Bes Kallaku feston ditëlindjen/ Xhensila i bën urimin e ndjerë: “Edhe 100 babi më i mirë…

Aktori shumë i dashur i publikut, Bes Kallaku feston sot ditëlindjen. Këtë vit bëhn 37 vite jetë për Besin. Nuk mund të mungonte një urim shumë i ndjerë nga Xhensila Myrtezaji për partnerin në këtë ditë. “Gëzuar Ditën e Lindjes Burri që është, dhe do jete ne krahun tim pergjithmone! GEZUAR BURR! GEZUAR SHOK! GEZUAR BABI ME I MIR NE BOTE,GEZUAR BES KALLAKU! TE DUA”, shkruan Xhensila.

Ky urim e ka bërë Besin të ndihet edhe njëherë i bekuar nga marrëdhenia e tyre e shëndetshme.

Nuk jam me fat, jam i bekuar!!! ❤️”, ka komentuar ai.


“Jeta ime ka qenë vetëm ato 18 vite”/ Flutura Açka përlotet në “Dola te Ola”, zbulon si e thërriste i biri…

Deputetja dhe shkrimtarja e njohur Flutura Açka ishte e ftuar mbrëmjen e kësaj të diele në “Dola te Ola”. Ajo rrugëtoi nëpër kujtime me anë të fotografive, duke bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj. Teksa u shfaq një fotografi ku ajo mbante në krahë të vogël, djalin e saj të ndjerë, shkrimtarja tha se të qenurit nënë ishte prova më e bukur. Deputetja tregoi se ndryshe nga shumë mike të sajat të cilat kanë qenë të përkushtuara në karrierë, ajo gjithmonë e ka dëshiruar dhe kërkuar mëmësinë.

Flutura mes emocioneve rrëfeu marrëdhënien e ngushtë dhe shumë të veçantë që ka patur me të birin i cili siç tha e kishte pagëzuar me emrin Flutneshë (një miksim i emrave Flutura dhe burrneshë). “Jeta ime ka qenë vetëm ato 18 vite”, tha Açka, duke u përpjekur gjatë gjithë kohës të mbajë lotët që gjithësesi nuk mund t’i fshihte.

Në programin “Dola te Ola” u shfaq edhe një fotografi, për të cilën Flutura tha se është realizuar në 10 ditët e fundit të jetës së djalit të saj. Mes lotësh shkrimtarja zbuloi se i biri nuk dëshironte që të bënte fotografi kur ishte sëmurë, pasi nuk donte që prindërit e tij ta mbanin mend ashtu.

Shkrimtarja e njohur tregoi se deri ditën e fundit të jetës djali i saj ishte i buzëqeshur, sikurse shihej në fotografitë që u shfaqën në studio.


Tragjike/ Makinën e mori uji, ende asnjë shenjë për babë e bir në Shkrel…

Dy persona rezultojnë të humbur, pasi rrjedha e një përroi ka marrë përpara makinën me të cilin po udhëtonin. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në Shkrel të Malësisë së Madhe. Në makinën e drejtuar nga 50-vjeçari Pjetër Rushaj ishin edhe 2 fëmijët e tij, vajzë dhe djalë. Vajza ka mundur të dalë e ndihmuar nga banorët e zonës. Ndërsa babë e bir janë ende të zhdukur.

Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH-së Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir)”, – bën të ditur njoftimi i policisë.

Prej mbrëmjes së djeshme, e gjithë zona, në veri dhe verilindje të vendit, është goditur nga një mot i keq. Shira të dendur kanë vazhduar me intenstitet të lartë dhe gjatë ditës.

Dhjetëra banesa, sera dhe biznese private gjenden nën pushtetin e ujit. Energjia elektrike është ndërprerë në pjesën më të madhe të fshatrave. Disa familje janë evakuuar. Në zonë janë forcat e emergjencave civile të ndihmuara dhe nga njësi të ushtrisë.


Mahnitet nga bukuria dhe mikpritja/ Njihuni me blogerin e famshëm grek që promovon Shqipërinë (Video)

Blogeri i njohur grek, Eftihis Bletsas, ka bërë së fundi një udhëtim në disa qytete të Shqipërisë për të promovuar bukuritë e vendit tonë. Ai e nis rrugëtimin nga burimi i Lumit Vjosa (Aos) në pjesën greke dhe vijon më pas në lëvizjen përgjatë rrjedhës së lumit duke u ndalur fillimisht në Përmet, Këlcyrë, në Tepelenë e deri te grykëderdhja në detin Adriatik. Bletsas ndalet gjithashtu në qytetin antik të Apolonisë, manastirin e Ardenicës, në Fier, Lushnje, Berat, Vlorë, Nartë dhe Llogara. Ai i përshkruan me nota pozitive bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe mikpritjen që konstaton gjithandej. Videot e tij në Youtube marrin qindra mijëra shikime. Po kështu ato transmetohen edhe në televizionin grek Skai.


Caktohet data, ja kur nis Big Brother Vip…

Prej kohësh është përfolur për një datë të nisjesh së edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania. Ndonëse moderatorja e spektaklit, Arbana Osmani në një pyetësor në Instagram la të kuptohet se edicioni i këtij viti mund të nis në dhjetor tashmë po aludohet për një datë. Sipas raportimeve të ‘Vip Magazine’ BBV Albania do të nis në mbrëmjen e Krishtlindjeve, më 24 dhjetor. Shtëpia ku banorët do të qëndrojnë do të jetë e rikonceptuar dhe punimet tashmë janë drejt përfundimit. Theksojmë që para edicionit të ri të ‘reality-show’, Arbana do të prezantojë edicionin e këtij viti të Festivalit të Këngës në RTSh që mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor.