“The Voice of Greece”/ Refehet talentja 20 vjeçare Korçare: “Si futa në garë Argiros dhe Sakis ,mami shpërtheu në lot

Nenci Vllazëria, talentja 20 vjeçarja korçare ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ne Top channel nga ku foli më shumë për eksperiencën në audicionet “Blind” të “The Voice of Greece”. I pari që ktheu menjëherë karrigen ishte idhulli i saj, Konstantinos Argiros dhe menjëherë pas tij edhe këngëtari tjetër grek Sakis Rouvas.

Të dy anëtare e jurisë nisën një garë për të marrë në skuadrën e tyre Nencin, madje këmbëngulja shkoi deri në atë pikë sa telefonuan të ëmën e 20-vjeçares.

Momenti i interpretimit :

Mami s’pushonte nga të qarat. S’ i besohej”, tha Nenci. Ajo tregoi se në fund zgjodhi Argiros dhe shpreson që të jetë fituesja e këtij edicioni.

10 ditë dëborë! Çfarë e pret Juglindjen në muajin dhjetor…

Reshjet e dëborës do të jenë prezente në ditët e para të Dhjetorit, kryesisht në zonën e juglindjes. Mësohet se pas këtyre ditëve me reshje bore moti do të përmirësohet dhe do të kemi një rritje të temperaturave. “Në zonat malore do të kemi reshje dëbore, kryesisht në ato juglindore duke sjellë një sasi jo më shumë se 5 apo 6 mm në juglindje të territorit shqiptar”, tha metorologu Hakil Osmani.

“Javës së parë të Dhjetorit pritet të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të ngjiten në 17 apo në ndonjë zonë të izoluar edhe 18 gradë Celsius,

ndërsa temperaturat minimale pritet të kalojnë në vlera pozitive.

Në fakt kjo është një anomali me 2.5 gradë të temperaturave në orët e mesditës” shtoi Osmani ndër të tjera për TVKlan.

Alfred Cako ndez rrjetin: “Ç’u duhet femrave doktoratura? Të lindin fëmijë 23 vjeç …

Deklarata e Alfred Cakos në “Rrethi katror”, ka nxitur debate të shumta në rrjet orët e fundit. Teksa fliste për barazinë gjinore, Cako u shpreh se femrat nuk kanë nevojë të bëjnë doktoraturë, por të mjaftohen me arsimin e lartë dhe masterin, pasi sipas tij detyra e tyre është të merren me familjen. “Ç’ju duhet kjo doktoraturë femrave? Femrat një arsim të lartë normal dhe një master edhe të lindin fëmijët 23-24 vjeç”-shprehet Cako.

“Unë jam për barazi midis femrës dhe mashkullit, por jo në kuptimin e barazisë që i japin këto teoritë feministe. Nuk është barazi që femra të shkojë të bëjë doktoraturë dhe burri të lajë pjatat e të rrisë fëmijët. Sepse Zoti e ka bërë që femra duhet të edukojë fëmijët dhe burri duhet të bëjë doktoraturë dhe të punojë. Femra duhet të jetë komandante dhe ministre e brendshme në shtëpi dhe burri duhet të jetë komandant jashtë shtëpie.

Kjo është në përgjithëse se ka dhe raste të veçanta kur një femër ëshët talent i madh dhe sigurisht do t’i bëjë, por jo të kthehet në modë që femrat të bëjnë doktoraturë.

Ç’ju duhet kjo doktoraturë femrave? Femrat një arsim të lartë normal dhe një master edhe të lindin fëmijët 23-24 vjeç. Ç’është kjo që femrat deri 40 vjeç vazhdojnë shkollën”, tha Cako.

Deklarata e Cakos ka nxitur reagime të shumta e kritika në rrjete sociale. Disa prej tyre i ka publikuar Ina Kollçaku, e cila reagoi edhe në studio pas deklaratës së Cakos.

Reagimi i Inës: “

Mëmësia dhe gjithë procesi i rritjes së fëmijës është instikt që lind me gruan. Nuk është mendim nevoja për të qenë nënë. Organizmi dhe vezoret e tua që kërkojnë që ti të riprodhohesh nuk bëhet nga mjedisi ku ti jeton.

Është një thirrje e brendshme që unë personalisht kam filluar ta ndjej, që thjesht ta kërkon trupi dhe nuk ka lidhje me se çfarë do të bësh ti me karrierën. Njerëzit që kanë nënë duhet të kuptojnë që nëna e tyre është një rol social. Nëna është individ dhe ka të drejtat e veta si individ përveç faktit të të qenurit nënë. Nëna ka të drejtë të ketë paratë e saj, punën e saj, të jetë e pavarur, të keyë arritjet e veta e personale. Mëmësinë nuk ta heq karriera”.

24-vjeçari bën të fortin ,nuk i bindet urdhrit për të ndaluar në Pogradec, policia i gjen 9 emigrantë…

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të operacionit “Midnight”, të finalizuar 1 javë më parë, kanë goditur 1 tjetër rast. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi:

  • R. S., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të inteligjencës informative se një shtetas do të transportonte me një automjet tip “Volvo”, emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit, koordinuan veprimet dhe në aksin Korçë-Pogradec, bënë të mundur lokalizimin e automjetit me drejtues shtetasin R. S., të cilit i bënë shenjë të ndalonte.

24-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas, duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e braktisur u gjetën 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt pagesës, drejtuesi i automjetit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit R. S. dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Na grinë kalamajtë/ Blogerja :”Të jetosh në Shqipëri, duhen 10 mijë euro në muaj….

Blogerja Estela Ujka i “vendos” një çmim lumturisë. Ajo tha se ka një shumë me të cilën “do e bënte gjumin rehat”. Sipas saj, me 10 mijë euro në muaj do jetohej mirë në Shqipëri.

Estela Ujka: Por nëse do isha 100% e përmbushur, që të mos e vrisja mendjen dhe të mos bëja asnjë llogari kur të shtrihesha për të fjetur gjumë, sot që flasim,me inflacionin, me 10 mijë euro do e bëja gjumin rehat, pastaj… sigurisht që s’do isha aq e kënaqur

Aldo: Je duke thënë në muaj?

Estela Ujka: Në muaj, po.

Aldo: Ki parasysh që me 10 mijë euro në muaj, 23% do e kishe taksë. Mendoje edhe këtë.

Albana Çaushaj: I bie duheshin më shumë, duke hequr taksën dalin 10 mijë euro.

Estela Ujka: E thashë si familje, ne kemi tre kalamaj Aldo. Na grinë kalamajtë.

Aldo: Prit, prit. “Sa më, aq më” thotë bullgari. Sa më shumë të rriten, aq më shumë…

Estela Ujka: Ndaj them, sa më shumë të kemi aq më shumë kërkojmë. Edhe kur t’i kesh 10, do të thonë sa të bëjnë të lumtur, 20 e kështu me radhë.

Rozana Radi: “Mos postoni varret e familjarëve në rrjetet sociale, mbajini në zemër kujtimet…

Rozana Radi ka spikatur gjithmonë për reagimet e saj të drejtpërdrejta. Ajo nuk nguron që të flasë në rrjetet sociale për çështjet që e shqetësojnë. Së fundmi, Rozana ka bërë thirrje për të gjithë ata që publikojnë varre të familjarëve. Përmes një postimi në Instagram, ajo i ka kërkuar mos ta bëjnë më, pasi sipas saj, ka disa gjëra që nuk ndahen me të gjithë.

“Nuk ka gjë më të vështirë për mua kur shikoj njerëz që postojnë foto tek varret e familjarëve të tyre! Ju lutem mos e bëni! Askush nga ata që nuk jetojnë më nuk do ta donte këtë gjë!

Mbajini në zemër kujtimet, dashurinë, dhimbjen. Çfarë do t’i tregoni “popullit” të Facebook dhe Instagram me këto foto?

Ka disa gjëra që nuk ndahen me të gjithë! Ndaj quhet paqe e perjetshme!”, ka shkruar Radi, duke marrë shumë konfirmime nga ndjekësi.

Qeveria hap qesen /Do japë 3000 lekë në fundvit për familjet me asistencë, të verbrit, dhe invalidët…

Qeveria shqiptare ka vendosur për shpërblimin e disa kategorive të veçanta për festat e fundvitit 2022-2023. Kështu përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar shpërblehen financiarisht, për vitin 2022, në masën 3 000 (tre mijë) lekë.

Konkretisht përfituesit janë familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike; familjet të cilat kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-së.

Po ashtu edhe individët përfitues të statusit invalid paraplegjik dhe tetraplegjik, dhe të verbrit. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 399 000 000 lekë ose 3.4 milionë euro dhe përballohen nga fondi rezervë i buxhetit, për vitin 2022.

Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

E njohur si ‘tifozja më e zjarrtë’ e Botërorit/ 26-vjeçarja Kroate nuk ndalet me paraqitjen provokuese si reagim ndaj kritikave…

Ivana Knoll, e cila është etiketuar si ‘tifozja më zjarrtë’ e Kampionatit Botëror, ka marrë sërish vëmendjen me një tjetër veshje tërheqëse në stadiumin Ahmad Bin Ali, ku luajti përfaqësuesja e saj. Modelja kroate së pari tërhoqi vëmendjen me një fustan të kuq dhe të bardhë me shami për ndeshjen e parë të futbollit të vendit të saj në Kampionatin Botëror dhe ka veshur një sërë rroba banje gjatë udhëtimit të saj në Katar.

Por, 26-vjeçarja ka këmbëngulur se ndihet rehat me veshjet e saj, pa frikë nga arrestimi në Katar, pavarësisht rregullave të rrepta në vendin konservator.

Tani, Ivana ka vendosur edhe një herë tjetër të shfaqet dekolte me sutiene të dizajnuara me kuadrate dhe pantallona të kuqe, me një rrip me kuadrate, të cilat përsëri simbolizonin flamurin kroat, për të ndjekur ndeshjen Kroaci-Belgjikë.

Për takimin e të enjtes, bukuroshja tregoi figurën e saj mbresëlënëse me kostumin e hapur, të cilin e kompletoi me byzylykë të kuq me kuadrate. Ajo i stiloi flokët e saj në një mënyrë të drejtë dhe zgjodhi grim magjepsës dhe buzët e kuqe.

Ivana dukej se po kalonte kohën e jetës së saj mes turmave, teksa u dërgonte puthje fotografëve dhe pozonte duke bërë me duar formën e një zemre. 26-vjeçarja u pa gjithashtu duke bërë një sërë fotografish ndërsa qëndronte në turmë për të mbështetur vendin e saj të lindjes në ndeshjen e shumëpritur kundër Belgjikës. Ajo ndau në Instagram fotografi tërheqëse me të njëjtën veshje, ndërsa qëndronte në publik përpara takimit.

Kostumi i saj i fundit mbresëlënës vjen pasi modelja veshi një fustan të plotë të kuq të bardhë të ngjitur me kapuç për ndeshjen hapëse të Kroacisë kundër Marokut. Ajo mori pjesë në ndeshjen e dytë të vendit të saj me Kanadanë me një fustan shumë më të shkurtër kuq e bardh dhe pozoi për selfie me mbështetësit përpara ndeshjes.

Kjo vjen pasi Ivana tha se ishte ‘super e inatosur’ pasi lexoi kufizimet e kodit të veshjes për Katarin, me vizitorët si meshkuj ashtu edhe femra të këshilluara të “visheshin modestë” në publik. Postimet e saja në rrjetet sociale gjatë udhëtimit e kanë treguar gjithashtu të veshur me rroba banje, ku mori komente mbështetëse, por edhe kritika nga përdoruesit. Bukuroshja gjithashtu tha se nuk kishte frikë të arrestohej për zgjedhjet e saj të veshjeve, pavarësisht paralajmërimeve të kodit të veshjes përpara Kampionatit Botëror në Katar.

Kroacia ‘përzë’ nga Botërori, Belgjikën ,surprizon Maroku e mbyll i pari në grup…

Maroku është kualifikuar si e para në grupin F të Botërorit të Katarit, pas fitores 2-1 ndaj Kanadasë. Ky triumf bën që ekipi i Regraguit të ketë 7 pikë, …më shumë se çdo skuadër në grup. Kanadaja kishte bërë gati valixhet që para disa ditësh (0 pikë) dhe sot luante pa presion. Kjo përfaqësuese vazhdoi me lojën e dobët, teksa pësoi dy gola brenda 22 minutash.

Fillimisht ishte Ziyech që realizoi për marokenët, ndërsa dyfishimi i shifrave erdhi nga En Nesyri.

Botërori i Katarit ka një surprizë të hidhur tashmë, teksa Belgjika (katër pikë, vendi i 3-të) me yje e mbyll këtu rrugëtimin e saj në Katar, pas barazimit 0-0 me Kroacinë.

Këta të fundit do të vazhdojnë të jenë pjesë e kompeticionit, pasi pozicionohen në vendin e dytë me 5 pikë.

Refuzon 200 mln euro nga Arabët / Legjenda Ronaldo dëshiron të luajë vetëm në Champions…

Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia, Kristiano Ronaldo refuzon ofertën faraonike prej 200 milionë eurosh pagë në sezon nga Arabia Saudite!

Sipas asaj që raporton prestigjiozja britanike “The Sun”, ylli portugez dëshiron vetëm të luajë në Champions, ndonëse moshës së tij 37-vjeçare dhe pagës stratosferike prej 200 milionë eurosh në sezon të klubit nga

Arabia Saudite, Al-Nassr, që drejtohet nga trajneri francez, Rudi Garsia.

5 herë fituesi i “Topit të Artë”, aktualisht është i angazhuar me Portugalinë në Botërorin e Katarit dhe është në pritje të ofertave të skuadrave europiane që janë ende në Champions.

E rëndë/ 45-vjeçari pëson arrest kardiak, rrëzohet nga motori dhe vdes…

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë ku ka humbur jetën një 45 vjeçar. Mësohet se shtetasi Pajtim Kashari, teksa ishte duke qarkulluar me motor, ka humbur ekuilibrin dhe fatkeqësisht ka gjetur vdekjen, si pasoje e një arresti kardiak

Njoftimi i plotë:

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 16:25, në lagjen “Kadri Qystri” Lushnjë, shtetasi P. K., 45 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur ekuilibrin mbi motomjetin dhe për pasojë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi P. K. ha humbur ekulibrin mbi drejtimin e motomjetit për shkak të një arresti kardiak.

Pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Qeveria “zgjidh qesen”, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar paketën e bonusit për fundvitin. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, si rrallë herë kryeministri Edi Rama tha se qeveria edhe këtë vit do të japë 5 mijë lekë të reja për pensionistët, 11 mijë lekë të reja për familjet në nevojë dhe pensionistët në invaliditet.

Duke nisur nga viti që vjen, numri një i qeverisë, Rama tha se qeveria do të ndihmojë në janar nënat me 3 fëmijë, të cilave do t’ju paguajë siguracionet shoqërore sikur janë në punë.

“Do japim 5 mijë lekë të reja për pensionistët. Do mbështesim edhe familjet me ndihma ekonomike.

Mbeten në vëmendje dhe në nevojë. Kemi marrë edhe vendimin që nga janari të aplikojmë një tjetër masë të konsultuar me publikun për nënat e papuna me 3 fëmijë të mitur,”-tha Rama.

‘Prej disa muajsh e sëmurë ,’Ndërron jetë avokatja e njohur Denisa Daka, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit

Ka ndërruar jetë avokatja e njohur shqiptare Denisa Daka, e cila prej shumë vitesh merrej me çështjet civile. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije avokati Adriatik Lapaj, i cili tregon se si e ka njohur Dakën dhe se ajo ishte e para që e ka ndihmuar kur ai nisi këtë profesion. Lapaj tregon se avokatja vuante pre kohësh nga një sëmundje dhe se kishte nevojë për transplant të palcës. Daka ishte e njohur edhe për media për shkak se shpesh denonconte fenomene të ndryshme.

Postimi i plotë i Adriatik Lapajt:

LAMTUMIRË SHOQE!

Denisa Daka ishte njeriu i parë që takova kur hodha hapin e parë brenda Gjykatës së Tiranës. Isha i ri shumë. Aq i ri sa kur e mendoj sot më duket çmenduri. U ula te kati i parë vetëm. Nuk njihja askënd aty. Madje nuk e njihja as profesionin sepse vija nga bankat e shkollës. Në krahë mu ul Denisa. Zonjë që ishte e pamundur të mos e shquaje. Pasi e kuptoi sikletin tim dhe këmbyem muhabet më kërkoi t’i kërkoja ndihmë nëse do duhej për profesionin.

Denisa ishte këmba e mbarë e profesionit tim. Njeriu që unë vrapoja ta përqafoja sa herë e shquaja në gjykatë.

Kishte muaj sëmurë Denisa. I kërkova ta bëja publike e të kërkoja ndihmë nga bashkëqytetarët. Nuk më lejoji. Kishte shumë dinjitet ajo zonjë. Kurimin jashtë e pati të pamundur. Ishte i kushtueshëm. Denisa edhe mund të shpëtonte siç më kofirmuan mjekë të fushës. Nuk i’a doli për 2 arsye:

E para, sepse shteti shqiptar nuk e gjen të arsyeshme të çojë për specializim në perëndim 2-3 mjekë për të mësuar procedurën e transplantit të palcës.

E dyta, se procedura e transplantit të palcës jashtë shtetit kushton shumë për një njeri që punon me dinjitet me origjinë nga Shqipëria.

Do më marrë shumë malli e mira Denisë! Zoti të pastë pranë vetes! Do piqemi një ditë sërish!