Rusia kërkon ekstradimin e spiunes së kapur në Shqipëri…

Rusia i ka kërkuar Shqipërisë ekstradimin e Svetlana Timofoeva, e arrestuar në Gusht në uzinën e armëve në Gramsh për dyshimet e spiunazhit. Rusia gjithashtu pretendon se ka një çështje hetimore për Timofoeva-n për mbledhje të të dhënave sensitive, raporton Top Channel. Lajmi që shtetasja ruse ishte në kërkim dhe në vendlindjen e saj, u raportua disa ditë pasi arrestimit të saj në Shqipëri.

Kërkesa e autoriteteve ruse është aktualisht në dorën e Prokurorisë së Elbasanit, e cila ende nuk e ka dorëzuar atë në gjykatë.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.