Ndryshon Kodi Rrugor, nga shpejtësia në autostradë deri te zgjatja e patentës…

Zyrtarisht shpejtësia e lejuar në autostradat shqiptare vendoset deri në 130 km/orë. Me asnjë votë kundër u miratua në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin këtë të martë vendimi për ndryshimin e shpejtësisë në autostrada. Ky vendim ishte një ndër pikat e propozuara për ndryshim në Kodin Rrugor nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Shpejtësia e lejuar në autostrada deri më sot ka qenë në kufirin 110 km/orë.

Sipas deputetëve, por dhe ekspertëve të sigurisë rrugore në komision, autostradat në Shqipëri i kanë kushtet për lëvizjen e automjeteve në këtë nivel shpejtësie.

Për qytetarët deri në 70 vjeç do t’u lejohet mbajtja e patentës. Ky vendim bëri që kohëzgjatja të ndryshohet nga mosha 65 vjeç deri në 70 vjeç.

Ndër vendimet e tjera të miratuara në këtë komision është dhe lejimi i mbajtjes së dy patentave.Kushdo qytetar shqiptar që zotëron një patentë të huaj të mos i hiqet e drejta për të mbajtur dhe atë të vendit të lindjes. Në komision u diskutua dhe evidentimi i monopatinave në autostrada dhe rrugët interubane. Deputetët sugjeruan që të vendosen rregulla për këta udhëtarë.


E pazakonta e Botërorit/ Shtesa rekord në Katar, çdo ndeshje ka shkuar mbi 100 minuta…

Ndeshjet e para në Botërorin e Katarit janë shoqëruar me një fenomen që nuk ishte parë më parë. Të katër sfidat e para i kanë kaluar mbi 100 minuta, pra 10 minuta ose më shumë. Në takimin hapës u dhanë dy herë nga 5 minuta shtesë, te Senegal-Holandë 2+9, te SHBA-Uells 4+9, ndërsa kulmi ishte në ndeshjen Angli-Iran teksa në pjesën e parë u dhanë 14 minuta shtesë, ndërsa në të dytën 10 të tilla, por që në fakt, në total shkuan 27 minuta shtesë,më tej vazhdoi në Iran -Argjentinë

Të gjithë kanë ngritur pyetjen: Kanë ndryshuar rregullat e futbollit?

Në fakt, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e kishte paralajmëruar këtë që në fillim të këtij viti, teksa deklaronte:

“Në çdo ndeshje ka shumë kohë të humbur. Duhet të rishikohet diçka, sepse shikuesit paguajnë për të parë 90 minuta futboll, ndërsa ndeshjet zgjasin 50 minuta. Nuk po them se do të arrij në 100 minuta, por padyshim që koha e rikuperimit që jep gjyqtari duhet të jetë e lidhur ngushtë me minutat e humbura gjatë ndeshjes” – pohonte kreu i FIFA-s.

Një mesazh që është zbatuar nga gjyqtarët, por ndoshta e kanë tepruar.

A do të vijojë kështu deri në fund? Kjo mbetet për t’u parë, por trendi është për po….


I kërkuar në Francë për trafik droge/ Arrestohet 24 vjeçari shqiptar në Kapshticë…

Një 24 vjeçar shqiptar, i kërkuar nga autoritetet franceze për trafik droge, është arrestuar ditën e sotme nga Policia greke në Kapshticë. Mësohet se i riu është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave Kapshticë në bashkëpunim me policinë kufitare Kapshticë Follorinë, teksa po tentonte të hynte në Greqi. 24-vjeçari rezulton me urdhër europian arresti nga autoritetet franceze për trafik droge


E ëma i feston ditëlindjen/ Bora Zemani i bën urimin e veçantë: “Je dashuri, forcë, energji pozitive…

E ëma e Bora Zemanit feston sot ditëlindjen dhe moderatorja ka zgjedhur ta surprizojë me një urim publik.Bora ka publikuar një foto krah të ëmës dhe ka shkruar fjalët më të bukura duke u shprehur se ajo është shembulli më i mirë që mund të kishte në jetën e saj.“ Edhe 100 vite për njeriun më të bukur në jetën time! Je dashuri, forcë, energji pozitive…shembulli më i mirë që mund të kisha në jetë! Të dua Mam Ermira zemani e mira ime”, ka shkruar ajo.


Belinda Balluku- Berishës: “Ty të ka vdekur burrëria, nderi dhe fjala(Video)

Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, se shkak për përmbytjet në Shkodër është bërë keqqeverisja ka ardhur dhe reagimi i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut. Në llogarinë e saj në “Instagram”, Balluku ka risjellë përmes një video deklaratat se si në 2010 Berisha “shfajsohej” nga përmbytjet në Shkodër. Duke risjellë deklaratat kontradiktore të Sali Berishës, ministrja shkruan se meqënëse “i ka vdekur burrëra, nderi dhe fjala”, atëhere kjo video i rifreskon memorien kur në mënyrë kriminale në 2010 shkarkonin më shumë se 107% të prurjeve të kaskadës së Drinit, duke përmbytur 14. 280 hektarë, e nxjerrë në rrugë për ditë 12.145 persona. Sipas saj nuk ka asnjë krahasim mes menaxhimit të kaskadës sot me 2005-2013 .