Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta, benzina dhe gazi…

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish këtë të premte çmimin e karburanteve. Sipas vendimit të marrë nga Bordi nafta do të tregtohet me 211 lekë/litri, benzina 194 lekë/litri dhe gazi me 71 lekë/litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 25 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Njoftimi i Plotë:

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 24.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 848, +8 nga data 21.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 938, -7 nga data 21.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje në 112. 83 (-2.04 nga data 21.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 118 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 25 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Fundjavë me reshje shiu e bore, si parashikohet moti për dy ditët në vijim…

Sinoptikanët parashikojnë që këtë fundjavë të ketë mot të ndikuar nga masa ajrore të paqendrueshme. Ky mot do të zgjasë deri pasditen e së shtunës, pasi të dielën i gjithë vendi do të pushtohet nga reshjet e shiut, ndërsa pjesa veri-lindore dhe jug-lindore do të përballet me reshje dëborë. Parashikohet që reshjet e dëborës të hasen në Bajram Curri, Fushë Arrëz, Bulqizë, Peshkopi, Pogradec, Korçë dhe Ersekë, gjë e cila do të shoqërohet sigurisht edhe më rënie të ndjeshme të temperaturave. Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 deri 4 ballë.

Tritan Shehu: “Më 6 dhjetor, shqiptarët do të komunikojnë direkt me Brukselin! Kanë shumë për të thënë…

Nga Tritan Shehu :

Më 6 dhjetor, shqiptarët do të komunikojnë nga Bulevardi direkt me Brukselin! Dhe kanë shumë për të thënë… Një mundësi e veçantë kjo atë ditë për të shprehur aspiratën tonë të madhe për Europë e Perëndim, falenderuar Brukselin e liderat europiane për: – Vendosmërinë në integrimin europian të Shqipërisë e Ballkanit Perëndimor.

– Çuarjen përpara të projekteve të BE siç është Procesi i Berlinit, TPR etj, të vetmet që jo vetëm mundësojnë bashkëpunimin midis 6 vendeve tona, por dhe na afrojnë me standartet europiane.

– Qëndrimi gjithmone dhe me te qarte te institucioneve europiane kunder atyre projekteve, qe bien ndesh me parimet e BE, me rrugetimin tone drejt Europes, sic eshte ne radhe te pare Ballkani i hapur i Vucic, etj.

– Por dhe per t’i evidentuar Brukselit, qartësuar më tej atë me problemet e mëdha që kanë mbërthyer Shqipërinë si pasojë e keq qeverisjes së regjimit:

– Për shkeljen nga ky regjim të vlerave, lirive e parimeve europiane.

– Për lidhjet e rrezikshme të autokratit të Tiranës me autokratët e Lindjes, që tejkalojnë marrëdhëniet normale midis shteteve, duke u konfiguruar me pozicionime të thella vartësie, vizione anti europiane etj.

– Për atë që shqiptarët, njëlloj si PE, konsiderojnë të rrezikshme për interesat tona projektet, që nuk implementohen nga Brukseli, siç është Ballkani i hapur.

– Për të argumentuar rreziqet e mëdha për vendin tonë, që vijnë nga korrupsioni galopant shtetëror, lidhjeve të tij me krimin, trafiqet etj.

– Për të evidentuar para Brukselit shkeljet e rënda të demokracisë në Shqipëri, që po çojnë në konsolidimin e një regjimi të korruptuar, anti-demokratik me fytyrë nga Lindja, burim i varfërisë e privimeve të mëdha për shqiptarët.

– Të gjitha këto, por edhe më shumë, si faktorë të cilat po detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin e tyre, duke marrë rrugët e emigracionit. Prandaj më 6 Dhjetor shqiptarët nuk mund të humbin një “bashkëbisedim” të tillë me Brukselin, prandaj ata nuk mund të mungojnë atë dite në Bulevard.

Shkaktoi aksident…i dehur në timon / Policia i ve prangat 36 vjeçarit nga Bilishti…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Gj., 36 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas në rrugën “Bilisht-Miras”, në afërsi të fshatit Poloskë, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë shtetasi M. Gj., ka pësuar demtime dhe ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Procedohet 58 vjeçari nga Bilishti, u kap duke transportuar dru zjarri pa dokumentacion dhe…

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 58 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin e biznesit të këtij shtetasi, në një automjet kamion tip “Benz”, gjetën lëndë drusore të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës. Gjithashtu në biznesin e 58-vjeçarit (me aktivitet në fushën e prerjes së lëndëve drusore), u konstatua punonjësi A. T., i paregjistruar dhe i pasiguruar në organet tatimore. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.