Largimi nga Manchester/ Ronaldo largon superveturat nga vila(Foto)

Cristiano Ronaldo i ka thënë lamtumirë Manchester United – ndersa aktualisht ka punësuar një kompani për t’i larguar të githa gjërat nga villa ku ka qëndruar. Legjenda portugeze është aktualisht në Kampionatin Botëror në Katar, ku pak ditë më parë shkëputi kontratën me Djajtë e Kuq me miratim të dyanshëm, pasi intervistës shpërthyese me Piers Morgan.

Cadillac Escalade e tij prej 200,000 euro dhe Bentley Flying Spur prej 350,000 euro u panë duke u ngarkuar në një mjet transportues.


The Sun dëshmoi se makinat u zhvendosën nga shtëpia e marrë me qira prej 5 milionë eurosh ku ai jetonte me partneren Georgina dhe familjen në Alderley Edge, Cheshire.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.