Ben Blushi në Korçë: “Nuk më bënë asnjë pyetje për politikën, se e dinë që unë nuk dua të flas, për gjëra të shëmtuara

Ish-deputeti Ben Blushi ka promovuar librin e tij “41 sekrete” në qytetin e Korçës. Ai ka zbuluar një detaj, ku tha se disa nga personazhet e librit nuk i flasin më, pasi nuk i ka pëlqyer që Blushi u ka nxjerrë sekretet apo për mënyrën se si ka trajtuar.

Reagimi i plotë:

SEKRETET QË ZBULOVA NË KORÇË
Në Korcë gjatë prezantimit të librit tim “41 Sekrete” takova shumë miq të vjetër dhe sic ndodh në këto raste ata më detyruan të tregoj disa nga sekretet e “Sekreteve”.
Kështu i tregova sesi disa nga personazhet e mi janë mërzitur dhe disa edhe nuk më flasin për shkak të sekreteve të nxehta që u kam zbuluar

Nuk ka shkrimtar që nuk ka konflikte me personazhet e tij, sepse ata gjithnjë ankohen kur lexojnë se si i ke përshkruar.
Kështu më ka ndodhur dhe mua dhe jam mësuar.
Edhe për shkak të pyetjeve që mu drejtuan, që nga Mehdiu belgu mysliman, tek Rozeta Mio, Bojken Lako, Andi Bushati, Dren Abazi, Robert Ndrenika Viktor Zhusti e Mond Tupja dhe pastaj për Zotin dhe fetë, takimi ishte shumë interesant dhe ndryshe nga c’ndodh në Korcë, i shkurtër.

Për fat, korcarët u treguan shumë inteligjentë dhe nuk më bënë asnjë pyetje për politikën e ditës.
Ata e dinë që unë nuk dua të flas, përkohësisht, për gjëra të shëmtuara.

Sinoptikanët Grekë japin alarmin për reshjet : “skuqet” fillimisht jugu i Shqipërisë e pastaj veriu…

Moti i keq pritet të godasë gjatë orëve të mbrëmjes së të shtunës një pjesë të madhe të territorit të vendit, ndërsa specifikisht pritet që një zonë në veri dhe një tjetër në jug të përballen me reshje shiu të pazakonta, të cilat nisin nga ora 18:00 e mbrëmjes.

Masat ajrore të lagështa vijnë nga Mesdheu në drejtim të veriut duke goditur fillimisht Korfuzin në Greqi si edhe ishujt e tjerë përreth, ndërsa pak orë më pas pritet të ngjiten drejt Shqipërisë duke u përplasur në malësinë e Tepelenës, Vlorë dhe Gjirokastrës ku do të shkarkojnë sasi të mëdha shiu.

Sa i përket veriut, reshjet e dendura të shiut pritet të fillojnë rreth orës 21:00 deri në orët e para të mëngjesit. Pritet që zona që do të goditet më tepër të jenë Shkodra dhe Puka.

Sa i përket veriut, reshjet e dendura të shiut pritet të fillojnë rreth orës 21:00 deri në orët e para të mëngjesit. Pritet që zona që do të goditet më tepër të jenë Shkodra dhe Puka.

Tifozja më seksi e kupës së botës bën premtimin e çmendur :”Nëse Kroacia fiton Botërorin…

Kroacia po bën një rrugëtim perfekt në Kupën e Botës. Ekipi i drejtuar nga Zlatko Daliç ka mbërritur deri në gjysmëfinalen e kompeticionit, duke i surprizuar të gjithë. Tifozja kroate, Ivana Knoll ka pushtuar të gjitha mediat botërore me bukurinë e saj, ku e kemi parë duke shkëlqyer në tribunat e Katarit. Knoll, ka një premtim, nëse kombëtarja ballkanase fiton trofeun.

Nëse Kroacia do të fitojë Botërorin, flamuri (duke nënkuptuar veshjet e saj me ngjyrat e flamurit) do të hiqet” – Tha ajo.


Arrestohet 18 vjeçari në ‘Bulevard Republika’/ Policia e Korçës: “Ngiste bmw-në pa patente…

Një 18-vjeçar është arrestuar së fundmi nga policia e Korçës. Ai ishte duke drejtuar automjetin tip bmw ,pa patentë ….përgjatë ‘Bulevard Republika’ kur është ndaluar për kontroll nga policia. Kjo e fundit njofton se në pranga ka rënë shtetësi F. M., 18 vjeç, banues në Korçë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në bulevardin “Republika”, në Korçë, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetin tip “BMW”, pa leje drejtimi.

‘Çmendet’ burri nga Pogradeci/ Tenton të bëjë seks me dhunë, me një 34-vjeçare…

Është kapur sot nga Policia e Pogradecit shtetasi me iniciale N.N 47-vjeç. Ky i fundit u kap në flagrancë dhe dyshohet se tentoi të përdhunonte një grua 34-vjeçe.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. N., 47 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 34-vjeçare.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti me një shtetas tjetër, e ka goditur atë me grushte.

Arrestohet shqiptari në Selanik/ Iu kapën në banesë mbi 19 kg Marijuanë ,me vlerën 300 mijë euro

Policia e Selanikut ka arrestuar një shqiptar, i cili u kap me drogë. Mësohet se operacioni u krye nga policia e Verias. Gjatë kontrollit 42 vjeçarit shqiptar iu gjetën në banesë 19 kg 65 gram marijuanë të ndara në disa pako, 3 kg 404 gram kokainë dhe 2 peshore elektronike. Ndërkohë, shqiptarit iu sekuestruan dhe 530 euro dhe 2 celularë. Nëse droga do të dilte në shitje ajo kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove.

Prej muajit nëntor në zonën e Greqisë Perëndimore, që përfshin zonën Kostur, Kozani, Selanik janë evidentuar 9 raste ku janë kapur në total rreth 274 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria dhe ku janë arrestuar disa shtetas shqiptare.

Zakonisht në këtë zonë ngarkesat e drogës vijnë nga kufiri i Qarkut të Korçës.

“Big Brother Vip 2”/ Zbulohen disa nga emrat që do të bëhen pjesë e lojës(Foto)

Gjithçka duket gati për të nisur “Big Brother Vip 2”. Ashtu si kemi ndjekur edhe nga rrjetet sociale, tashmë po punohet për detajet e fundit në shtëpinë, që pritet të shndërrohet ndër më të famshmet pas hyrjes së banorëve VIP.Arbana Osmani ka zbuluar se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë së shpejti dhe se ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ka një konkurrencë të madhe për të qenë pjesë e “reality show”- t.

E si ndodh zakonisht, kanë nisur të përfliten emrat e parë që do të futen në lojë. “Panorama Plus” ka mësuar se një prej tyre është Megi Pojani. Aktualisht, Megi është pjesë e “Dancing with the Stars”, ku dhe është ndër konkurrentet më të spikatura të këtij edicioni. Megjithatë, tashmë Megi ka marrë ftesën për t’u bërë pjesë e lojës 100-ditëshe .

E nëse ajo do të pranojë të futet, natyrisht që spektakli është i garantuar. Nga ana tjetër, edhe Deborah Keçi është ndër konkurentet e përfolura që pas “Dancing” do të provojë edhe emocionet e “Big Brother”.

Ndërkohë, produksioni ka ftuar edhe 2 balerinë për të marrë pjesë në këtë format, por edhe nuk është konfirmuar prania e tyre në “Big Brother VIP 2”. Ndërsa këtë vit, në “Big Brother” pritet të jetë edhe Kejvina Kthella. Vetë modelja u shpreh e gatshme për t’u bërë pjesë e lojës.

Një emër tjetër i përfolur është edhe Kiara Tito, që pritet të jetë konkurrente e lojës. Një emër jo shumë i njohur që është përfolur është edhe modelja Jori Delli. Modelja është një influencuese që jeton në Itali.

Madje duket se promovimi për Jorin ka nisur nga “Top Channel”, i cili së fundmi ka qenë i ftuar në “Top Arena”.

Jori është shoqe e ngushtë edhe me Beniada Nishanin, e cila është gjithashtu një modele e njohur në Itali, por ishte shumë pak e njohur në Shqipëri derisa hyri në “Big Brother Vip Albania”.

Ndërkohë, edhe Lei Kraja do t’i bashkohet lojës. Moderatorja sportive është ndër imazhet më të pëlqyera në ekran për sensualitetin e saj, por edhe për natyrën e drejtpërdrejtë. Ndaj me shumë interes po pritet edhe prania e saj në këtë format.

Vetë moderatorja, Arbana Osmani, ka zbuluar detaje rreth konkurrentëve të këtij viti. Teksa u pyet nëse mendon se do të ketë një dyshe “rivale” si Iliri dhe Donaldi, ajo tha se shpreson që jo.

Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar.

Arbana nuk bëri publike datën e nisjes së spektaklit, por “reality show” pritet të nis me 26 dhjetor dhe gjithashtu këtë vit do të jetë dy herë në javë, të martë e të premte.

Ndërkaq, një tjetër personazh që pritet t’i bashkohet kastit është edhe Antonio Kodrinaj, aktori protagonist në filmin “Sofia”. Aktori prej vitesh jeton në SHBA dhe tashmë po korr sukses edhe në vendin tonë.

Këtë herë, Antonio pritet të zbulojë më shumë rreth karakterit dhe jetës së tij në “reality show” më të ndjekur. Këta janë vetëm disa prej artistëve që do të bëhen protagonistë për 100 ditë të “Big Brother Vip Albania”. E për të mësuar emra të rinj apo dhe detaje të reja rreth këtij edicioni, do të na duhet të presime dhe disa javë./Panorama Plus

Fiku Sambën Braziliane/ Trajneri Daliç: “Eliminuam favoritin më të madh, kjo është Kroacia ime!

Ajo që askush nuk e priste – ta themi realisht – ndodhi! Brazili eliminohet nga Kupa e Botës 2022. Kroacia shkon në gjysmëfinale pas një beteje që përfundoi me penallti dhe pasi ne 120 minuta djemte e Dalic arriten qe te bejne mrekulline duke mbrojtur fushen dhe duke reaguar edhe pasi pesuan gol…E bene me personalitet, me forcen e karakterit dhe zemren. Por, sigurisht, fajtori kryesor quhet Tite! Pikerisht ai Dalic qe ne vitin 2009 ishte trajner i Dinamos ne Shqiperi.

“Kjo është një fitore për popullin kroat. Urime djemve. Ne eliminuam favoritin më të madh. Kjo është Kroacia. Mos na nënvlerësoni kurrë, e thashë. Ky nuk është fundi ynë, le të vazhdojmë. Kjo është një fitore për Kroacinë, të gjithë dhanë maksimumin. Gjithçka do të doja të përshëndes miqtë e mi që shkruajnë për Kroacinë. Shijoni, mbrojtës kroatë, kjo ishte për ju. Këta lojtarët e mi nuk janë normalë”, tha trajneri Zlatko Daliç pas ndeshjes për HRT.

Petkoviç: Goli më i vlefshëm në jetën time

“Nuk e di… Nuk mund ta përshkruaj. Goli më i vlefshëm në jetën time. Babai im thotë gjithmonë se do të shënoj. Ndoshta do të ishte më mirë të dëgjoja Livi (portrieri Livakoviç) na lehtëson të gjitha ato penallti kur ruan topin e parë “Kishte dramë dhe pak spazma, por treguam se sa të mirë jemi”, tha Bruno Petkoviç.

Jeliçiç: Jemi të vegjël, por jemi dreqi vetë

“Isha pak i emocionuar, por do të duroj. Do të paguaj edhe gjobën se po them këtë – ne jemi të vegjël, por jemi të drequr. Kjo është histori, këta djem treguan se çfarë është Kroacia dhe të gjithë kritikët që kritikuan. lojtarët nga HNL Kjo nuk mund të jetë fat, ndeshja ishte përgatitur shkëlqyeshëm.

Ne vuajtëm dhe me vetëdije dorëzuam zotërimin. Pjesë e kësaj skuadre është edhe Livaković, ashtu si edhe Juranović, Cafu nga Dubrava. Shpresoj që dyshimet për djemtë tanë të pushojnë”, tha Joshko Jeliçiq në studion e HRT në emisionin e Katarit.

Skuadra ballkanase eliminoi Brazilin pas gjuajtjes së 11 metërshave (4-2), pasi koha e rregullt dhe ajo e 30 minutave shtesë kishin përfunduar në barazim (0-0, 1-1).

Kriza e çmimeve / Shqiptarët ulin konsumin dhe shpenzimet me 66.2%…

66.2% e shqiptarëve kanë ulur konsumin dhe shpenzimet për shkak të krizës. Kriza ka prekur produktet e shportës .Për të përballuar krizën, 66.2% e shqiptarëve shpenzojnë më pak kudo. 36.4% e tyre kanë hequr dorë nga disa shpenzime, 35% e tyre blejnë më lirë dhe 30% e tyre konsumojnë më pak. Por ka edhe nga ata të cilët kanë kërkuar ndihmën e fëmijëve për t’u përballur me krizën dhe janë 11.8%, ndërsa 7% kanë kërkuar ndihmën e të afërmeve dhe 2.6% kanë marrë borxh, sipas Barometrit në Euronews Albania.

Për 99.6% të shqiptarëve rritja e çmimeve ka qenë më e dukshme tek shporta ushqimore. 66.6% e tyre mendojnë se transporti është bërë më i kushtueshëm. Ndërsa më pas lista pasohet nga alkooli dhe duhani me 33.2%, banimi me 32.1%, shëndetësia 19.2% dhe veshjet 18.8%.

Krahasuar nga muaji mars, në nëntor ka pasur një rritje 12.6% të atyre që për të përballur krizën kanë shpenzuar më pak kudo. Ndërsa nga marsi në nëntor ka pasur një zbritje me 16.9% të atyre që për të përballuar çmimet e larta kanë konsumuar më pak.

Rritja e çmimeve nuk ka prekur vetëm shtresën e ulët. Të ndarë sipas të financave, ata që kanë të ardhurave më të larta kanë zgjedhur të reduktojnë shpenzimet për të përballur krizën me 64.4%, ndërkohë që ata që kanë të ardhurat e ulëta kanë reduktuar shpenzimet vetëm 15.8%. Nga ata që konsumojnë më pak por kanë të ardhura të larta janë 23%, ndërsa ata me të ardhura të ulëta 36.3%. Për ata që kanë të ardhura më të ulëta zgjidhja me e mirë për të kursyer është të blejnë më lirë, mënyrë kjo e përdorur nga 45.9%, ndërsa nga ata me të ardhura të larta kjo metodë është përdorur nga 24.3% e tyre.

Parakalim i gabuar ishte fatal/ Nissani përplaset kokë me kokë me fugonin ,vdes Shqiptari në aksidentin tragjik në Itali (Foto)

Një aksident tragjik i marrë jetë një 60-vjeçari shqiptar në Itali. Agron Gjata me banim në Corropoli, ka humbur jetën pasditen e sotme në komunën e Controguerra. Shqiptari që po drejtonte një mjet tip “Nissan Juke” po përpiqej të parakalonte e një furgon që transportonte disa punëtorë nga një kompani ndërtimi kur u përplas.

60-vjeçari shqiptar humbi kontrollin e makinës pasi goditi pjesën e përparme të majtë të furgonit. Kjo bëri që makina e tij të përmbysej 2-3 herë në rrugë. Fatkeqësisht ndihma e ekipit të ambulancës nuk shërbeu pasi shqiptari ndërroi jetë në vendngjarje. Grupet e zjarrfikësve e kanë nxjerrë trupin e pajetë të shqiptarit nga xhami i përparmë i “Nissanit”.

La burrin mekanik/ Aktorja flet për lidhjen jashtëmartesore me ish-deputetin: “Patëm shumë presione

Moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ka folur hapur rreth vështirësive që është përballur në fillimet e lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku (të cilin sot e ka burrë) dhe marrëdhënien me prindërit e tij. Në një bisedë virtuale me ndjekësit, ajo nuk hezitoi të tregojë edhe se kë nga vjehrrit që ka pasur deri tani, do më shumë.

Rudina Dembacaj tregoi se është babai i Mark Frrokut, të cilin e do më shumë, ndërsa sa i përket vjehrrës tha se “kam dashur një tjetër, por nuk e them dot se kë.”

Aktorja tregoi se në fillimet e marrëdhënies me ish deputetin “përveçse fëmijët duhet të mësoheshin me një njeri të ri, duhet të duronim edhe presione idiote nga jashtë”. Por ajo theksoi se mori ‘masa’ ekstreme.

Më shumë do vjehrrin apo vjehrrën?

Vjehrrin normal, nga të gjithë vjehrrit që kam pasur në jetë, Peng Frrokun e dua më shumë. Nga vjehrrat kam dashur një tjetër, por nuk e them dot cilën.

Po si të mos jetë? Ama s’më ka bezdisur kurrë me xhelozi.

Çfarë marrëdhënie ke me vjehrrën?

Është e moshuar, Marku kujdeset shumë për të dhe të atin, gjithashtu edhe unë, me gjërat që ju duhen. Djalin e vjehrrës e bëj shumë të lumtur.

Është grua me fat që më ka nuse.

Ç’do të thotë të jesh e dashuruar me një burrë që ka fëmijë?

Do të thotë që nga 1 fëmijë ke 4. Unë nuk e kam sa për Instagram, nuk bëj si e mirë nëse vërtet nuk jam e tillë.

Unë ndihem e bekuar. Fillimi ishte i vështirë, sepse përveç fëmijët duhet të mësoheshin me një njeri të ri, duhet të duronim edhe presione idiote nga jashtë.

Falë Zotit, me këtë rast, si unë edhe Marku, njohëm shpirtin e vërtetë të shumë njerëzve.

Unë si ekstremiste që jam, kam marrë ‘masa’ ekstreme. Marku ka më shumë durim, fal më shumë. Unë nuk i quaj dot fëmijët e Markut, sepse janë fëmijët e mi. Unë bëhem “kamikaze” për ta, siç bëhem për Vikin. Kur je nënë, e di çfarë do të thotë të kesh fëmijë.”

Po kthehej nga Greqia për të takuar të afërmit/ E premtja e zezë për 50-vjeçaren, nënë të një djali(Video)

50 vjeçarja e cila humbi jetën mesditën e sotme në Sarandë ishte nënë e një djali dhe emigrante në Greqi. Viktima Etleva Bejko kishte rreth 25 vjet që jetonte në Janinë, Greqi. Ajo po kthehej në Shqipëri për të vizituar njerëzit e saj në Markat të Konispolit. Automjeti me targa greke tip ‘Huyndai’ që drejtohej nga 50-vjeçarja ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë pasi është rrokullisur disa herë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:30 te se premtes. Për pasojë të dëmeve që ka pësuar nga rrokullisja e mjetit, shoferja 50-vjeçare ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Viktima mësohet se ishte nëna e një djali dhe prej 25 vitesh kishte emigruar në Greqi, qytetin e Janinës.

Argjentina dhe Messi në gjysmëfinale !Eliminojnë Holandën pas penalltive (Video)

Pas 120 minutash beteje dhe pas goditjes se penalltive, Argjentina kualifikohet ne gjysmefinalen e Kupes se Botes ku e pret keshtu Kroacia e Luka Modric. Nje ndeshje e jashtezakonshme dhe e pabesueshme ajo qe e sotmja mes dy kombetareve. Kur u duk se Argjentina mund ta fitonte ne 90 minuta me dy golat e shenuar nga Molina dhe Messi, pikerisht Weghorst do te ndizej ne fund dhe do te barazonte shifrat ne 2-2…