Bëhuni gati për dëborë…Meteorologët: “E marta dhe e mërkura kthen dimrin e vërtetë…

Pas një fundjave me reshje të dendura shiu ku në veri të vendit reshjet arritën deri në 100 mm shi, kjo javë ka nisur me mot të qëndrueshëm, por me ulje të ndjeshme të temperaturave. “Kemi një masë të ftohtë polare e cila është futur drejt rajonit të Ballkanit duke bërë që të kemi zbritje të temperaturave, ku minimalet sot janë vetëm dy gradë dhe maksimalet jo më shumë se 14-15 gradë.

E marta dhe e mërkura do jenë akoma më të ftohta pasi depërtojnë më në thellësi masat e ftohta dhe në zonat malore, flasim dhe në qytete të jenë në vlerën -3 apo -4 gradë, ndërkohë që maksimalet nuk do e kapërcejnë 12 apo 13 gradë”, ka thënë Lajda Porja.


Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, reshjet do të jenë prezente edhe gjatë kësaj jave, por me intensitet të ulët. Ndërkohë që acari do të jetë prezent deri të enjten.

“Duke filluar që nga e enjta dhe pjesa e dytë e javës, ka një ndryshim të tablosë termike. Rritjen e temperaturave dhe rikthimin e vlerave 20 apo mbi 20 gradë. Të martën dhe të mërkurën do ketë reshje të pakta të cilat do jenë kryesisht në zonat malore dhe do jenë kryesisht reshje dëbore duke qenë se temperaturat do të jenë shumë të ulëta, megjithëse jo problematike”, është shprehur meteorologia Lajda Porja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.