Futbollisti Granit Xhaka ka reaguar pasi festoi me një fanellë me numrin 26 që lexonte “Jashari”, pas fitores spektakolare të Zvicrës ndaj Serbisë. Në konferencën për shtyp, Xhaka tha se nuk kishte asgjë politike në këtë festë, ndryshe nga sa u prit nga pala serbe, e cila e quajti provokim.
“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”, tha Xhaka
Në rrjetet e tij sociale, Xhaka nuk i fshehu dot emocionet e forta pas ndeshjes. “Nuk mund ta përshkruaj sa e mirë është kjo ndjenjë. Shumë krenarë për djemtë e mi. Raundi i 1/16-ave të Kupës së Botës. Ia dolëm”, shkroi Xhaka.
Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka pasur një vit mjaft të suksesshëm për sa i përket muzikës. Ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, këngëtarja e hitit “Babe” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi, nga paraqitja në koncertin e saj të fundit.
Ajo është dukur mjaft tërheqëse dhe provokuese e veshur me një kostum transparent me viza të zeza, i cili theksonte siluetën e saj të trupit.
“Anija kozmike pikon”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografive.
Marca është gazeta më e madhe sportive spanjolle dhe ndër më të mëdhatë në botë. E përditshmja madrilene ka publikuar një artikull special për ndeshjen Zvicër – Serbi, por duke e përfshirë në artikullin e tyre edhe Kosovën. “Ishte ndeshje e dy ekipeve përfaqësuese, por në të cilën luajtën tri. Rivaliteti mes Zvicrës dhe Serbisë që një kohë të gjatë ka përfshirë edhe Kosovën”, kështu fillon shkrimin gazeta e madhe spanjolle Marca.
Ka qenë një ndeshje spektakolare ku Zvicra arriti të fitonte me rezultat 3-2, në një duel ku Xherdan Shaqiri realizoi gol, ndersa Granit Xhaka bëri njërën nga paraqitjet e tij më të mira në karrierë, duke fituar edhe çmimin si lojtari i ndeshjes.
Me tej gazeta spanjolle e ka cilësuar duelin Zvicër-Serbi-Kosovë si më të mirin e këtij edicioni deri më tani në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
“Ndeshje e çmendur! Ishte një ndeshje ndërmjet dy rivalëve por në fakt luajtën tre, sepse rivaliteti midis Zvicrës dhe Serbisë ka përfshirë prej kohësh Kosovën”.
Më tej Marca ka raportuar se më shumë se përballje serbo-zvicerane ka qenë një përballje shqiptaro-serbe.
E gjithë kjo situatë na bëri të kemi një spektakël fantastik në këtë ndeshje, një nga ndeshjet më të mira të këtij botërori. Ne i shikojmë të gjitha që ndodhën në fushë, por në këtë ndeshje ne pamë rastin e serbëve dhe shqiptarëve”.
Kjo duket se nuk do të shërohet gjatë, mllefi ndaj njëri tjetrit është shumë i madh. Shaqiri kur shënoi shkoi para tifozëve serbë dhe i heshti ata, ndersa Xhaka gjatë gjithë kohës ishte në shënjestër të serbëve”, ka shkruar ndër të tjera Marca.
Zvicra për herë të dytë radhazi e eliminon Serbinë nga grupet e Kupës së Botës, pasi hera e parë ishte katër vite më parë në Rusi. Në 1/8 e finlaes së Kampionatit Botëror, Zvicra do të përballet me Portugalinë.
Swiss akhirnya lolos ke babak 16 besar sebagai Runner-up Grup G setelah berhasil menumbangkan Serbia dengan skor ketat 3-2 dan mampu comeback setelah sempat tertinggal 1-2, gol kemenangan Swis dicetak oleh Remo Freuler di awal babak kedua 👍👏. #PialaDunia2022#FIFAWorldCuppic.twitter.com/hddFIKKYAI
Pak javë pasi publikoi një foto me Robert Ndrenikën përmes së cilës shtoi dyshimet se po rikthehej seriali “Njerëz dhe Fate”, Arben Derhemi ka bërë një tjetër postim që ka nxitur më shumë dyshimet. Ai ka ndarë një foto me aktorët që luajtën Erën dhe dajën Betim, duke shkruar:” Gjithçka është ok…përgatitjet vazhdojnë”.
“Njerëz dhe fate” telenovela e parë shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë dhe ka vlere edhe sot të shikohet.
Ajo pasqyronte problemet sociale në atë kohë. 10-seritë e para patën një sukses të madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues të vazhdonin më tej.
Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjet dhe problemet e kohës
Fotoja që shikoni më poshtë është e 19-vjeçares Kristjana Brakaj që u vra nga partneri shqiptar në Greqi. I riu shqiptar, Qamil Taja 25 vjeç, pasi e qëlloi dhe vrau me dy plumba në kokë, lajmëroi policinë dhe u dorëzua .
Ai pretendonte se ishte nën ndikimin e drogës dhe se ishte çmendurisht xheloz për të. Fqinjët, siç raportojnë mediat greke, kanë dëgjuar përleshje të shpeshta dhe, sipas dëshmive, një javë më parë është dëgjuar një sherr i madh dhe intensiv.
Mësohet se i riu shqiptar punonte në një lokal në Troubë, dhe kreu vrasjen sapo ishte kthyer nga puna.
Edhe 19-vjeçarja punonte në një lokal nate në Kallithea.
Një 36-vjeçar shqiptar u arrestua mbrëmjen e djeshme në Pesaro të Italisë pasi shkaktoi trazira brenda një lokali nate. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar ishte në gjendje të dehur dhe nisi të ngacmonte klientët. Ai refuzoi që të dalë nga lokali, ndaj pronari u detyrua të thërrasë policinë. Në momentin që mbërriti policia, 36-vjeçari refuzoi që të dorëzohej.
Kur shqiptari pa policët, filloi t’i pështyjë, kafshojë dhe kërcënojë para klientëve të klubit….
Efektivët e policisë e prangosën shqiptarin dhe ia mbuluan fytyrën me një maskë për të mos e lejuar që të vazhdonte të pështynte.
Zvicra ka mposhtur me rezultatin 3-2 Serbinë, duke siguruar në këtë mënyrë biletën për 1/8 e Botërorit “Katar 2022”. Granit Xhaka tregoi një tjetër paraqitje fantastike dhe është shpallur nga FIFA lojtari më i mirë i ndeshjes pas përfundimit të lojës. Ai kishte 69 prekje të topit, ndërsa në pasime ishte 95 për qind i saktë nga 55 i kompletoi 52.
Xhaka krijoi një rast për shënim, fitoi katër duele, ndërsa nuk u driblua asnjëherë.
A captain's performance from Granit Xhaka! 💪
He earns your votes for @Budweiser Player of the Match and guides Switzerland to the #FIFAWorldCup round of 16 for the third time in a row!
A grateful Granit Xhaka lauds the contribution of every staff member working behind the scenes and dedicates his @Budweiser Player of the Match award to them 👏
Ashtu sikurse, në ndeshjen me Serbinë, në “Rusi 2018”, ku shënoi me një goditje fantastike nga jashtë zone, Granit Xhaka u shndërrua sërish në një hero të shqiptarëve, pasi ia doli të mundte Serbinë, me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Në një intervistë dhënë për gazetën prestigjoze britanike “The Guardian”, Xhaka foli edhe për vuajtjet e familjes së tij, që e cila i ka dhënë një shtysë të madhe motivimi në përballjen me Serbinë.
Gjatë intervistës Xhaka tregoi se në kohën e ish-Jugosllavisë, të atin e kishin arrestuar si pasojë e pjesëmarrjes, në demostrata kundër qeverisë qendrore komuniste në Beograd, madje ai tregoi se në burgjet e serbëve, ai dhunohej, duke shtuar akoma më shumë urrejtje ndaj palës serbe.
“Për aq sa e di, muajt e parë në burg ishin në rregull. Por më pas nisën ta rrihnin. Si i biri i tij, historia është diçka që më prek te thellë është përnjëmend, përnjëmend në zemrën time. Për ta përshkruar babain tim si duhet, duhet që përnjëmend ta kuptoni mirë”,- u shpreh Graniti, për të atin.
Ai ishte një kosovar krenar dhe mendonte se kosovarët kishin të drejtën të ekzistonin. Ai po ngrinte krye për të drejtat e tyre dhe ato ishin të drejta bazike demokratike nevojat, të tilla si e drejta për të votuar.
S’ishte vetëm ai. Kishte edhe njerëz tjerë të arrestuar, përfshirë axhën tim, që ishte burgosur për shumë vjet. Ai ishte dënuar për 15 vjet. Ishte krejt politike”,- tregoi Xhaka./ abc News.al
Granit Xhaka with the single greatest World Cup performance in the history of the tournament. 🫡 pic.twitter.com/KVxXrg59Bo
Partia Demokratike do të mbajë nesër primaret për zgjedhjen e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale më 14 maj 2023. PD Korçë njofton se procesi i votimit për tre kandidatët Entela Dvorani , Gjergji Gjata dhe Ledina Alolli ,do të jetë i hapur për demokratët Korçarë nga ora 8:00 deri në 18:00. Dega lokale në postimin e saj në “Facebook”, ka bërë publike dhe vend-votimet,
Pas shumë pyetjesh dhe dilemash, se kush do ta zëvendësonte Ori Nebijaj në Për’Puthen, Bora Zemani ka konfirmuar rikthimin e saj. Në fund të spektaklit “Dancing with the stars”, ajo është shprehur: “Të premten e ardhshme do të jemi bashkë në orën 21:00, bashkë me Elvana Gjatën, këtu në ‘Dancing with the stars’. Ndërsa me mua do të shiheni që të hënën…”
Kjo ishte e pritshme që pas ftesës publike, që autorja Olsa Muhameti i bëri në “Top Arena”:
“I kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në ‘Për’Puthen’. Bora e njeh shumë mirë programin. Nga ana tjetër, do të ishte kthimi i saj në shtëpi, sepse Bora nuk u largua sepse nuk ka dashur Për’Puthen apo Për’Puthen nuk e ka dashur Borën, por mori një spektakël të madh dhe është çështje e menaxhimit të kohës. Aktualisht, përgjigjja e saj ende nuk ka ardhur.”
Por së fundmi duket se Bora e ka dhënë përgjigjen e saj për të gjithë….
Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimin e naftës, një ditë pasi e ngriti atë me 8 lekë. Nga ora 18:00 e së shtunës nafta do tregtohet me 209 lekë, ulje me 5 lekë, ndërsa benzina do tregtohet në nivelin e 187 lekëve sërish me ulje, ndërsa gazi 71 lekë i pandryshuar. Kjo sipas Bordit arsyetohet me uljen e çmimit në bursë. Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 3 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 02.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 865, -76 nga data 02.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 952, -35 nga data 02.12..2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar zbritje në 111.41 (-1.08 nga data 02.12.2022).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 209 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 197 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Ivana Knoll është fansa më e njohur e Kroacisë në “Katar 2022”. E pranishme në të gjitha ndeshjet e deritanishme të përfaqësueses kroate, Ivana ka tërhequr vëmendjen me pamjen dhe veshjen me ngjyrat dhe simbolet e vendit të saj. Tifozja e lindur në Angli ka më shumë se 570 mijë ndjekës në Instagram dhe kuptohet që numri fansave po rritet ditë pas ditë pikërisht për shkak të pranisë së saj në stadiumet e Katarit.
Në një nga fotot e publikuara, Ivana lë pa fjalë edhe disa tifozë, të veshur sipas traditë vendëse (të Katarit), disa prej të cilëve nuk i rezistojnë tundimit dhe nisin ta fotografojnë.
Dy persona janë arrestuar pasi u kapën në makinë me 10 kg lëndë narkotike kananis. Policia ndaloi automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin L. Gj. dhe pasagjere shtetasen B. F. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit u gjetën 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, që këta shtetas po e transportonin nga Korça në drejtim të Elbasanit.
Në afërsi të këtij automjeti u kap dhe u ndalua edhe shtetasi G. P., i cili nga veprimet hetimore ka rezultuar bashkëpunëtor me 2 shtetasit e lartpërmendur. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, 10 kg kanabis dhe automjeti tip “Audi”
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale dyshohet se janë të përfshirë edhe 5 shtetas të tjerë, të cilët u shpallën në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre.
Arrestimet
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në fragrancë shtetasit: L. Gj., 23 vjeç, banues në Pogradec, B. F., 28 vjeçe, banuese në Tiranë dhe G. P., 33 vjeç, banues në Korçë.
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Pogradec-Korçë pranë fshatit Çerravë. Bëhet me dije se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra ka përfunduar në kanal. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar i njërit prej makinave.
Ndërkohë, Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave….
Aksident i frikshëm në aksin Pogradec-Korçë/ Makinat përplasen kokë me kokë, njëra përfundon në kanal… pic.twitter.com/GzZR1KDRmk
Banorët e Maliqit nuk përfitojnë shërbim të plotë mjekësor prej vitesh. Edhe pse kjo bashki ka rreth 65 mije banorë, në qytezën e vogël ekziston një qendër shëndetësore me shërbim 24 orësh infermieror, por banorët mund t’i drejtohen mjekut vetëm gjatë paradites sepse pasdite nuk ka një të tillë.
Kjo mungesë bën që në rastet e urgjencave si banorët e Maliqit ashtu edhe ata të fshatrave të kësaj bashkie ti drejtohen Korçës për të përfituar shërbimin shëndetësor. Në rastet e urgjencave vetëm një autoambulance është në dispozicion edhe pse minutat dhe distanca që duhet për të arritur deri në Korçë mund të jenë fatale.
Si të mos mjaftonte rreziku për shëndetin dhe jetën edhe kostot financiare bien mbi ta.
Vetëm në Maliq janë 8400 banorë të cilët duhet të marrin shërbim tek kjo ndërtesë e cila dukshëm ka nevojë për ndërhyrje. Përveç dy mjekëve të përgjithshëm për mijëra banore nuk ka as një mjek pediatër ç’ka bën qe pjesa me e madhe e tyre te mos marrin asnjë lloj shërbimi dhe të drejtojnë sytë nga privati./ topchannel