Berisha me syze : “Mjerë ti o Edi Rama! Tani fillon faza e dytë e revolucionit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një fjalim në kuadër të Kuvendi Kombëtar të Forumit Rinor të PD-së, në përkujtim të Ditës Kombëtare të Rinisë. Berisha tha se Partia Demokratike është gati të luftoje çdo armik të Shqipërisë, çdo pushtues dhe çdo mafie të saj dhe se asgjë nuk e ndalon PD-në që të realizojë qëllimet për kauzat e veta.

Mjerë ti o Edi Rama! Tani fillon faza e dytë e revolucionit. Edi Rama, ky frikacak, nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan. Një njeri mund të gjuhet, mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë.


Ne do e faktojmë shpejt Edi Rama se kauza jonë do triumfojë. Se Shqipërinë nuk ta japim kurrë, se lirinë nuk ta japim kurrë, se votën e lirë nuk ta japim kurrë! Ata që kanë luftuar pushtuesit në histori, i kanë luftuar me moton ja vdekje, ja liri, ne do i luftojmë me moton: jetën e japim, votën nuk ta falim. Mjerë ti që ke prekur votën tonë!

Ju mbyllni këtë Kuvend të mrekullueshëm, PD mbylli primaret. Fillon faza e dytë e revolucionit, përballja me këtë armik, me këtë pushtues që ushtron gjenocid mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.
Koha në fton: aksion, aksion dhe vetëm aksion. E keni të qartë se liria na fton: sakrificë, sakrificë dhe vetëm sakrificë tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.