Përfshihet nga flakët banesa në Kuç të Zi, Korçë/ Çifti i të verbërve nxirret nga banorët…

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Kuç të zi në Korçë. Mësohet se brenda në banesë në momentin e përhapjes së flakëve ka qenë çifti i bashkëshortëve me probleme me shikimin të cilët fatmirësisht u arritën të shpëtoheshin në kohë nga banorët e zonës . Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale. E zonja e shtëpisë Jeta Dyli thotë se zjarri nisi menjëherë nga mbrapa godinës, teksa me bashkëshortin ata ndodheshin brenda.

Ndërkaq ajo shton se familja e të verbërve që trajtohen me pension invaliditeti e ka të pamundur të kryej rikonstruktimin e banesës së djegur dhe ajo dërgon apel tek shteti.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 21.11.2022, në fshatin Kuç i Zi, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. D., 43 vjeç, e cila për pasojë është djegur plotësisht. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, nga një shkëndijë elektrike.


Tragjedia, ky është ish-bashkëshorti që vrau 37-vjeçaren dhe të dashurin e saj 23-vjeç

Viron Karabollaj , 40 vjeç, është autori i masakrës në Spinea të Italisë, ku vrau me thikë ish bashkëshorten e tij Mynevere Karabollaj, 37 vjeç, e njohur si ‘ Vera ‘ dhe të dashurin e saj Flonino Merkuri , 23 vjeç ,mbrëmjen e së dielës 20 nëntor në një shtëpi në Spinea , në zonën e Venedikut . Shqiptarja ishte larguar nga Greqia dhe kishte mbërritur në Itali rreth tetë vjet më parë me sugjerimin e dy vëllezërve që kishin kohë që punonin aty. Menjëherë pas kësaj, gruas iu bashkua edhe ish-bashkëshorti për të cilin kishte kërkuar ribashkim.

Mynevere Karabollaj, 37 vjeç, e njohur si ‘ Vera ‘ dhe Flonino Merkuri , 23 vjeç, të dy me origjinë shqiptare, u gjetën të vdekur në shtëpinë në via Leopardi rreth orës 22:00 pasi vajza e gruas kishte ngritur alarmin për shkak se nuk po fliste dot me nënën e saj. Vajza kishte kontaktuar disa herë me nënën e saj pa marrë përgjigje dhe kur zbriti në garazh gjeti trupin e partnerit të nënës së saj…

Sipas mediave italiane gruaja Mynevere Karabollaj, 37 vjeçe, e njohur si ‘Vera’, u nda nga i shoqi tre vjet më parë dhe jetonte me dy vajzat e saj në Spinea (Venecia).

Për një vit e gjysmë ajo kishte gjetur një partner të ri. Një lidhje që mund të ketë shkaktuar xhelozinë e ish-it që i vrau të dy të dielën e 20 nëntorit dhe më pas vrau veten. Një marrëdhënie e penguar nga ish-i që ndau çiftin përgjithmonë me vrasjen mizore të dyfishtë përpara se të bënte vetëvrasje.

Viron Karabollaj


Mynevere Karabollaj
Mynevere Karabollaj

Prefekti Jole: “700 mijë turistë vizituan gjatë verës qarkun e Korçës(Video)

Për të siguruar një sezon dimëror turistik edhe më të suksesshëm sesa ai veror, prefekti i qarkut Korçë ,Nertil Jole mblodhi Komitetin e Zhvillimit të Turizmit, pikërisht në Voskopojë, ne një nga zonat që ka peshë të konsiderueshme në zhvillimin e turizmit të këtij rajoni .

Jole tha :

700 000 turistë vizituan gjatë verës qarkun e Korçës, ku ekzistojnë kapacitetet dhe potenciali për turizëm gjithëvjetor. Prej të cilëve 350 000 turistë vizituan Korçën, 250 000 Pogradecin, 61 000 Pustecin, 20 000 Kolonjën, 12 000 Maliqin dhe Devollin 600.

Qarku ynë i përmbledh të gjitha karakteristikat për t’u konsideruar një Qark që mund të ofrojë një turizëm gjithëvjetor shumë të pasur me atraksione dhe shërbime cilësore”, u shpreh ai .


Trajneri Shqiptar : “Burrit nuk i shkon të hekurosë dhe të fshijë shtëpinë(Video)

Murat Basha, trajner karateje është shprehur se burrit nuk i shkon që të hekurosë apo të fshijë. I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha se disa gjëra nuk i shkojnë burrit që t’i bëjë.

“Nuk i shkon burrit me kap fshesën dhe hekurin. Burri është burrë për ca gjëra.

Babai im thoshte që me la rroba e me hekuros rroba, i dridhet pushka burrit. Nëse bie keq detyrohesh ti bësh të gjitha, prandaj thashë se dashuria përveç bashkëjetesës, është dhe komunikim”- u shpreh ai.


Legjenda e Skenderbeut ,Bledi Shkëmbi largohet nga Teuta…

Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i Teutës. Skuadra durrsake, e cila ndodhet në fundin e tabelës në klasifikim, ka njoftuar gjatë ditës së sotme ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin korçar. Një marrëveshje e dyanshme, njofton klubi, për të mirën e të dyja palëve. SuperSport konfirmon se klubi durrsak ka vendosur të rikthejë në stol Edi Martinin, i cili fitoi titullin (2021), Kupën (2020) dhe Superkupën e Shqipërisë (2020, 2021) si trajneri i Teutës.

Njoftimi i klubit: