Shiste drogë në Korçë, arrestohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim(Emri)

39-vjeçari Gentian Koçoli është arrestuar nga Policia e Korçës pasi ishte shpallur në kërkim, si pasojë e trafikimit të lendeve narkotike. I riu shiste drogë në Korçë dhe i kishte shpëtuar policisë. Gentian Koçolit i është caktuar masa “Arrest ne burg”. Sipas njoftimit të policisë është bashkëpunëtorë me personat ë tjerë që shisnin lëndë narkotike. Puna në bashkëpunim për trafikimin e lëndëve narkotike është njoftim i shpeshte i policisë, pasi vetëm muajt e fundit ka shkuar ne 27 numri personave të ndaluar dhe 8 numri i të shpallurve në kërkim.

Trafikimi i drogës si kokaina dhe hashashi ka ndodhur edhe në ambientet e lokaleve dhe shkollave duke i rrezikuar jetën të rinjve.


Njoftimi i Policisë :

Në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë “Knock doën 2”, të finalizuar më datë 28.10.2022, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Gentian Koçoli, 39 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.