Media britanike: “Dua Lipa po ndërton një rezidencë miliona dollarëshe në Saranda

Krijuesja e shumë hiteve Dua Lipa po ndërton një rezidencë shumëmilionëshe në Sarandë, Shqipëri, ku familja e saj i ka rrënjët, është shprehur një burim ekskluzivisht për medien amerikane të lajme Gossip, Page Six. Sipas kësaj medie rezidenca në qytetin bregdetar e cila ndodhet përballë ishullit grek të Korfuzit do të ketë pamje madhështore me pamje nga Deti Jon.

Artikulli i plotë/ Këngëtarja britanike-shqiptare Dua Lipa po ndërton një rezidencë shumëmilionëshe në Sarandë, Shqipëri, ku familja e saj i ka rrënjët, thotë një burim ekskluzivisht për Page Six. Na është thënë se shtëpia e re në qytetin bregdetar – që ndodhet përballë ishullit grek të Korfuzit – do të ketë pamje madhështore me pamje nga deti Jon.

Lipa, e lindur në Britani nga prindër emigrantë shqiptarë, Anesa dhe Dukagjin Lipa, iu dha shtetësia shqiptare në nëntor nga presidenti Bajram Begaj.Fituesja e çmimit Grammy jetoi në Kosovë me familjen e saj nga mosha 11-15 vjeç, ka treguar për NPR (Radio Publike Kombëtare një organizatë mediatike jofitimprurëse amerikane me seli në Uashington):

“Unë nuk do ta ndryshoja atë për asgjë në botë sepse me të vërtetë më ndihmoi të bëhesha kjo që jam”.Në vitin 2016, këngëtarja “Levitating” dhe babai i saj themeluan Fondacionin Sunny Hill për të mbledhur fonde me koncerte vjetore në Shqipëri për të ndihmuar njerëzit që përjetojnë vështirësi financiare.

Në verën e vitit 2021, ajo pushoi në vendin ballkanik me familjen dhe të dashurin e atëhershëm Anëar Hadid dhe darkoi me kryeministrin Edi Rama.Një përfaqësues i Lipës nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Lajmi i fundit/ Zjarr në fasonerinë në Pogradec, digjet çatia gjatë punimeve…

Ditën e sotme rreth orës 15:50 ka rënë zjarr në një fasoneri në qytetin e Pogradecit. Raportohet se si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe se nuk ka persona të plagosur. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, pasi në një pjesë të çatisë së fasonerisë po kryheshin punime për izolimin e saj.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak                                             Më datë 31.12.2022, rreth orës 15:50, në lagjen nr. 2 Pogradec, ka rënë zjarr në një fasoneri në pronësi të shtetasit G. G. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, pasi në një pjesë të çatisë së fasonerisë po kryheshin punime për izolimin e saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

29-vjeçari bën të fortin me Fiat / Nuk i qëndron postobllokut në Pogradec, policia e kap dhe …

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, i shtetasit:

  • D. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në dalje të qytetit të Pogradecit, automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin D. Gj., të cilit i kanë bërë shenjë që të ndalonte, pasi kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi.

Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje dhe më pas u bë i mundur ndalimi i tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve shtetasi D. Gj., kundrejt fitimit, iu kishte premtuar transportimin drejt vendeve të BE-së .Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Përfshihet nga flakët godina, ndërron jetë në mënyrë tragjike 17-vjeçari shqiptar në Itali(Video)

Një 17-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Itali pasi një godinë e strehimit të të miturve të pashoqëruar, u përfshi nga flakët. Mediat shkruajnë se shoku i tij i dhomës, një ganez 16-vjeçar u dërgua në një spital në Verona në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. I plagosur ka mbetur edhe një person tjetër i cili është në gjendje më të stabilizuar.

Dëgjuam britma gjatë natës. Unë dhe partnerja dolëm jashtë, ishte plot tym. Dëgjuam thirrjet e djemve por nuk mundëm të ndërhynim. Njëri prej tyre u hodh nga dritarja”, deklaroi një nga dëshmitarët. Flakët dyshohet se u përhapën rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm ndërkohë që shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta.

Rama: “E mira s’ka fund…por sot ne jemi në gjendje të hapim një pako të madhe për 1 milionë Shqiptarë…

Reagimi i plotë:                                                                        Sot nuk e pashë të udhës të bëj një konferencë shtypi si çdo fundvit, po lashë Pakon e Madhe kundër inflacionit të luftës të flasë për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, të cilët si kurrë më parë, do të marrin një mbështetje financiare ekstra, sepse si kurrë më parë, u duhet të përballen me një dimër me dorën e zgjatur të inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre bazë.

Ne nuk mund t’i linim ata vetëm në këtë dimër të vështirë për të gjithë Europën, po mbi të gjitha për më të dobëtit. Prandaj duke u nisur në radhë të parë, pikërisht nga nevoja për ta larguar atë dorë shqetësuese nga konsumi i tyre bazë, ideuam Pakon e Madhe. Ndërkohë, kjo mbështetje nuk e zëvendëson, as e ndryshon zotimin se pensionistët do të jenë vitin që po vjen, përfituesit e parë nga taksa e jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë, të cilën e miratuam në Kuvend me paketën fiskale 2023.

Kështu që kjo pako, ku ka 8000Lekë të reja për çdo pensionist, e cila do të shpërndahet javët e para të janarit, nuk është mbështetja e fundit ekstra për pensionistët për vitin që po troket në derë.

Pakoja ka 20 mijë lekët të reja në dorë për 6700 nënat kryefamiljare me ndihmë ekonomike, ashtu sikundër për herë të parë, qeveria shpërndan 20 mijë lekë të reja për sanitaret, shoferët, punonjësit e shërbimeve mbështetëse të shtetit dhe tërë punonjësit e tjerë të shtetit me një pagë bruto nën 60 mijë lekë, plot 27 mijë e 249 vetë, ku përfshihen edhe 1181 zjarrfikës, 3267 infermierë, 6045 mësuese dhe edukatore, 2200 ushtarë bazë dhe mijëra nëpunës të shkallëve të ulëta të administratës! Ndjehem i lumtur kur mendoj se me këtë mbështetje ekstra, familjet e tyre s’do ta ndjejnë aspak dimrin me dorën e zgjatur të inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre të përditshëm.

Por Pakoja e Madhe përfshin edhe ata me pagë bruto mbi 600 mijë lekë – duke përjashtuar natyrisht nivelet politike të administratës. 11 mijë infermierë, 5411 mjekë, 30 mijë e 693 mësues dhe edukatorë, 15 mijë e 384 punonjës sigurie, punonjës të policisë së burgjeve si dhe 14 mijë e 318 nëpunës do të marrin nga 10 mijë lekë të reja, të cilat i shtohen rritjes së pagave të tyre këtë vit, duke e bërë praktikisht zero efektin e inflacionit të luftës për familjet e tyre.

Ndërkohë, edhe pse kanë paga më të larta se sa 60 mijë lekë bruto, efektivët e Forcave të Këmbësorisë që morën me mund e me meritë edhe certikatën si forcë ekselence e NATO-s, ata të Forcave Speciale Delta, Renea, Ndërhyrja e Shpejtë, Njësia Operacionale apo Zjarrëfikësit do të marrin nga Pakoja e Madhe 20 mijë lekë të reja.

Kjo pako e madhe nuk zgjidh të gjitha hallet, as nuk i jep fund luftës dhe impaktit të saj të pashmangshëm mbi ekonominë tonë, por së bashku me subvencionin masiv të çmimit të palëvizur të energjisë, zmbraps një dimër që përndryshe do të ishte jo i lehtë, si edhe mishëron kujdesin dhe vëmendjen e pandarë të qeverisë ndaj njerëzve të këtij vendi.

Ata kurrë s’i kemi lënë dhe s’do t’i lëmë vetëm, po do të bëjmë gjithçka mundet për t’i mbështetur e lehtësuar në ditët e vështira, siç nuk do të lemë gjë pa bërë për t’u sjellë ditë gjithnjë e më të mira. E mira s’ka fund, por kjo do të jetë gjithnjë e më shumë qeveria e shumicës, jo e disave dhe nëse sot ne jemi në gjendje të hapim një pako të madhe për thuajse 1 milionë shqiptarë, kjo ndodh pikërisht sepse ne jemi këtu për ata, shumicën e shqiptarëve, jo për disa.

GËZUAR

Ndërron jetë Papa Benedict XVI

Ka ndërruar jetë ish- Papa Benedict XVI. BBC raporton se ish-papa Benedikti XVI ka ndërruar jetë në rezidencën e tij në Vatikan, në moshën 95-vjeçare, pothuajse një dekadë pasi u largua nga pushteti për shkak të shëndetit të dobët .Ai drejtoi Kishën Katolike për më pak se 8 vjet derisa, në vitin 2013, ai u bë Papa i parë që dha dorëheqjen që nga Gregori XII në 1415.

Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Ecclesiae brenda mureve të Vatikanit. Pasardhësi i tij Papa Françesku tha se e kishte vizituar shpesh atje.

Edhe pse ish-Papa ishte i sëmurë për disa kohë, Selia e Shenjtë tha se kishte një përkeqësim në gjendjen e tij për shkak të moshës. Të mërkurën, Papa Françesku i bëri thirrje audiencës së tij të fundit të vitit në Vatikan që të bënin një lutje të veçantë për Papa Emeritus Benediktin, për të cilin tha se ishte shumë i sëmurë.

I lindur Joseph Ratzinger në Gjermani, Benedikti ishte 78 vjeç kur në vitin 2005 u bë një nga papët më të vjetër të zgjedhur ndonjëherë.
Për pjesën më të madhe të papatit të tij, Kisha Katolike u përball me akuza, pretendime ligjore dhe raporte zyrtare gjatë dekadave të abuzimit të fëmijëve nga priftërinjtë. Në fillim të këtij viti, ish-Papa pranoi se ishin bërë gabime në trajtimin e rasteve të abuzimit kur ai ishte kryepeshkop i Mynihut midis viteve 1977 dhe 1982.

Makina del nga rruga, aksident i frikshëm në Pogradec(Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Tushemisht, Pogradec. Mësohet se një 27-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Kanë qënë banorët e fshatit ata që e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit. Burime pranë këtij spitali thanë se gjendja e 27 vjeçarit është e rëndë, por pa rrezik për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.12.2022, rreth orës 07:15, në hyrje të fshatit Tushemisht, Pogradec, shtetasi K. L., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi K. L., i cili u transportua në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Makina del nga rruga, aksident i frikshëm në Pogradec(Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Tushemisht, Pogradec. Mësohet se një 27-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Kanë qënë banorët e fshatit ata që e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit. Burime pranë këtij spitali thanë se gjendja e 27 vjeçarit është e rëndë, por pa rrezik për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.12.2022, rreth orës 07:15, në hyrje të fshatit Tushemisht, Pogradec, shtetasi K. L., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi K. L., i cili u transportua në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

TasteAtlas e rendit Mrizi Zanave si një nga restorantet më të mira në botë

TasteAtlas është një udhëzues udhëtimi me përvojë për ushqimin tradicional që mbledh receta autentike, komente të kritikëve të ushqimit dhe artikuj kërkimor rreth përbërësve dhe pjatave të njohura . Ata e kanë renditur restaurantin shqiptar, Mrizin e Zanave, si një prej më të mirëve në botë. TasteAtlas kryen një anketë të gjerë të njohësve të ushqimit vendas për restorantet më të mira.

Restorantet më të mira vendase në botë sipas TasteAtlas duhet të plotësojnë disa kritere: duhet të ofrojnë specialitete tradicionale rajonale, të rekomandohen nga audienca vendase, nga ekspertët ose guidat përkatëse dhe nga audienca e përgjithshme.

Vetëm restorantet më të mira dhe më të besueshme lokale mbajnë shenjën e tre mbulesave të tavolinës TasteAtlas, e këtë gjë e ka bërë pikërisht Mrizi i Zanave.

Për të shijuar edhe më shumë traditën shqiptare të ushqimeve, Mrizi i Zanave është pikërisht vendi i duhur për ta bërë këtë gjë. Ky i fundit gjendet në Lezhë, konkretisht 30 km larg nga Kalaja e Rozafës në Shkodër. Ata ofrojnë akomodim me kopsht, parkim privat falas dhe restorant unik./ Kultplus.com

Studimi :”Birra e mirë i bën meshkujt më të mirë në shtrat…

Seksi dhe alkooli janë përmendur shpesh si të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Aq shpesh sa alkooli mendohet se nxit dëshirat seksuale. Hulumtimi, i cili u prezantua në konferencën e Kolegjit Evropian të Neuropsikofarmikologjisë në Vjenë, tregon se birra ka efekt mbi zgjimin seksual tek burrat.

Ja 4 efekte që jep birrat tek burrat:               1.Zgjasin më shumë Birra përmban një përbërës që është vërtetuar se bën që meshkujt të zgjasin më shumë gjatë marrëdhënies. Bëhet fjalë për fitoestrogjenin, që mbush me energji trupin dhe vonon orgazmën.

2.Ereksione më të lehta dhe më të shpeshta    Birra e zezë përmban më shumë hekur sesa bjondja, ndihmon që meshkujt të vinë në qejf pasi rrit numrin e qelizave të kuqe të gjakut dhe qarkullimin e tij në penis. Kjo bën që ereksionet të jenë më të lehta për t’u arritur dhe më të shpeshta.

3.Rritje e qëndrueshmërisë dhe një zemër më e shëndetshme.                                                                          Një studim italian thotë se meshkujt që konsumojnë birrë çdo ditë kanë më shumë rezistencë sesa ata që nuk e preferojnë. Një gotë në ditë ul me 31% rrezikun e sëmundjeve të zemrës ose infarkteve. Kjo do të thotë se do të keni një zemër të shëndetshme.

4.Nuk keni pse të shqetësoheni për stomakun gjatë seksit.                                                                              Ata që pinë birrë të zezë nuk kanë pse shqetësohen për stomakun gjatë seksit sepse kjo birrë përmban vitaminë B që ndihmon sistemin tretës. Kjo do të thotë se nuk do të ndiheni të ngathët me partneren. Në fund, qershia mbi tortë: është krijuar një birrë vetëm për rritjen e performancës në shtrat dhe quhet “50 Shades of Green” dhe është e prodhuar nga Innis & Gunn”.

Kiara përfundon në krahët e Luizit (Video)

Banorët po shijojnë atmosferën e festave në Big Brother Albania VIP 2. Luizi dhe Kiara kanë qenë në qendër të vëmendjes, për shkak të interesit që ka treguar Luizi. Dyshja po bëhet gati për të performuar brenda shtëpisë në prag të ndërrimit të viteve. Kënga pritet të jetë romantike, ndërsa Luizit do i duhet të mbajë në krah Kiarën. Mision ky, që duket i duhuri për të.

“Tani këndoj, deri nesër”, thotë Luizi që fiton të qeshurat e Kiarës.

“S’mund të jetoj gjatë, dua t’i dhuroj paratë”/ Mashtrimet e shqiptarëve në internet, 29-vjeçarja paguan 24 mijë euro…

Skema mashtrimi që qarkullojnë në internet, ku persona që fshihen pas një tastiere dhe monitori dërgojnë njoftime se “keni fituar qindra mijëra euro”. Lajmërimet janë në rrjete sociale, në e-mail, por edhe në whatsapp.Denoncimi i parë i “Fiks Fare” ishte në datën 20 janar 2021, ku një e moshuar nga Mamurrasi kishte paguar një shumë pasi ishte “fituese”. “Po vdes, dua të dhuroj 985.000 euro, familja nga Mamurrasi mashtrohet duke paguar disbursim 370 euro! ‘Dua të dhuroj 985.000 euro. Emri im është zonjë Viviane. Unë nuk mund të jetoj gjatë në këtë tokë. Kam humbur burrin dhe nënën në aksident. Unë dëshiroj ta dhuroj këtë shumë për të gjithë ata që kanë nevojë’” ishte denoncimi i “Fiks Fare”.

Ndërkohë, pa kaluar shumë kohë, një tjetër i moshuar nga Vlora, ka rënë pre e një skeme të ngjashme mashtrimi. Denoncimi I “Fiks Fare” është bërë në datën 28 qershor 2022. “Kamber Dervishaj ka paguar plot 20 mijë euro, pasi persona të ndryshëm e kanë kontaktuar në rrjete sociale me qëllim për t’i dhuruar një shumë prej 720 mijë eurosh. Personat që qëndronin pas kompjuterit apo pas telefonit hiqeshin si një qytetare franceze, e cila pretendonte se ishte në ditët e fundit të jetës dhe donte të dhuronte këtë shumë prej 720 mijë eurosh” ishte denoncimi i dytë.

Por, nuk mbarojnë këtu. Pasi një tjetër person, kësaj herë nga Librazhdi ishte gati për t’u dërguar këtyre personave një shumë. Denoncimi I këtij rasti ishte në datën 2 nëntor 2022. “Një 75-vjeçar nga Librazhdi u ankua në redaksinë e “Fiks Fare” se disa persona e kanë kontaktuar në rrjete sociale se “kishte fituar 5 milionë euro”. Megjithëse, i moshuari s’kishte marrë pjesë në ndonjë lotari! I moshuari tregoi për kamerën e “Fiks Fare” se dikush i ka shkruar në rrjetin ‘Whatsapp” se kishte fituar 5 milionë euro në një lotari. Por, për disbursimin e kësaj shume, ai duhet të paguante 170 euro komision. “Fiks Fare” kontrolloi për numrin e telefonit, i cili rezultonte se ishte në shtetin e Beninit, Afrikë” thuhej në denoncim.

“Fiks Fare” ka biseduar me ekspertin Tomi Kallanxhi, i cili pohoi se “nuk mund të ngrihesh një ditë dhe të bëhesh i pasur pa punuar”. Ai apelon të gjithë që të kenë kujdes, mos të paguajnë njërës me emra të dyshimtë, apo edhe në vende të Afrikës. Më tej shton se janë disa skema, si rasti konkret, i cili është tipik mashtrimi, apo edhe me Whatsapp, Facebook e Instagram.

Por, pa kaluar shumë kohë nga këto denoncime, në redaksinë e “Fiks Fare” mbërriti një tjetër denoncim i rëndë. Një 29 vjeçare ka rënë pre e këtij mashtrimi, pasi ka paguar plot 30 herë nëpërmjet pikave të transfertave të parave persona të panjohur.

Ajo rrëfen se ka parë një njoftim në “Tik Tok” se një person donte të dhuronte pasurinë, “pasi ishte sëmurë dhe se po vdiste”. Shuma në fillim ka qenë rreth 800 mijë euro. Personat nga ana tjetër i kërkonin të resë pagesa për disbursimin e shumës.

“Më kontaktonin në gjuhën shqipe. Njëherë zonja. Por, më pas ajo vdiq dhe më kanë dërguar disa video. Më pas një avokat dhe një përfaqësues I një banke. Kam folur në Whatasapp. Më udhëzonin dhe më jepnin emra ku duhet të dërgoja paratë. Më dërgonin emra të ndryshëm. Më pas më thanë se shuma nga 800 mijë euro ka shkuar në 1.2 milionë euro. Por për disbursime, dogana, karta, testament më kërkonin vazhdimisht t’u dërgoja para. U kam dërguar nga 800, 900, 1000 apo shumë të ndryshme” thotë ajo.

Nga verifikimi i “Fiks Fare” rezulton se e reja ka dërguar plot 30 herë në drejtim të personave të ndryshëm sasi të ndryshme parash. Shuma në total nga kalkulimet është rreth 24 mijë euro. Por, personat nuk mjaftohen me kaq, pasi kërkojnë edhe shuma të tjera për të nxjerrë kartën, për ta dërguar./TCH

Policia e Shtetit uron Vitin e Ri: “Do jemi pranë jush edhe natën e ndërrimit të viteve!

Policia e Shtetit ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2023! “Misioni i Policisë së Shtetit, qendra e aspiratave, dëshirave dhe synimeve të mijëra djemve dhe vajzave, burrave dhe grave, është një mision i pakohë që përbën arterien kryesore të funksionimit të shtetit, çdo ditë të çdo viti. Festa e ndërrimit të viteve është një mundësi e veçantë për punonjësit e Policisë së Shtetit, për të qenë më pranë qytetarëve dhe për të zbatuar ligjin, bashkëshoqëruar me një këshillë, një buzëqeshje dhe një urim të përzemërt.

Edhe sot, njësoj si dje, njësoj si nesër, punonjësit e Policisë janë në çdo skaj të vendit; në portat hyrëse, për t’ju përcjellë mikpritje dhe besueshmëri; në çdo aks rrugor, për të garantuar që ju të udhëtoni të sigurt e për t’ju orientuar që së bashku, të kontribuojmë për sigurinë rrugore, në çdo shesh dhe pranë ambienteve ku keni shtruar tryezat e festës, si bashkatdhetarë, si miq dhe si familjarë, të cilët sot do të shkëmbejnë të parët me qytetarët, urimet, qëllimet për të ardhmen dhe dëshirat për prosperitet, siguri dhe mirëqenie.

Viti 2022 ka qenë një vit sfidash dhe arritjesh, vit i cili na ka dhënë mundësinë që si njerëz dhe si profesionistë, të ridimensionohemi, të shohim e të bëjmë përpara, si dhe të nxjerrim mesime dhe refleksione që do e bëjnë këtë vit të ri, vit më të mirë dhe më intensiv, në drejtim të bashkëpunimit me qytetarët dhe me partnerët.

Policia e Shtetit ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2023! Një vit të mbarë, të shëndetshëm dhe të begatë për të gjitha familjet shqiptare, brenda dhe jashtë vendit. Me mbështetjen dhe besimin tuaj, viti i ri që po troket në shtëpinë dhe në jetën e gjithsecilit, do jetë padyshim një vit më i sigurt. Së bashku për më të mirën! Gëzuar!”

70 MLN euro në sezon/ Cristiano Ronaldo behet “sheik”, prezantohet tek Al Nassr ne Arabine Saudite…

Merr fund ‘telenovela’ Cristiano Ronaldo, pasi sulmuesi portugez është bërë me skuadër të re. Pas largimit nga Manchester United javë më parë, Cristiano Ronaldo më në fund është zyrtarizuar tek skuadra e re dhe ai ka ndërruar edhe kontinent. Ka qenë klubi arab që ka zyrtarizuar portugezin i cili është prezantuar nga drejtuesit e klubit dhe ka marrë fanellën me numrin e tij të preferuar shtatë.

Ronaldo do të ketë trajner francezin Rudi Garcia, ndersa bashkëlojtarë emra të mëdhenj që kanë lënë gjurmë në Evropë si Vincent Aboubakar, Talisca, Luiz Gustavo, Alvaro Gonzalez apo David Ospina.