”Vezët fillojnë plaken, pas asaj moshe”/ Gjinekologia: Ja kur duhet të bëheni nëna…

Gjinekologia Mimoza Keta është shprehur se pas moshës 35-vjeçare është vështirë të bësh fëmijë pasi vezët fillojnë të plaken. E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ajo tha se mosha më e mirë për të bërë fëmijë është 20 deri në 30-vjeç.

Gjinekologia nënvizoi se pas moshës 30-vjeç është e vështirë dhe për të abortuar. “Personat që kërkojnë të lindin janë pas moshës 30-vjeçare. Atëherë kur ato janë pak më të rregulluar ekonomikisht, kanë mbaruar dhe pjesën e arsimimit e të ngritjes profesionale.


Por harrojnë se ora biologjike bën punën e vet. Mosha më e mirë për të lindur është 20-30 vjeç. Pas moshës 35-vjeçare veza fillon të plaket.

Dhe ne kete menyre mundësia që t’i të lindësh është disa herë më e vogël. Më e madhe është dhe mundësia për ta abortuar”- tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.