Punësoi 3 pakistanezë për lopët e tij/ Fermeri: “Punojnë më shumë se shqiptarët…

Punëtorët e lanë punën dhe emigruan! Fermeri, Muharrem Hoçja nga Gramza e Krujës u detyrua ti zëvendësonte me pakistanezë. Prej dy muaj në këtë fermë punojnë tre shtetas pakistanezë. Një punon në bujqësi dhe të tjerët kujdesen për lopët. Flasin pak e punojnë shumë. “Trajtohemi mirë këtu, ushqimi është i mirë dhe dhoma e ku jetojmë ka kushte të mira.”
“Kam pak javë që kam ardhur këtu. Do punoj një vit.”

Punëdhënësi i tyre tha se ka plotësuar të gjitha dokumentet dhe 3 punëtorët kanë marrë leje punësimi. Ai thotë se të huajt janë më punëtorë se vendasit dhe i ka përzgjedhur bazuar në nevojat që ka.

“Po bëj një stallë bashkëkohore kam pasur punëtorë vendas, ju punonte mendja vetëm jashtë shtetit. Të gjithë që vijnë nga Pakistani janë më viza dhe me kontrata pune. I kërkova në bazë të specialiteteve që kanë. Për mjelje, për pastrim, për ti shërbyer lopës.” tha ai për Abc.

Hoçja thotë se ju ka lehtësuar dhe kushtet e punës.

“Në Pakistan kam informacion se lopët i mjelin me dorë, këtu ju kam siguruar makineri. Ju kam bërë mencë, vendet e fjetjes. Jam shumë i kënaqur. Ju bëj program ata e zbatojnë me përpikmëri. Janë shumë korrektë.”

Sipërmarrësi ka dhe një fasoneri. Ka menduar të punësojë në fabrikën e këpucëve zanaçinj të huaj.

“Porosi kam shumë, punë kemi sa të duash, punëtorë s’ka. Kam dy klientë në Itali duan punën, po puna pa punëtorë nuk bëhet. Gjithë fasoneritë në Krujë kemi biseduar, të gjithë qahen dhe më pyesin si ti marrim të huaj. Largohen shqiptarët, shtoj pakistanezë se s’mund të rrimë pa punë.”

Muharrem Hoçja për të përmbushur kërkesat e porositësve nga Italia ka vendosur të punësojë 50 shtetas të huaj.

Po transporton dru zjarri pa dokumentacion/ Policia procedon 2 shoferët në Pogradec…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës me fokus krimet mjedisore, kanë goditur 2 raste të tjera të tyre. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

  • P. L., 28 vjeç, banues në fshatin Stavraj, Pogradec, pasi u kap në Pogradec, duke transportuar me automjetin tip kamion “Man”, 13 m³ dru, pa lejen përkatëse;
  • F. Sh., 43 vjeç, banues në fshatin Stropckë, Pogradec, pasi u kap në fshatin Dardhas, duke transportuar me automjetin tip kamion “Ifa”, 16 m³ dru, pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Tragjike/ Vdes në ambientin e një lokali 55-vjeçari në Korçë…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Korçë. Në ambientin e një lokali ka vdekur një 55-vjeçar me inicialet Gj.M.Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe dyshohet se 55-vjeçari të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.11.2022, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lokali, ka ndërruar jetë shtetasi Gj. M., rreth 55 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

110 vjetori i Pavarësisë/ Rita Ora uron shqiptarët: “Gëzuar Ditën e Flamurit(Foto)

Sot Shqipëria feston 110 vjetorin e Pavarësisë dhe në këtë ditë historike urimet kanë qenë të shumta. Një urim për këtë ditë të madhe për shqiptarët ka ardhur edhe nga ylli i muzikës nga Kosova me famë ndërkombëtare, Rita Ora. Artistja ka postuar një fotografi nga performanca e saj e fundit në Shqipëri, teksa shihet e veshur kuq e zi në skenë.

“Urime dita e flamurit Shqipëri”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazhit.

Ndërtesa më e lartë në botë ndriçohet me flamurin shqiptar (Video)

Në 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kanë ardhur shumë urime nga personalitetet dhe aktorë politikë të rëndësishëm botërorë. Por, mënyra më kreative për të uruar këtë ditë ka ardhur nga Dubai. Ndërtesa më e lartë, Burj Khalifa është veshur kuq e zi. Videoja është postuar në faqen zyrtare të Burj Khalifa ku shkruhet:

Burj Khalifa ndizet me flamurin shqiptar për festën e tyre kombëtare. Ne i urojmë prosperitet dhe rritje.

Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në Dubai dhe një ndër më të lartat në botë. Ajo ka një gjatësi prej 828 metrash. Ndërtesa ka 163 kate, nga të cilat 9 hotele.

Pamje fantastike, Dardha mbulohet nga dëbora (Video)

Reshjet e borës që përfshinë zonën juglindore kanë rikthyer menjëherë turistët vendas dhe të huaj edhe në fshatin turistik të Dardhës. Nën petkun e bardhë, ku reshjet e borës kane nisur prej orëve të para të mëngjesit të djeshëm ,ky fshat është më magjik se kurrë, fakt i cili konfirmohet edhe nga turistët që nuk kanë vonuar ta vizitojnë edhe nga pamjet e publikuara nga Balkanweb.

Prenotimet në këtë fshat kanë qenë 100% duke zënë të gjitha kapacitetet akomoduese…

Kujtojmë që reshjet më të dendura kanë qënë në zonën e Dardhës, Voskopojës, në fshatrat e njësisë administrative Vithkuq si dhe në Shtyllë-Panarit .

Video:

Prekëse, Shqiptari i mori jetën në aksident, familja greke dhuron organet e Emanuelës

“Emmanuela ishte një fëmijë mrekulli që në momentin që lindi dhe kur u largua donte të bënte një mrekulli tjetër, të jepte jetë… atë që i morën,” me këto fjalë nëna e saj tronditi publikun duke zbuluar se familja do të dhuronte organet e saj pacientëve të tjerë.

“Udhëtim të mbarë shpirti im, deri në skajet e universit. Nuk po them lamtumirë dashuria ime por shihemi përsëri! Të dua deri në qiell dhe më tej .. dhe do të të dua sa të jem gjallë dhe të marr frymë” , shkruan ajo në Facebook.

E reja greke vdiq ditën e djeshme në spital pas disa ditësh nga aksidenti fatal, ku ajo u përplas nga makina që drejtohej nga 26-vjeçari shqiptar, i arrestuar tashmë.

Varrimi i 21-vjeçares do të bëhet në Chania, ku të afërm dhe miq do të japin lamtumirën e fundit.

Nga Mësonjëtorja e Korçës, ambasadorja Yuri Kim uron 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë(Foto)

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ambasadorja Kim shkruan se është frymëzuese për të mësuar se lufta për pavarësinë e Shqipërisë nisi me luftën për të ruajtur gjuhën dhe kulturën unike të popullit shqiptar, fuqinë e arsimit për djemtë dhe vajzat dhe një kërkesë të palëkundur për liri dhe drejtësi.

“Në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë pata nderin të viziton mësonjëtoren e parë shqipe në Korçë ku patriotë si Naim dhe Sami Frashëri themeluan në vitin 1987 shkollën e parë ku nxënësit mësuan gjuhën shqipe pavarësisht se ishin nën pushtimin e perandorisë osmane. Pak metra larg kësaj shkolle, u themelua në vitin 1981 shkolla e parë për vajza për të gjithë Ballkanin.

Më bëri krenar të shoh që SHBA luajti një rol të vogël: Shqiptarët si Sevasti Qiriazi që shkuan në Amerikë dhe u kthyen me njohuri dhe lidhje të reja, dhe amerikanë që erdhën për të dhënë mësim në Korçë dhe vende të tjera të vendit.

Shumë prekëse dhe frymëzuese për të mësuar se lufta për pavarësinë e Shqipërisë nisi me luftën për të ruajtur gjuhën dhe kulturën unike të popullit shqiptar, fuqinë e arsimit për djemtë dhe vajzat dhe një kërkesë të palëkundur për liri dhe drejtësi. Gëzuar 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Aksident i frikshëm në aksin Pogradec – Qafë Thanë, makina del nga rruga dhe merr para trafikndarësen

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit turistik të Linit. Sipas informacioneve një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë është përplasur me trafikndarësen .

Siç shihet edhe nga pamjet përplasja ka qenë e fortë, ndërsa trafikndarësja ka hyrë mes përmes makinës.

Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.

Pak ore para koncertit/ Dua Lipa publikon foton me flamur ne Tirane(Video)

Disa orë para koncertit në sheshin Skënderbej, Dua Lipa ka ndarë një video në rrjete sociale me flamurin shqiptar. Ylli shqiptar me famë botërore shkruan se ndihet shumë e lumtur si qytetarja më e re shqiptare dhe mezi pret që të performojë sonte në sheshin Skënderbej.

110 VJET PAVARËSI!

Shumë e lumtur që jam në Tiranë, Shqipëri, si qytetarja më e re për të performuar për ju të gjithë sonte.

THE FINAL FUTURE NOSTALGIA SHOW, po pres me ju paa!!! !!!!”, shkruyan Dua Lipa krahas postimit në Instagram.

I shisnin si “Made in Italy”/ Sekuestrohen veshje false me vlerë 8 milionë euro prodhuar në Shqipëri, Bullgari dhe Tunizi…

Rreth 75 mijë veshje me vlerë 8 milionë euro, prodhuar në Shqipëri, Bullgari e Tunizi janë sekuestruar nga Guardia di Finanza Italiane e Venecias nën etiketat e falsifikuara “Made in Italy” e “FINEST ITALIAN FABRICS”. Sipas mediave italiane, operacioni, i kryer nga Portogruaro Group, buron nga një kontroll rrugor që u krye mbi një kamion që vinte nga Bullgaria dhe mbante një sasi të mëdha veshjesh me shkrimin “MADE IN ITALY”

Hetimet e mëvonshme, të koordinuara nga Prokuroria Publike në Gjykatën e Pordenones, bënë të mundur konstatimin se fazat e përpunimit, prodhimit dhe paketimit të veshjeve që prodhoheshin jashtë vendit, ndryshe nga sa pretendohej.

Veshjet prodhoheshin dhe paketoheshin në Bullgari, Shqipëri dhe Tunizi, për t’u importuar më pas në Itali nga kompania me qendër në Brescia.

Autoriteti Gjyqësor kompetent lëshoi dekrete të posaçme kërkimi dhe sekuestrimi ndaj mbi 400 bizneseve që operonin në të gjithë Italinë, klientëve të shtëpisë së modës Brescia dhe shitësve me pakicë që nuk kishin dijeni për veshjet e rreme.

Goditet banda, 3 “skifterë” shqiptarë të arrestuar në Athinë…

Autoritetet greke kanë arritur të çmontojnë një bandë të cilët operonin në zonën e Atikës. Pjesëtarët e grupit të cilët kryenin vjedhje në automjete të cilët ishin parkuar dhe kanë marrë prej tyre sende me vlerë. Shënjestër e tyre ishin edhe shtëpitë, dyqanet apo zyrat.

Pjesë e bandës ishin edhe tre shtetas shqiptarë, të tre në moshë të re, përkatësisht 16, 17 dhe 18 vjeç.

Nga hetimet paraprake deri më tani janë zbardhur 51 raste të vjedhjeve, në periudhën nga 7 prill 2021 deri më 18 nëntor 2022.

Akuzat ndaj shqiptarëve janë rënduar pasi në momentin e arrestimit u janë gjetur në posedim edhe lëndë narkotike, saktësisht 40.48 gramë kanabis.

Autoritetet greke kanë identifikuar edhe tetë anëtarë të tjerë të bandës, dy prej të cilëve janë arrestuar.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës, ndërsa hetimet po vijojnë për kapjen e pjesëtarëve të mbetur të organizatës kriminale.

Dritan Hila: “Pyesni pse ikin rinia? Ju lumtë që ikin! Të ikin të shohin çfarë është bota…

Nga Dritan Hila :

One, me nje shqiptar qe ka studiuar ne Bullgari plus Albtelekomi qe i ka humbur baba dhe te dyja bashke mezi kapin ne qender te qytetit; Samir Mane qe blen hem lavatrice, hem banka, hem televizion, hem porte; Kastrati qe blen hem aeroport, hem hotel, hem nafte, hem gjize; sterilizimi spitaleve nga njeri qe lante betonieret, kurse ushqimi nga nje qe ha lakra te ziera.

Sala qe do çrrenjose komunizmin ne 78 vjec por nuk e ka marre vesh qe ka nja 34 vjet qe ka ra; Iliri qe do qeverise me duar te pastra; ca qyrrashe qe bejne si antisistem dhe te nevrikosur.

Dhe pyesni pse iken rinia?! Ju lumte qe ikin. Te ikin,te shohin cfare eshte bota, dhe kur te kthehen mbase bejne nje Shqiperi Evropiane.

3 vjet nga tërmeti i nëntorit/ Deputetja e PS: “Fshatarët hynë në vila që s’i kanë ëndërruar kurrë…

Sot shënohet 3 vjetori i tërmetit të nëntorit. Deputetja socialiste Luljeta Bozdo, në një intervistë në “Ora News”, kujtoi ato momente dhe i cilësoi si një gjë e frikshme “Në Shqipëri gjatë këtyre 3 vjetëve janë strehuar me mijëra familje. Ka ende familje të pastabilizuara por 85 % e familjeve janë futur në shtëpi të reja që nuk i kishin imagjinuar asnjëherë.

Në apartamente dhe vila fantastike. Po të shkosh në Baldushk në shtëpitë e rrënuara që kishin fshatarët që ato dhe pa tërmet do të binin kanë hyrë në ca vila që nuk i kanë ëndërruar kurrë në jetën e tyre.

Janë shtëpi dhuratë se nuk paguan asnjë lekë për atë punë.”, u shpreh deputetja socialiste Bozdo.