selanik, dyshohet se vinte nga Shqipëria…

Një tjetër rast i trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë është zbuluar ditën e sotme. Policia në Selanik ka ushtruar kontroll në një automjet të parkuar në momentin që janë afruar 3 shqiptarë dhe 1 greke.Gjatë kontrollit brenda mjetit janë gjetur 37 pako me 41 kg 764 gram marijuane. Ndërkohë ushtruar kontroll në banesat e te arrestuarve, që sherbenin per magazinimin e droges. Ne banesa jane gjetur dhe sekuestruar 2 kg 90 gram marijuane, 123.2 gram kokaine dhe 1 peshore elektronike. Ne këto banesa është arrestuar edhe nje bashkepunetor i 5, nje femer greke. U sekuestruan gjithashtu edhe 4675 euro.


Shumë e njohur në Turqi/ Aktorja e njohur pranon hapur se është shqiptare( Foto)

Pelin Batu, aktorja dhe historiania turke, autore e shumë librave, ka postuar në rrjetet sociale një fotografi me bustin e Skënderbeut në Zvicër. “Me stër-stërgjyshin tim, Skënderbeun, në Gjenevë”, ka shkruar ajo duke u bërë personaliteti i radhës turk që zbulon rrënjët shqiptare.

Pelin është vajza e një diplomati, Inal Batu, që e ka kaluar pjesën më të madhe të fëmijërië dhe rinisë në vende të ndryshme të botës. Shkollën e mesme e ka kryer në New York City. Ku edhe ka filluar universitetin. Ajo është diplomuar në histori në Universitetin Boğaziçi në Stamboll. Në New York ka studiuar edhe për aktrim dhe muzikë.

Megjithëse numrin e librave që ka shkruar, popullariteti i ka ardhur nga filmat dhe serialet televizive.


Babai i saj Inal Batu ka qenë Ambasadori i Turqisë në OKB si dhe në Itali, mes shumë detyrash të tjera të rëndësishme diplomatike. Gjyshi, Selahattin Batu, ka qenë poet dhe autor shkrimesh, i diplomuar në zooteknikë dhe gjenetikë, në Gjermani.

Pelin Batu nuk e ka shpjeguar se nga cila anë e familjes ka rrënjë shqiptare, por babai i gjyshit të saj Emin Beu ka qenë, sipas Wikipedias turke, Kryesekretari i Këshillit të Administratës së Çanakkalesë, kurse e ëma, Avdije Hanëmja, vajza e Haxhi Ahmet Beut, një figurë e njohur në Galipoli. Për shumë dekada në Turqi prejardhja etnike është mbajtur private. Kjo ka filluar të ndryshojë prej kohësh tashmë. Besohet se deri në tre milionë turq mund të kenë origjinë shqiptare.

Çudira nga Pogradeci/ Arrestohet 15-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare

Një 15-vjeçar është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare. Sipas pretendimeve të vajzës, e cila ka deklaruar edhe në polici, ajo thotë se ka pasur njohje me djalin, i cili ka hyrë disa herë në shtëpia e saj. Ajo ka rrëfyer se është kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e një 15-vjeçari, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.


Shqiptarët po ikin, Vlora kërkon punëtorë nga India (Video)

Vlora kërkon punëtorë nga India, ishujt Filipine dhe ishulli i famshëm turistik i Balit në Indonezi. Mungesa e krahut të punës ka qenë një ndër problemet më të mëdha me të cilat është përballur turizmi këtë vit dhe në Vlorë. Kreu i operatorëve turistikë të jugut Vasil Bedini thotë se po plotësohen formularët për të punësuar punëtorët nga Azia për sezonin e ardhshëm turistik.

“Problemi kryesor ka qenë ai i burimeve njerëzore, edhe në këto momente që flasim punëtorët po ikin. Po plotësojmë formularët për të sjellë punonjësit nga jashtë sepse e shohim si të vetmen zgjidhje për sezonin e ardhshëm”.

Por ndërsa Vlora dhe Shqipëria gjithnjë e më shumë shfaqen në reklamat e destinacioneve turistike krahas vendeve me traditë në turizëm, në shumë drejtime nuk është njësoj me fqinjët e lakmuar të basenit mesdhetar. problemet dhe këtë sezon që lamë pas ishin të shumta

Turizëm i konsoliduar do të thotë që ata të cilët vijnë për herë të parë, të rikthehen. Dhe ndërsa shqiptarët vetë ende e kanë ëndërr të pushojnë jashtë pikërisht prej konceptit të turizmit që nuk ngjan me atë që gjejnë në vende të tjera, të huajt duhet të rikthehen duke u ofruar më shumë se çfarë kanë gjetur deri tani./ Top Channel


Në vigjilje të botërorit/ Zbulohen këpucët që Mesi do të veshë për të triumfuar me Argjentinën

Dy ditë përpara nisjes së Botërorit, kapiteni i Argjentinës Lionel Mesi ka përgatitur se cilat do të jenë “armët” e tij për të triumfuar në Katar. Gjithçka tregonte që ylli argjentinas i veshi këpucët e reja për herë të parë në ndeshjen miqësore kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, por nuk ishte kështu. Ditën e sotme, Adidas në faqen zyrtare në Twitter ka publikuar këpucët që Mesi do të përdorë në ndeshjet që do të zhvillojë në Katar.

Adidas dhe Mesi kanë një bashkëpunim që prej vitit 2006.

Argjentina do të debutojë në Katar më 22 nëntor në ndeshjen kundër Arabisë Saudite. Argjentina është në grupin C së bashku me Poloninë, Meksikën dhe Arabinë Saudite