Vetëm 15 km larg Pogradecit/ Njihuni me fshatin ku nuset kanë ikur me fëmijët të jetojnë me qira për t’i shkolluar

Vetëm 15 km larg Pogradecit, ndodhet Peshkëpia, një fshat që po braktiset dita ditës e ku sot jetojnë vetëm 20 familje. Shumë prej banorëve janë detyruar të marrin apartamente me qira në qytet për të shkolluar fëmijët, ndërsa gjatë fundjavës kthehen në fshat, ku kanë mbetur gjyshërit. Prej më shumë se 8 vitesh në shkollën dhe kopshtin e fshatit Peshkëpi nuk ka mësues, ndaj 15 nxënës janë regjistruar në shkollat e qytetit të Pogradecit, edhe pse në fshat godina është ndërtuar nga një donator privat.

Prej më shumë se 8 vitesh në shkollën dhe kopshtin e fshatit Peshkëpi nuk ka mësues, ndaj 15 nxënës janë regjistruar në shkollat e qytetit të Pogradecit, edhe pse në fshat godina është ndërtuar nga një donator privat.

‘Këtu po të kishte ardhur një mësues, ishin 10-15 nxënës. Po të tërë nuset me qera kanë ikur. Nusja ime me dy fëmijë me qira ka ikur. Shkollën e kemi moderne të mirë halli është që nuk ka mësues. Nesër ikin të gjithë me qera’, thotë një banore e moshuar.

‘Godina është shumë e mirë e bëri gjermani, e bën ata të fondacionit. po ku vijnë mësues?! Të tërë kanë ikur. Toka ka shumë fshati jonë. Tani fëmijët kanë ikur. Kopsht nuk kishte, shkollë nuk kishte. Normal që do iknin t’i shkollonin fëmijët.’- u shpreh një tjetër banor per report tv.

Video:

Pjesa më e madhe e përdoruesve të iPhone nuk e dinë se kanë këto 3 aplikacione(Video)

IPhone ka një grup aplikacionesh të fshehura të instaluara si parazgjedhje, shumica e të cilave funksionojnë prapa skenave. Megjithatë, ka disa aplikacione sekrete që tani mund t’i përdorni, të cilat me siguri do t’ju ndihmojnë!

Shikoni cilat janë këto karakteristika:

1.AirPrint

iPhone juaj është i pajisur me teknologjinë AirPrint dhe aplikacioni që kryen të gjithë punën quhet Print Center. Ndryshe nga dy aplikacionet e mësipërme, nuk ka asnjë mënyrë për të hapur drejtpërdrejt Qendrën e Printimit, por mund ta hapni atë nga Ndërruesi i aplikacioneve nëse një punë printimi është në radhë ose në mes të printimit. Për të gjetur Qendrën e Printimit, zgjidhni “Print” në fletën e përbashkët në një dokument, imazh ose skedar tjetër të printueshëm, zgjidhni cilësimet tuaja të printimit dhe klikoni “Print”.

2.Testi në terren
Ka shumë kode sekrete telefonike me të cilat mund të luani në iPhone, por vetëm njëri hap një aplikacion të fshehur të quajtur “Field Test”. Arsyeja kryesore për të përdorur këtë aplikacion sekret është të shihni fuqinë e marrjes celulare të iPhone tuaj në shifra dBm në vend të shiritave të sinjalit në shiritin e statusit. Për të hapur aplikacionin Field Test, shkruani *3001#12345#* në aplikacionin Phone, më pas shtypni butonin e thirrjes.

3.Lente zmadhuese
Zmadhuesi, një mjet aksesueshmërie në iPhone tuaj, mund të përdoret për të zmadhuar objektet e përditshme si shenjat në dyer ose printimet e imta në dokumente. Ka ekzistuar që nga iOS 10, por iOS 14 me të vërtetë e rriti praninë e tij, iOS 14.2 shtoi aftësitë e gjurmimit të njerëzve dhe iOS 15 e bëri më të lehtë gjetjen.

Motra nxjerr zbuluar Megi Pojanin/ Publikon fotot teksa ajo feston me bomberin Pogradecar të kombëtares…

Megi dhe Endri përfliten prej muajsh si çifti më i ri i showbizit shqiptarë edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë reagim publik. Mbrëmjen e djeshme, bomberi Pogradecar i kombetares festoi 26-vjetorin e lindjes dhe të gjithë ishin kurioz për një urim nga Megi i cili nuk erdhi. Por me rëndësi është se dyshja kanë festuar bashkë dhe këtë na e zbuloi motra eMegit, Ina Pojani. Kjo e fundit ka ndarë një video nga një vilë private, në të njëjtin ambient me Çekiçin…

Si po mashtrohen shqiptarët nga njoftimet në internet për punë jashtë Shqipërisë…

Tre persona janë ankuar në redaksinë e Fiks Fare se janë mashtruar dhe kanë paguar mijëra euro për të ikur për punë jashtë Shqipërisë. Një i ri ka paguar 3 mijë euro për punë në Gjermani, por s’mori kurrë kontratën e punës. Një tjetër ankohet se ka paguar një shumë të madhe për në Angli, rreth 10 mijë sterlina. Ka parë një njoftim në internet, në “Tik Tok”. Ka kontaktuar me këtë person, por pas pagesës së lekëve te noteri dhe në dorë, mashtruesi është zhdukur. Rasti i tretë është i një 45 vjeçari nga Bubqi, Fushë Krujë.

Ka paguar plot 5500 euro për në Suedi, pasi ka parë një njoftim në internet. Personit i ka dhënë me noteri një shumë të majme, pasi do ti nxirrte vizë në ambasadën e Suedisë.

“3 mijë euro për kontratën e punë, s’e mora kurrë!”

Ardit Moshi ankohet në Fiks Fare se një person, i quajtur Emiliano Tresa, e ka mashtruar për ta punësuar në Gjermani. Ai thotë se me personin i ka njohur vëllai i tij, pasi ky ishte në Gjermani shofer në një firmë të mirë. Emiliano i kërkoi 3 mijë euro Arditit, ku 1500 euro duhet ti paguante në Shqipëri dhe pjesën tjetër në Gjermani. Emiljano do ti mundësonte kontratën e punës, të cilën do e dorëzonte punëdhënësi gjerman në Ambasadën Gjermane në Shqipëri. Shumën prej 1500 euro e ka pagur te “Pallati me Shigjeta”, ku Emiljano i thotë se “tani do të vish të rrish 3 muaj dhe do punosh në të zezë në Gjermani dhe më pas të nxjerr kontratën e punës”.

Arditi ka shkuar në Gjermani bashkë me një person tjetër që edhe ai kishte paguar 3 mijë euro. Qëndroi disa ditë dhe Emiljano i tha se “pronari nuk do që të punoni në të zezë, pasi ka kontroll”. Ai i thotë se duhet të ikë në Shqipëri dhe se ai do ti nisë Ambasadës Gjermane kontratën e punës. Por, për kontratën do edhe 1500 euro të tjera. Arditi thotë se s’donte t’ia jepte, por vëllai i tij këmbënguli dhe ai ia dha. Erdhi në Shqipëri, por kontrata s’erdhi kurrë!

Më tej, Arditi ka kontaktuar disa herë në telefon me Emiljanon, në telefon e rrjete sociale. Komunikimi i fundit ka qenë në fundvitin e kaluar, pra të vitit 2021. Në ato komunikim, Emiljano Tresa pranon se i ka marrë Arditit shumën dhe se “do t’ia kthejë, pasi ka qenë pa punë”. Por, më tej ai i ka bërë bllok Arditit, në telefon dhe rrjete sociale dhe është “zhdukur”. Fiksi telefonon numrin, por ai del i paarritshëm. Gazetarët i shkruajmë në “facebook”, ku e pyesin se përse i ka marrë paratë dhe s’ia kthen. Por, deri më tani s’na ka kthyer përgjigje.

Mashtrimi 10 mijë sterlina për vizë turistike në Angli

Një 34 vjeçar u ankua në Fiks Fare se ka paguar një shumë të madhe për në Angli, rreth 10 mijë sterlina. Ka parë një njoftim në internet, në “Tik Tok”. Ka kontaktuar me këtë person, por pas pagesës së lekëve te noteri dhe në dorë, mashtruesi është zhdukur.


Ai thotë se i ka dhënë një personi të quajtur Amarildo Jaku, një shumë 6500 sterlina me deklaratë noteriale dhe një shumë 3500 euro në dorë pasi ky person i ka premtuar se do të ikte me dokumente dhe me avion për në Angli.

Ai ka të gjitha bisedat në telefon me këtë person, i cili e mashtron jo do të dalë tani dokumenti, jo do të presë biletën. Por në fund zhduket dhe s’i hap më telefonin. “Më thoshte se mbaron për 10 ditë. Më tha se kam njerëz brenda në ambasadën angleze në Tiranë. Më dërgonte mesazhe me persona, sikur ata kishin ikur në Angli. I besova, se s’doja të ikja me gomone. Por, më mashtroi. S’më dërgoi në Angli dhe s’më ktheu mbrapsht paratë” thotë 34 – vjeçari, teksa ka edhe një video ku personi që i ka marrë paratë i pranon se ia ka marrë.

“Te deklarata noteriale shkruhet se banon në Lezhë. Shkova atje po më thanë nuk e njohim. Të gjithë e njihnin, po askush nuk e tregonte se ku ishte” thotë i riu.

5500 euro për kontratë në Suedi, zhduket mashtruesi

Rasti i tretë, i cili u ankua në redaksinë e Fiks Fare është i një 45 – vjeçari nga Bubqi, Fushë Krujë. Ylli Hoxha deklaron se ka parë një njoftim për punë në Suedi si hekur thyes, nga një person i quajtur Emirjan Gilani.

Ka kontaktuar në telefon me këtë person, ku kanë shkuar te një noter dhe i ka dhënë 1000 euro. Më pas, nëpërmjet 9 transfertave i ka dhënë edhe një shumë 3700 euro për “dokumente shtesë”. “Njoftimin e këtij personi e pashë në rrjetin ‘Tik Tok’. Më pas folëm në numër telefoni dhe në ‘facebook’. E kam takuar në qendër të Tiranës, ku më pas kemi shkuar te ‘Rruga e Dibrës’ për të bërë një deklaratë noteriale. I kam dhënë 1000 euro dhe të tjerat duhet t’ia jepja në Suedi, pasi më tha se ka të vëllanë sipërmarrës atje. Atje do punoja dhe do paguaja shumën e mbetur, rreth 4 mijë euro të tjera” thotë Ylli.

Pas pagesës së parë, personi nga ana tjetër e telefonit i deklaronte se “kam shkuar në konsullatën në Suedi, do dalë sot, do dalë nesër”. Por në fakt ai po vijonte mashtrimin, pasi kërkonte para’ vazhdimisht nga Ylli, me justifikime se “duhet për vizën, pagesa te Ambasada e Suedisë në Maqedoni”. Megjithatë, Ylli ka edhe një video ku Emirjan Gilani i thotë se “të mora 1 mijë euro për punë në Suedi”. Ndërkohë, ka të gjitha faturat e transfertave që i ka dërguar. Personi e ka mashtruar disa herë që do ti jap tani dhe më vonë, por asnjëherë nuk ia ka dhënë./tch

Bëhuni gati për dëborë/ Ja zonat që priten të zbardhen…

Duke filluar nga dita e nesërme mbi vendin tonë pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike. Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lartësitë mbi 1000 metër këto reshje do të jenë në formën e dëborës.

Duke nisur nga orët e mesditës moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje.Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në bregdet ajo fiton shpejtësi deri në 8-10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 2 deri 11°C

në zona e ulëta 2 deri 17°C

në zona bregdetare 5 deri 17°C.

“Tërmet” në politikën shqiptare/ Gazetari: “Dy ministra dhe një kryebashkiak përgjohen nga shërbimet e huaja

Dy ministra të rëndësishëm të qeverisë shqiptare dhe një kryebashkiak kanë rënë në kurthin e shërbimeve partnere. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Denis Dyrnjaja, i cili me anë të një postimi në Facebook thekson se dy ministra të qeverisë aktuale, një ish-ministër i rëndësishëm dhe një kryebashkiak janë përgjuar nga shërbimet partnere dukë bërë biseda komprometuese. Sipas gazetarit dosja me përgjime mund të publikohet në muajin dhjetor. Ai shkruan gjithashtu se kjo dosje do të shkaktojë tërmet në politikën shqiptare, por do t’i bëjë dhe një dëm shumë të madh politik mazhorancës në pushtet para zgjedhjeve lokale

‘Bomba’ e Frrok Çupit: “Në 6 dhjetor, nga protesta e Berishës, nis Lufta III Botërore!

Frrok Çupi ka bërë sot deklaratën, që ka lënë me gojë hapur, jo vetëm të madh e të vogël, por edhe të gjithë kafshërinë dhe shpezërinë e botës ku jetojmë. Ai thotë se në protestën e paralajmëruar nga opozita në 6 dhjetor fshihet dora e Rusisë dhe se mund të nisë Lufta III Botërore! Duke mos patur fuqi shpjeguese por edhe interpretuese të kësaj deklarate me përmasa globale, ju lutemi lexojeni çfarë ka thënë zotni Frrok Çupi në televizionin Euronews të Shqipërisë.

“Pyetja është emergjente, jo më para qeverisë së Tiranës po para BE: do ta lejojmë Rusinë të turbullojë një samit të BE në Tiranë, të bëjë shantazh dhe ndoshta agresion në Tiranë, që të vrasë një nga liderët e Europës që të fillojë Luftën e Tretë Botërore në Tiranë? A do të fillojë lufta botërore në datën 6 dhjetor në Tiranë apo jo?

E dini që luftëra të tëra kanë nisur në Evropë, në Ballkan, ndodhemi para një rreziku të tillë. Ajo protestë mban në vetvete rrezikun shumë të madh të eksplozionit në Evropë për shkak të ndërhyrjes së Rusisë dhe Iranit”, tha Çupi.

Ndihmoi 2 shtetas të huaj në Qafë Thanë për të kaluar kufirin, vihet në pranga 43 vjeçari…

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 43 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

Shërbimet e Policisë Kufitare Qafë Thanë, gjatë kontrolleve të ushtruara në kufirin e gjelbër, konstatuan shtetasin A. S., duke ndihmuar, kundrejt fitimit, 2 shtetas të huaj, që të kalonin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Kapshticë, ndalohet Turku me 17 mijë euro të padeklaruara në kufi…

Një 56-vjeçar nga Turqia është kapur në kufirin e Kapshticës me 17 mijë euro të padeklaruara, për këtë arsye nisi hetimi për të. Pas një kontrolli të imtësishëm nga policia kufitare, shoferit me iniciale S. A. të kamionit tip “Benz”, iu gjetën paratë të fshehura në xhup dhe çantë. Shuma e parave u sekuestrua nga autoritetet në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një automjet kamion tip “Benz”, me drejtues shtetasin turk S. A., 56 vjeç, banues në Adapazar, Turqi.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 56-vjeçarit iu gjetën në çantën e dorës dhe në xhup, 17.000 euro të padeklaruara.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

Degradon sherri në Devoll, burrë e grua rrahin njëri-tjetrin…

Dy persona në rrethin e Devollit janë proceduar penalisht, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. Uniformat blu bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve shtetasi D.T dhe shtetësja A.T, banues në fshatin Braçanj, Devoll kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. T. dhe për shtetasen A. T.(bashkëshortë), banues në fshatin Braçanj, Devoll, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Korçë/ U kapën me 13 emigrantë të paligjshëm, 3 në pranga! Njëri i transportonte ,2 të tjerët monitoronin rrugën

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi u kapën duke transportuar emigrantët e paligjshëm me furgon.Ata janë identifikuar si Armand Bega, 44 vjeç; Renaldo Hoxha, 22 vjeç dhe Omer Basha, 28 vjec, të tre banues në Durrës. Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, u kapën duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt pagesës, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera, rezulton se 2 të rinjtë me një automjet tip “Benz”, monitoronin rrugën, për të sinjalizuar 44-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Zgjerimi 18.4 milionë euro i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, shpallet fituesi për mbikëqyrjen…

Pas shpalljes së kompanisë fituese për tenderin e zgjerimit të rrugës Elbasan Qafë Thanë nga Autoritetit Rrugor Shqiptar ku fitues ishte kompania Alb-Building me ofertën 2.1 miliardë lekë (18 milionë euro) pa TVSH, së fundmi është konfirmuar edhe emri i kompanisë mbikëqyrëse. ARRSH njoftoi se INVICTUS është kompania fituese për kontratën e supervizionit ““Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë Thanë, (Faza 1)” me një vlerë 18.4 milionë lekë.

Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thane është një nga rrugët më të rëndësishme në vend, pjese e korridorit VIII, që si itinerar ka Durrës – Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

Për vendin tonë, ky aks rrugor lidh zona me shumë rëndësi si portin e Durrësit dhe shtetit tonë me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë etj. Nga ana e MIE është kërkuar realizimi i një ndërhyrje për përmirësimin e kushteve të lëvizjes së automjeteve në segmentin rrugor nga Dalja e Qytetit të Elbasanit deri në Qafë Thanë. Gjatësia totale e këtij aksi rrugor është 50.12 km. Gjithashtu, nga investitori është kërkuar që ndërtimi të ndahet në disa faza, duke e bërë më fleksibël realizimin e veprës, si nga ana manaxheriale ashtu dhe nga ana ekonomike”, thuhet në dokument.

Teksa gjatësia është 50 kilometra ndërhyrja e parë përfshihet një segment prej 5 kilometrash.

“Projekt fillon në dalje të Fshatit Labinot-Fushë në km 1+440 dhe përfundon në fshatin Mirakë, në km 6+500 dhe ka një gjatësi prej 5060ml. Në pjesën e fillimit, ky segment rrugor shtrihet mbi trasenë e rrugës ekzistuese (deri në km 2+690) pastaj gjurma e rrugës kalon komplet në buzë të lumit Shkumbin, në formën e një by-pass-i për zonën e fshatit Xibrakë, ku parashikohen edhe mbrojtje lumore dhe vepra të ndryshme hidroteknike.

Kjo zgjidhje shmang edhe problematikën e madhe të kalimit nën Hekurudhë në km 3+020, në fillim të fshatit Xibrakë”, thuhet në dokument.

Parametrat e aksit kryesor janë të tillë: kategoria e rrugës: B , ndërurbane parësore, gjatësia e segmentit kryesor: 5060 ml, gjerësia e kurorës: 23.5 m dhe vija e kalimit: dy korsi për secilën anë me nga 2.75 metra. /Monitor

Humbja shokuese e Argjentinës/ Pamjet tregojnë diçka tjetër: “A i anuluan gjyqtarët një gol të pastër(Video)

Arabia Saudite krijoi një nga sensacionet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës në ditën e tretë të Katar 2022. Sauditët mundën 2- 1 Argjentinën, për shumëkush favoritin e parë të turneut. Më vonë në të njëjtin grup, Meksika dhe Polonia luajtën pa gola. Argjentina dukej mirë në pjesën e parë. Ata kaluan në avantazh me golin e Lionel Messit nga penalltia dhe më pas erdhi një periudhë prej 23 minutash në të cilën u anuluan tre gola të tyre. Njëri u dha nga Messi, një nga Angel di Maria dhe një nga Lautaro Martinez. Të gjitha u anuluan për shkak të pozitës jashtë lojë sipas VAR.

Martinez nuk ishte i fundit?

Megjithatë, në Twitter janë shfaqur imazhe që sugjerojnë se dhoma e VAR ka bërë një gabim të madh. Fotoja e postuar nga Flashscore tregon linjat e tërhequra për pozicion jashtë loje.

Megjithatë, duket se gjyqtarët mund të mos e kenë vlerësuar që mbrojtësi i majtë i sauditëve ishte më afër golit se sa golashënuesi i golit të anuluar.

Pavarësisht kësaj, Argjentina ka një shans të madh për të kaluar grupin. Me dy fitore në dy ndeshjet e mbetura, me siguri do të luajnë në 1/16, dhe në disa kombinime iu mjaftojnë edhe katër pikë. Ata do të luajnë ndeshjen e tyre të radhës të shtunën kundër Meksikës

Shokuese / Djali vret të ëmën…e vendos në frogorifer dhe vazhdon t’i marrë pensionin(Video)

Një burrë ka vrarë nënën e tij dhe e ka ruajtur në një frigorifer në mënyrë që të vazhdonte të shijonte pensionin e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, në Ceglie Messapica një komunë në provincën e Brindisit. Ende nuk dihet se sa kohë ka që 85-vjeçarja mbahet në frigorifer, por krimi është zbuluar mesditën e sotme, rreth orës 15:00. Karabinierët e stacionit lokal dhe ushtarët
mbërritën në lagjen Mazzella, afër ferma Seppunisi, në periferi të qytetit të Pulias ku dhe zbuluan ngjarjen makabre. Prokurori në detyrë Mauron Gallone ka tashmë në dorë dosjen. Pritet që të bëhet autpsia e trupit dhe ekspertiza që do të tregojë se sa kohë është mbajtur e moshuara në frigorifer dhe se si i ka ardhur vdekja…