Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës një prej tre të plagosurve nga shpërthimi i bombolës në Vashtëmi , Korçë pak ditë më parë. Mësohet se ka ndërruar jetë 34-vjeçari Taulant Konica. Ai u dërgua menjëherë drejt Tiranës, pas shpërthimit të fuqishëm, por fatkeqësisht kishte marrë shumë plagë. Burimet thane nga shperthimi i bombules ishte djegur me shumë se 75% të trupit.
Ai ndodhej bashkë me të atin dhe kunatin në banesë në momentin kur ndodhi shpërthimi. Deri më tani thuhet se dy personat e tjerë të plagosur janë në gjendje të qëndrueshme. Shkak i shpërthimit të bombolës dyshohet të jetë bërë ndezja e një cigareje brenda në dhomën ku ishte ndezur bombola e gazit.
Shpërthen bombola e gazit në Maliq, transportohen në spital tre familjarët… pic.twitter.com/TBAzSHawim
— KorcaBlog.com (@korcablog1) December 17, 2022
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.