Ajo nuk ka dyshim se është një nga modelet më të komentuara në showbizin shqiptar dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për Arta Elezajn, e cila ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Zemër Luana” nën autorësinë e Luana Vjollcës. Bukuroshja nga Kosova i është përgjigjur disa pyetjeve, e një prej tyre kishte të bënte me dhuratën më të shtrenjtë që ka marrë…
Cila është dhurata më e shtrenjtë që ajo ka bërë dhe ajo që i kanë bërë të tjerët”, ka qenë pyetja drejtuar ish-aktores së “O sa mirë”.
Kaçurrelja theksoi se dhurata më e shtrenjtë që i kanë bërë është ora që mbante në dorën e saj të majtë mbrëmjen e sotme.
Duhet përmendur se ora që mbante në dorë sonte është vënë re edhe nga faqet e veshjeve nëpër rrjete sociale dhe sipas kërkimeve kushton plot 48 mijë euro.
E njëjta është përfolur shumë herë për luksin që gëzon, jetën e pushimet e shtrenjta .





Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.